“Book Crossing Day”, një nismë për të shpërndarë libra, përfshiu edhe Shqipërinë në Ditën Ndërkombëtare të Librit. Libra të lënë enkas në vende publike, për t’u gjetur e lexuar, e për t’u lënë sërish aty, për një lexues të radhës…

Mendo sikur je ulur në një stol parku dhe aty gjen një libër. Ose mbi një tavolinë kafeneje qëndron një libër. Hipën në tren ose autobus dhe në njërën prej sediljeve sheh një libër. Ndërkohë që je duke bërë pazarin në supermarket, ndërmjet pakove me patatina dikush ka vendosur një libër; roman, poezi, prozë a përralla… Identiteti i kujt e ka lënë enkas atë libër mbetet i panjohur, i cili ka lënë librin. Ai nuk kërkon para për të. Ky person ka vetëm një dëshirë: Pasi ta lexosh librin, lëre përsëri në një vend të ngjashëm, në mënyrë që ta lexojnë edhe të tjerë që do ta gjejnë atë.

Është kjo nisma botërore “Book Crossing” , e cila për ditë të tëra ka përfshirë edhe Shqipërinë, e që do të vazhdojë deri më 23 prill.

Ron Hornbaker, një programues kompjuterësh nga shteti i Missour-it ishte njeriu që i dha jetë kësaj nisme të pagëzuar si “Book Crossing”.

…Dikush në Londër gjeti një libër në një park. Duke menduar se dikush mund ta kishte harruar, hapi kapakun e tij dhe mbi të lexoi: “Unë e lexova me kënaqësi këtë libër. Shpresoj që t’u kënaqë edhe ju. Nëse mendoni se do ju pëlqejë, mund ta merrni për ta lexuar. Në të kundërt, ju lutem lëreni përsëri këtu. 03/2014 Londër”. …03 përcaktonte se ishte personi i tretë, i cili e kishte lexuar librin dhe e kishte lënë më pas në një vend publik, që ta lexonin edhe të tjerët. Njëri prej dy personave të tjerë e kishte lënë në Paris, ndërsa tjetri në Glasgow. Personi që gjeti librin në Londër e mori dhe ndërkohë që e lexonte u zhvendos nga Londra në një qytet tjetër. Atje ku do të ndodhet në momentin që e mbaron së lexuari librin, do ta lërë duke shënuar 04 mbi të.

Këtë vit, edhe Shqipëria u përfshi me shëtitjet e librave në qytete të ndryshme, qysh prej ditëve të para të prillit.

“Book crossing” është cilësuar si një akt i dhurimit të një identiteti të ri të librit, i cili kalon nga njëri lexues në tjetrin. Numërohen rreth një milion e gjashtëqind mijë “book crossers” ndërsa afro 12 milionë libra udhëtojnë në 132 shtete të botës. Edhe Kosova është përfshirë në këtë nismë botërore.

Qëllimi i kësaj nisme është që ta shndërrojë botën në një bibliotekë gjigante! Le të bëhet edhe Shqipëria pjesë e saj! Për çdo libër që hidhet në qarkullim në kuadër të nismës ‘Book Crossing’, merret një etiketë. Të dhënat e librit regjistrohen në faqen www.bookcrossing.com. Ndërkohë që mbi etiketë shënohet se libri përkatës është lënë në atë vend në kuadër të ‘Book Crossing’ dhe personi që e gjen nëse ka qasje në internet regjistron vendin se ku e ka gjetur dhe se ku e ka lënë pasi e ka lexuar, e kështu me radhë. Në këtë mënyrë, të gjithë mund të gjurmojnë se ku shkon libri i tyre. Ata tashmë kanë filluar aktivitetin “Book Crossing Day Albania” dhe po kërkohet që sa më shumë njerëz të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, duke shpërndarë sa më shumë libra nëpër qytete, deri më datë 23 Prill.

 

7 Komente

kjo  ''nisme''   ka vite qe behet nga Pjeri, kur shperndante libra falas lart e poshte neper Albanie me çante shpine..

Po keshtu eshte Belul, e ben i joti, nuk ja quajme, ta ben i huaji, me vrap na duket gje e madhe.

Pjerit i ra bretku neper Albanie me autobuza dhe furgona nga njeri cep ne tjetrin.

E perse? Thjesht per te shperndare pak dituri!

Cfare fitoi? Vetem cmire dhe inat!

Per kete u mundove gjer ne Albanie zotrote?

Eh, keta dhaskalet nuk do te kuptohen kurre nder ne.

Nje perralle e bukur modrne! Merr nje liber ne nje qytet, e lexon gjate rruges per ne qytetin ose shtetin tjeter, mirpo deri ne kete destinacion libri eshte akoma ne gjysem. Keshtu libri merret me vete ne shtepi per ta vazhduar leximin, nese ka qene terheqes, pa mundur te lihet ne stacionin e radhes. Dhe tjetra: ne 1 milion udhetare, mund te qelloje vetem njeri (me sakte: njera) qe zgjat doren dhe merr nje liber per te lexuar. Fatkeqesisht kjo eshte panorama e sotme e femijve tane.

Na hidhni ndonje liber ketu tek peshku. 

sa u pa ne billboard-in e nje bus stop-i: "The word has never had it better. Pass it on"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).