Lëvizja e Rilindjes e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe dy vitet e tij të qeverisjes kanë qenë shkatërruese për Shqipërine e varfër, Partinë Socialiste dhe anëtarët e saj besnikë. Rekrutimi prej tij i disa fillestarëve paeksperiencë dhe besnikëve të korruptuar kanë rritur më tepër nivelin e varfërisë, duke sjellë një shkallë shumë të lartë papunësie dhe duke e kthyer Shqipërinë në një terren të përshtatshëm për trafikimin e armëve, në bashkëpunim me agjentët lokalë të ISIS (siç është shfaqur edhe në shtypin kombëtar italian).  

Tirana është bërë kryeqyteti shembull për mosndëshkim të krimit në zyrat publike, kartele të trafikimit të drogës dhe një korrupsion mbizotërues në zyrat ekzekutive të qeverisë; qysh nga Ministra e Punëve të Jashtme deri tek Ministritë e Brendshme, Shëndetësisë dhe Financave. Për më tepër, z. Ditmir Bushati, Ministri Shqiptar i Punëve të Jashtme dhe i dërguari kryesor i Ramës tek komuniteti ndërkombëtar, ka ndërmarrë një fushatë për të nxirë reputacionin e mirë dhe popullaritetin ndërkombëtar në rritje të z. Ilir Meta, Kryetarit aktual të Kuvendit të Shqipërisë.

Z. Meta ka fituar një terren dhe mbështetje admiruese nga komuniteti ndërkombëtar. Eksperienca e tij e gjatë në qeverisje dhe si ligjvënes, i ka mundësuar atij të bëhet një nga partnerët kryesore më të qëndrueshëm, një bërës politikash tejet pragmatik dhe si dikush i cili ka treguar se është i gatshëm të bashkëpunojë me palët për të arritur konsensus politik në çështje delikate të cilat kanë përfshirë politikën shqiptare dhe sistemin e drejtësisë.

Në anën tjetër, z. Rama ka ndërmarrë një sërë udhëtimesh në Europë dhe Amerikë për të shitur pikturat e tij dhe për t’i rritur emrin e artistit vetes, ndërkohë që mbi kokë mban kapelen e Kryeministrit të Shqipërisë.

Pasi thuhen të gjitha këto, në vizitën e tij të fundit në Washington DC, z. Bushati nuk pushoi asnjëherë duke njollosur emrin dhe imazhin e z. Meta si një politikan dhe një bashkëpunëtor i vërtetë.

Gjatë takimeve me kongresmenet amerikanë Eliot Engel dhe Ed Royce, me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, duke përfshirë dhe Asistent Sekretaren e Shtetit për Cështje të Europës dhe Euroazisë Victoria Nuland; z. Bushati ishte i fokusuar për të rritur popullaritetin e z. Rama dhe për të hedhur baltë e prishur imazhin ndërkombëtar te z. Meta, si edhe mbështetjen e tij tek elektorati i Partisë Socialiste.

Fokusi kryesor i administratës së Ramës ka qenë denigrimi dhe shpifjet mbi mënyren e udhëheqjes së maturuar të Ilir Metës dhe partisë së tij politike (Lëvizja Socialiste për Integrim). Në fakt, Ilir Meta ka arritur të bëhet një lider i vërtetë i socialistëve shqiptarë dhe një avokat autentik I shtresës së mesme dhe mbështetës për lirimin nga taksat e rënda për biznesin e vogël.   

Në vend të shpërndarjes së informacioneve të rreme mbi skenarin politik në Shqipëri, është mirë që z. Bushati t’i japë publikut një shpjegim sesi Ministria e Jashtme ka shpërdoruar 23 milion dollarë për shkak të vendimeve të veta të gabuara duke pushuar nga puna shumë diplomatë të shquar karriere (të cilëve ju desh të ndjekin rrugën ligjore në sistemin e drejtësisë për ankimin e pushimit nga puna). Si rezultat, Ministria e Jashtme ka humbur çdo rast të çuar në gjykatë në dy vitet e fundit.

Vitin e kaluar diplomacia shqiptare kaloi kohë të vështira për shkak të mungesës së profesionalizmit. Përpjekjet e saj për të margjinalizuar lidhjet ndërkombetare të Ministrisë së Financave mund ti vesh në piedestal. Një nga këto raste ishte mosdashja e Ambasadorit shqiptar në Kine për të asistuar drejtuesit e Bankës Kineze të Eksport Importit për t’i vënë ata në kontakt direkt me z. Shkelqim Cani, ish Ministri i Financave.  Në vitin 2015, ishte e qartë për investitorët kinezë se z. Arben Ahmetaj (ish Ministri i Ekonomisë dhe Ministri aktual i Financave) ishte jo-profesional dhe nuk kishte njohuri mbi investimet e huaja direkte në Shqiperi, siç edhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me qeverinë.

Për më tepër, disa muaj më vonë, disa gazeta të ndryshme shqiptare publikuan në 23 Qershor 2015, shumë fakte që tregonin mungesën e dëshirës së z. Ahmetaj për të tërhequr investitorë gjermane. Sipas një numër studimesh ndërkombëtare mbi investimet të bëra nga institucione gjermane, Shqipëria renditet si një ndër vendet me jotërheqëse për të bërë biznes. Kjo i faturohet performancës së dobët të z. Ahmetaj, i cili është i mirënjohur në Ballkan për udhëtimet e tij luksoze një here në muaj me avion privat nga Katari në Hong Kong, dhe nga plazhet e Brazilit në Washington DC, me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sipas shtypit të përditshëm shqiptar, z. Ahmetaj ka qenë një pengesë e madhe për të tërhequr investime potenciale nga Banka Kineze e Zhvillimit. Në 2014, ai ka refuzuar të takohet me përfaqësues me shumë influencë të industrisë së zhvillimit të pronës, kur ai merrte pjesë në një ekspozitë investimesh në Kinë. 

Në 26 Shkurt, z. Ahmetaj harroi të rruhej kur shkoi të bënte betimin në ceremoninë zyrtare presidenciale për t’u bërë Ministër i Financave. Duhet mos harruar që z. Rama nuk ishte prezent në këtë ngjarje të rëndësishme. Mungesa e tij ishte testament i marrëdhënieve të ndera, të cilat ai vetë i ka provokuar me Presidentin e Shqipërisë duke i bërë këtij të fundit para ceremonisë disa telefonata shantazhuese për ta frikësuar, si edhe shumë komente publike poshtëruese.

Shqipëria është sot vendi më i varfër në Europë dhe udhëhiqet nga njerëzit më të pasur të çdo qeverie në Euroazi, toka e shqiponjave drejtohet nga një kryeministër i cili erdhi në pushtet falë lidhjeve të forta me fraksionet kriminale, ashtu siç vazhdon edhe sot të mbështetet nga të njëjtet kriminelë ordinerë të cilët i ka bërë anëtarë të Parlamentit, si (Armando Prenga; Arben Ndoka; Artur Bushi (ish-deputet); Elvis Roshi (Kryebashkiak i Krujës), Koço Kokëdhima (deputet dhe kapobanda i pastrimit të parave).  Të gjithë zyrtarët e ligjëbërësit të lartpërmendur janë të përfshirë në aktivitete të jashtligjshme në një numër qytetesh europiane dhe në Shqipëri.

Tirana është duke u përpjekur fort për t’iu bashkuar Bashkimit Europian dhe vazhdon të drejtohet nga një grup i vogël oligarkësh dhe një anarki e organizuar qëja ka prishur reputacionin në arenën ndërkombëtare.

Mendimet e shprehura në këtë opinion janë vetëm të autorit.

---------------------------

Ky editorial është marrë nga faqja zyrtare e EuroAsia Review

Për më tepër për autorin mund të lexoni bion e tij në po të njëjtën faqe.  

Përkthimi: Gaia

Shënim: Arsyeja kryesore që më bëri ta përkthej këtë editorial, ishte perifrazimi gjysmak i shkrimit në disa portale online, të cilat ngrinin pikëpyetje të pjesshme, tip soap opera " A po ndahet Meta me Ramën" kur në të vërtetë, shkrimi ishte me diapazon më të gjerë se nderi i Metës. Sa të vërteta janë këto akuza, ato i di vetë shkruesi, si edhe një media investigative e fortë e cilat mund t'i vërtetojë me pak durim dhe dashuri. 

17 Komente

Arsyeja kryesore e botimit te ketij shkrimi (te porositur me siguri) eshte ngritja ne piedestal e Ilir Metes. personit kryesor te renimit te ketij vendi. Bashkeqeverrisja e tij me Berishen per inat te Rames,ishte grushti me i madh qe i dha ketij vendi, medemek ne emer te stabilitetit, dhe keqqeverrisja e Rames sot vjen nga presioni negativ i tij kunder Rames. Meta e ka vendin prapa hekurave per ate bllokun e famshem te tij. Ai duhet te jete politikani i pare qe duhet te shkoje te 7 penxheret e pastaj te tjeret me radhe. Artikull  i paguar.

ketu ne mos Din Pyka apo Zeqo Palla, ka gjisht ORonua, o Tik!

jo vetem gisht, por edhe puter, se e ka shkruar ai e vulosur Tase - se kush ndryshe shperndan shpulla nderkohe qe ledhaton mjekren e bythen e Metes?

Në 26 Shkurt, z. Ahmetaj harroi të rruhej kur shkoi të bënte betimin në ceremoninë zyrtare presidenciale për t’u bërë Ministër i Financave.

smiley

Ok, te sheshi, te sheshi, ta qethim qelbësirën.

hahaha tallet qerratai

ky s'paska pa km dora vete kur vje puna ke mjekra

e cilat mund t'i vërtetojë me pak durim dhe dashuri. 

Sllogani i LSI-se smiley

smiley smileysmiley'...njollosur emrin dhe imazhin e z. Meta'  

 

 

 

po mire, ti qe e postove kete e lexove vet? 

një fushatë për të nxirë reputacionin e mirë dhe popullaritetin ndërkombëtar në rritje të z. Ilir Meta, Kryetarit aktual të Kuvendit të Shqipërisë.

Ne litar te poshtrit!

Lëvizja e Rilindjes e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe dy vitet e tij të qeverisjes kanë qenë shkatërruese për Shqipërine e varfër, Partinë Socialiste dhe anëtarët e saj besnike.

nuk iu mjaftoi Tirana neandertaleve, tani do shkaterrojne ç'iu del perpara.

 

E lexova ne anglisht. Mua me duket biassed. Autorin e tradhetonte agresiviteti dhe egzagjerimi i aspekteve negative.

Robi i thote dy fjale te mira, qofte edhe srategjikisht, per t'u dukur i besueshem,

Shqiperia 1 euro..smiley      

vendimi i ardhshem i qeverise pritet te jete,  ''taksa e sheshte'' si dhe  ''Shqiperia ne moshen e internetit''..smiley

VQja na meson qe keto nismat 1 euro jepen per zona qe shteti do qe t'i zhvilloje por ka pak interes. P.sh. zona Veri-lindore. Po te japesh me 1 euro zonat me te lakmuara, ato turistike, vetem ministri i ri Financave mund te na e shpjegoje kete.

smiley  Petraq Tase cfare burri sharlatan - smiley

Shqipëria është sot vendi më i varfër në Europë dhe udhëhiqet nga njerëzit më të pasur të çdo qeverie në Euroazi !!! -> Po si dhe ku e qysh me kete pauri mer plak ? 

Elvis Roshi (Kryebashkiak i Krujës) -> i Krujes apo Kavajes ???

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).