"Tirana kishte Rrapin e Tabakëve, një monument shekullor pranë urës me të njëjtin emër. Kjo ishte një pemë e çuditshme, që dukej si e rritur jashtë ligjeve të natyrës, sepse nga trungu i saj gjigant, mbinin disa nëntrungje. Nga e gjithë kjo hallakatje, që i ngjante flokëve të pakrehura të një gruaje, dilte një degë e gjatë dhe e trashë, e cila varej thuajse paralelisht me tokën, aq sa ishte habi se si nuk rrëzohej."

Ura e Tabakëve. Foto: Alexandre Degrand, rreth vitit 1900.

17 Komente

Ja kjo foto eshte fakti i krimit te tmerrshem ekologjik kunder Tiranes te graduar kryeqytet nga mafia austriake e ndertimit, masoneria, muratoret e lire (fra-maçon), furnizuesit e teorise se komplotit ne shekuj, ilustruar me mire se kudo nga miti i lashte pelllazg i ndertimit te kalase se Rozafes te Shkodres.

Nuk ishte ky mit komplot i dy vellezerve t'mdhej te pabese kunder vellait t'vogel qe mbajti besen? Shembull qe nuk ndertohet pa sakrifice themeltare, qe nuk ndertohet duke lyer me dizifektant austriak dhe livando frenge. Ndertohet ne fakt, siç eshte edhe ndertuar, por nuk mbajne themelet.

Njekohesisht te dy figurat jashtezakonisht prekese ne plan te pare, cilin mit letrar (modern) perfaqsojne?

 

Njekohesisht te dy figurat jashtezakonisht prekese ne plan te pare, cilin mit letrar (modern) perfaqsojne?

Kozeta dhe Jean Valjean, versioni turkoshak?

Tiku me duket se.eshte.pula.me.vezen (megjithse veza nuk duket por e imagjinojme)!

Me thuj kur dalin pergjigjet smiley

Tirona ka qene mbush me Rrape , keto kane qene shesh-pushimet e shqiptareve plot hije , aty bohej muabeti, biznesi kuvendi, takimet  pa kalin e Skenderbeut  ..

 

Se mos vetem Tirona e Shqiperia. Po keshtu ka qene edhe Antwerpeni, Brukseli, etj, belgjit vete thone se e kemi betonizuar ne maksimum Belgjiken, nderkoh qe ketu ka plot gjelberim smiley   Ne fakt keshtu ka qene i gjithe planeti para luftes se 2B, plot peme e gjelberim, mirpo shtimi i popullates pas L2B, solli qe shum qytete te zgjeroheshin.  

Pse quhet rrap dhe jo peme? 

Pse quhesh ketline dhe jo femen ?

Sepse eshte emer i pervecem...smiley 

Kush ka mbaruar bujqesoren ketu te ngreje doren. smiley

RRAP m. sh. bot.

1. Dru i lartë me trung të trashë, me degë të gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe, që bën lëndë të vogla me gjemba të imët përsipër. Rrap i vjetër (i moçëm, i madh). Rrap shekullor. Dru rrapi. Gjethe rrapi. Pyll rrapesh. Në hije të rrapit. I fortë (i shëndoshë) si rrap. * U bë rrap e rrënjë ka jetuar shumë; ka parë e ka dëgjuar shumë.

PEMË f. sh.

1. Dru zakonisht i butë, fryti i të cilit hahet, dru frutor; fryti i këtij druri, zakonisht në trajtë kokrrash me madhësi e me ngjyra të ndryshme, me tul e me lëng të ushqyeshëm, me fara a bërthama brenda. Pemë të buta (të egra). Pemët e kopshtit. Pemë të freskëta (të thata, të ëmbla). Pemë të bëra (të pabëra). Pema të mollës (e dardhës). Lëng (pekmez, shurup, pelte, reçel) pemësh. Lëvozhgë (lëkurë) peme. Dyqan pemësh. Kopsht me pemë. Mbjellin pemë. Sivjet pemët kanë bërë shumë. Bleu dy kilogramë pemë. Këput (vjel, mbledh) pemët. Njeriu që vetëm për vete punon, është si dru që pemë s’lëshon. fj. u.

1924

Tirona dikur  ka qene e mbushur me Rrapa , e sot me çfare !!!!

Edhe sot ka gdhënj plot, mos e vrit mendjen.

me trapa, me zhgaba....

Paska qene dite feste kur eshte bere kjo foto

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).