Sapo kishte nisur të errej. Si një person që më pëlqejnë shëtitjet, kisha vendosur të eci në këmbë për nga Liqeni Artificial. Ndërkohë kisha prerë biletën për të parë ndeshjen mes Partizanit dhe Skëndërbeut. Ndeshja niste në 19.00 e duhej akoma edhe një orë e pak që “Qemal Stafa” të mbushej me britma tifozësh.

Kjo ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi Partizani i vendit të dytë ishte katër pikë larg Skëndërbeut të vendit të parë dhe nëse fitonte, lufta për titull do të ishte e hapur. Pikërisht arsyeja e ndeshjes më shtyu që ta blej biletën, pasi shumë rrallë ndodh që ta shoh një ndeshje futbolli.

Personalisht e njoh sportin vetëm nga skuadrat, pasi pak di se cili lojtar blihet dhe cili këmbehet nga njëri ekip tek tjetri.

Me Partizanin kam qenë qysh i vogël dhe thonë se çdo gjë mund ta ndërrosh në jetë, përpos ekipit të zemrës.

Kanë qenë të shumta arsyet se përse e kam adhuruar Partizanin dhe jo ekip tjetër nga ato shqiptare, por se kryesorja besoj se është prejardhja familjare. Familja ime i ka besuar sistemit të kaluar pasi e mendonte se ishte i drejtë dhe se kinse punonte për shtresat e varfëra.

Sigurisht që unë nuk e mendoj kështu. Nga sa kam mësuar edhe nga historia pasi nuk e kam jetuar atë periudhë, ai sistem ishte diktatorial dhe nuk mund të përligjet asesi. Nuk mund të adhuroja kurrsesi Enver Hoxhën apo politikanë të tjerë të sistemit diktatorial, por se kishin zënë vend në zemrën time personat që e kishin luftuar pushtuesin e Shqipërisë më 1945.

Sigurisht që më pëlqente Qemal Stafa dhe se emrin e tij e mban edhe stadiumi ku luhet ndeshja. Mbresa të veçanta nga këta heronj të kombit më kishte lënë Vojo Kushi. Kjo sepse emri i tij i vërtetë kishte qenë Vojo Kushiç dhe se ishte serb nga Shkodra që kishte luftuar për çlirimin e Shqipërisë.

Më kishte intriguar kjo histori, që një serb të mirrte pushkën dhe ta luftonte pushtuesin e Shqipërisë deri në sublimitet, teksa dihet historia e Kushit që vritet në majë të tankut.

Tek Vojo Kushi kisha parë një hero universal, pasi fill pasi vritet nga nazistët, ai shpallet hero si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Jugosllavia e dikurshme. Këto me pak fjalë ishin arsyet pse më kanë shtyrë të jem tifoz me Partizanin. Por se sigurisht më vonë iu shmanga heroizimit tej mase vetëm të partizanëve dhe nga ana tjetër damkosjen e ballistëve dhe se patjetër vlerësoj edhe figura nga ballistët, që luftuan për çlirimin e Shqipërisë me armë apo me penë.

Me pak fjalë ishte lufta e popullit shqiptar për liri gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo që më tërhiqte shumë, pavarësisht ideologjive. Patjetër që politika apo historia nuk mund të ndikojë drejtpërdrejt të jesh tifoz me këtë apo atë  ekip, por se në rastin konkret historia e vendit tim ka ndikuar që ta dua Partizanin më tepër se Tirana, Dinamo, Skëndërbeu apo qoftë ndonjë ekip tjetër.

Sidoqoftë, ngadalë zbres që nga Liqeni Artificial dhe i afrohem stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Rrugës kishte akoma shumë njerëz dhe sidomos fëmijë që luanin sepse ishte Dita e Verës dhe se bashkia kishte liruar jo pak bulevardet për argëtim.

Eci nga sheshi “Nënë Tereza” dhe dal fiks në hyrjen ballore të stadiumit. Nuk kisha hyrë në stadium ka vite dhe se pyes një djalë të ri aty se ku ndodhej hyrja. Më pyet se për cilin ekip e kisha blerë biletën dhe i them se për Partizanin. Aty ma pret se hyrja për tifozët e Partizanit ndodhet në anën tjetër, ku ishte tribuna D2.

E kuptova se ishte tifoz i Skëndërbeut. Pavarësisht se unë isha një tifoz kundërshtar, personi tjetër që me siguri ishte korçar pasi bënte të hynte në stadium në anën e vet, mu përgjigj me tepër kulturë. Gjithnjë në jetë më ka rastisur që korçarët të jenë të urtë dhe njerëz shembullor në sjellje dhe se personi në fjalë ishte thjesht njëri nga ato.

Ndërsa gjithmonë kur kam biseduar me një “të huaj” kam ndjerë frikë, këtë herë më dukej se korçari ndjente më tepër disi ndjesi frike. Kjo me siguri e lidhur me faktin se tek tifozët e Skëndërbeut një tifoz i Partizanit shihej si rebel, “guerrils” dhe të njohur për radikalizmin e thekuar. Por se unë veç i tillë që nuk isha dhe se edhe korçari mundi ta nihasite diçka të tillë.

Pasi më dëftoi hyrjen tifozi i Skëndërbut, shkoj nga ana tjetër e stadiumit. Njerëzit kishin filluar të mblidheshin turma-turma dhe ishte bërë rradhë, ndërsa rrugës kishte plot që shisnin fara më së shumti. I bleva një palë fara dhe eca me vrap të gjej një vend aty që të mos rrija në këmbë në stadium.

Rradha bënte të veten. Shtyheshim me njëri-tjetrin, pasi kishte shumë persona për shkak se në tribunën D2 ishte shumica dërrmuese e tifozëve. Thuajse të gjithë ishin djem dhe se edhe pse nuk i njihja, lejohej ndonjë shaka e vogël. Në atë moment, një vajzë brune e lezetshme po zbriste nga shkallët ndërsa ne të gjithë ngjiteshim. Një djalë afër meje që e vëzhgoi sikundër unë ia priti: - Mos u mërzit lale. Ka ik’ me ble’ fara se vjen prapë ajo. Aty më shpërtheu një e qeshur disi e çiltër.

Ishin mbledhur një varg çunash të rinj dhe rrallë hasje edhe nga moshat e mesme apo diç më të të mëdha. Në turmë dëgjoheshin gjithandej fjalët “Shtyhuni! Shtyhuni!”.

Në krye të shkallëve të tribunës D2 qëndronin nja dy policë të cilët kontrollonin secilin prej nesh dhe se më tej ia grisnin biletën. E kontrollonin sipërfaqësisht çdokënd dhe se pyesnin se “a ke çakmak”. Nuk e dija akoma se çakmaku ishte “armë e rrezikshme” brenda. Kontrollova veten për siguri se kushedi më gjendesh ndonjë çakmak, por se e dija gati sigurt se nuk kisha pasi as cigaren nuk e pi.

Bëmë si bëmë, u shtymë si u shtymë dhe ja hymë në stadium. Aty filluan brohoritjet, të cilat të mbushnin me gaz teksa në sfond dëgjoje edhe këngë miks – herë për Partizanin dhe herë këngë të huaja pa asnjë lidhje me ndeshjen.

Mu bë qejfi dhe se po ndihesha mirë në stadium. Edhe pse në fillim kujtoja se do të ulesha në atë rradhë që ishte në biletë, më tej kuptova se aty ishte një rrëmujë e madhe që nuk mirrej vesh dhe se mjaftonte të gjeje një vend dhe të brohorisje.

Më tej dalin lojtarët e Skëndërbeut në fushë. Këtu nisa të ngrysem disi. Nga tifozët nisën të sharat nga familja e fisi dhe ç’ti kishte pragu i derës lojtarit kundërshtar.

Më e zorshme akoma ishte se aty ndodheshin edhe disa vajza, që mu duken guximtare për atë se kishin “thyer” një mit për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.

Por se më tej kuptova se të ishe vajzë në mesin e atyre tifozëve “të çmendur” nuk ia vlente shumë. Të sharat nga më banalet ishin mëse normale. Madje edhe një këngë e kishin bërë fund e krye vetëm me sharje nga më të ndryshmet.

Kështu filimisht kishte fishkëllima dhe kur ndokush ngrinte flamujt e kuq, i bëhej thirrje ta ulte, pasi zbulohesh skenografia. Po ashtu u bë thirrje që të mos lëshoheshin në fushë mjete piroteknike dhe të tjera.

Pasi kaloi një kohë paksa e zhurmshme dhe se ishte tmerr për nga ajo se nuk gjendesh vend për të gjithë, futbollistët u dukën në fushë. Kjo ishte ndeshje e madhe dhe tepër me rëndësi dhe ndaj tifozëria duhet të ishte e ndezur maksimalisht.

Në cast plasën fishekzjarret, u ngritën flamujt dhe nisi korri. Rrëmuja u bë më e madhe dhe se për nga vetë vendi (stadiumi) sa më e madhe që ishte rrëmuja aq më bukur ngjasonte.

Ndeshja filloi dhe se zemrat e të gjithëve po pulsonin e se kërkohej gol nga ana e Partizanit. Meqenëse ishte fillimi dhe të gjithë kishin fuqi, atmosfera ishte tejet e ndezur e plot shkëlqim. U bënë kaq kohë që po dëgjoheshin britma dhe fishkëllima e bashkë me to edhe këngë e të shara dhe se pas më pak se 30 minutash lojë Partizani shënoi.

Kjo ishte një pikë kulmore që u prit mjaft me atmosferë në atë vend ku kishte veç zjarr të tifozëve të kuq. U rindezën fishekzjarrët dhe u hodhën letrat në fushë më keq se kur nisi ndeshja. Madje ato letrat e bardha që hidheshin në fushë e mbuluan krejt pjesën anësore të stadiumit.

Vetëm tanimë e kuptova se përse policia kontrollonte tifozët dhe se kuptova edhe se në mesin e këtyre “guerrilësve” kishte edhe nga ata që kishin thyer rregullat për ekipin e zemrës. Kjo sepse kishte edhe çakmak, hidhedhin edhe sende të forta në fushë – madje me rrezik se mos kapte ndonjë polic apo punonjës të fushës.

Kur tashmë gjithçka ishte disi më e qetë dhe ngadalë po afronte fundi i pjesës së parë ese edhe tifozët e prisnin këtë, pas meje vëzhgoj një tifoz të Partizanit. Më bëri përshtypje shumë ai tifoz.

Ai ishte një djalë i ri, i veshur kaq thjeshtë dhe që e donte me shpirt Partizanin. Ky tifoz ishte sa i thjeshtë, po kaq i sjellshëm dhe i sinqertë. Ai nuk ishte tifoz luksi, por tifoz zemre dhe emocionet që mirrte ai nga Partizani ishin të papërshkruara.

Ky tifoz e shihte me mallëngjim tërë kohës ekipin që e mbështeste dhe se po tërë kohës shpresonte tek fitorja. Ai bënte shenja sa herë që Partizani i afrohej portës kundërshtare ose tundte këmbët në shenjë ankthi.

Më tej, kur nisi edhe pjesa e dytë e pyeta edhe për emrat e lojtarëve dhe se më kthente përgjigje si për ata të Partizanit, ashtu edhe ata të Skëndërbeut. I thashë edhe se lojtarët e Korçës qënkërkan më trupmëdhenj dhe ma ktheu si me dhimbje “Po e vërtetë. Më trupmëdhenj janë. S’ke ça bën”. Më tha edhe se Partizani kishte Stevan Raçiç, që e kishte edhe futbollistin e tij të preferuar.

Më shpjegoi hollësisht disa informacione rreth Partizanit dhe më tha edhe se ai lojtari trupvogël që më kishte impresionuar mua kishte ardhur tani në janar nga Argjentina.

E më tej gjatë pjesës së dytë nisën sharjet mes të dyja kampeve, por më së shumti nga ky yni, ku shaheshin me motër e grua korçarët.

Por se edhe tifozët e Skëndërbeut nuk është se ishin më mangët. Sa duket edhe nga padurimi, edhe ata shanë nja dy herë me fjalët më të rënda.

Ndërkaq që nga ana jonë, pra e Partizanit sharjet dhe ofendimet nga më të rëndat ishin normalitet që për dikë që vinte nga jashtë do të ishte vërtetë alarmante.

Ndërkaq ky tifoz nuk shante dhe se përkrahte veç ekipin e tij, pra Partizanin me të cilin ishte i lidhur shpirtërisht. Gëzohesh si fëmija kur Partizani shënonte apo kishte rast shënimi. Më dukesh sikur ai njeri krejt shpirt fëmije kishte.

Dhe se më tej më dukesh se pikërisht ky tifoz i përgjigjej më së miri edhe emrit që mbante Partizani. Disi i mjerë, ndoshta i harruar dhe se me jetë kushedi cepeve të lagjeve të Tiranës dukesh se jetonte ky person. Ngjante tamam ashtu siç edhe kishte lindur emri “Partizan”, nga skutat më të errëta të kryeqytetit.

Më bëri përshtypje ai tifoz. Pasi Skëndërbeu shënoi në fund, të gjithë sigurisht që u mërzitën, por se ai tifoz e ndjente në shpirt si dhimbje atë gol të shënuar nga ana e korçarëve.

Ndërsa kishte edhe nga ata radikalë që më tej madje i dëgjoja të thonin “të bëhemi të gjithë bashkë ti rrahim korçarët sepse s’mund të vijnë ata në Tiranë të na rrahin”, ky tifoz e mbyllte dhimbjen në vetvete dhe se ashtu i qetë pajtohej dhimbshëm me realitetin e barazimit. Si gur në zemër i mbeti peng ai gol i pashënuar nga Rashiç, i cili kishte shans ti jepte fitore Partizanit, por e humbi penalltinë.

Në fund ngadalë u larguam turma-turma siç erdhëm dhe se ai tifoz mori udhën e tij. Njoha një tifoz që në sytë e mi më së miri pajtohej me emrin e klubit të cilin e mbështeste, pasi në të ishte bashkë varfëria, zemër e puls sinqeriteti.

18 Komente

Pershkrim i bukur. Ne fakt per ata qe shajne lojtaret me fjalet me te ulta, duhen marre masa te ashpra. 

Vojo Kushi Serb ?

po pra sot e degjova dhe une. wiki thote se eshte serbo-malzes nga vrraka e shkodres, me emrin e gjate vojislav. 

I sheh burimet tek Wiki qe jane te gjitha nga "studiues" Serb? Nuk ka rendesi fare a ishte serb, vlleh, boshnjak, a shqiptar. Por mos i hani te gjitha kallep se i lexuat ne Wikipedia. 

Wiki për të është shkruar vetëm nga dora Serbe por me sa di unë ai fshat ka qënë i populluar nga banorë malazezë që janë larguar nga trojet e tyre për punë gjakmarrjeje , siç kanë levizur edhe shumë shqiptarë ne mal te zi dhe kosovë . E thotë edhe Edith Durham te "High Albania"  .

tifozeria e partizanit dhe pse e shumte ne numer asnjehere ska ditur te jete origjinale. po te degjosh kenget jane thjesht "huazime" nga kenget e tifozeve te Tiranes por me zevendesimet perkatese smiley

Vojo u vra nga italianet. Gjermanet erdhen me vone.

...plus qe Vojo ishte malazes, jo serb. por jetonte ne Shqiperi, keshtuqe gjithe kjo habi e romantizuar nga autori, (kuptohet , e them kete  pa minimizuar aktin sublim te Vojos), si Vojo luftoi e dha jeten per Shqiperine me duket e ekzagjeruar, pasi Vojo ishte qytetar shqiptar.

ehuuuu, sa shqiptare te Kosoves , Shqiperise e nga vise te tjera kane dhene jeten per lirine e Jugosllavise apo edhe Serbise, nga pushtuesit nazi-fashiste etj...

Vojo Kushi dhe Vasil Shanto, thuhet se ishin vrakanjore,minoritet malazeze nga fshati Vrake i Shkodres.

Sa per tifozllikun,te jete Dinamo si opsion dhe te shkosh e te bahesh tifoz i Partizanit apo Tiranes,asht minimumi mungese e  theksume inteligjence . smiley

I thjeshte gjer ne madheshti , smiley

 

Thuj Rrofte Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi se na iken paret per lesh. 0-2 pjesa e pare.

Mezi i kisha grumbullu 1000 euro se ashtu kisha nje pune e po me ikin per lesh. smiley

do njitshe gishtat smiley
Kam frike se me 1000 euro kan per t'i njit ne sume
Hajde takohemi naj dit po sta qiva ate motren me dy koka

ky ne cep mu si Pandi.

Partizani ka emrin ekipi, nuk ka lidhje me Partizanet e luftes se dyte botrore. Ekipi u themelua me 45, pas lufte dhe jo nga partizanet. Pse eshte kjo mani qe edhe ne sport duan te fusin hundet? Eshte si puna e ktyre idioteve te Tiranes qe pretendojne se jan ekipi i lartmadhenise.. ne fakt Zogu ishte injorant dhe e urrente futbollin, aq sa nxori edhe nje dekret qe ndalonte sportin. 

domethene, Pep-ja e mbylli me nder  karriren te Bajerni...

Pjeter, akoma ekziston si skuader Dinamo??smiley

VfL Wolfsburg - Real Madrid

Bayern München - Benfica

FC Barcelona - Atlético Madrid

Paris Saint-Germain - Manchester City

 

Barces i ka rene kundershtari me i veshtire i mundshem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).