Burime diplomatike nga Athina pohuan për Top Channel se ka bisedime me Shqipërinë për kalimin e 10 mijë refugjatëve sirianë.

Korrespondenti i Top Channel në Athinë, Artur Bibe konfirmoi këtë në një lidhje të drejtpërdrejtë me Top Story-n. Thuhet se bisedimet janë në fazë fillestare.

Nisjen e këtyre bisedimeve e ka konfirmuar edhe zv.ministrja e Brendshme, e pranishme në panel, Elona Gjebrea.

“Nuk ka marrëveshje me Greqinë për refugjatët, por ka bisedime dhe zgjidhja do të jetë në kuadrin europian”, tha Gjebrea.

Ndërkohë, Shkupi ka vendosur që nuk do të rihapë kufijtë për refugjatët, një vendim ky thuajse përfundimtar që pret vetëm formalizimin e tij. E vënë në këtë situatë, Athina po synon të shpërndajë valën e refugjatëve në kufijtë me fqinjët e tjerë. Kështu, flitet se një pjesë e emigrantëve do të zhvendosen në kampe në zonën e Follorinës, Kozanit dhe Janinës, pranë kufirit shtetëror me Shqipërinë.

/ Top Channel

9 Komente

Sllovakia, ka deklaruar se pranon vetem sirian te krishtere smiley
 

Zeqo po sjane fiq aeroportet qe te te ndertohen, thote edhe te rinj dmth me shume se 1.

duket qe nuk e ke lexuar VQ, jo pa qellim ja sygjerova Pjerit linkun, pasi per kete ka shkruar aty, ki parasysh autostraden e Kroacise qe Pjer e ka shtjelluar aty, dhe ky Haxhinasto vjel frytet e VQ.

e kam vene ne jete ta marr po mukajeti.

Zeqo, une i kam shtjelluar te gjitha lidhjet rrugore tek VQ, por te lutem mos e vu ne siklet Lugomaren per te ble librin, se bo vaki ai nuk i ka 500 leke=3,6 euro. 

jo 500 te librit po do harxhojme edhe te tjera per nje birre me ju e te bejme muhabet vence.

Mos harro, edhe qofte.

E lexova Zeqo e lexova, ishte tek tema tjeter. Une do ti sugjeroja ketij ministri, ti dergonte nje leter shoqerise irlandeze te fluturimeve Ryanair, e cila operon ne ter Europen. Une vete i kam derguar nje leter (ne hollandisht) me email kesaj shoqerie para nja 2-3 vjetesh ku i sugjeroja te operonin me Albanien. Ne Irland e Britani, ndodhen me mijra shqiptare, te cilet mund te perfitonin nga tarifat e ulta. 
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).