Mësuesi i Lavdrim Muhaxherit dhe shumë kosovarëve tjerë, të cilët përmes tij morën rrugën për në “Tokën e Shamit” në Siri, hoxhë Zekrija Qazimi del të mos jetë ai që nxënësit e tij e mendonin. Ish -Imami gjilanas, i xhamisë “El Kuddus”, teksa bënte indoktrinimin e të rinjve dhe dërgimin e tyre për të luftuar në ISIS, gjente kohë edhe për dashnoren e tij, me të cilën tradhtonte gruan dhe fëmijët e tij.

Gazeta Express, në serinë e katërt të përgjimeve që kanë të bëjnë me Imamin, sjell dëshmi, që shpërfaqin aferën e tij seksuale me një grua të divorcuar.



Edhe pse në komunikimin e tij me të rinjtë, të cilët i rekrutonte për t’i çuar në Siri ishte mjaft i kujdesshëm, ish-imami i Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan, Zekrija Qazimi nuk u tregua njësoj edhe gjatë komunikimit me dashnoren e tij.



Hoxha i Gjilanit, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës dhe ende po gjykohet, nën dyshimin se kishte rekrutuar dhjetëra të rijnë kosovarë për t’i bërë pjesë të organizatave terroriste në luftuat në Siri e Irak, del të mos jetë aq i devotshëm sa është paraqitur para xhematit të tij.

Ndonëse, hoxhë Qazimi ishte ai që vazhdimisht në videot e tij për xhematin, interpretonte Librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, ishte vetë ai që nuk iu përmbajt udhëzimeve të këtij libri të shenjtë.

Gazeta Express ka siguruar komunikimet e tij telefonike gjatë vitit 2013, nga të cilat del se “hoxha i devotshëm” që tani ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Gërdovc, kishte një lidhje jashtë martesore.





Hoxha 36 vjeçar, baba i katër fëmijëve, pasi kryente obligimet e tij ndaj xhematit, udhëtonte pothuajse çdo ditë nga Gjilani për në Prishtinë, për ta takuar të dashurën e tij, të cilën nuk hezitonte edhe ta financonte. Kjo dëshmohet në SMS-Dëshmitë e zbardhura nga Gazeta Express, si pjesë e katërt serisë së përgjimeve ndaj imamit të xhamisë “El Kuddus”.

Por kjo aferë e tij, nuk kishte kaluar pa u zbuluar nga xhemati, të cilët, disa herë, ia kishin bërë me dije Qazimit se e kjo që po bënte ishte e kundërta e asaj që ai ligjëronte para tyre çdo ditë.

“ Ti je hoxhe qe njihesh nga masa frigoju Allahut”,  ishte një nga SMS’të që i ishte dërguar nga një dëgjues i ligjëratave të tij.

Ata, madje edhe e kishin  kërcënuar në telefon se nëse ai nuk e ndërprenë këtë lidhje, gjithçka do të kuptohej nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Krejt veprimet e tyre pasuesit e imamit i  lidhin edhe me vetë mësimet e Kur’anit për të cilat edhe Qazimi ka ligjëruar –ndalimin e seksit jashtë martesorë në islam ose i njohur në terminologjinë fetare si “zinaja” për të cilën qartazi shkruhet në librin e shenjt islam dhe ndëshkimi është i rëndë.

““Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj tyre”, thuhet për seksin jashtë martesor të të pamartuarve që në kaptinën e dytë të librit mbi të cilin ligjëronte Qazimi, derisa Ligji i Sheriatit për të cilin ka ligjëruar ky imam është shumë më i rëndë për të martuarit, sikur ky rast.

Praktika e këtij ligji të aplikuar në disa shtet islame, e i cili, Qazimi deshironte të praktikohej edhe në Kosovë, thotë se të martuarit që kanë afera seksuale duhet të vriten me gurëzim në publik.

Por kjo tradhti e hoxhës nuk mbeti sekret as për gruan e tij, e cila me tu siguruar për këtë, i kishte kërkuar llogari Zekria Qazimit për gjithçka.

Por, pa marrë parasysh këto, hoxha që doli të jetë rekrutuesi më i madh i kosovareve për ISIS, kishte vazhduar lidhjen me të dashurën, sa që i kishte propozuar edhe që ajo të bëhej gruaja e tij e dytë. Martesën e dytë ai e llogariste obligim.

Por, ky plan i tij nuk u realizua kurrë. Kjo pasi Zekrija Qazimi, në  verën e vitit 2014 ra në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin për rekrutim të të rinjve kosovarë në grupet terroriste ISIS dhe Al Nusra. Ai tani është duke u përballur me drejtësinë, bashkë me 6 bashkëpunëtorë të tij, për të cilat rrezikon të dënohet deri në 15 vjet burg.

Zekrija Qazimi akuzohet se duke keqpërdorur pozitën e tij si Imam në Xhamin “ El-Kuddus”  në Gjilan, publikisht ka nxit dhe përhap urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupe tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik.

Qazimi e kishte filluar veprimtarinë e tij në organizatën “Rinia Islame” në Gjilan.

Ai njihet si mësues i dy terroristëve më të njohur kosovarë, Lavdrim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit, që të dy tash udhëheqës kryesor të shqiptarëve në Siri. /GazetaExpress/.

16 Komente

Nuk di si nuk e ka friguar dashnoren me gjithe ate mjeker qe mban. 

ka femra qe mbase e kane qef leshin.

Sidomos ato qe punojne me furka, ose shtiza ose me pagese.

Mire e ka imami! Nji dore ne revani dhe tjetren ne bakllava.

 

Un te dua ty me shume dhe tash nuk po me mjafton vetem te folurit,po e kam deshir sa me shume SHIJIMIN  

 smiley

 

Puna e mbar hoxhe efendi smiley

Kushedi se çfare fshehet prapa xhybes se zeze te hoxhe Qazimit : muskuj "sixpack" , "piercing" ne thithka,,tatuazhe te femrave lakuriqe me mbishkrimin "badass" ...

Krejt dakort me jeten private te hoxhe Qazimit,por nuk eshte ne rregull  indoktrinimi i  xhematit me ato 72 virgjereshat e botes tjeter,kur ti tenton SHIJIMIN e tyre ne kete bote.

Pres me padurim raportin e jetes seksuale te hoxhes nga burgu i Gerdovcit,por kesaj rradhe i rrefyer nga te burgosurit tjere smiley

"Kushedi se çfare fshehet prapa xhybes se zeze te hoxhe Qazimit : muskuj "sixpack" , "piercing" ne thithka,,tatuazhe te femrave lakuriqe me mbishkrimin "badass" ..."

smiley

qyqe qyqe smiley

sot zbulova qe pervec lavireve, paska dhe emertim lavirë. pak a shume si neologjizmi i ri pjeshku qe rrjedh nga termi pjeshkë

Dashnine e lejon dhe feja,i pat than dom Pali Rudines. smiley

Por kjo tradhti e hoxhës nuk mbeti sekret as për gruan e tij, e cila me tu siguruar për këtë, i kishte kërkuar llogari Zekria Qazimit për gjithçka.

 

sa kurioze jam - ne c'kuptim i ka kerku llogari smiley

Po ky hajvoni, edhe predikon edhe kurveron. Mir kjo gje, qe s'po e veme re se eshte çeshtje personale/private, po si ka mundesi edhe te predikosh per xhihadizmin, per luften, edhe te rrish ne divan ngrohte e te pish çaj te ngrohte. Ai qe predikon per xhihadizmin, duhet edhe vete te jete ne krye te saj. 

Keta koqevarurit duhen tredhur me spango..... hipokrite persa predikojne dhe kriminela persa rekrutojne....

Cfare mund te presesh nga keta koqevarurit?!?!?!?!?!?!

Shume urrejtje paske. Mos ta kane lene dikur varur?

Me buke dhe uje ju kemi pritur dhe asnjehere nuk na e keni ditur....

Sa per te varur, ashtu po jua varim si perhera.....

Turkoshake te qelbur.

"me deshire te allahut due me te shijue"

sa estetik  hoxha ne shprehje !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).