Turizmi grek i ka varur shpresat në prurjet nga SHBA, Rusia dhe Gjermania për një tjetër vit rekord në vizitorë dhe të ardhura në vitin 2016. Të tre tregjet mund të sigurojnë rreth 4.5 milionë turistë mes tyre këtë vit, sipas parashikimeve të industrisë.

Tregu i turizmit amerikanë është rritur në rëndësi për Greqinë gjatë viteve të fundit, me profesionistët e turizmit që llogarisin një numër rekord prej 800,000 të pushuesve amerikanë të cilët priten të zgjedhin të vizitojnë këtë vit vendin. Megjithatë ekzistojnë disa shqetësime në lidhje me prurjet e sektorit të detar, një pjesë e madhe e së cilit mbulohet nga tregu amerikan.

Gjatë një fjalimi në panairin e Florida, Kyriakos Anastasiadis, një anëtar i bordit ekzekutiv të Shoqatës Ndërkombëtare të Linjës Detare, shprehu shpresën se tregu grek do i kthehet gradualisht rritjes pas stabilizimit të kushteve politike dhe ekonomike.

Tregu rus pritet të rigjallërohet këtë vit sa i përket Greqisë. Në qoftë se mbulohen  gjysma e humbjeve të vitit të kaluar, prurjet ruse do të tejkalojnë 800,000 në vitin 2016. Tabloja do të bëhet më e qartë në panairin të turizmit dhe udhëtimit MITT international travel and tourism që pritet të mbahet në 23-26 mars në Moskë.

20 Komente

nuk e di e nga i nxjerrin  keto te dhena keta, por turistet  evropiane dukshem po e shmangin Greqine  (edhe Turqine ) si destinacion per pushimet e veres per shkak te krizes se refugjateve.

lexova nje artikull para ca javesh, hollandezet, p.sh,  kane bere deri tani mbi 30 %  rezervime me pak per pushimet e beharit ne Greqi. ky 30% ka kaluar kryesisht ne favor te Spanjes dhe Portugalise.

Mund ti kene pakesuar Belulo, por Turqia po tregohet "agresive" ne kete fushe, ku po iu premton firmave te fluturimit se do i subvencionoje per çdo pasagjer turist qe sjellin ne Turqi. 

Kam pershtypjen se miliona turiste qe gjer dje kishin per destinacion, Egjyptin, Tunezine, Turqine, kete vit do shkojne ne Spanje dhe Greqi, mund te perfitoje edhe Maroku, i cili ka vite qe po investon ne fushen e turizmit. 

Shqiperia duhet te beje me shume, por aty politikanet shqiptare jane te zene me xhepin e tyre. 

o Pjero, se nuk e kuptova mire komentin tend; sipas teje, si paraqitet situata sinoptike turistike  per  Turqine kete sezon, mire apo keq ?

Me keto bombat e fundit, a ha, s'ka gjo ne vije, shto edhe anullimet qe ruset i kan bo, keshtu qe Turqia si veshtire te arrisi 50% e viteve me te mira te saja, se edhe vjet Turqia pati nje renie ne krahasim me vitin paraardhes (2014) 

a, ok.  dmth kot mundohet qeveria turke me ato subvencionimet qe the ti,  vate kjo pune.

Jo kot nuk mundohet, se po perpiqet ta frenoj renien, apo me fjale te tjera ta stimuloje turizmin tani atje. 

Ne fakt ky eshte nje dubel persekutim qe i behet te dy shteteve. Jane dy vende europiane (njeri brenda, tjetri me nje kembe brenda) qe jane ne kufi me aty ku ka shperthyer lufta dhe i ka kap rrezja e demeve e pasojave qe sjell lufta. Pra nuk ka nje solidaritet. Duhet t'i nidhmojne keto vende sepse ekonomia e tyre mbeshtetet shume ke turizmi. Parate qe ju japin si borxhe ose ndihma nuk jane asistence sociale per krizen por per te perballuar financiarisht rrefugjatet. 

Ne prapanteze, nuk ma ka vjedh paswordin shkaba. smiley

Ne fakt ky eshte nje dubel persekutim qe i behet te dy shteteve. Jane dy vende europiane (njeri brenda, tjetri me nje kembe brenda

Turqia eshte po aq Evropjane sa eshte edhe Iraku Evropjan, te tjerat pastaj jane retorike boshe...Sa per viktimizimin, e ke perpjekje te kote se Turiq luajti me sjarrin e Sirise per kohe te gjate duke financuar ISIS dhe Al Nusrah dhe kontrabanden e naftes, tashme po vjel frutet e aksjoneve te veta. Me sa duken bathet Turqia po vete drejt luftes civile dhe shperberjes (apo Federalizimit). Vete amerikanet kane lar duart me mini sulltanin e marre te Anadollit.

vjet ne maj ishte ne Korfuz vellai im dhe me tha qe te gjithe atje pritnin ruset te vinin per pushime. 

Nje pyetje kisha une; Po Shqiperia ku do mbaje shpresat?  psh, belgjit kane filluar ti mbajne shpresat tek kinezet smiley keshtu shprehet te pakten Federata e tyre e Turizmit. 

Edhe Shqiperia te Kinezet le ti mbaje njelloj si Belgjit.

Po mos na vijne ata kotherexhinjt smiley Zeqo, 10 veta ne 1 dhome smiley

Ç'jane keta kotherexhinjte mo!! arabe apo kineze?

Tani sapo dhane lajmet belge, per turizmin ne Krime, per shpresat e tyre per te terhequr sa me shume turiste europiane. Jalta, ishte nje destinacion ku do fokusoheshin edhe investimet per turizmin, kuptohet nga fondet ruse. 

Belulo, te henen shkon ne Shqiperi, Jan de Smet, simpatizant i Albanies dhe njeriu qe perpiqet te organizoje dhe bindi belqit te shkojne ne Shqiperi. Ky ka blere nje apartament ne Vlore (Skele) mirpo ka gjetur belane me nderprerjen e energjise dhe ujtit gjithmon, dhe ditet e para qe shkon, vjen verdall se nuk i di mire. A ke njeri ne Vlore qe ta ndihmoje? 

https://www.facebook.com/Shkiptare 

http://www.albanievakantieland.be/ 

Keto jane paginat e tija. 

o Pjero,  zotin Jan de Smeet  ne Vlore mund ta ndihmoj vetem shkaba, kshu  virtualisht  dmth, se ne fakt  ne Vlore dhe ne Albanie ne pergjithsi nuk ekzistojne  fare probleme te tilla...

perndryshe, edhe vet vlonjatet  kane plot probleme me energjine dhe ujtin  dhe  nuk mund te ndihmojne dot veten e tyre, keshtuqe nuk di si do te  mund ta ndihmojne zotin Jan de Smeet ?!

 

p,s  ato linket qe ke vene, nuk hapen.

Provo ti hapesh nepermjet Google, shkruaj thjesht; Albanie Vakantieland. 

Dje isha me te, bashke me nje belg tjeter dhe po me tregonte per Vloren dhe Shqiperine, biles per disa vende qe une nuk i kisha vizituar ndonjehere, si Zvernecin, Karavastaja, etj. Ndihej pak i zhgenjyer me Shqiperine, per shum gjera thonte se, nuk e kuptonte pse ndodhnin ashtu. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).