Në origjine të superioritetit ekonomik amerikan qëndron besimi se begatia ekonomike është shenja më e sigurtë dhe më konkrete e të qenurit i zgjedhur prej Providencës, me fjalë të tjera që pasuria është bekim, konkretisht është paraja çelsi që hap portat e parajsës. Platformën ideologjike të këtij besimi e ka sqaruar për bukuri klasiku Max Weber, i cili i tregon se rrënjët e zhvillimit të pashembëllt ekonomik dhe teknologjik amerikan ndodhen në etikën dhe përkushtimin protestant (më saktë në sektin kalvinist) ndaj punës dhe fitimit të nxjerrë me djersën e ballit. Pra në kundështim me besimin e rëndomtë të evropianëve shqiptarë (dhe jo vetëm), që kundërvejnë a priori besimin obskurantist me progresin iluminist (zbulesën fetare me zbulimin shkencor dhe shpikjen teknologjike), mrekullia e begatisë amerikane i detyrohet pasionit fetar të Etërve Themeltarë, të cilët profetizonin arritjen e shpejtë të një epoke të ndritur begatie universale, të bërë e mundur prej përshpejtimit të progresit shkencor dhe zhvillimit ekonomik. Në fakt është e vërtetë pikërisht e kundërta e besimit evropian shqiptar, që kundërvënia ndaj zbulesës është të paktën shënjë e një dështimi të frikshëm, ndërsa përshkrimi për të shumtën, se si dështimi shndërron bekimin në mallkim, kapërcen takatin e këtij shkrimi dyfaqësh.

Për të ilustruar sa më sipër nuk gjëndet shëmbull më i shkëlqyer se shpikja e telegrafisë, e cila ka rëndësi dhe merita të jashtëzakonshme që tejkalojnë shërbimet e bëra në kohën e saj, sepse ka paraprirë shumë prej ideve që sot i përkasin botës digjitale (superteknologjisë bashkohore): metodat komplekse të ngjeshjes të së dhënave, të ndreqjes së gabimeve, të kontrollit të flukseve, të kriptografisë. Në kodin mors, përdorur në telegrafi, çdo gërme alfabeti dhe çdo numri i përket një sekuencë e ndryshme pikash dhe vijash. Pikë-vijë telegrafike është ekuivalente me 0-1 dixhitale që e huazon kodin logjik të krijimit të hapsirës virtuale të prej disiplinës së arithmetikës binare të Laibnicit, i cili, besonte se Zoti ka krijuar gjithçka zënë fill nga hiçi (zero) dhe vetja e Tij (njëshi) duke reduktuar gjithë krijimin si farfuritje kombinative e numrave 0 dhe 1 (***). Për shpikësin e telegrafit Mors, me emrin e të cilit është pagëzuar kodi telegrafik, telegrafi ishte shenja më e qartë e projektit hyjnor në shërbim të unifikimit të njerzimit përqëndruar në qytetërimin e krishterë. Kjo lloj profecie lidhet me qenien e Mors-it besimtar praktikant i sektit kalvinist, gjithashtu kalvinistë ishin edhe bashkëpuntorët dhe ortakët të tij Leonard Gale e Alfred Vail (për më tepër Mors e Vail frekuentonin të njëjtën kishë: Mercer Street Presbyterian Church), të cilët zbatuan idetë e Mors, sepse ai, meqë profesor letërsie dhe pikture i Universitetit të New Yorkut, nuk ja kishte fare haberin shkencës dhe teknikës.

Për t’i rënë shkurt një historie mjaft të gjatë ku, përveç vizionarit teorik dhe shpikësit praktik, morrën pjesë natyrshëm edhe figura e politikanit, bankierit dhe industrialistit, ëndrra kalviniste e Mors për përdorimin e telegrafit në ungjillizimin e tërë planetit përfundoi në sherre të panumërta gjyqsore për njohjen e patentës. Miqësia dhe misioni profetik i tre mosketierëve Mors, Gale e Vail përfundoi në salla gjyqesh me shamatara të panumurta midis tyre për të drejtën e patentës, së fundi fituar prej Mors. Mania profetike e Mors u shndërrua në mani për të drejtën ligjore, ai harxhoi gjithë pasurinë dhe kaloi jetën që i mbeti në beteja gjyqsore kundër kompanive që, në zallamahinë e ndërtimeve të linjave të para telegrafike, bishtnonin të drejtat e autorit.

Saktë e njëjta histori që po ndodh tani me Internetin (paraprirë prej shpikjes së telegrafisë), në fillesat e të cilit tregohej me bujë si mjeti që do globalizonte njerzit pa dallim feje, race dhe klase - saktë qëllimi providencial i historisë përthyer në media -, e ndërsa sot sherre pa fund rreth privatizimit të hapsirës virtuale, lidhur ngushtë me censurën online të propozuar - përveç Kinës dhe Iranit - edhe në disa parlamente perëndimorë për të shmangur sherret dhe ofendimet e mejhaneve virtuale, të cilat nuk bëjnë asnjë dallim nga mejhanet reale, madje janë më për ibret.

Si historia e shpikjes dhe përdorimit të telegrafit, ashtu dhe ajo e Internetit që e pasoi, dëshmojnë për konfliktin e pazgjidhur midis zbulimit (dhe zbulesës) - që në origjinë ka karakter publik në shërbim të së mirës së përbashkët - dhe përvetsimit privat, ose përdorimit të publikes për qëllime private, thënë troç grabitjes publike, krimit më të madh në histori, më të turpshëm dhe më të dëmshëm.

(***) shih këtu

24 Komente

Per kalvinistet kam ndigjuar se jane te ngushte ne jeten e tyre, ne kuptimin qe jetojne per ibret, ndonse mund te kene te ardhura te bollshme. 

Vjedhajdutet!  smiley Sa kohe pa e degjuar ket' fjale! 

Në origjine të superioritetit ekonomik amerikan qëndron besimi se begatia ekonomike është shenja më e sigurtë dhe më konkrete e të qenurit i zgjedhur prej Providencës, me fjalë të tjera që pasuria është bekim, konkretisht është paraja çelsi që hap portat e parajsës. 

Gabimi qe bejne vendet e zhvilluara eshte se masin lumturine ne baze te te mirave materiale qe njerezit kane.

Argument interesant tiku.

Gabimi qe bejne vendet e zhvilluara eshte se masin lumturine ne baze te te mirave materiale qe njerezit kane.

Shiko se ne shkrim flitet jo per vendet e zhvilluara, por per mendesine protestante (Amerika si perfaqsuese) qe konsideron pasurine bekim, ne kundeshtim me mendesine katolike qe konsideron te tille varferine, Krishti ishte i varfer dhe me te varferit, kato-komunizmi, Amerika Latine e varfer kunder USA e pasur etj.

Nga ana tjeter Franca psh eshte vend i zhvilluar, megjithse katolik, ose levizja protestane e kohes Luterit ishte kunder Vatikanit meqe ishte vend i zhvilluar me shume pare dhe donte akoma me teper te rruante pare me shitjen e indulgjencave qe siguronin parajsen (teze protestane sipas Webersmiley), pastaj u kthyn permys gjerat, si deshmi qe bota eshte dyfelore, farfurijne felat dhe njerzit jane aty gjithnje te habitur, gjithnje adoleshente te diziluzionuar nga felja e zgjedhur qe i tradhetoi, na genjeu felja:

Oh! si ndodhi qe komunistet ortodoks te varfer u bene bllokmene te pasur, ah! Si ndodhi qe studentet puçrranjose bektashij te dhjetorit ... i hypen kaçatorit! Ah!-oh! si ndodhi qe ne Kishen e shen Prokopit (shen Llagopit) protestantet G99 i gjujten me shkop krese protestantes kaliforniane Alidese?

Vetem farfuritja e feles i sqaron tere keto, prandaj edhe ne blog farfurin vazhdimisht felja e shka ba ktu, e shen Pjerdhit, e profil i ketij timit, dhe e tere atyre qe u japin xhuvap me ah! oh! (....... B-ja ah-oh-u).

 

Vetem naivet besojne se mund te dale dikush i vetem e te ndryshoje gjerat, apo te zhgenjehesh si protestuesi djeshem Veliaj ze me shkop protestuesit e sotem, apo te besosh se u nda Bamiri nga PD apo Blushi nga PS dhe do ndryshojne gjerat. Por nuk dua ta ngaterroj kete shkrim me politiken tone, por dicka nuk mund te hidhet poshte gjaku. Kete pyetje e bej dhe une shpesh si ka mundesi qe luftetari i djeshem, ku mund te linte edhe jeten per pavaresine e vendit, i eshte vrare edhe gjyshi per pavaresine, ku gjaku i shokeve nuk eshte thare akoma, i bie ti shesi te gjitha per interesa te ngushta te tija (flas per zhvillimet ne kosove).

Pra per te mbajtur shtyllen kurrizore drejt duhet te jesh i gatshem te heqesh dore nga te mirat materiale qe ke. Por kush e ben kete? Nese zhvillon nje jete minimaliste sic eshte ky grupimi qe ti shqyrton atehere ke me pak shanse te besh pazar me gjerat.

 Zoti ka krijuar gjithçka zënë fill nga hiçi (zero) dhe vetja e Tij (njëshi) duke reduktuar gjithë krijimin si farfuritje kombinative e numrave 0 dhe 1

Ky eshte argument shume interesant, ka kaq teori e njohuri, qe nuk mjafton nje jete, te pakten ti degjosh te gjitha, se kuptosh e pervetesosh eshte shume.

Ky shkrim aplikohet si per politiken nderkombetare, ashtu edhe per politiken tone, edhe per politiken e Liqenit Artificial. Pranej e kam shkruar ne nje blog politik.

Naiviteti eshte pjesa me e mire dhe me prodhuese e shpirtit tone, vlera e vertete eshte naiviteti, jo cinizmi (i cili mund te marre vlere ne kontestin e nje beteje kunder cinizmit).

Problemi i naiveve eshte se harxhojne fisheket kot, dmth nuk mjafton deshira e mire per te ndryshu gjerat, duhet me dite si me i ndryshu, ndryshe sakrifica shkon per dhjame qeni, siç ka ndodh shpesh ne histori, te botes, te çdo epoke, te çdo vendi, te vendit tone, edhe te Liqenit Artificial.

Nuk ka ide dhe levizje novatore ne çdo fushe te veprimtarise njerzore qe nuk eshte bere pa sakrifice, pa bere jete minimaliste. Nuk ka asgje qyl. Thene kjo edhe per njerzit e thjeshte, a nuk jemi ne produkt i nje jete minimaliste te prindeve tone qe kane sakrifikuar gjithçka per ne?

Kisha deshire me vazhdu akoma, por tani s'mundem, se ashtu osht i pune.

 

kjo esht teme e gjere per ne qi sdim not smiley

Gjithmon kam menduer se shpikja eshte fjale e shpikur, dmth nuk se shpikim gje thjesht zbulojm vazhdimisht funksjonin e rradhes te çfare egziston. Psh rrota; nuk shpiku njeri rroten, ajo ishte mes nesh por zbuluamë funksjonin e sajë. Funksjoni eshte themelia e ekzistencës. Pastaj shtresezohet a nderthuret muhabeti, luga psh perdoret per te ushqyer por me se shumëti per te ngrene.

Por sa me shume i avitemi kesaj teze, aq me shume i largohemi dajes,

Po stili i notit baterflaj ku ishte midis nesh? Ishte tek madam Baterflaj? Apo e shpiku madam Bovari qe u myt ne pishine se e la Vronskij? Apo Ana Karenina qe u myt ne Liqen Artificial si Petroninse e braktisur nga dashnori?

Po vjershat e iFiqos ku ishin para se iFiqo t'i shkruante?

Ne fillim ishte zbulimi (i rrotes), faza nismetare, baza, me pas rrotullohu rrotullohu, vjen shpikja ose krijimi, faza finale.

Teleskopet qe pergjojne universin akoma nuk kane zbuluar lendet sintetike artificiale, si psh poliklorurvinilin e prizave.

 

mso baterflaj teologjik fiqo se nuk i dihet, kushedi bi me naj uj t'keq!

Kjo shpi, perveç gjojnave te mira ka edhe maskaralliqe, dhe Zoti nuk krijon maskaralliqe, as nuk mundet, eshte jasht natyres se Tij.

 

Zoti na krijoi ne shembelltyren e tij. Ne na pelqen nje Zot qe eshte si ne, i sertë, i brishtë, konfuz. Ja psh merr historine e leshit te sqetullave (hicsit): merri tha, mos i mbaj tha,

 

Teknologjia ne vetvehte eshte asnjeanese, pra mund te perdoret per mire apo per keq. Kjo kerkon qe te percaktohen cfare konsiderojme "mire" dhe "keq", gje qe behet ne mejdane te tjera, pra jashte teknologjise. Psh telegrafi beri Ameriken. Ishte nje nga faktoret kryesore qe Linkolni fitoi luften civile, dhe e mbajti te bashkuar vendin. Po ashtu Interneti ka bere cudira, mbase shpeton prap Ameriken nga Trumpi qe mat ne debat veglen. Kurre me pare informacioni nuk ka qene me i kollajshem apo komunikimi me i lehte e i lire. Kjo ka sjelle avantazhe te medhe ekonomike, etj. por njekohesisht mund te perdoret nga rob per te perhap helme. Moralua i fabules eshte qe nga zgjedhja morale robi nuk shpeton dot, edhe sikur ne vrime te zeze te futet dot, dhe kuptohet cdo zgjedhje vjen me faturen perkatese.  

Falemneres, dhe te pershnes me nje gje teper naive dhe amatore, kryeveper amatore per te lodhurit nga puna diten e hene.

https://www.youtube.com/watch?v=zTJ3AuqP5qE

Njekohesisht perfitoj nga rasti te pershnes finisterre qe ja mundon te diskutoje per baletin me profilin - e nuk dihet se i kujt eshte.

 

Ajatollah, ke bere ferman dhe nuk me lajmerove?

Sa per kete teorine e superioritetit te vlerave kalviniste, ekziston nje hipoteze ne sociologji qe e kundershton interpretimin e Weber. Sipas saj, efekti real, eshte ne uljen e analfabetizmit ne popullsite protestante per shkak te detyrimit per ta lexuar vete biblen (ne ndryshim nga mediumi prift te katoliket). Si rrjedhim, keto popullsi kishin rata shume me te ulta analfabetizmi nder shekuj, force punetore me te arsimuar dhe me produktive dhe perparimet teknologjike perhapeshin me shpejt. Po ti mund te vazhdosh te merresh me mbeturinat ideologjike imperialiste te shek. te XIX.

Un merrem me te gjithe llojet e mbeturinave, merrem me mbeturinat imperialiste, por merrem edhe me letyrat ngambrapaimperialiste qe propozon dhe propogandon vazhdimisht ti.

Letyrat ngambrapaimperialiste jane jo ush po gomor! i letyrave ngambrapaimperialiste, te tua dhe te Fukoit, qelliumi i te cilave eshte te terheqin vemendjen nga kryesorja. Kur vrapon kali, miza n'byth t'kalit vrapon bashke me kalin dhe bythen e tij, ngambrapamoderni merret me vrapimin e mizes ne'bythe t'kalit, jo me galopin e kalit.

Kur Luteri ftoi banoret e veriut te Evropes te lexonin Biblen, ai e kish llafen te benin pune, sepse edhe leximi eshte pune. Duke lexuar perkthimin e Bibles ne gjermanisht nga Luteri ata u bene gjermane, dmth puntore. Bez- Mecedesi eshte vetem pasoje banale.

Por esencen e vrapimit te kalit ngambrapamodern ta thote i Modhismiley:

Garancia e funksionimit te tregut te lire dhe punes se lire, eshte pallimi i lire. Prandaj disidenti u be i lire nga Sigurimi dhe profetizoi ardhjen e demokracise duke pa televizion tek sllavi programin "Elekrtrik Blu". Prandaj Petroninsja lexon libra ngambrapaimperialiste ...., prandaj llagapet qe mbarojne me B-ja ... 1000 eurosmiley.

                                                                                                               i Modhismiley

Petroninse se harrova te them kryesoren e asaj qe ka bere Luteri, hoqi celibatin, martoi prifterijte (dishepujt e tij i martoi me murgesha) me rezultat te drejtperdrejte Benz-Mercedesin.

Pra tregu i lire dhe bekimi i pasurise kalviniste, fillon me pallimin e lire. Ne krye te listes jane vendet e zhvilluara protestante.

 

Ka nje te mete kjo teze, Ajatollah. Qe te jete e vertete, duhet qe prifti katolik te kete jetuar me te vertet ne celibat ne kohen e Luterit kur dime qe vete papa i kishte dashnoret rradhe e nuk e di sa kalamaj te paligjshem. Une ngre pretendimin qe prifti katolik ka pas palluar me teper atehere se pastori kalvinst. Si rrjedhim Luteri me teper e shtrengoi se e liroi. Thuji faleminderit atyre judejve (e di ti per ke e kam fjalen) se do ishe akoma tu lexu 94 pikat.

Nuk e di perse duhet bere e gjithe historia me nje telegraf mors dhe me kalvinistet! Dihet qysh nga lashtesia se si parakaluesit e katolikve italiane dhe vete katoliket (parakaluesit e kalvinisteve) i jepnin perparsi dijeve shkencore, vrojtimit te qiellit, te fshehtave te tokes, etj. Dhe meqe u permend Lajbnici, (panvarsisht se une nuk e di cfare feje ka patur vete Lajbnici, gje qe mund te shihet edhe ne internet, por besoj lutherizmin), te mos harrojme se monadat e tij e tregojne se sa ngjitur panteizmit ishte ky shkencetar i madh. Xhordano Bruno nisi ta parafytyronte Zotin jashte kuadrit biblik, dicka shume me te madhe edhe te pakapshme nga mendja njeriut, gati ne nje univers te pafundem, gje te cilen e pagoi shtrenjte. Pra, nuk ka nje kufi (metafizik) midis besimtarit dhe mosbesimtarit. Ndaj dhe nuk mund te bejme lidhjen e shpikjeve teknike me kete krah, ose me krahun tjeter. Aty midis dhe ne levishmeri eshte ky besim-mosbesim! 

... kur dime qe vete papa i kishte dashnoret rradhe...

Petroninse, ju ngambrapamodernet i dini te gjitha, jo vetem dashnoret e papes, por dini edhe dashnoret e shenjtoreve, dashnoret e shen Françeskos, te shen Bernardos, te don Boskos, te Nene Terezes, ngaqe palloheni vete ronshem, kujtoni se pallohen te gjithe te tjeret, i dini t'gjithe si vetja.

Pastaj per ju ngambrapamodernet ka rendesi vetem muskuli, nuk ka rendesi rituali mistik, eshte rituali qe ka fuqi, sidomos kur zyrtarizohet si ne rastin e protestantizmit, qe ne fillim martoi prifterijte, pastaj ben femen prifterij ministra te lyer me profum jardin sur le nil, e se fundi prifterij ministra pederaste. U kry bace, u arrit teknologjia e gjetjes se Higgs boson. 

Kape i çik kete filmin e te modhit te Stalker, qe te kuptosh fuqine e ritualit, qe edhe muskuli ka nevoje per ritual mistik.

https://www.youtube.com/watch?v=LgvYfMsKJhE

 

Dashnoret jane te rendesishme, ajatollah, si ne histori ashtu dhe ne filozofi. C'kuptim do kishte krishterimi pa dashnore. E imagjinon dot nese Maria do kishte pranuar qe kishte dashnor ose c'kuptim do kishte "sakrifica" e Krishtit pa Maria Magdalenen.

Mos me thuaj qe i je fut satanizmit tani, me keto "ritualet mistike" para seksit. Me vjen keq por per ne postmodernet, seksi eshte i racionalizuar. Synohet eficence, efikasitet dhe shume dizinfektant.

Sado dizifektant te perdoresh, nuk shpeton dot nga mikrobet e kakes qe ndodhet ngambrapa.

Kaka ngambrapa do ju vdese te gjithe ju ngambrapamodernet.

 

E ke gabim. Sic  the dhe vete: "Teknollogjia ka bere hapa gjigande perpara". Sidomos ne fushen e sterilizimit antibakterial.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).