Ungjilli i ri i shoqërisë civile
Ushtari i mire Zhvejk

Marrë nga Peizazhe të Fjalës (peizazhe.com)

Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka ilustruar në një intervistë krizën e identitetit që po përjeton shoqëria civile në Shqipëri.

Duke përkujtuar veprimtarinë e tij të dikurshme në shoqërinë civile, Z. Veliaj i tërhoqi vëmendjen publikut se, një polic bashkiak i cilësuar nga ai si ish-anëtar i shoqërisë civile, me emrin Tani, me gjasa ka rënë viktimë e dhunës së protestuesve kundër ndërtimeve pa leje në parkun e Tiranës (sipas Panoramës ky polic është D. Hardhia).

Veliaj ndër të tjera është shprehur:

“Sot pamë sesi degjeneroi në dhunë një protestë, që mund të ishte realisht një protestë e shoqërisë civile, dhe s’kishte pse të kthehej në një protestë të një shoqërie të dhunshme.

Nuk besoj se ndihen mirë për këtë që kanë bërë. Unë vij nga shoqëria civile. “Tani” që kanë lënduar sot, vjen nga shoqëria civile. Asnjë prej nesh nuk ka përdorur dhunë për të avancuar kauzën e vetë. Gjithmonë kemi arsyetuar, kemi përdorur mjete ligjore. Por asnjëherë mjete të dhunshme. …

Nëse dikush tjetër është gati të dhunojë një aktivist tjetër të shoqërisë civile që vesh uniformën e bashkisë, vetëm për të dalë në televizor ditën e djelë, kur të gjithë njerëzit duan të shikojnë rehatinë e tyre, duan të pushojnë – dhe Tani e 300 të tjerë punonjës të bashkisë duhet ta kishin sot ditë pushimi – përdorimi i dhunës e diskretitoi totalisht këtë kauzë … kjo është një kauzë e përdorur nga një grup dështakësh, nga një tufë delirantësh që nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyre përveç se të kacavirren për të dalë në televizor pas një partie politike, ose mbi një kauzë, e cila nuk qëndron …”

Sipas Z. Veliaj polici i bashkisë, i “dhunuari”, qenka anëtar i shoqërisë civile, çfarë dëshmon se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të shoqërisë civile, ku tanimë është shteti që përcakton se çfarë është shoqëri civile dhe çfarë jo. Është shteti që zgjedh betejat e shoqërisë civile, aktivistët e saj. Edhe kur i punëson dhe u vesh me rroba dhe autoritet dhunues si ai policisë.

Veliaj e përligj këtë pretendim me të shkuarën e tij si anëtar i shoqërisë civile. Edhe pse ishte ndër të parët që kapërceu nga rruga në një parti të establishmentit, pa asnjë përvojë profesionale apo karrierë politike.

Sot ky ish-aktivist i shoqërisë civile, që e ktheu organizatën “Mjaft” në një parti politike (G99), “diskretiton” protestuesit si “delirantë që nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyre”. Vetë z. Veliaj në CV nuk kishte asnjë ditë punë si administrator përpara se të emërohej ministër. E megjithatë z. Veliaj e ndien veten të përligjur të japë leksione mbi arritjet dhe “delirantët” që popullojnë sot protestat.

Por situata është më e nderë sesa metamorfoza e kahut të kundërt që pësoi z. Veliaj, nga kandër në burokrat. Qeveria nëpërmjet Këshillit Kombëtar për Zhvillimin e Shoqërisë Civilesynon jo vetëm të përcaktojë se cilët do të jenë anëtarë të shoqërisë civile si partnerë të saj, por dëshiron të zgjedhë edhe kundërshtarët e qeverisë.

Gjatë tetë viteve në opozitë, PS-ja kishte si aleat të natyrshëm shoqërinë civile. Berisha u mundua t’i kontrollojë kundërshtarët nga shoqëria civile, p.sh. nëpërmjet ligjit të ri për deklarimin e tatimeve dhe detyrimi për punësimin e kryetarit të bordit; ose u përpoq t’i kooptojë ata nëpërmjet fondeve për projekte të administruara nga qeveria. Por pakënaqësia me qeverisjen rrëzonte natën çdo arritje të qeverisë ditën.

Ndërsa sot qeveria socialiste i ka punësuar elementët më aktivë të shoqërisë civile të dikurshme në poste ministrore (p.sh. E. Gjermeni), sekretarë e nëpunës (p.sh. Leart Kola), apo edhe deri policë bashkiakë si ky “Tani” që paska rënë viktimë e kolegëve të tij të dikurshëm.

D.m.th. sot qeveria, siç shprehet edhe z. Veliaj, është shoqëri civile e veshur me monopolin e dhunë së shtetit. D.m.th. shoqëria civile ka vdekur që kur zgjedhjet u fituan nga PS-ja. Ose ajo u ringjall në qeveri ditën që vdiq. E kësaj Nirvane nuk duhet t’i ketë shpëtuar askush, sipas z. Veliaj.

A ka e tradhtuar z. Veliaj shoqërinë civile, që sot po predikon një tjetër ungjill të shoqërisë civile? Që nuk e sheh shoqërinë civile në përballje e konflikt me qëllimet dhe instrumentet e qeverisë, por si një krah të bindur të saj, edhe të veshur me dhunë policore?

Apo po predikon ky vrasjen e shoqërisë civile, pse ka flirtuar rëndshëm dikur me PS-në e sot me PD-në? Ndërkohë, dikur një mbrojtës i saj, sot rreket të hedhë gurin e parë. Një ish-mëkatar. Sikur edhe këta që sot protestojnë për të ruajtur pemët e fundit, të frymëzuar ndoshta pikërisht nga ai.

Marre nga Peizazhe te fjales (peizazhe.com). 

47 Komente

Nje zgjidhe e ndermjetme do ishte "shoqeri civile ne zbor." Dmth maro zbori (qeverisja) civilizohet prap. 

Pse kaq komplikuar!? Thjesht: shoqeri zboriste! Sepse te gjithe kane qene zboriste. Keta te rinjte qe nuk e njohin zborin, do quhen: shoqeri celulariste.

smiley Kur shkruhen artikuj te tille te qarte, me vjen mire se them nuk jane te pakte ata qe mendojne drejt dhe si eshte ne te vertete realiteti.

Uriahipin spurdhjak do ta zbresin shume shpejt nga kali e pastaj do filloje te qarravitet.  

Ma coni fleten e gjobes shpejt tani. 

Ma coni fleten e gjobes shpejt tani.

smiley  Ja sapo te regjistrosh adresen sipas ligjit te ri per emigrantet.

artikulli ishte nje menyre per te thene se Veliaj eshte nje pastor i keq, se ka predikuar cfare nuk ka besuar kurre vete... po artikulli shperndan edhe ca shuplaka nder ish-partizanet e levizjeve te majta ne Shqiperi qe tani kane rene ne gjume dhe presin te aktivizohen kur zgjedhjet ti fitoje Basha.. 

Shoqeri civile  qe kundershton nje kend lojrash per femije !!!  me Sazana e Fatosa & co ...

mashtrusa profesionist .

Kundershtohet shkaterrimi i parkut e jo nje kend lojrash qe duhet ndertuar neper lagje. Apo ste plas shume ty se nuk jeton aty? acaruese.....

e ja une jetoj ketu e shoh se shumica nuk i kane problem lodrat qe nuk prishin asgje, por kane problem pallatet qe prene peme e per te cilat nuk u ngrit njeri

Epo o je i trashe o ben vete....pervec investitoreve, asnje nuk eshte dakort me ndertimet rrumpalle as afer parkut as si jane bere ne qytete...ata u konfliktuan edhe me pronaret e tokes tek diga ...ku ishe ti qe e paske humbur? Nejse se nuk do te edukoj ty tani me cfare quhet cilesi jete...ti je happy me plastik e beton...lum ti mor djale kalama

une ketu kam qene, por per pallatin 13 katesh te manes nuk u ngriten fare, edhe pse aty u prene peme. ndersa per parkun, shumica e njerezve qe njoh, madje edhe me PD, nuk i kane problem lodrat per femije.

Kto janë rreshta të denjë për zyrën bojatisëse të Uriahipit të bashkisë! Pse s'dilni për këtë, pse s'dilni për atë. Kush je ti mor idiot që përcakton për çfarë duhet të dalin/indinjohen/protestojnë qytetarët?!
Tamam si aparati PR i bashkisë që tani po na përcakton se kush duhet të jetë Shoqëria Civile dhe si duhet të veprojë ajo. Seriozisht!? Pse nuk proteston ti për padrejtësitë? Apo je nga neo-revolucionarët që protestojnë me parrullën "I don't give a shit"!

Hahaha! 

Ja nje shembull tipik se si shqiptaret kapen me budallalliqe. 

Si ka qene ajo poema e Shkrelit me duket? 

Rrifen shqiptaret mes vedi, a e kishte te bardhe apo me pulla pelen ai kapterri serb qe i vuni pishen katunit...

Ky cuni i Bashkise, dukshem eshte shprehur keq, se i thote mendja qe eshte pisome spin doctor. 

Po qe ky shkrim e merr kete hajvonllik te Velise-hajvonllik qe mund, fare mire, te bazohet ne nje te vertete lehtesisht te verifikueshme (a ka qene Hardhia aktivist apo jo)- dhe thurr nje tabllo te sistemit.

Ai rriti biletat e autobuzit qe perdor fukaraja, as nuk pashe ndonje furtune te tille, me perjashtim te atyre karagjozeve te zakonshem te PD-se. 

Prishet nje fushe ne Park, s'ka ngelur njeri pa i hedhur gurjet mbi koke ketij cunit. smiley

lerini femijet te luajne! mos e pengoni zhvillimin!

S'ke as nje muaj ne rol drejtori dhe u bere direkte sahan lepires i pushtetit.

Ols, do vish te festa e Partizanit? hajde te te prezantoj me EB se ate dite kish shume njerez dhe ishte e pamundur. Ti e pe vete...
Jam i sigurt qe mund t'i jape pergjigje edhe pyetjeve qe ngrinte ai shkrimi i Monitorit qe solle dje dhe qe i gezoi disa kokrra ktu

Kush eshte ky EB-ja mor se na lodhe koken duke ne e permend?! Shefi yt? Po shko ore vete pi birra gratis te paguara me leket tona. Une te miat i paguaj vete.

e pashe qe te ngeli hatri ate dite ne stadium. Ai nuk te injoroi o burr, thjesht kishte shume njerez verdalle qe s'e linin rehat. 

Pse mo, ai ishte EB-ja? Ai robi qe shifte ashtu gjith pordh?! Po ik ore, thuaj EB-se, sa kam takuar une si ty.

Kishte rrit dhe mjekren , me u duk si gangsterr smiley

O cuna seriozisht? Hahahah!

ne vendet e zhvilluara kalamajt si ju nuk i marrin as per intern e jo me te drejtoni bashkira e ministrira...keni gjetur nje popull te pashkolle ...lum si ju

Ky lante pjata deri dje ne Kanada, mor ja qifsha jeten.

Po lere o burre, se po ben gjasme.

Pranej s´bohet ai vend mo , ja , nje cope Drejtor s´ka dite qe o bo , te fton te takosh EB .

Gjithcka mund te kete aty po shoqeri civile nuk ka , shoqeri civile me "uniforme" eshte shprehja mjeshtrisht e gjetun prej Veliajt . Nuk esht se me plase shume as per Veliajn por me te mashtru njerez si Sazani dhe Tos Lubonja eshte tamam si me te qi breshka.

Po pse mor rika ti del kur sheh që ka dalë të protestojë Sazani, Istrefi, Isufi, Lulzimi dhe ku di unë? Po ti del se brenda nuk të lë ndërgjegja dhe e kupton se aty po shkelet ligji me të dyja këmbët. Dhe sa për dijeni parku është një simbolikë e madhe sepse nëse ty të marrin frymën duke të hequr pak e nga pak sipërfaqe të gjelbra ti nuk do kesh më as frymë të jetosh jo më të protestosh.

shoqeri civile me kamera celulari ne dore e me kamera televizonesh ne shpine...histerike, sharlataner dhe mbi te gjitha injorante te pashprese. Ca me grushtin larte ju duket vetja komunista e rinj te 2016-s e ca me kitare kerkojne "peace brother"..

Sikur kjo mos te mjaftoje, kemi nje kryetar bashkie qe kerkon dialog me te marret, qe e bene gjendjen edhe me qesharake. 

Eshtë mjaft komode kur "flet" nga një shtet i huaj, kur bën të "indinjuarin" nga tastjera dhe kur ky lajm thjesht sa te kalon siç te kalojne retë mbi kokë. Ose je një adoleshent i cili ka nevojë të rritet ose vuan nga rivitalizimi i avashtë i neuroneve të tua. Në të dyja rastet të falen komentet që artikulon nëpërmjet tastjerës.

turp! nje tufe me punk wannabes kerkojne shkaterrim ndersa nje qyteti i ofrohet mundesi argetimi per femijet. Ky eshte kulmi. Ndersa ketu ka njerez qe i mbeshtesin keta vandale...

Vazhdoni me reformat si e keni nisur, le ti bien legenit ata, sa me shume hapsir per femijet.

ore ai do te beje kafe, pishina dhe per te gjitha keto nuk besoj se do te ofroje sherbime falas? dikush do ti menaxhoje. 

ah eshte edhe stili i parkut tek ish-fusha e aviacionit, te renohen per nja dy vjete qe njerezit te gezohen qe mbi pirgun e plehrave te ndertohet nje pallat dhe te betonohet rruga e perbaltur. 

Ça te keqe ka! Sa me shume kafe e pishina per popullin, po ju nuk doni zhvillimin.

P.S . Bredho a mund te jap edhe une kontributin tim aty !! 

Zeqo Pilafi.

Turp te kesh vete. Sherbetor i pushtetit!

smiley sherbetor i popullit, pasi ai vend ka nevoje te zhvillohet, une per vete do ta jepja kontributin tim nese do me kerkohej.

Ti po e jep kontributin që po ta kërkon pushteti, je thjesht një nënpunës i përunjur i tij.

nga hashtag http://www.hashtagalbania.com/index.php/...

SURRAT-MJAFT (ose një vëzhgim mbi organizatën që komplekson Veliajn) 

...

Veliaj është i vetmi politikan në Shqipëri që bëri karrierë në tre nivele të larta si deputet, ministër, dhe kryebashkiak, pasi krijoi profil publik nga organizata e shoqërisë civile MJAFT.

Është shembulli i kulluar i atij që e braktisi kauzën e shoqërisë civile dhe u hodh në prehërin e sistemit që dikur e atakonte.

Sot Veliaj akuzon protestuesit e Liqenit si një kopje e shëmtuar e MJAFT-it të tij, por e vërteta është se është MJAFT-i që është shndërruar në një kopje të shëmtuar të Veliajt.

Nuk ka nevojë për shumë lodhje për ta vërtetuar këtë fakt të thjeshtë. Porsa shkon tek faqja e kësaj organizate, shikon listën e bordit drejtues, ku kupton se sot këtë organizatë e drejton Elton Kacidhja, një emër në hije, pa staturë publike, që është në krye të një organizate që presupozohet si ‘lider’ në mbrojtje të interesit publik.

Pastaj nëse shkon në profilin në Facebook të z.Kacidhja, kupton se ai e ka ‘drejtorllëkun’ në MJAFT si punë të dytë, pasi angazhim kryesor ka punën si drejtor i Veliajt, në drejtorinë e strehimit dhe monitorimit në Bashki.

Faqja e Facebook, e drejtorit ekzekutiv të MJAFT, Elton Kacidhja

z.Kacidhja nuk rresht së shpërndarë në rrjete sociale aktivitetet e Veliajt.

Por bordi i kësaj organizate që për Veliajn është ‘shembulli’ i shoqërisë civile ka dhe të tjera surpriza. Për shembull, Ornela Hamitaj, drejtoreshë e operacioneve në MJAFT, rezulton se ka përfituar fonde nëpërmjet një shoqate personale nga fondet shtetërore për shoqërinë civile të AMSHC-së.

Nga ana tjetër AMSHC-ja ka drejtor ekzekutiv, z.Andi Kananaj, një tjetër pinjoll dhe ish-veprimtar i MJAFT-it, edhe ky u shndërrua në zyrtar shtetëror. Madje në bordin e AMSHC, Kananaj ka marrë dhe z.Aldo Merkoçi që është njëherësh dhe anëtar i bordit të MJAFT.

Është e njëjta histori që përsëritet dhe me emrat e tjerë që kanë drejtuar dje dhe drejtojnë sot organizatën MJAFT.

 

Falemnderit Bulkth. Ja, këto shkrime të lexojnë qytetarët se ngelën duke lexuar Temën e Merhumit dhe strukturat mediatike të bashkisë dhe të pushtetit qëndror.

ky esht velija qi falsifikoi ate gjoben e PD-se e ? smiley

Keshtu eshte kur 1shi i Partise te ben edhe ojqist edhe biznesman fiqsh edhe kryebashkiak edhe xhandar i shurronjesve edhe specialist urbanistike edhe prokuror ndaj protestuesve edhe tip qe i gjen kingeve pune me 1 mije euro/muaji tak-fuck. 

Derisa shumica juaj te mesoni qe votimi ka konsekuenca dhe qe angazhimi civil shkon pertej votes (sidomos ne nje bananerepublike si Shqiperia) do hani te gjithe mootin e cubave te shqipmafiepolitikes.

P.S. Angazhim s'eshte te renit me dore tastieres ne Facebook apo tavolines se kafenese duke bere dirigjentin e atyre qe jane duke protestuar e duke thene pse ata s'vene ketu e atje po bejne kete e ate. 

Si kish shkru Mero sekseri, jane vegla te rusit.

Te tille jane. I njoh nga afer. Si aliene jane. Jo vegla te Rusit, por te Marsianeve....

P.S. Angazhim s'eshte te renit me dore tastieres ne Facebook apo tavolines se kafenese...

Po sikur t'i biesh me dore ndonje gjeje tjeter, a quhet?!

quhet quhet, t'i biesh me dore asaj tjetres eshte kur i bie vete me dore tastjeres duke kritikuar te tjeret pse i bijne me dore tastjeres!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).