Aktivistë të Shoqërisë Civile u përplasën sërish me forcat e policisë së rendit dhe asaj bashkiake, njësoj si dy javë më parë, për të kundërshtuar projektin për këndin e lojrave në Parkun e Liqenit në kryeqytet.

Ajo që ishte njoftuar nga Shoqëria Civile si nisma për të adoptuar një park nisi paqësisht, ndërsa këta të fundit pretenduan se detaje të reja kanë dalë në dritë për projektin, të cilat, sipas tyre, nxjerrin në pah mungesën e transparencës nga Bashkia e Tiranës. 

"Nuk kemi një kontratë supervizimi sipas procedurave që kërkohen për ndërtim. Gjithashtu, sipërfaqja e ndërtimit, sipas dy matjeve nga vetë ne, rezulton se është 11 100 metra katrorë, dhe jo 4000 metra katrorë, sa ka thënë bashkia", thanë përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Synimi i protestuesve ishte të ngrinin një çadër brenda perimetrit të rrethuar për projektin. Ky ka qenë edhe çasti kur nisi edhe përplasja fizike, pasi policia nuk i lejonte protestuesit për t’u tubuar brenda rrethimit. Policia shoqëroi dy protestues, Zirkon Dishën dhe Aranit Beqirin, ndërsa një polic i bashkisë u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore, pas përplasjeve me protestuesit. Po ashtu, ndjenjat i humbi edhe një qytetar.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që e vizitoi policin në spital, bëri këtë deklaratë: "Sot, pamë se si degjeneroi në dhunë një protestë që duhet të ishte e Shoqërisë Civile dhe jo e Shoqërisë së Dhunshme. Unë vij vetë nga Shoqëria Civile dhe polici që u dëmtua vjen nga Shoqëria Civile, por asnjëri nga ne nuk ka përdorur dhunën për kauzat e veta".

Ndërkohë, projektet në park kanë qenë sërish në fokus të punës së bashkisë. Më herët, kreu i bashkisë ishte i pranishëm në mbjelljen e 200 pemëve qershie të cilat e çojnë në 2700 numrin e fidanëve e pemëve që ky institucion ka mbjellë në një muaj.

16 Komente

Po ikni o shoqeri civile perballe Fakultetit te ekonomikut, keni nje 13 katesh qe po ndertohet mu brenda ne parkun kombetar. Per nje park femijesh po beni namin, per nje 13 katesh nuk thone asnje llafe. Ahhh po dhe ju te kapur e partiak jeni, me keq se ai Sazan Guri. 

smiley  

Po ai 13 kateshi po ndertohet vete? Pse nuk kerkon llogari per ate 13 katesh nga njerezit qe firmosen per lejen e ndertimit dhe nga Bashkia qe "nuk ndalet". Hipokrizi me e peshtire se kjo e ketij shteti nuk ka. nga njera ane leshon lejet (si ajo me firmen e Rames dhe Bashes), nga ana tjeter leshon lehjet, si komenti i pare nen kete artikull.

Une spo leh por po jap fakte. Pse nuk ka asnje reagim per ate pallat. Une nuk jam dele si puna jote qe te rreshtohem ne asnje kamp per sa kohe qe ketu te gjithe jane hajdute. Zgjidhjen time kam vite qe e kam bere e kam vite qe nuk votoj per asnje. Ti po deshe shko bashkohu me Sazan Gurin qe jep leje mjedisore per qebabtore, a me ate kosovarin qe as vet nuk e di pse eshte aty. Be-be-be

espana, Qytetaret pe Parkun dhe nisma Per publiken i kane kane kundershtuar deri ne fund ndertimin e 13 kateshit per te cilin flet ti, e ke plot rrjetin social me akuza per kete grope. Por me kete shoqeri te fjetur e te trembur, mezi mblidhen 100 vete per te mbrojtur pemet e parkut, ndaj protestat nuk jane perhapur ne disa vende, por jane perqendruar ne zemren e parkut. Ama me duhet te ritheksoj se eshte e pandershme intelektualisht te kerkosh llogari te nje grup cunash e gocash per gropen e Samir Manes me Sander Frangajn, dhe jo tek ata qe jane zgjedhur dhe paguhen per ta mbrojtur qytetin.

Si mund te thuash ti "pse s'protestoni?" pa thene me pare "pse u dha leja aty?". Eshte si te thuash "pse nuk e fikni kete zjarr?" por te mos pyesesh fare "Pse i ndizni keto zjarre?"

Ti vet e pranon qe per pallatin 13 katesh kane protestuar ne rrjetet sociale, ndersa per parkun e femijve kane dy jave rrjesht qe protesojne dhe zihen me policine. A nuk te duket dhe ty pak irracionale kjo proteste. Godasim policine dhe bejme namin per parkun e femijve, ndersa per 13 kateshin qe ka prere peme dhe eshte mu ne hyrje te parkut, vendosim nje status ne FB, Perkundrazi pra ata llogari duhet ti kerkojne Aleksander Frangajt dhe Samir Manes, se eshte kjo oligraki qe ka kohe qe ka kapur cdo qeveri. Shembulli me tipik eshte ai ndertimi qe po ben Frangaj ne plazhin turistik. 

Pallati 13 katësh ka 2 javë që ka filluar ndërtimin. Ti si espanjë e shqetësuar ça bën për atë? Apo po pret që të mbarojë e të shkosh të pish kafe. Mjaft më me këto shprehje shabllone bajate si "Ku ishit ju", "Pse nuk shkoni atje e këtu" etj etj. 

Sna keni ftuar ju, o te liqeni o ska. Per pallatin kismet, po nuk do arrij kurre ajo dite. Se ka ca interesa qe dhe shoqeria civile nuk i shkel dot. 

Pse pret ftesa ti? Qytetarët janë të lirë, nuk kanë lidera si ju partitë. 

Po ikni juve mo...ata s'mund te jene ne dy vende njekohesisht!

Pahe nje video qe njeri nga Protestuesit i thoshte Policise qe ishte kusheriri i Faik Myrtos , apo e kam degjuar gabim.

nja dy pale shoqeri civile ishin ok smiley, po kjo pala tjeter  ... s'nuk smiley

 

vive la resistance..me pelqen kembengulja me idealizem e aktivisteve, no passaran...per te vetmin simbol te mbetur te Publikes ne Tirane, mjafton te dalesh nje te djele neper park per ta kuptuar kete nga fytyrat e buzeqeshura te njerzve qe marrin fryme te cliruar nga qyteti i betonizuar per interesa klienteliste.

kom pershtypjen qe kendi i lojrave eshte hapi i pare drejt komercializimit te parkut, futjes se tij ne treg, berja e parkut Bace personale e Pallatit te Samir-it, pse jo dhe kthimi i tij ne hapsire betonizimi.

kam pershtypjen...

qenka pune pershtypjesh e gjitha atehere.

dhe e celebrimit te se drejtes per proteste smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).