Gjykata e Tiranës lëshon minimalisht dy urdhra mbrojtjeje në ditë ndaj grave të dhunuara, me një total vjetor prej 644 urdhrash mbrojtjeje.

Kjo shifër është mjaft e lartë duke patur parasysh numrin e popullatës që jeton në vendin tonë, por që fatkeqësisht kjo shifër është akoma më madhe, pasi një pjesë e konsiderueshme e rasteve të dhunes ndaj grave nuk raportohen apo denoncohen. 

Megjithëse gjykata ka lëshuar thuajse në 100 përqind të kërkesave urdhrin e mbrojtjes, sërish ka shumë raste që nuk denoncohen. Sipas të dhënave të Gjykatës së Tiranës, grupmosha e grave që kanë kërkuar urdhrin e mbrojtes janë të grupmoshës nga 20-45 vjeçe, shumica me arsim minimal dhe pa asnjë profesion. 

Ndërkohë që flitet shumë si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga shoqatat e ndryshme për nisma dhe aktivitete kundër dhunës ndaj grave, fatkeqësisht faktet janë kokëforta dhe konfirmojnë nevojën e politikave apo masave të tjera për parandalimin e këtij fenomeni.h

22 Komente

kam nje kusherire qe e ka burrin pijanec dhe e rreh me ç'morra vesh. ajo nuk e ndan se pa burre i duket jeta edhe me keq. nenen e saj po ashtu e rrihte burri kur behej tape, por ajo pati guximin ta ndaje. kur kam qene i vogel dhe e vizitova nje here, me kujtohet qe kishte pamje te zymte dhe pinte cigare pa pushim.

prandaj dhe e bija e saj, nuk e ndan burrin pijanec qe e rreh. nga jeta e zymte qe bente e jema kur mbeti vetem.

me pijanecin ke dhe momente te mira, harreje. vetem jo.

ps: ndersa francezet kane nje shprehje : me mire te jetosh vetem se i shoqeruar keq.

Pse nuk thu ti qe ndaj keaj u dashka shtuar druri.

po ti pse nuk thu qe te gjitha ato grate ne vend te ankohen le te ndahen me burrat dhe e zgjidhin kete pune nje here e mire ?

kete pyetjen qe te bona, desha te shpjegoj me lart. 

Ose keshtu .

puna eshte se vetmia i tmerron me shume. ato pra barazpeshojne situaten, vetem dhe jo vetem, dhe pranojne me mire nje shpulle kohe pas kohe, se vetem fare.

duhet shtuar se keto jane gra te dobeta dhe fatkeqe, pranej bile dhe burri i rreh sidomos kur behen tape dhe s'ruajne me dot masken e burrit te qytetruar. 

nje grua tamam, te iken dhe çan ferren pa e rrah akoma, kur ti je pijanec kronik. ndersa per grate e dobeta, burri eshte pasuria me e madhe.

kur te kemi dhe ne emigracion, te huaj beqare dhe hameshore qe vijne te jetojne tek ne, grate do zgjidhin shume probleme te natyres. burrat shqiptare do kene konkurence akoma me shume. s'do i mbajne me dot lidhur, keto grate e dobeta dhe qe pranojne drurin ne vend te pavarsise.

ps; e forta eshte qe njoh shqiptare qe e rreh burri i huaj francez dhe qe punon ne banke per me teper.

Nuk besoj se nje grua shqiptare s'e lenka burrin se ndihet fatkeqe dhe e vetmuar nga mungesa e tij. Ky eshte kendveshtrim shume romantik nga ana jote. smiley 

Eshte ceshtje pavaresie ekonomike, me teper. Keto gra qe rrihen kane nivel te ulet arsimimi, nuk kane nje pune te qendrueshme, ne mos jane shtepiake qe varen per cdo gje nga burrat. S\duhet harruar qe askush s'ka punuar me to qe te rrisin vetebesimin se mund t'ia dalin te vetme e te gjejne nje pune per te mbajtur veten dhe familjen. Edhe familjet nga vijne po ashtu i kane trajtuar si "te huaja", se "do te shkojne ne dere te burrit" dhe "s'duhet ta ngrene zerin". Po ashtu, edhe opinioni te derrmon ne Shqiperi, te mos flasim per Tiranen apo ndonje qytet tjeter te madh, ku njerezit jane me heterogjen, por ne zonat rurale, ku ora 5 e mbremjes eshte darke e s'dilet me rrugeve, nje grua apo nje vajze e vetme do ta kishte shume te veshtire mbijetesen. 

Ne boten perendimore keto raste i shikon shpesh edhe ne cifte te edukuara dhe te pasura. Cfare jane mjeke, avokate ne firma te medha, shefa financash etj. i mbajne grate ne shtepi. Jane gra qe kane mbaruar universitet me te mira, dhe kur vjen puna burrat i trajtojne si placke, prape nuk i ndajne. Nuk eshte pra thjesht ceshtje kushtesh ekonomike apo shoqerore.

Atehere eshte ceshtje interesash, ju vjen osh te jetojne me parate e burrave, packa se i trajtojne si placke, pikerisht se s'kane respekt per veten, kane frike te ngrene zerin, se mos ju ikin rehatia dhe ai fare komoditeti qe kane krijuar. Mendon vertet se eshte ceshtje ndjenjash? Mendon se nuk bejne jete te dyfishte? Personalisht, me duket nje hipokrizi akoma me e madhe kjo, sesa pamundesia e grave shqiptare per te jetuar te lira.  

Me duket e veshtire te besoj qe nje mjek, avokat, apo profesionist i ngjashem, te doje te kete per grua nje placke. Zakonisht personat e edukuar apo me profesione te mira kane tendencen te shoqerohen apo martohen me gra apo burra qe ia rrisin prestigjin.

Megjithate, pa dashur te kundershtoj cfare thua, por thjesht per te dhene nje kendveshtrim tjeter. Ndodh shpesh qe nese burri ka nje profesion te mire, me te ardhura te mira, te dy bashke mund te vendosin qe gruaja te mos shkoje ne pune por te rrise vete femijet. Jane vendime personale, dhe nuk duhen paragjykuar. Ashtu sic di edhe raste te anasjellta kur gruaja eshte ajo qe fiton me shume te ardhura dhe burri vendos te rrije ne shtepi qe te rrise femijet. Gjithmone e me shume po konsiderohet si luks mundesia e te rriturit te femijeve vete. Jo nga ana financiare me shume sesa nga perkushtimi dhe dashuria qe ke mundesi t'i japesh femijeve te tu (dhe qe ata mund te marrin prej teje).

Epo druri francez eshte me i mire se ai shqiptar.

ose shtohet raportimi i dhunes nga grate .

Kurajo, kurajo, mos lini njeri t'ju shkele me kembe, duajeni veten dhe ngrjeni zerin. Burrat qe jane burra i keni me vete, te tjeret nuk quhen te tille! Frikacaku perdor dhunen, behuni trime!

Po te jene te varura ekonomikisht nga burrat aha frikacake kane per te ngelur gjithe jeten..

Na keni care derrasat me kete pune ekonomikisht jo ekonomikisht.

Po ka gra qe jane mire ekonomikisht dhe jane funderrina...per te mos thene qe ato qe jane mire ekonomikisht jane me funderrinat dhe me karakurvat.

Krenohuni me to se nuk i rreh burri,se nuk kane burra ne fakt ne jeten e tyre por kane vetem dashnore.

Pastaj thoni qe nuk jane femrat meterialiste.

Ja shikoni komentet tuaja,ne vend qe te kerkoni te drejta,kerkoni para.

Muhabete kot...

How to win an argument :

1 - Have a vagina.

2 - That's it.

3 - You win. 

4 - Congratulations.

Me e forta eshte kjo:

Kur burri eshte i suksesshem dhe ben para,grate thone:

Ato jane parate tona dhe kuptohet duhen ndare e pakta 50/50%.

Kur ato bejne me shume para se burri:

Keto jane parete e mija,ti ske dhene asnje konturibut.Ska ndarje parash.

Eshte kohe e humbur te kerkosh femra qe nuk jane materialiste.Zgjidhja me e mire per meshkujt eshte,bej para dhe pajto nje sherbyese per te lare e fshire shtepine dhe rrobat dhe mos e vrisni mendjen.
Si tha njeri ne nje komedi ketu ne SHBA:
Po ja po shikoj te gjej dike qe kur te me hekurose kemishen,te mos ma quaje si favor(ne fakt perdori shprehjen (and not bitching about it)...
Good luck man!

Hahaha, sa kohe qe jam ne peshk, ty te 50% i ndarjes se pasurise te shkon gjuha. Kushedi sa te dhemb ai dhemb. 

zgjidhja me e mire per meshkujt eshte,bej para dhe pajto nje sherbyese per te lare e fshire shtepine dhe rrobat dhe mos e vrisni mendjen.

Po ti do grua apo sherbetore? 

Lexoje komentin me poshte tek hekurosja e kemishes.

Poshte Kapitalizmi, se ua ka dhene grave te gjitha te drejtat... aq shume sa burrat harrojne shpesh qe duhet t'i llastojne vazhdimisht!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).