Shqipëria po synon tregun e turistëve rusë, por ekspertët thonë se ambicjet apo parashikimet e autoriteteve shqiptarë janë më optimiste nga sa janë mundësitë.

Sipas Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë, Shqipëria po mundohet të shfrytëzojë ngërçin e krijuar në marrëdhëniet mes Rusisë e Turqisë për të thithur turistët rusë, duke nxitur një plan strategjik për turizmin. Por ekspertët rusë thonë se Shqipëria ka disavantazhe në infrastrukturë, çka nuk e bën atraktive ofertën e saj për turistët rusë.

“Para së gjithash Shqipëria nuk ofron shumëllojshmëri hotelesh të cilësisë së lartë si Turqia apo Egjipti. E dyta shërbimi “all inclusive” nuk është adoptuar nga hotelet në vend, duke e vështirësuar transaksionet me turistët rusë. Ajo që mund të quhet avantazh dhe armë e fortë janë plazhet e qeta dhe të virgjëra në Jon dhe Adriatik dhe çmimet që janë më të ulëtat në Europë”, thekson për mediat ruse një nga ekspertët e turizmit.

Greqia është një nga alternativat kryesore të turistëve rusë, por kriza e refugjatëve dhe problemet ekonomike në vend kanë ndikuar negativisht në këtë drejtim.

Burimi: JAVANEWS

Foto ne Antalia

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).