Mbrëmë ishte nata e dytë e rezistencës së qytetareve kundër betonizimit të Parkut te Liqeni Artificial. Të rinjtë u mblodhën në të njëjtin vend pas thirrjes që bënë gjatë ditës përmes rrjeteve sociale. Kërkuan ndihmën e qytetarëve që të mbështesnin kauzën dhe të bashkoheshin me pjesën tjetër të lëvizjes.

Por thirrjes për në orën 18:00, tek ulliri, pranë burimit, afër Kishës së Shën Prokopit nuk iu përgjigjën shumë qytetarë. U mblodhën, sërish ata që quhen të Rinjtë e Rezistencës kundër betonizimit të Parkut.
Ulliri është pema që i mbledh. Aty kanë vendosur batanijet për të kaluar natën e dytë. Drita e rrugës ndriçon shumë pak pjesën ku janë pozicionuar. Të rinjtë e “Organizatës Politike” dhe asaj “Për Universitetin” lëshojnë muzikë dhe këngë revolucionare për t’u dhënë zemër edhe atyre që e kanë me hezitim për të qëndruar dhe për t’u bashkuar me grupin, e në të njëjtën kohë edhe për tu argëtuar. E të tjerë i bien kitarës melodi këngësh të njohura, të shoqëruara me fjalë që i drejtohen policisë apo kryetarit të Bashkisë.
Janë të mbledhur nëpër grupe të vogla ku tema mes tyre është parku, qeveria, Bashkia, e deri te zhvillimet më të fundit në Kosovë.
Pjestarët e lëvizjes “Qytetarët për Parkun”, i shqetëson vazhdimësia e rezistencës, çfarë do bëjnë më tej, si do vazhdojë rezistenca e tyre.

Erdi flet për ndryshimin e strategjisë së rezistencës. “Nuk mund të rrimë t’i shohim ndërsa ata punojnë. Të zhvendosemi drejt Bashkisë në Sheshin Skënderbej, pasi aty do jemi më të dukshëm dhe sensibilizimi do të jetë më i madh. Rezistenca nuk është e fortë pasi njerëzit nuk na shohin, mediet nuk e diskutojnë si problem, nuk flasin për këtë që po ndodh e shumta i kushtojnë ndonjë titull që kalon në ekran”.

Altini nuk është dakord me të, sipas tij nuk mund të rrezikojnë të zhvendosen para Bashkisë me këtë mbështetje të siguruar deri tani. “Zgjidha jonë është të qëndrojmë, të paktën ne që jemi këtu për momentin duhet të jemi të vendosur dhe të bindur që kjo është gjëja e duhur. Qëllimi jonë është ta mbrojmë parkun nga betonizimi. Ne nuk mund të bëjmë më shumë se kaq sa po bëjmë”.
E të njëjtit mendim janë edhe pjesëtarët e tjerë të grupit. Njëri e thekson me forcë vazhdimin e rezistencës, është e sigurt thotë ai që shoqëria civile ka vdekur në Shqipëri e nuk ka njerëz për protesta, por kjo nuk duhet të na dekurajojë.
Erdi ka një teori për atë që po përpiqet të bëjë Bashkia.

“Do bëjnë të njëjtën gjë siç bënë edhe me pallatin te ekonomiku, që futën një rrugë për të veçuar atë pjesë toke dhe pastaj prenë pemët për të ndërtuar pallate. Edhe këtu këtë gjë do bëjnë, do shkëpusin këtë copë të Parkut duke filluar nga Garda e cila ka një pjesë të vetën e për të vazhduar deri këtej, për ta mbushur me ndërtime”.

Sipas tij Bashkia nuk ka të drejtë të prekë këtë pjesë të parkut pasi futet në zonën A. “Bashkia e quan park urban, por ky nuk është park urban është Park Qytetar. Ne nuk jemi kundër parqeve për lodra për fëmijë, thotë ai, le të ndërtohen në gjithë Tiranën, por edhe këtu do e fusin betonin? Shumica prej nesh janë të lidhur me parkun, kam pothuajse 15 vjet që jetoj në Tiranë”.

Të njëjtën gjë thonë edhe motrat binjake nga Elbasani, edhe ato vijnë çdo darkë aty për t’u sensibilizuar me pjesën tjetër. Ato janë studente në master. Ka qenë dita e fundit e sezonit të provimeve, e vetmja kohë e lirë për to është pikërisht pasditja pas kthimit nga puna. I pyes  si ka mundësi që protestojnë njerëzit që janë nga rrethet dhe shumë pak ata që janë nga Tirana. “Nuk jemi nga Tirana, thotë njëra prej tyre. Por ky është vendi ynë, këtu jetojmë tani. Më habit fakti qe këtu dalin njerëz për vrap, njerëz që shëtisin por nuk i bashkohen rezistencës qytetare kundër betonizimit”.
Ka kaluar goxha kohë ora po shkon 21:30 dhe ka ardhur momenti që të merren vendime për atë që do ndodhë më pas, si do të kalohet nata. Bashkia ua ka ndaluar çadrat por ata janë siguruar me batanije dhe jastëkë.
Dikush bën thirrje me magnetofon që të mblidhen dhe të diskutojnë. Afrohen grumbull.
Martini nga “Qytetarët për Parkun”,  hedh idenë e një organizim. “Të dimë kush do të qëndrojë dhe kush do të ikë, kush do të rrijë sot ta kalojë natën këtu dhe kush do të vijë nesër”. Sipas tij lind nevoja e një lloj organizimi të brendshëm që t’i japë drejtim çështjes. Krijimi i një grupi pune që do të merret me organizimin dhe ndarjen e punëve dhe anën logjistike.

Mbështetja vjen edhe prej të tjerëve. Në momentin që bëhet votimi për ata që do jenë pjesë e këtij grupi, shumë pak duar ngrihen lart. Po kështu shumë pak duar ngrihen edhe për të kaluar natën. Entuziazmi i natës se kaluar ka qenë më i madh, por rezultati ishte me 7 vetë që u zgjuan në mëngjes. Propozohet ideja e shkrimit të emrave dhe numrave të telefonit për ata që do rrinë.
Ambjentalisti, që njëkohësisht i bie edhe kitarës fton të gjithë të pranishmit për të qëndruar bashkë. “Nuk ka asnjë lloj problemi, thotë ai, këtu jemi të sigurt, kemi respekt për njëri- tjetrin. Nata është e bukur, ajri i pastër, të gjithë keni ndenjur ndonjë natë jashtë, pse të mos rrini edhe tani. Unë jam i pari që do rri, nuk lëviz prej këtej”.
Çështjet që shtrohen janë të shumta dhe ajo ç’ka është më e rëndësishme duhet të bashkohen. Duhet të bien dakord se cila është rruga më e mirë e rezistencës.

Njëri prej tyre ua drejton të gjithëve këto pikëpyetje që herë pas here i shprehin edhe në grupime të vogla. Ka ardhur momenti të ballafaqohen të gjithë dhe të vendosin.

“Jemi ne të gatshëm ta mbajmë parkun ashtu siç duhet? A jemi ne të gatshëm të lidhemi me pranga, në tufa që ta mbajmë njëri- tjetrin? Ne duhet të vrasim mendjen të krijojmë ide ta mbrojmë parkun para këtij rrethimi. Ne duhet të vrasim mendjen çfarë do bëjmë të shtunën nga Bashkia deri këtu”, shprehet ai.

Ideja mbizotëruese si mënyrë për t’i dalë kësaj çështje në krye, dhe pothuajse në mënyrën e tyre të gjithë bien dakord, është masivizimi, përfshirja e sa më shumë qytetarëve të njohur dhe të panjohur.

Stavro pjesë e lëvizjes “Për Universitetin”, shtron në diskutim atë çfarë duhet të bëjnë, si do masivizohet kjo çështje. “A të vijmë këtu e të shohim punimet siç ndenjëm sot apo të shpërhapmi në qytet të bëjmë lajmërime”, pyet ai pjesëmarrësit.

Lindita shprehet se një mënyrë e mirë është shtimi i medieve, për të pasqyruar atë që ndodh aty.  “Shtimi i medieve, prania më e madhe e tyre për të treguar atë që ndodh. Pas tyre të vijnë edhe studentët e mjedisit pasi në fund të fundit nëse nuk merren me këtë gjë, me çfarë do merren. Nuk duhen përjashtuar as grupet e interesit” , thotë ajo.

Shembulli më i mirë dhe protesta më e suksesshme që është arritur prej tyre, janë armët kimike. Nuk mungojnë krahasimet, ndjekja e të njëjtave taktika. Përfshirja e studentëve, nxënësve mund të ndihmojë masivizimin. Kjo pjesë ka kundërshtime. Disa nuk shohin të njëjtat ngjashmëri, u duken raste që nuk mund të imitohen. Sipas tyre çështja e atëhershme u bë emergjent përmes mediave.

“Medias nuk ia ndjen kjo që po ndodh këtu. Armët kimike ishin panik. Po as studentëve nuk u bëhet shumë vonë që të vijnë dhe të protestojnë. Shpërndarja nëpër lagje i jep fund nismës tonë. Ne po bëjmë disa role njëkohësisht, po bëjmë qytetarin, gazetarin, këngëtarin, politikanin. Përveç qytetarëve që janë të bindur që kjo çështje është e duhura, duhen thirrur edhe qytetarë të njohur dhe me ndikim”, është sugjerimi i Klodit, logianit të shkëndijes.

Mbështetja vjen edhe prej Eljanit. “Për këtë që po bëjmë ne, duhet të reagonin 15 organizata. Por njerëzit tanë duhet të vazhdojnë para. Armët kimike ishte çështje që prekte ndërkombëtarët dhe prandaj pati edhe atë sukses”.

Gjergji, qytetari që proteston për liqenin, për parkun, për pemët dhe nuk është pjesë e asnjë grupimi aty. “Shqiptarët njihnin armët kimike dhe nuk njohin dioksidin e karbonit”, shprehet ai për këtë mungesë sensibilizimi të qytetarëve.

Dikush del vullnetar për printimin e materialeve që duhet të shpërndajnë e të njëjtën gjë kërkon prej të gjithë atyre që munden. Ata kërkojnë individualizimin e kësaj kauze, kërkojnë që ajo të identifikohet, të ketë një logo, të ketë pankarta që vendosen mbi pemë.

Një tjetër aktivist shprehet për krijimin e një logoje identifikuese për parkun dhe të gjithë pjesëmarrësit ta vendosin në fotot e tyre në FB. “Në këtë mënyrë identifikohen aktivistët dhe shihet kush është mbështetës. Ne kuptojmë se kush jemi dhe sa jemi. Kemi vendosur logo edhe për armët kimike, e kemi vendosur për Charlie Hebdo, pse të mos e vendosim edhe për parkun”, thotë ai. Disa mendojnë të rikthejnë logon e kaluar,  me maskë edhe pemë. Disa janë për një logo të re. Dikush propozon një logo tjetër me një njeri që të futet në beton, për të treguar se betonizimi i parkut është betonizim i secilit që jeton në këtë qytet.

Parimisht të gjithë duken dakord, diskutimi mbyllet, fillon shpërndarja. Ata që do të rrinë, kanë marrë edhe masat për të qëndruar, ushqime dhe rroba. E ata që do të ikin do të kthehen sërish në mëngjes. Policia qëndron e veçuar në cepin e vet, një makinë ndërtimi afrohet drejt kishës. Për momentin nuk ka asnjë lëvizje. Të gjithë i pret një natë e gjatë në Parkun e qytetit të tyre.

dritare.net

54 Komente

Nuk ka asnje lidhje me armet kimike, se me armet kimike ishte gjithe populli kunder. Une isha kunder. Me kete kane vetem ekstremistet e PD, se dhe PDistet normale nuk i mbeshtesin. Po fusin ne valle dhe protestuesit e perhershem marksiste, dhe kaq.

Ekstremizimi i PD duket qe nga perfshirja e robve si altin goxhaj e te tjere, qe nga karikaturat qe kane vene aty tek pema dhe shume te tjera qe jane specifikisht politike, kunder PS, dhe jo ne mbrojtje te parkut. Nuk eshte puna tek parku, puna eshte te ndersejne njerez kunder Rames dhe veliajt. 

Po te ishin realisht kunder prishjes se parkut, do te kishin treguar te njejtin zell protestimi dhe kunder ndertimeve qe demtojne PD. Po dhe tek ato shkuan dhe shane PS, shume pak, pothuajse nuk u vu re fare nga mediat. Jane komplet te organizuar nga PD.

Jane te organizuar nga PD, por kane dhe naive qe i ndjekin gjasme per parkun. Po behet e njejta loje qe beri Veliaj qe bente sikur ishte me shoqata te pavarura, me Mjaft, dhe perdorte te rinjte qe u hanin duart realisht per protesta, sepes ne radhe te pare kishte vertet arsye per te protestuar, por ishin edhe grupet qe kishin lexuar shume libra te autoreve marksiste e vetem dinin te protestonin.

Mora vesh se i kishte pagu vetë Sllobodani këta protestuesit që të prishë harmoninë e patriotizmin që mbizotëron në PS-PD. Ma tha vetë Slloboja kur u takova sot me të. Bile Slloboja më tha që ka pagu edhe ca të tjerë të Peshku pa ujë për të futë vëllavrasje. 

Mqrf, ndodha nje dite te jem ne nje tavoline me keta, drejtuesit e ketyre. Me ka habitur ekstremizmi qe degjova ne biseda.

Ajo gruaja qe i gjuajti policit dhe polici ia ktheu shpullen, beri qe nje polic te pezullohej nga detyra, edhe pse e qelloi kjo e para.

Sipas ketyre te rinjve te papune ose me me pune drejt e ne thela, polici, ai baba familjeje, kishte rrezik te perfundonte vetem me pushim nga puna, por ai duhej te bente burg, sipas ketyre.

Jo vetem qe lane nje njeri pa buke, por donin ta shihnin ne burg. Jam habitur me egersine primitive ne gjykim, qe nuk kishte asgje qytetare.

Policin kane bere gabim qe e kane liruar gabim fatal . Kjo tregon mungese mbrojtje dhe respekti per VETVETEN shtetin !

Liza Pinderi eshte Kristi Pinderi ?  Keta nuk kane pune dhe gjejne sebepe. Po kjo seshte gje e mire Kjo proteste eshte e tipit anarshist anarkist !   Ne mendje me vjen thirrja e nje vajze nga protesta " Do na hani ka..in !" smiley  Liza eshte pjese e kesaj proteste besoj ! Kuptohet qarte !

Po per nje pallat 13-katesh qe u fol tek tema tjeter, se po ndertohet,  kur do protestojne. 

Aty vun pllakën e varrit dhe lule të zeza, "Këtu prehet Rilindja, 2013-2013".

Ja pra e kupton pse nuk keni njeri pas vec pd-isteve ekstremiste? hahaha. tek pallati ku demtohet PD ju shkuat dhe shate PS dhe as nuk shkuat me kitara, as me batanije, as me shkopa, as u zute em police. te gjitha keto i beni kunder femijeve. atje qenkeni keputr ne sumatrice me lule te zeza dhe e paskeni mbyllur me aq. hajde merri seriozisht keta hahahahah

mbete duke u anku. 

Ou, qenka ankese tani t'i thuash genjeshtarit genjeshtar, naivit naiv, rrodhes rrodhe? Ankese eshte te thuash qe ta kane te tjeret fajin per gjera qe s'te ka faj njeri. 

vete-viktimizim

Retorike.

edhe agresivitet pasiv

Pse jo dhe guxim?!

si gjithmone, pabesisht i yni, heretiku.

haha, fantastike. Po the te verteten per demin qe sjellin emigrantet, po the te metat e vendeve te perendimit, eshte njesoj si te kesh thene te verteten pe demet qe sillte enver hoxha dhe te metat e sistemit te tij, ne kohen e tij. lol Delet nuk rrine dot pa nje enver mbi krye. Nuk kam gjetur asnje perendimor qe te preket per te metat e vendit te vet sa c'preken delet shqiptare per vendet e atyre. Demi i emigranteve eshte sa nje fucking elefant ne mes te dhomes. Dalin vajzat ne shesh te qytetit gjerman dhe u futen duart me mijerave, sic nuk ka ndodhur ne shqiperi as ne vitet 90. lol Aq i madh eshte elefanti sa nuk e mbulojne dot me argumente por fillojne sulme personale. Shenja nr.1 qe e ke humbur debatin dhe qe je aq i ulet sa te mos e pranosh dot humbjen. Dhe me e bukura, qe te kunderbalancojne, i qepen te metave te shqiperise dhe i zmadhojne me keq se Dick Marty. As Dick Marty nuk shpif per Shqiperine sa shpifin emigrantet shqiptare nese u shan vendet e emigrimit. lol Vertet fantastike!  Nje gje eshte e sigurt. Po te mos kisha te drejte, nuk do te me qepeshin robt me zell maniakesh e me sharje nga familja. 

shkabe , a eshte ilir meta hajdut?po apo jo?

je shume komike, ta kam thene qe dje pese here qe rama ua tregoi te gjitheve qe meta eshte hajdut dhe qe robt e votuan ndaj mbeti i detyruar te beje qeveri me te sepse i binte ose Meta me Berishen, ose Meta me Ramen, por nuk ka njeri me te ulet e me te ndyre se ai qe thote qe 4 vetat ne 21 janar nuk i vrau berisha por ai qe i frymezoi te dalin, sepse do te ishte njesoj si te thuash qe po te vrase rob Veliaj tani fajin e kane ambientalistet qe i frymezuan e jo veliaj qe i vrua. imagjino ca plehre duhet te jete robi qe te arrije te justifikoje vrasjen dhe ti dje the qe ata nuk i vrau berisha.

je shume komike, ta kam thene qe dje pese here qe rama ua tregoi te gjitheve qe meta eshte hajdut 

bravo shkabe ky eshte hapi i pare .nashi Rama quan bashkekryetar te PS nje hajdut.cfare quhet nje njeri qe eshte ortak me hajdutet ?

Nga 1 deri ne 10, sa rob i ndyre dhe shkrdh eshte ai qe thote qe po te vrase Veliaj protestues sot tek parku, fajin e kane ambientalistet qe i frymezuan, sic thote qe ne 21 janar nuk i vrau berisha por opozita qe i frymezoi? Une te jap pergjigjur pese here ti asnjehere. hahahhaa http://www.peshkupauje.com/2016/03/kongr...

yeah po ajo qe po beni eshte ai qe frymezon njerezit te hidhen e vriten duke protestuar kunder veliaj te beje aleance me veliajn duke lepire gjithe ate qe ka peshtyre e te coje gjakun e derdhur per lesh.

nejse shkabe ti sapo pranove me gojen tende se PS ka bashkekryetar nje hajdut te deklaruar.

Asnjehere nuk e ka mohuar njeri qe meta u akuzua nga rama si hajdut, ne te pesta pergjigjet ta kam thene, por duhet te jesh rob pa piken e karakterit, fundi i funderrinave, qe te thuash se robt me 21 janar nuk i vrau berisha por ai qe i frymezoi per proteste. Qe nese vret veliaj protestues sot, fajin e kane ambiemtalistet. Nese ka ndonje kulm bqmlliku, duhet te jete ky.

Si ua shpjegoni familjeve te te vrareve se njerezit kunder te cileve ata protestuan ju i keni bere bashkekryetare te PS?

Nuk je pergjigjur asnjehere. lol Me heshtjen tende e pranon qe ajo qe the eshte kulmi bqmllikut. Une pergjigjen ta kam thene 5 here e ta jap prape. Vrasjet i beri Saliu. Meten e votoi populli. Populli s'ke c'i ben. Mbetej ose Berisha qe i vrau familjaret e tyre plus meta, ose Rama plus meta. Zgjidhje tjeter nuk kishte. Nderkohe, ka ndonje shpjegim qe pasi u vrane kater veta, dolen mjeke shteterore e genjyen qe u qelluan nga afer? ka arsye pse u fshine videot e kamerave? Keto shpjegime i jep dot ti qe nxjerr pa faj nje vrases?

Duhet te jesh rob pa piken e karakterit, fundi i funderrinave, qe te thuash se robt me 21 janar nuk i vrau berisha por ai qe i frymezoi per proteste. Qe nese vret veliaj protestues sot, fajin e kane ambiemtalistet. Nese ka ndonje kulm bqmlliku, duhet te jete ky.

Meta ata qe u vrane per ju i quajti"kokepalare".Ju meten sapo e shpallet bashkekryetar.Si ua shpjegoni familjeve te te vrareve kete ?

 

edhe une po pres ti pergj pyetjes se Albes, po ti i bije anes e anes si bq, ncnc, pz, qr, klm, lol, 

Unë i urrej fëmijët se nuk kam fëmijë, ashtu si idhulli im, Eri Veliaj. 

Sec ka patur nje histerizem prej histerikesh qe ishte kunder armeve kimike. Kjo sipas pershkrimit te dale nga holli prapa strehes se Parrenos.

Keto histerike tashme vazhdojne akoma me histerizem dhe iu ndersehen atyre qe jane perballe aleances betono-kimike te qelbesirave qe i quajti po keto histerike.

Cdo lloj organizimi jo-qeveritar ka te mirat e tij, sado dhe mangesi te kete. Ndaj ne parim keta duhen perkrahur. Vetem se, problemi qendron ne ate, qe te gjithe keta qe mblidhen aty nuk u dhemb ne zemer e ne shpirt, sic i dhemb dikujt qe eshte lindur dhe rritur ne Tirane! 

Ne kete rast do te ishte e favorshme ndryshimi i strategjise. Menjehere, me nje aksion nje oresh te vendoseshin disa lojra kalamajsh, pa u prere as edhe nje peme, si lekundse, kale me suste, rreshqitese, nje paralele, etj., sic jane vendosur edhe disa vegla gjimnastikore po aty afer.  

Ja pra, po të ishin bërë konsultime ta them me bindje se do të kishte njerëz që do kishin bërë punë vullnetare dhe nuk do e kishin bërë me beton aty, po...hyn dot në kantjer tani??

pmvsh te gjithave, nuk mund te mos simpatizosh levizjen e tyre gjenuine

Dhe Mjafti kishte shume gjenuine te simpatizueshem.

si per shembull...

Mjafti ishte karrierist, moralist, keta jane idealist

e pra ashtu hiqej dhe mjafti, si idealist. lol 

Protesta kundra Xhoana Nanos ishte shumë e simpatizueshme. Prandaj doln 2-3 vetë në atë protestë. 

Erioni sot  ka percaktuar 100 ndertime pa leje per tu prishur tek Liqeni, nese kta karagjozat kane nje pike dinjiteti....marrin qysqite dhe pishtaret bashkohen me Erionin dhe e cojne numrin ne 250-300, edhe ato qe po anashkalohen. Ja kshu

Jo vetem qe eshte plani per ta shtuar hapesiren e parkut, jo vetem qe PS e ka shtuar hapesiren qe tek korpusi duke hequr ato lokalet aty, por s'do te habitesha sikur keta te jene kapur me parkun pikerisht sepse e dine kete qe do te beje erjoni.

Nese mban mend, nje muaj para se te hynte pS ne lazarat vetem e shanin pS per lidhje me drogen.
E njejta gje dhe tani, e njejta taktike. U be e qarte qe kur shkuan tek pallati i manes se PD dhe shane PS edhe aty dhe as e qethen qe po behej pallat por iken vazhduan kunder kendit te lojerave.

Skuthlliku i hijenave te parkut: i dergojne betonieret e renda naten ne park. Mijera metra katrore gjelberim po behen beton gri. Gezohuni me kete masaker o te mjere...

Mijera metra katrore gjelberim po behen beton gri.

Genjen . shirfa jote nuk eshte e sakt ! E ke matur ? smiley plake gramafoni e PD dhe e Aleances Kuq e Zi .. dy parti te deshtume ! smiley

Erion Betoni, ti je mo? Kurse ne jemi votues dhe disa antare te partise (kismet) socialiste! Kismet kur te behet pak e majte...me shprese jetojme...Pi uthull tani dhe nxirre koken nga as-i ....skllaveria dhe servilosja te demton rende shendetin

Kurse ne jemi votues..  ju jeni as mish as peshk smiley Erioni eshte djal persembari  puntor !

http://www.tirana.al/punime-ne-rruge/

Cdo gjo me plam ditor ,ligjor. eshte ne pune .  

Ju ? Nocin mbrapa . Protest . smiley

Erion - Beton i thone kesaj.

Klientela, klientela,

pare per fushate, ambicje per pushtet

po publiku votues le te shkoje ne p t nones vet.

Race e ndyre. Jo ne emrin tim. Kurre me! 

rendesi ka qe dolet dhe ju pdistet me marksistet per te kenduar kenge partizane hahaha

Rendesi ka qe shumica e ps eshte kunder betonizimit dhe e pakenaqur me lideret medioker

po cne gjithe ky beton te parku, kur laperdharet e pabese te bashkise dhe lamashet e saj qe vijne verdalle online,  na garantuan: se do jete nje park miqesor ndaj  natyres  dhe mjedisit  dhe do te ndertohej me  gome dhe ashkla druri..smiley 

gjith aj beton, a thu se po bojn bunker antiberthamor.

 

mbase, po mbase ama,

se ça nuk ndigjojm

te kesh qene kunder armeve kimike atehere do te thote te kesh qene histerik... dhe po te kesh qene njehere histerik gjithmone histerik do ngelesh smiley

Copat e mishit qe mbeshteten protestat per armet kimike nuk e kane mbeshtetjen time dhe ne fakt mua me duket e njejta lloj turme me te njejten qasje - tipike per elementet qe kromozonin 21 e kane te binjakezuar.

Si keshtu !? Saze Guri dhe Tos Lubonja nuk ta mbushin mendjen !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).