Më 7 prill 1939 Mbretëria e Italisë së Benito Musolinit nisi pushtimin e Shqipërisë përmes zbarkimit të anieve të saj në portin e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit, me në krye gjeneralin Alfredo Guzzoni që drejtonte rreth 100.000 trupa, 135 mjete lundruese dhe 600 avionë. Rezistenca e rreth 15.000 shqiptare, e sabotuar me armët difektive dhe mungesën e municioneve, dështoi por një grupe të vogla patriotësh të pajisur me pushkë të lehta dhe 3 mitralozë u përballën me flotën fashiste. Në Durrës, rreth 360 vetë mes tyre Abaz Kupi, kapiten i xhandarmarisë Durrës,  Mujo Ulqinaku, oficer marine e Stefan Maliku, mitralier i vrarë atë ditë, e vonuan për disa orë zbarkimin italian. Përfundimisht Durrësi ra në duart e italianëve dhe Shqipëria u bë atë ditë pjesë e konflikteve që i paraprinë Luftës së dytë botërore.

63 Komente

dhe Shqipëria u bë atë ditë pjesë e Luftës së dytë botërore.

Nope. Lufta e II Boterore filloi ne 1 Shtator '39 dmth 5 muaj me pas. 

Good point!

Pune perspektive. Ne paskeshim tjerr lesh gjer me 1 shtator. 

Shume e vertete, lufta filloi kur u vrane polaket, ndersa kur u vrane abisinasit (etiopianet) dhe albanezet, nuk quhej lufte, pasi keta popuj ishin thjesht bageti per elitat perendimore! Ndaj dhe Anglia dhe Franca i shpallen lufte vetem Gjermanise pas 1 shtatorit, dhe jo Italise me pare. Ndonese ketu luajne rol edhe lojrat politike, per ta terhequr Gjermanine sa me shume ne lufte, qe te ngushtohej dhe ca, se ishte trashur shume. 

Nderime pa fund per ata qe dhane jeten per atdheun!!!! Kelyshi i tradhetarit sabotator sot kerkon pronat. 

Ca sabotoi Zogu Bame?

Nuk sabotoi gje... vecse abdikoi ...

Pse nuk rrin i abdikuar dhe kelyshi, duhet te thote Bama?

Cudi keta oficerat e Zogut, i sabotuan armet dhe luftuan me to per t'i tregu taljonit qe ne jua a dhjesim dhe me arme te prishme. 

Armet ne depot per 15.000 trupa te ushtrise ishin te sabotuara. S'kishin shulat. Xhandarmerite i kishin ne rregull armet e tyre. A i sabotuan agjente te Italise, a te tjere, kete nuk e di. Keta 300 burra qe bene rrezistece ishin heronj. 

Po pra ishin oficeret e tradhetarit. Bile Abaz Kupi vazhdoi me tradhetarin deri ne fund. Sikur s'lidhen lidhset. 

le te themi qe oficeret ishin te shtetit. 

Po kreu i shtetit kush ishte? smiley 

Shiko ne nota serioze, Zogu ka shume gjynahe por dhe merita. Psh ai e stabilizoi shtetin shqiptar etj. Ky bolloni i fryre i taljes na morri ne qafe, dhe jo vetem ne. 

.

Ne Facebook?

U duk ne 7 prill sa stabil ishte shteti shqiptar ku u therrmua brenda oresh. Zogu ishte nje njeri qe midis interesit personal dhe atij te kombit zgjidhte gjithmone interesin personal. Nje anadollak aventurier qe pasi vodhi e abuzoi sa mundi per 15 vjet iku si qen.

Ne mos per ore, per dite u thermuan shume shtete shume mo te nerum se Albanie e kriju prej hicit nja dy dekada me pare. Dmth simbas interesit personal ky la mreterine e shkoi refugjat. Dhe qe atehere u ka dale nami si trapa ketyre te fundit. Fakte usta fakte, se mullarin e propagandes e dime sa i larte eshte.  

Fakt eshte qe mbajtja e oborrit te tij i kushtonte buxhetit te shtetit nje pjese te konsiderueshme te te ardhurave megjithese nuk i sillte asnje te mire dhe megjithe krizes kostot vetem rriteshin. Fakt eshte qe gjate viteve i bente vetes vazhdimisht "dhurata" nga pronat publike, medemek ne shenje mirenjohje nga populli e palacolleqe te tjera si keto. Dhe fakt eshte qe, kryesisht prej krizes, por dhe administrimit mizerabel qe i beri, Shqiperia e '39 ishte me e varfer se Shqiperia ne '28.

Dmth ky paska prish dhe Liket me shoke sot. Nga e nxorre kete 28ten amon, sikur vec paret qe i morri Italise te bosh hesap. Nejse, dhe kamunistat e paskan pat me te futme kur u krahasojshin me 39ten e jo me 28ten.smiley

S'kishte cfare ti bente Zogu pushtimit edhe ju nashi.europa pati vende si hollanda e belgjika qe jo vetem ishin shtete konsoliduara  por edhe fuqi koloniale dhe u dorezuan pa cak pa bam.

Aherw e njihnim armikun e jashtem te pakten, e i thoshe hajde po ta mbajti, po sot nuk ke ke identifikon si armik.

A ka ndonje statistike sa te vrare patem nga ana jone dhe sa mbeten te vrare nga ana e italianeve? Kam dhe nje kuriozitet, si mund te ishte sot bulevardi sikur italianet te mos kishin mundur te pushtonin Shqiperine?

Ne fakt kur degjoj per fashistet italiane te bulevardi me vete mendja dhe mua.smiley

Bulevardi ishte ndertuar para pushtimit. Kam pershtypjen se ka nis ndertimi ne vitin 30, me arkitetke italiane te komisionuar nga Zogu.

Pothuajse cdo gje e asaj kohe u ndertua para pushtimit, me financim komplet nga Italia. Italia dha borxhe dhe grante te stermedha. Kur Zogu filloi te tundte bishtin ( nuk donte te ishte I varur nga Italianet) filloi konflikti. Ne fakt ja hodhem mire, si paguam ato borxhe. Shiko cfare I ben Gjermani Grekut sot.

Borxhet u xbriten nga shuma qe na detyrohej italia si kompesime per demet e luftes.pra u paguan.

fara e mercenareve qe parakalonin me tirqe dhe fustanella  rrugeve te romes,eshte gjalle dhe udheheq vendin edhe sot!

respekt atyre pak shqiptareve qe e kane ruajtur veten nga bari i keq i evgjiterise!

Yyyttt, pepinua!

7 prill 1939, e kane quajtur  - e premtja e zeze. Fakt, nuk jane 5 vjet lufte II botrore, ajo qe erdhi pas lufte, zi e ma zi , per popullin Shqiptar.

Pas fashizmit te vije komunizmi , nuk ka me keq . Dite e zeze do mbesi , per sa dite te bardha te kemi. Mujoja eshte i paharrueshem, e kam edhe fis.

e pra... kur Stalini drodhi mustaqen e majte... Franku i tha maje Shqiprin se s'me plas palla... po Greqin do ta marrim ne...

Mos kishin ardh komunistat do ishim si Greqia sot... do i qishim nonen tu honger mish qingji neper buzuqe, e tu prish paret e Gjermoneve...

Nuk thu shyqyr! Ai mishi i qingjit osht gjith lyre, kolesterol i gjalle. smiley

"100 mije trupa , 135 mjete lundruese , 600 avionesmiley " me duket pak si e teptruar.

Pak e tepruar?! Mua me duket super e tepruar, rrene tipike diktature. Keto numra ngjajne me D-day.

I kishin per te pushtuar gjithe ballkanin...

Nje fakt pak i njohur eshte qe rreth 100 mije ushtare Italiane u abandonuan ne Shqiperi kur Italia kapitulloi. Shume nga keta vdiqen nga uria...

Dhe kjo mese e tepruar. Atekohe ne kemi qene 800 000 banore. Ska mundesi qe gati 13% e popullsise te ishin ushtare italiane.

Ne fakt shume ushtare Italiane jane fshehur dhe mbrojtur nga familje shqiptare. Dmth edhe pas pushtimit prej tyre ne kishim simpati. Kurse kinezeve qe na erdhen ne kohe te Enverit, i thurem vetem barcaleta, edhe pse ata i kishim compadres ne te njejten kauze.

nuk eshte aspak e tepruar !   plani i Italise ishte qe: pas  dhe nepermejt Shqiperise, te pushtonin Greqine, prandaj edhe gjithe kjo infrastrukture ushtarake.. 

dhe ashtu  ndodhi. pas ndonje viti e ca  Italia  i shpalli lufte Greqise nga fronti Shqiperise.

Belul , ketu behet fjale per nga fundi i 1944-s.Italianet e kishin ate plan qe thua ti ne fillim. Po ju ngeci sharra ne gozhde. Gerqin ata e sulmuan ne 1940. Greqerit i zbythen dhe pastaj u harru ai muhabet. Me ate pune ata vetem sa na lane ne kopilin ne dere.

''fundi i 1944'' ?!    -nuk te kuptoj Neuer..

100.000 trupa, 135 mjete lundruese dhe 600 avionë.

..keto jane te dhenat e pushtimit te  Shqiperise, nga italjanet ne 1939.  dhe jane te sakta, sepse thame: nuk behet fjale vetem per pushtimin e Shqiperise,  por eshte edhe infrastruktura, parapergatitja, e ushtrise italjane  per te pushtuar Greqine.

 

Mendova qe ne komentin tend me lart i referoheshe komentit te fmg ku thote per 100 00 italiane te abandonuar mbas kapitullimit.

Mos harro qe behet fjala per ushtrine italiane qe i kishte qejf ti frynte numrat ne leter. Besoj shumica nuk jane nisur kurre nga porti.

Konti Ciano ka thene me duket qe sikur shqiptaret te kishin patur nje kompani zjarrfikesish do na kishin hedhur ne det.

+ paguan varkaret e durrsit, sarandes, shengjinit per te zbarkuar

I luftuam Blendo, i luftuam, por ç'e do se sot po i kerkojme italianet, dhe mezi po vijne smiley 

jo Pjero. ne fillim vajtem ne atje, u kthyem viziten dmth.. ju erdhet ne 39-en ne Shqiperi  me  100 mije thame, ndersa ne zbarkuam ne Itali me 500 mije, nga inati.smiley

mirepo edhe kjo nuk mjaftoi.  keshtuqe ju lutem italjaneve te dergonin nje Pelikan te na ushqente..

Ndihmësi i Musolinit: Si firmoste Zogu në këmbim të parave

 

Asnjë nga diplomatët që e kishte takuar e kishte biseduar më të, nuk e kishte përshkruar me aq detaje. Sigurisht, atij i ishte dashur ta takonte shpesh dhe të diskutonte me të për çështje të një rëndësie të veçantë dhe madje tepër sekrete.

 

Alessandro Lessona do të bëhej papritur një nga njerëzit më të besuar të Musolinit gjatë viteve ’30-’40. Ishte fare i ri atëherë, kur mori përsipër të bëhej ndërmjetës mes Italisë dhe Shqipërisë, për lidhjen e një traktati të fshehtë. Ishte ai që do të bindte mbretin Zog me të gjitha mënyrat të hidhte firmën dhe në këmbim do të sillte vetë valixhen me paratë që i duheshin Zogut për të mbajtur pushtetin e tij, të kërcënuar nga të tijtë, në një krizë të thellë financiare. Shtëpia botuese “55″ hedh në treg librin me kujtime të gazetarit dhe politikanit italian Aleksandër Lessona, botuar në maj të vitit 1958 nga shtëpia botuese “Sansoni”, në Firence. Libri është përkthyer nga Kostaq Xoxa, dhe është një vështrim mbi misionin italian në Shqipëri. “Alessandro Lessona ishte një ndër përgjegjësit më të spikatur të politikës italiane në kohën kur Ahmet Zogu ishte në krye të vendit. Në vitet 1929-1936 ishte nënsekretar për kolonitë italiane. Drejtoi dikasterin në vitet ’36-’37 kur, pas shpalljes së Perandorisë, u emërua ministër i Afrikës italiane. Ka pasqyruar arsyet e natyrës politike dhe ekonomike për kolonizimin demografik të Libisë, që u realizua nga Kuixhi Raca (Razza) më 1932 dhe veçanërisht nga Italo Balbo, në vitin 1938. Në vitin 1936 ndërtoi një forcë ushtarake të re, por jo të rregullt, “Trupin e policisë koloniale”, i cili u quajt më vonë (1939) “Trupi i policisë të Afrikës italiane”, që njihej zakonisht nën fillestaret PAI (Policia e Afrikës italiane). Ka pasur detyra në dikastere që kishin të bënin me çështjen e sigurisë publike. Lessona ka qenë një njeri i besuar i Musolinit”, thotë Alda Bardhyli, drejtoreshë e botimeve “55″. Sipas saj, kujtimet e Lessonës hedhin dritë mbi “traktatin e fshehtë italo-shqiptar të 1926-s”. Lessona na ofron të dhëna se si u arrit kjo marrëveshje, “dredhitë” që i është dashur të përdorë për t’i marrë firmën Zogut dhe mendimin që Musolini kishte për Shqipërinë. Por libri merr ......

vazhdon 

.....

Por libri merr edhe më shumë vlera prej përshkrimeve të shumta të Lessonës, jo vetëm mbi Shqipërinë e atyre viteve, gjendjen e mjeruar e të prapambetur, por edhe të presidentit shqiptar të asaj kohe, Ahmet Zogut, i cili ende nuk ishte bërë mbret.

 

 

 

 

Pjesë nga libri

 

Musolini e ngarkon Lessonën për bisedimet me Zogun

 

 

 

Ahmet Zogu mes komandantit te mbrojtjes kombetare dhe adjutanteve te tij

 

-Jam në një mendje me ju, – më tha Musolini, – por në këtë çast do të ishte e përshtatshme që veprimi juaj të zhvillohet zyrtarisht. Merrni takim me senatorin Kontarini, sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme. Përcaktoni me të kërkesat italiane dhe pastaj shkoni sërishmi në Shqipëri.

Senatori Kontarini ishte një person me përvojë të madhe, por ishte i mbërthyer në sistemin tradicional të diplomacisë së vjetër; veçanërisht në rastin konkret, ishte pikërisht ai që hallakatej në marrëveshjen ballkanike dhe duket se për këtë shkak nuk e gjeta entuziast në idenë për një marrëveshje më vete me Shqipërinë. Por urdhrat e kryetarit të qeverisë ishin të saktësuara dhe senatori nuk u luhat që të më jepte elementet e nevojshme për kërkesat italiane ndaj Zogut. Ka gjasa (dhe në trurin tim vagëllonte ky dyshim atëherë) se ai do të dëshironte që këto marrëveshje, për të cilat po flisnim, të dështonin.

Këto kërkesa, senatori Kontarini dhe unë, pasi i diskutuam gjerësisht së bashku, na çuan në përpilimin e një traktati ushtarak të fshehtë, me anë të të cilit Shqipëria do të vinte në dispozicion të Italisë truallin e saj, në çastin e një lufte me Jugosllavinë; Shqipëria do të ofrohej për koncesione në zonat naftëmbajtëse, për koncesione në zonat bujqësore që do të përcaktoheshin; në ndërtimin e një Banke me monedha shqiptare, të ndihmuar nga kapitali italian.

Kërkesat tona të forta e bënin, sipas mendimit të Kontarinit, të flaktë misionin tim. Por isha i ri dhe, kur i hipa në Bari torpedinierit që u vu në shërbimin tim, isha tërë vrull pune. Detyra ime ishte lehtësuar nga (dëshira e Zogut që të njiheshin synimet e tij ndaj popullit shqiptar që jetonte jashtë kufijve zyrtarë), si edhe të kuptohej nevoja e ngutshme për para dhe për ndërtimin e një ushtrie të rregullt, me përgatitjen e oficerëve dhe me zotërimin e materialeve luftarake të përshtatshme. Kjo pika e fundit ..... 

vazhdon

......

Kjo pika e fundit kishte të bënte me kundërbalancimin e ndikimit anglez që kishte arritur në pranimin shqiptar për të pritur instruktorët anglezë për policinë.

Në bisedimet me Zogun e dalloja lehtësisht se ishte i prirë gjithmonë që të ma hidhte. Prandaj kam thënë se ishte pa skrupuj. Vetëm kur më fliste për vëllezërit e tij, të cilët ofshanin nën zgjedhën e huaj, m’u duk se shihja në sytë e tij një shkëndijë sinqeriteti dhe ngashërimi.

 

 

 

Alessandro Lessona, gjatë misioneve të tij në Afrikë

 

Populli shqiptar, fukara dhe në mjerim, ruante një ndjenjë të pamatshme të krenarisë kombëtare dhe krekosej me të kaluarën, që përmblidhej në heroin shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili ishte quajtur si shpëtimtari i krishterimit të kërcënuar nga turqit. Çdo gjest imi, çdo veprim, do të duhej të kishte parasysh këtë sedër të madhërishme, që ta bindja se ne bisedonim si i barabarti me të barabartin.

Sapo zbrita në Shqipëri, puna e parë që më duhet të bëja ishte krijimi i marrëdhënieve me ministrin italian në Shqipëri. Para se të nisesha, senatori Kontarini, me urdhrin e kryetarit të qeverisë, më porositi që të mos zbulohej nga askush qëllimi i vizitës sime në Shqipëri, as nga ministri italian madje. Qeveria jonë donte të ishte e përmbajtur për çdo rast, që të mundej të bënte përgënjeshtrimet e mundshme, për çdo pjesëmarrje zyrtare në këtë problem. Kjo më vinte në një gjendje të vështirë, sepse prania ime në Shqipëri dhe vizitat te Zogu nuk mund t’i shpëtonin vëmendjes së autoriteteve publike italiane, të cilat e gjykonin jo me sy të mirë qëndrimin tim (në kundërshtim me rregullat e protokollit, që përcaktojnë që çdo italian jashtë shtetit t’u paraqitej përfaqësuesve të vet diplomatikë); madje mund të më krijoheshin edhe vështirësi pranë Zogut.

Në krye të një shteti me arkat bosh

Bisedat me Zogun, për zhvillimin e të cilave nuk do të zgjatem, qenë më të ngatërruara e të vrazhda, nga ç’i kisha përfytyruar. Vështirësitë që më paraqiti, kur u hymë bisedave për çështje të ndryshme në hollësi, nëse kishin njëfarë justifikimi në qëndrimin ndaj Anglisë dhe ndaj Jugosllavisë, për dyshimin e pranisë sime në Shqipëri, do të duheshin, për më tepër, të shpjegoheshin me këmbënguljen e Zogut në kërkesat e këtij të papranueshme, me synimin e qartë që të kundërbalancohej sa më shumë.....

vazhdon

.....

sa më shumë.

Më propozoi që t’i shisja qeverisë italiane një shtrirje të madhe pyjesh në krahinën e Matit, në pronësi të tij, përveç një subvencioni sa më të shpejtë për një shumë prej një milion e pesëqind mijë liretash. Iu përgjigja se kjo blerje nga ana e italianëve mund të bëhej. Por, që të tregonte nga ana e tij vullnetin e mirë në pranimin e kërkesave italiane, ai duhet të zgjidhte, së paku, koncesionin më të lehtë dhe më të dobishëm për Shqipërinë, atë të Bankës Kombëtare të emetimit të pareve. Ma premtoi. I telegrafova atëherë Romës duke shfaqur mendimin tim që të pranonte propozimin e Zogut dhe, si mora miratimin, u ktheva në Itali për të tërhequr shumën që t’ia bija Zogut. Pyjet u dokumentuan të blera nga hekurudhat e shtetit italian; por në faturën që unë mëtoja për shkarkimin tim, të firmuar nga Zogu, shënohej se ky kishte marrë nga kryetari i qeverisë italiane shumën për shitjen e pyjeve, në pronësi të Zogut.

Dokumenti, që ishte açik komprometues, e habiti mikun tim Paoluçi de’ Kalboli Baronen, shefin e kabinetit të Ministrisë së Jashtme. Kur e lexoi, buçiti: – “Po si ia arrite që të vësh në dorë një dokument me vlerë kaq të madhe?”.

Zogu e mbajti fjalën dhe, pas disa ditësh nga kthimi në Shqipëri, më tha se kishte vendosur që të firmoste konventën ndërmjet qeverisë shqiptare dhe një grupi financiar italian, të përbërë nga bankat kryesore, me përparësi të kreditit italian.

Më së fundi u hodh hapi i parë drejt qëllimit që kisha për detyrë të arrija. I telegrafova Romës që të bëhej akti zyrtar për çka isha marrë vesh. I ngarkuari me aferat, Ugo Sola e vuri në kartë atë që kisha arritur. Komentator Mario Alberti, i kreditit italian, u ngarkua që të ndihmonte Solën si teknik. Më 12 shtator 1925 u krijua Banka Kombëtare e Shqipërisë, duke ruajtur ekskluzivitetin për nxjerrjet e kartëmonedhave. U themelua edhe “Shoqëria për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë (S.S.E.A.), e përcaktuar për t’u bërë ballë nevojave më të ngutshme shqiptare, përmes një huaje italiane prej 50 milionë frangash ari.

Puna ime dhe durimi im kishin përfunduar një pjesë të mirë të marrëveshjes. Tani mbetej më e rëndësishmja dhe më e vështira: ajo e traktatit të fshehtë. Presidenti Zog më kishte siguruar vazhdimisht për çështjet ekonomike. Në të vërtetë, menjëherë pas koncesionit të Bankës,.... 

vazhdon

.....

pas koncesionit të Bankës, më tha se edhe koncesionet e tjera, ato naftëmbajtëse dhe ato bujqësore do t’i jepeshin Italisë. Më ngurrues tregohej kur fliste për traktatin e fshehtë, nga halli se mos shkaktonte zemërimin e Anglisë, kur ne kujtonim se çështja e këtij traktati ishte vënë në vijë. Një ditë më tha:

-Nëse Anglia do të binte një skuadrilje e të bombardonte Durrësin, a jeni ju të mendimit se Musolini do të rrezikonte një luftë kundër anglezëve për Shqipërinë?

Edhe në këtë pikë më ndihmoi fati. Zogu gjendej në kushte financiare aq të dëshpëruara, saqë ushtarakët nuk ishin paguar prej shumë muajsh. Tani ndihej një pakënaqësi kundërvepruese gjer në ngritje të kryes ose, në rastin më të mirë, për të braktisur detyrën ushtarake e për t’ia mbathur për në shtëpi.

Një pasdite, Zogu më thirri me ngutje dhe, ndonëse mundohej sa më shumë që të ishte i përmbajtur, më njoftoi, përmes shprehjesh dramatike, se edhe malësorët e tij besnikë ia thanë troç se ishin lodhur duke pritur dhe i jepnin ende një afat prej katër ditësh, që të merrnin atë që ua kishte borxh, përndryshe do t’i linin pendët.

-Arkat e mia janë bosh, – më tha, – dhe nëse ju nuk do të jeni në gjendje të më siguroni një hua nga Italia brenda tri ditësh, unë do ta humbas pushtetin dhe për Italinë do të perëndonin shpresat që të vendosnin në këtë anë të Adriatikut ndikimin e tyre.

-Nuk është çasti që të bëjmë ankime, – i thashë, – por nuk mund të rri pa ju thënë se, po të ishit paksa më i shpejtë dhe më pak zvarritës në arsyetime në pranimin e kërkesave italiane, tani nuk do të ndodheshit në një gjendje kaq të rrezikshme. Unë do të bëj gjithçka kam në dorë për t’ju ndihmuar, sepse është edhe interesi i Italisë në këtë mes. Me këtë rast më duhet t’ju përsëris, ndonëse nuk do t’ju duket aq e mirësjellshme, se në të ardhmen do të duhet të jeni pak më i gatshëm e më i papërtueshëm me miqtë tuaj italianë.

Ai u hallakat atëherë në një mal justifikimesh të stërholluara, si për të kërkuar ndjesë, në atë mënyrë që vetëm orientalët janë të zotët ta bëjnë dhe më tha se unë nuk e çmoja si duhet gjendjen e tij skajshmërisht të vështirë. Sidoqoftë, më premtonte solemnisht se do ta nënshkruante traktatin e fshehtë, për të cilin kishim folur gjatë, sapo të kthehesha nga Italia. Atëherë, për të zbutur paksa pjesën e parë të bisedës,....

vazhdon

.....

pjesën e parë të bisedës, i thashë se kisha besim në ndjenjën e tij të nderit dhe e quaja traktatin e fshehtë si të firmosur qysh tani, meqë presidenti i republikës më jepte siguri për këtë.

 

Shuma e siguruar

Ishte një mbrëmje e së premtes. Unë kisha në shërbim vetjak për udhëtimet e shpeshta Itali-Shqipëri dhe anasjellas, anijen ushtarake “Bafile” dhe një torpedinier të Marinës mbretërore. Në vendin e ankorimit në Durrës këtë herë më priste anija ushtarake “Bafile” që komandohej nga dhëndri i D’Anuncios, komandanti Montanarela.

Pas bisedës me Zogun, me shpresën se do t’i hipja në kohë anijes për të mbërritur në Bari në mëngjesin tjetër, para orës tetë, në mënyrë që t’ia arrija për të marrë trenin pa ndalesa për në Romë, përgatita me nxitim valixhet në hotel dhe u nisa vrap për në Durrës. Për fat të keq, megjithëse dhashë urdhër që të ecnim me të katërta, mbërrita në Bari mjaft vonë dhe u detyrova të merrja trenin e mbrëmjes, duke mbërritur, kështu, në Romë, të dielën në mëngjes. Që të mundja t’ia sillja paratë që i nevojiteshin Zogut të martën, do të duhej të nisesha po atë mbrëmje. Pra, më mbeteshin vetëm pak orë (duke qenë, madje, edhe në ditë pushimi) që të arrija të pritesha nga kryetari i qeverisë e që të mund të merrja shifrën që më duhej. Një rekord i pabesueshëm.

Për fat të mirë, ia arrita të pritesha nga kryetari i qeverisë po atë mëngjes. Pas shpjegimeve të mia të gjata e të hollësishme, për të treguar se si u zhvilluan marrëveshjet, ai ishte me mua, se Italisë i interesonte që ta përkrahte Zogun për ta mbajtur fuqinë. Jugosllavia e kuptoi se unë nuk isha një inxhinier, por një deputet fashist. Anglia po nuhaste që diçka po luhej nën rrogoz. Por tashmë letra ishte hedhur dhe duhej bërë çdo flijim që të ishte një kartë fituese.

-Tani, Lessona, më tha Musolini, fillojnë vështirësitë më të mëdha. Ku ta gjejmë atë shumë që na duhet? Mbase nuk e besoni, por nuk është e lehtë. Ju duhet të niseni sonte dhe sot është ditë pushimi.

Duçja mori në telefon Kostanco Çianon dhe nga biseda telefonike kuptova se vetëm një pjesë e asaj shifre mund të bëhej gati nga Ministria e Komunikacioneve, që rastësisht mund ta kishte në dispozicion. Po pjesa tjetër?Këtu na polli groshi. U ndodha përpara shfaqjes vërtet interesante me këtë kryetar, përpara të cilit përkuleshin të gjithëqë thuhej se kishte fuqi të jashtëzakonshme..

.....

që duhej të vinte në veprim të gjithë autoritetin e tij, që të mund të vinte në dorë shifrën prej 6 milionësh, që na duhej.

Në mbrëmje u bë mrekullia dhe, në orën 20, në trenin që do të nisej për në Bari, m’u dorëzuan gjashtë pako të vëllimshme, brenda të cilave ndodhej çimentoja çudibërëse, për të mbajtur ndërtesën në rënie të Shqipërisë. I mbylla në një valixhe të madhe dhe, i pajisur me dy agjentë të veshur civilë, iu vumë të gëzuar udhës së kthimit. Në stacionin e Barit më priti komandanti i “Bafiles”, që u lajmërua telegrafikisht nga Ministria e Marinës që të ishte gati për të ngritur çengelin e anijes, sapo të mbërrija unë.

 

Udhëtim në gjendje ankthi

Nga ai çast filluan shqetësimet e mia për valixhen që përmbante ato pako tronditëse. Askush nuk e dinte ç’kishte brenda dhe prandaj ishte e natyrshme që të shtiresha sikur ishte një mall i çfarëdoshëm. Ia dorëzova një marinari, duke i thënë se përmbante dokumente të rëndësishme dhe i dhashë si roja të dy agjentët, por nuk mund ta fitoja qetësinë, pa e parë valixhen në kabinën e komandantit. Gjendja ime ishte boll e vështirë. Kisha me vete paratë, që m’u dorëzuan në mirëbesim, e që duhet të shërbenin për një qëllim të rëndësishëm politik. Po të më vidheshin, apo nëse do të më humbnin, si do të mund të provoja që tamam në atë valixhe ishte shuma që më ishte dorëzuar? Dhe, për më tepër, ç’pasoja rrënuese do të shkaktoheshin për Shqipërinë?

Zogu më ishte lutur që të mos zbrisja në Durrës, kur të mbërrija nga Italia, duke dashur të shmangte që prania ime të binte në sy nga mjaft spiunë jugosllavë dhe anglezë. Vendosëm, së bashku, që të mbërrija në një copë vendi në veri të Durrësit, në natën ndërmjet së hënës dhe së martës, në orën 22.

-Është një pikë e shkretë e bregut shqiptar, – më tha, – dhe unë do ta ruaj përgjatë 4 kilometrash, duke mos lënë të kalojë aty këmbë njeriu. Po të jetë e mundur, do të afroheni me drita të shuara në pikën e saktë dhe bëni atëherë një sinjal të ndritshëm. Ne do të përgjigjemi duke përsëritur po atë sinjal, për tri herë, në pesë minuta ndërprerje. Ju do të përgjigjeni se e keni kuptuar, duke përsëritur tri herë të njëjtat shenja. Atëherë do të ndizet një zjarr i vogël, drejt të cilit ju do të afroheni me varkë. Unë do të jem atje, duke ju pritur.

Aventurë e denjë për Emilio Salgarin

Arrita në orar në pikëtakimin dhe, pasi....

vazhdon

.....

dhe, pasi u shkëmbyen shenjat nga anija në plazh, zbrita në barkë, ku zura vend. Valixhja e famshme u soll nga një marinar, i cili, duke zbritur shkallëzën, rrëshqiti; dhe unë pashë me gjak të ngrirë valixhen që brodhi nëpër atë lakoren e shkurtër nga anija ushtarake në varkë, në të cilën u dëgjua përplasja në këtë të fundit. Dhe nuk mund të përshkruaj se sa i madh ishte çlirimi nga ankthi që më kishte kapluar, se mos ngarkesa përplasej në valët e detit e jo brenda varkës. Që ta nxirrje nuk ishte e lehtë dhe, nga ana tjetër, do të kërkonte mjaft kohë.

Zbarkova me valixhen e famshme në një zonë pa njerëz dhe të shkretë. Gjatë plazhit dhe më prapa, nëpër shkurret, aty-këtu gjendeshin malësorët besnikë të Matit, që ruanin se mos afrohej ndonjëri që nuk e njihte parullën. Ky skenar, i denjë për ngjarjet e përshkruara nga Emilio Salgari, m’u duk i tepruar, ndonëse më zbaviste si një lojë fëmijësh. Por Zogu kishte, natyrisht, arsyet e tij, që të merrte çdo lloj masash, që unë nuk isha në gjendje për t’i vlerësuar.

Qëndrova në pritje për pak kohë dhe, befas, doli nga errësira Koçi, që ishte dërguar për të më pritur.

Ecëm të heshtur. Mund të kishim bërë rreth një gjysmë kilometri, kur një dritë që fekste nga një kolibe, më bëri të mendoja se po i afroheshim vendit të takimit. Dhe kështu ishte. Hyra në dhomën ku më priste Zogu, një dhomëz me mobiliet ibret, të ndriçuar nga drita e mekur e një llambe me vajguri.

Presidenti ishte në një cep, në gjysmëhije. Kur më pa, vura re se mundohej të mos tregonte asnjë emocion; por sytë e tij zhbirues e tradhtonin. Kisha sjellë shpëtimin e tij apo rrënimin e tij? Do të duhej të shkelte gjurmët e mërgimit dhe të heqjeve të përditshme, – që i kishte provuar edhe më parë, – duke hequr dorë nga ambicia e ëndrrës për të qeverisur Shqipërinë? Nga mënyra se si e përshëndeta dhe nga shprehja e fytyrës sime, e kuptoi vetëtimthi se misioni im ishte kurorëzuar me sukses. Për më tepër u sigurua kur pa valixhen. Atëherë, në mënyrë të befasishme, fytyra iu ndriçua nga një kënaqësi e thellë dhe e papërmbajtur, duke e humbur, madje, edhe kontrollin e vetvetes e duke harruar ato largësi në takimet, për të cilat ishte treguar gjithmonë xheloz. Më erdhi përballë dhe, duke më shtrënguar duart, më tha:

-Nuk kam për ta harruar kurrë atë që bëtë për mua. Mirënjohja ime për Musolinin ka për të qenë e përjetshme.....

vazhdon

.....e përjetshme.

Sa keq! Sa herë gëzimi shpesh të bën të shpërthesh në ndjenja të zjarrta, të cilat shpejt bien në harresë! 

 

Fundi i artikullit. 

Shum e gjate per t'u lexu Pjer.

1+ shekull shtet, cerek shekulli 'demokraci', ne shqipot vazhdojme ta bejme historine tone me thashetheme.

P.sh. per kete:

e sabotuar me armët difektive

kush di te na thote dicka me shume, mundesisht gjekundi ne ndonje material ku mund ta lexojme/degjojme vete. 

ironikisht ndertimet italiane mbeten me te mirat qe ka vendi edhe sot e kesaj  dite....

Ama breshkaxhinj dreqi. Mire ne se aq e kishim takatin, po greku i beri fertele. Keta e kishin menjen te ... jo te lufta. Ducja e kishte rracion nga nje apo me shume militante ne dite. C'ben ideali thuaj. smiley

Temen kur e mendon , 100 mije ushtare ,600 avione , 135 mjete lundruese kunder 15 mije Shqiptareve me pushke pa shula , mijera te vrare ushtare Italiane , shume pak deme nga ana jone. Te na rroje xhaxhi Enver .

Emo se avione kaçatora ishin allopranet e pipinos,nuk ishin si  bombarduesit Lancaster,apo Boeing flyingfortres, aviona gjuajtes ishin ata qe beri gjermani ne fund te luftes messerschmitt jet engine ,,italia kishte nja ca Piaggo, dhe Fiat single engine me helika(gjuajtes) qe ishin pak me te shpejte se guguftuja.smiley

Piktura shoqëruese e shkrimit është fantastike. Duken përfaqësuesit e klasës punëtore, fshatari me kostum të Shqipërisë së mesme dhe mësuesi që më vonë do mbajë bustin e Ibrahimit mbi krahë. Bashkimi popullor që do të lindte më tej Partinë, shpëtimtaren dhe çlirimtaren e popullit shqiptar.

 

 

Duhet t'i marrim me mend pushkët pa shula dhe topat pa gjilpëra, për të heqjen e të cilave, sipas tregim/këndimeve të Partisë, u kujdes personalisht Zogu ditë me radhë.

'Ne vitin 1939, kur Evropa heshtte, bijte e vendit tone binin ne fushen e nderit per nje ceshtje te drejte, qe pak me vone do te behej ceshtje e mbare njerezimit.
Fashistet italiane mund te na zaptonin, por kurre s'do te na derrmonin, ne e kishim kocken te regjur nga mjerimet, qe kishin pllakosur vendin tone shekuj me radhe''.

Enver Hoxha 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).