Sipas raportit vjetor të Agjensisë për Sigurimin e Depozitave, bankat e vendit kanë në total rreth 2 135 000 llogari rrjedhese të regjistruara.

Rreth 85 mijë prej tyre kanë 58 për qind të totalit të depozitave të individëve, me vlerë mesatare prej 6 milionë lekë ose 44 mijë euro për çdo depozitë.

2 050 000 llogaritë që mbeten kanë mesatarisht 175 mijë lekë ose pak më shumë se 1 270 euro secila.

Nga raporti i tremujorit të katërt 2015 i Shoqatës së Bankave, bëhet e ditur se në Shqipëri ka vetëm rreth 81 mijë karta krediti, kundrejt 826 mijë kartave të debitit.

Për të bërë një krahasim, në Itali ka rreth 38 milionë llogari rrjedhëse me vlerë mesatare 20 mijë eurosh secila; 14 milionë karta krediti; dhe pothuajse po aq karta debiti.

Me fjalë të tjera, shqiptarët që kanë standart mirëqenie, gjykuar nga të ardhurat, të ngjashëm me qytetarët e Bashkimit Europian, janë rreth 80-85 mijë, pra më pak se 3 për qind e popullsisë.

 

Burimi: www.podiumi.com

36 Komente

mire bejne se behet ves blerja online, sidomos me keto faqet kineze. Jane me mire keto kompanite shqiptare qe ta sjellin ne shtepi dhe i paguan ne dore. Kane hyre shume ne mode tani ne FB. Sheh foton, i porosit, ta sjellin me motore si te picave tek dera e shtepise, pastaj i jep leket. Po te jene nga tjeter qytet ta vonojne 24 ore. te pakten e sheh mallin para se ta paguash. ke te drejte t'ia kthesh ne vend. Nuk ka mbetur dyqan, sado i vogel qofte, qe nuk ta ofron kete sherbim. keshtu qe nuk mbetet nevoja per karta krediti.

Keta psh qe kam nisur te perdor une per elektronike.  

http://dyqantaxi.com/

Per rroba ka dyqane te lira fare nga rrethet qe t'i sjellin, por ketu ne TR me ka pelqyer per kepuce ky Vicino. kane per te gjithe, per djem dhe per vajza. me 24 mije leke te vjetra merr kepuce qe rrojne me teper se kinezet. me duket se prodhohen nga shqiptare dhe italiane ketu ne shqiperi. 

https://www.facebook.com/VicinoFashionCo... .

Perdorimi i kartes se kreditit ne shqiperi ka disa veshtiresi ku te gjitha blerjet online jane ne dollare ose euro dhe duhet te konvertosh shumen, bankat kursin e nderrimit e kane te larte dhe per me shume duhet te paguash dhe transferten.

Shume kompani nuk e parashikojne fare shqiperine si destinacion per te derguar mallra. Ne kete drejtim eshte bere shume pak nga qeverite sepse faktikisht eshte lehtesi e madhe.

eshte gje qe zgjidhet, mund ta hapesh karten ne euro dhe te futesh direkt euro qe i ke konvertuar atje ku do ti. per transferten s'ka perqindje pothuajse fare. Nese blen dicka qe kushton 1 euro, paguan pothuajse po 1 euro e shumta nje euro e shume pak. te vjen ne celular se sa te kushtoi ne cast e se sa te ka mbetur. ke cdo faqe kineze pa perjashtim qe dergon ne shqiperi te njejtat mallra qe kane faqet qe nuk dergojne ne shqiperi. as kjo s'eshte problem. Plus qe ne ebay qe eshte kryesorja mund te blesh. amazon gjithashtu ka shumicen e mallrave qe dergojne ne shqiperi.

Cila banke ne shqiperi e mundeson qe te kesh karte ne euro se ku kam pyetur une se bejne, llogarine po. Nuk flas per nje transferte te vogel, psh paguaj nje hotel nje jave qe vete 500 euro provoje ta besh me nje karte shqiptare...

me duket se dhe intesa, vec raifeisen te tjra skma provuar

Llogaria eshte gje tjeter dhe te veprosh me karte krediti ne euro eshte gje tjeter. Ti me keto llogari paguam direkt ne euro nga karta jote?

po pra i kam ldhur me karte kreidit dy prej tyre. njeren jo ndaj te them qe nuk e di a lidhet me ate monedhe. por me leke dhe me euro kam dy llogari me vete per pagesa. ate ne euro perdor vazhdimisht dhe komision nuk ka pothuajse fare. ne paste, ka me pak se 1 euro.

Ok po  e pyes,  se te BKT qe pyeta para ndonje muaj nuk e benin. Po eshte keshtu eshte sh mire.

nuk e di. une kam vite qe e kam hapur ne euro me raifeisen dhe e kam lidhur me paypal

Une kam pasur karte ne euro. Tek ProCredit. Tani nuk e di se ca behet.

Nuk e di sesi do dukej nje nderhyrje ne kete drejtim ne terma konkrete, por nje menyre shume efikase per te luftuar evazionin (sidomos ne shitjet me pakice) do ishte inkurajimi i perdorimit te parase elektronike (debid card, cc, m-pesa) dhe eleminimi sa me i madh i mundshem i Cash-it. 

Bingo Blend! Jo shumë kohë më parë shkoj me një shokun tim për të blerë kostum. Kur do të bënim pagesën shitësja filloi të justifikohej se nuk pranonte kartë ndërkohë që të dyja makinat e kartës, Raiff dhe BKT, i kishte mbi tryezë (të ndezura). E çudtishme apo jo!

ajo nuk fiton shume, s'ka çudi fare. kur do ta detyroni qe pagesat te jene vetem me karte, ajo do ta mbylle dyqanin fare. dhe do regjistrohet ne asistence, ose do ta lere shqiperine duke emigruar.

flm Blendo, qe mi bere padashur reklame nje nga mijra tezave te VQ. 

Per momentin ka te njejten vlere me frigoriferin qe I dhane Sule S.... ne kohe te xhaxhit sepse ai kish 13 kalamaj....

Ai skish çi jepte per çdo vakt e jo me te tepronte per neser.

Me fjalë të tjera, shqiptarët që kanë standart mirëqenie, gjykuar nga të ardhurat, të ngjashëm me qytetarët e Bashkimit Europian, janë rreth 80-85 mijë, pra më pak se 3 për qind e popullsisë.

Huh? Si doli ne kete perfundim ky, se nuk e kuptova? Artikulli thote qe 85k shqipo kane dyfishin e nje italiani mesatar te depozituar ne banke dhe 81k (qe mund te mos jene te njejtet) kane karta krediti, kaq. Si doli ky te standarti i mireqenies gjykuar nga te ardhurat?

po c'rendesi ka logjika. leri te gezojne

Cash is king!

Nga ana tjeter, mua me hengri 3 muaj drejt e drejt, e pastaj 3 dite bam-ce, qe ujsjellsi te pranonte si te vetin e te zgjidhte nje problem kontraktual. Shkurt muhabeti o shkabe, qe nga shefi i shitjes se njesise lokale gjer ke drejtori i pergjithshem nuk i jepnin dot dum dickaje qe kishin firmos vet. 

Ti me dukesh njeri i mire mu o shkabe. 

Clidhje ka kjo me karten e kreditit? Nese e ke per pagesen online, edhe uji paguhet online.

Edhe njehere, ti me dukesh njeri i mire. 

"Me fjalë të tjera, shqiptarët që kanë standart mirëqenie, gjykuar nga të ardhurat, të ngjashëm me qytetarët e Bashkimit Europian, janë rreth 80-85 mijë" Po u fut cfare standarti kane, po karta e kreditit s'eshte nei tregus i madh. Bile shume karta ... fillo e ma ere muhabeti.  

 

Artikulli ishte interesant, sikunder dhe debati ndermjet Shkabes dhe Lungomares qe jetojne ne Shqiperi, dhe e dine situaten me mire se neve. Une kam vene re se disa shqiptare qe kane karta krediti, blejne nga sajti gjigand Ali Baba. Ndersa ai sajti tjeter Amazon, m'duken mafioz te poshter. 

Ne fakt te gjitha keto firmat online edhe kendej, jane mafioze, prandaj dhe qeverite e ndryshme dhe EU, duan ti vene nen kontrroll dhe nen disiplinim. Keto firma, per çdo produkt qe shesin, nuk paguajne fare taksa. 

Pagesa me leke ne dore te shton adrenalinen, ndaj rekomandohet edhe nga mjeksia, per te larguar depresionin!

Po çi duan shqiptaret kartat e kreditit? Per mendimin tim (nje nder mijera mendime qe jap ketu) modest shqiptaret ti qendrojne larg parase plastike! Eshte shume e demshme, ves j keq dhe mbi te gjitha eshte diçka qe ti nuk e ke! Ma mire me coins-at e tu ne fund te xhepit sesa me mc, visa, amex etj.

Thua ti.

Po VQ-ja ca thote?

imagjino kur bliheshin shtepite ketu, 30k euro dilnin nga breket e numeroheshin tek zyra e shitjeve smiley

imagjinata ime nuk e pershkruan dot kur shkojne me ble rolex e kostume te shtrenjta me mijera e mijera euro politikanet vete ose "asistentet" e tyre. me kamioncete besoj. smiley 

P.S. flas per dyqanet jashte shtetit.

hapet kollaj nje llogari jashte jane sofistikuar gjerat tani plus ka sponsora kudo qe vene.

Shiko Roland, sapo hengra darke te nje restorant, EXKi Bourse, ketu ne place de la Bourse dhe kur erdhi momenti me pagu,sapo kamarieri pa eurot qe po numeroheshin filloi te perkulej tere mirsjellje. Normale qe bakshishin qe i dhashe nuk ka pse e deklaron.
Tani ne lidhje me pyetjen per VQ-n...po e le pa koment, besoj se me kupton smiley

ne fakt portofoli i fryre i ben te prapmet dhe gjoksin pak me asimetri, po edhe VQ e ka zgjidhur problemin vertikalisht dhe horizontalisht me cc, keshtu eshte kur tezat i poshteron. ti je per lekun e thate, VQ eshte per lekun elastik. 

Vlonjato, sot kisha diten e pazarit, bleva ca vere, e po te kishe ardhur ketu ne Antwerpen, do ta mirrja si pendim edhe te Kone Miushit, dhe do kishe dhurate nga mua 2-3-4-5 shishe vere, te viteve te ndryshme, per ty dhe per Kone Miushin. 

plako, i mora vesh lajmet e mira. Me gezove shume. Urime, urime! lart e me lart! dhe tundeni aty ne bruksel!

Ja kur.te.mbarojme.keto vererat ketej nga brukseli mund te.dalim andej nga antwerpen-i.

me poziten e re qe ke tani e tutje, ke per t'ua nxjerre fundin shpejt vererave te shtrenjta

Si mund te hapesh nje llogari bankare ne Shqiperi kur sa hyn ne banke, roja te pyet me detaje per se ke ardhur si te ishte prokuror smiley.. plus qe nuk ja vlen te kesh llogari bankare kur pjesa derrmuese e shoqerise paguhet me 200-300 euro ne muaj, ku komisionet jan shume te larta, ku konvertimet jan shume te larta, ku pjesa me e madhe e bisneseve te import-exportit nuk ofrojne sherbimin e parase elektronike, dhe ku media tradicionale (tv) nuk edukojne ate pjese te popullsise e cila nuk eshte e durueshme kur femijet, niperit etj tentojne ti shpjegojne. etj etj.. shkurt shqip qarte, ne shqiptaret jemi shume palenkundur ndaj deviacioneve qe ofron teknologjia. per neve teknologjia eshte vetem nje mjet per te shitur mend ne saje te cmimit, sic ndodh me (molla).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).