Një shpërthim i fuqishëm në Ankara ka lënë të paktën 35 të vdekur dhe 125 të plagosur. Bomba e vendosur në një nga lagjet kryesore të Turqisë, ku ndodhen ministritë, ka shpërthyer pranë disa stacioneve autobusi, çka i ka kushtuar jetën edhe njerëzve kalimtarë aty pranë.

23 prej tyre vdiqën në vendngjarje e ndërsa të tjerët në spital. Zona është evakuuar menjëherë, për të shmangur një shpërthim të dytë dhe të plagosurit i kanë shpërndarë në 10 spitale të vendit.

Ndërkaq, Presidenti i vendit, Rexhep Erdogan, la takimet zyrtare në Stamboll për t’u kthyer në Ankara dhe të asistojë në një tjetër tragjedi për vendin e tij. 

Në më pak se 6 muaj ky është sulmi i tretë që godet Turqinë.

Ndërkaq, Ambasada amerikane i ka kërkuar qytetarëve të saj se në bazë të një informacioni për një tjetër sulm terrorist në lagjen Bahçelievler, të shmangin lëvizjet e tyre.

Pas sulmit të 17 shkurtit ku 29 persona humbën jetën, qeveria e Ankarasë u zotua për një mekanizem më të fortë në ruajtjen e sigurisë së vendit dhe një vigjilencë të madhe të shërbimeve të inteligjencës, por sulmi i së dielës dëshmoi të kundërtën.

5 Komente

Our brother country! 

Akoma vazhdon endrra e erdoganit te futet ne siri.

Sot, ruset thane qe do terheqin pjesen  me te madhe te trupave ne Siri. U siguruan pjesa e alauiteve dhe bazat ruse ne mesdhe.

Win-Win kjo situate per superfuqite. 

Fati i sirise u vendos, ndarje kufinjshe ose shtet formal si Bosnja me ndarje etnike. 50 vjet nuk behet me atje. 

Vec Kurdet kur do behen ?

Je suis Ankara' ... apo keta nuk quhen se : kellirat vrasin njoni tjetrin ?

Turqia, do bej mire te mbledhi veten, se si shum u shkaperdredh me çeshtjet e vendeve poshte saj, tu japi te drejta me shume kurdeve deri ne shkeputjen e plote te yre, dhe secili te rrije ne hesap te vet. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).