TIRANË- Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka prezantuar sot raportin mbi zhvillimet në ekonomi, duke u ndalur tek viti 2015-të dhe pritshmërisë për 2016-ën.

Ahmetaj tha se vendi e ka lënë pas krizën ekonomike, ndërsa duke u ndalur tek shifrat tha: “Rritja ekonomike e vitit 2015 është 2,62%. Ka qenë e vështirë për ne pasi në dy vite paguam gati 700 miliardë borxhe, morëm një faturë të thellë, pra rritja ekonomike ishte 0,5% më e lartë se rritja mesatare e rajonit”.

Duke iu referuar parashikimeve të Bankës Botërore, kreu i Financave shtoi se edhe gjatë 2016-ës rritja do vijojë. “Në 2016 rritja do vijë nga investimet vendase dhe të huaja por edhe nga kërkesa e brendshme”.

Parashikimet e opozitës për ditë të zeza në ekonomi, Ahmetaj i cilësoi si qëndrime emocionale dhe jashtë kontekstit.

Ai tha ndër të tjera se rezultat ka pasur edhe beteja kundër informalitetit, për të cilën ritheksoi se ka kaluar në një fazë të dytë dhe nënvizoi se ka filluar të japë rezultatet e para. Kjo fazë, tha ai, ka të bëjë me një mënyrë tjetër të veprimtarisë së tatimeve dhe doganave në heshtje por këmbëngulëse pa prekur klimën e biznesit, përmes një platforme risku, pa shqetësuar asnjë biznes.

“Të ardhurat në buxhet janë rritur, jemi duke bërë realitet atë që kemi thënë, qeveri e përgjegjshme që nuk krijon borxh të ri. Në 2016 do kemi bilance primare pozitive +0,3”,- shtoi ai.

Ministri foli edhe për vendet e reja të punës në dy vite, ndërsa shtoi se qeveria është shumë pranë kapjes së premtimit për 300 mijë vende pune.

“Janë hapur 173 mijë vende pune gjatë periudhës dy vjeçare në pushtet, jemi shumë afër mbajtjes së premtimit për 300 mijë vende pune. Jam i bindur që ky vit do jetë vendimtar”. Po ashtu, duke folur me statistika ministri informoi se janë regjistruar 43 mijë biznese të reja, ndryshe nga sa akuzon opozita se bizneset kanë mbyllur aktivitetin. Kreu i Financave shtoi ndër të tjera se në vend janë rritur investimet e huaja, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës për largimin e investitorëve të mëdhenj nga vendi ynë.

Objektiv për qeverinë, siç shtoi ndër të tjera Ahmetaj mbetet ulja e borxhit. Më tej, ai citoi një sërë raportesh të cilat sipas tij, janë në të njëjtën linjë me qeverinë dhe që konfirmojnë një përmirësim të ekonomisë shqiptare.

Ahmetaj komentoi edhe paketën ekonomike të propozuar nga opozita. Kreu i financave publike deklaroi se nëse do të zbatohet kjo paketë, për një vit borxhi publik shkon në 80 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Kush voton këtë logjikë, voton për kthimin e vendit në humnerën ku e morëm para tre vitesh”, deklaroi ai.

39 Komente

Kaq e patem ja hodhem krizes Shqiperia po lulezon smiley... Pse me duket sikur po lexoj Zerin e Popullit te kohes se Enverit qe fliste per tejkalime planesh, per fushata korrje shirjesh te suksesshme etj etj...

Kapitalistet shqiptar e 2016 qe fshihen si minjte ne kamione per te ikur diku,qe hane supe ne kampe apo hedhin fall ne loteri e qe lusin zotin per pashaporte te huaj ..sikur nuk ka llogjike te permendin fushatat e korrje shirjesh te nje kohe tjeter..apo i ka kapitalizmi keto?

Ne kohen e begate nuk vriteshin njerez socialiste duke u perpjekur te kalonin kufirin - perkundrazi, nuk mbyllnim dot kufirin per te ndaluar valen e madhe te te huajve qe donin te emigronin ne parajsen socialiste. Nuk vune jeten ne rrezik me mijera njerez ne Korrik te 1990-es, apo me dhjetra mijera ne mars te 1991, e shume te tjere ndermjet maleve qe na ndajne me Greqine.

E mer iFiqo, kshu hapen venet e punes thuj z.Trump, jo me llafe. smiley Pale te ishin hap dhe ato 200mij venet ne Amerike, nomi do bohej. 

“Janë hapur 173 mijë vende pune gjatë periudhës dy vjeçare në pushtet, jemi shumë afër mbajtjes së premtimit për 300 mijë vende pune. Jam i bindur që ky vit do jetë vendimtar”.

falemibderit rilindje .smiley

Bravo, ja keto jane lajme qe te mbushin me shprese qe ai vend do behet.

Akoma vendi dyte apo ia kaluan edhe DE?

smiley

kushedi sa ka kercy bursa e tirones sot mas ktij lajmi

Bredharako, m'duket se bursa e Tirones nuk ekziston, e varrosi Rilindja. Llogaritjet e aseteve shqiptare, mund t'ia kene dhone noi firme filantropike qe financonte Rivdekjen, m'fal Rilindjen. 

Janë hapur 173 mijë vende pune gjatë periudhës dy vjeçare në pushtet

smiley

Di gje njeri nese keto vende te hapura pune jane ne sektorin privat apo shteteror? A quhen si vende te hapura pune dhe zevendesimet politike te njerezve te administrate shteterore pas nderrimit te pushteteve?

Sa eshte rritja ekonomike me keto 173 mije vende pune , qe t kuptojme epersine e njeqind e shtatedhjete, e tre mijeshit ne keto 2 vjet  ?!!

Se pa dhene rritjen ekonomike eshte e pamundur  ! 

Pytje tjeter , sa kane humbur vendet e punes ne keto 2 vjet ?

Keshtu qe keta politikanet shqiptare te te gjitha kahejve jane shume te pabesueshem  ne nje kohe qe njerzit ikin jashte, per buken e gojes ! Nje lesh eshte rritja ekonomike !  Njerzit ne Shqiperi po na thone qe eshte shume keq gjendja e punesimit, ka te rinje mbarojne shkollen dhe jane pa pune , punojne kamarier  ose call center !!!  smiley

Ore Zeqo po pse.mor vella gricesh kot me EB! E ke vene re sesi i eshte kundervene min.se bujqesise. Nuk e ben kot ai kete gje jo! Jane.te.thella gjerat, i ka shkuar mesazh nga CND-ja.

 

Ky diskutimi qe ka sjelle Zeqo nga gazeta, ku tregon fjalimin e nje derbederi, tregon se sa i mjere eshte ai, ai qe mban çelsat e ekonomise shqiptare, ose me sakte duhej te mbante çelsat e ekonomise shqiptare, se siç duket bathet i kane lene çelsat e kashte ne dore, pavarsisht se poziten shteterore e ka me te larte se ministri i bujqesise. 

Ne debat ai, thote qe nuk pretendon poziten e ministrit te bujqesise, a thua se eshte ne pozita me poshte se ai, nderkoh qe ka nje detyre te larte shteterore, ate te kryetarit te Komisionit te Ekonomise. Bo vaki, ky derbeder, nuk i kupton detyrat dhe fuksionet shteterore dhe qeveritare, bo vaki i kane lon ne dore çelsat e kashtes dhe i duken ministrat si nje post shum me i larte se posti i tij. Kjo gje tregon mjerimin e ketij Miushi, qe e therasin Kone smiley

Hyyy karagjoz me brire. 

Korrigjim; eshte - 'çelsat e kashte ne dore' , duhet - 'çelsat e kashtes ne dore'

Vlonjato, çfar eshte kjo; mesazh nga CND ? 

Nuk qenka te 24 karat kjo prurje?!?

kush jane keta 24 kara!?

zeqo chil out, jane postime ketu te peshku nen kete rubrike.

Sikur gjysma e ketyre qe thuhen te jene te verteta eshte shume najs, smiley

po ama sikur gjysma te jene rrena, 10-tet muhabeti fare ne shume nivele smiley

Pse me dalin 169997 , kush jane keto tre qe nuk e di se punojne !!!! 

Si mundet nje minister te genjeje keshtu?Ne te www.tiranaestate.al kemi nje renie diku tek 60% ne interesin e njerezve per tregun imobiliar pra para nuk ka,nuk ka para se normalisht mungon puna qe te gjeneroje para.Logjike me idiote nuk ka,e pra dhe kete logjike ministri ta neperkemb duke te njehsuar me budallain.

Nje bie, te tjere ngrihen smiley. Keshtu eshte kur e kopjoni faqen por nuk e coni ne fund kopjimin smiley

...

Ky mund te jete ministri me idiot (ja fut edhe filozofit) qe ka pas shqiperia te pakten keto 25 vite. 

Fajin e kishte saliu, tani e ka populli qe nuk e kupton se ne krahasim me epoken e gurit sot jetojme shume here me mire...nuk e kupton ky popull idiot se jane hapur 173 mij vende pune te atyre qe jane hequr nga puna, se ekonomia po lulezon, krimi nuk egziston me pasi jane kthyer ne police, nuk e kupton ky popull qe ecja ne kembe eshte me e shendetshme se me makine mund edhe te vdesesh ne aksidente rrugore si ajo gruaja qe u shtyp dje te komuna parisit...popull idiot qe nuk e kupton vizionin e qeverise me pak fjale. 

Popull idiot qe ka perceptimin e gabuar se korrupsioni eshte ne nivele te frikshme, dhe prap se prap e percepton ekonomine keq ne krahasim me epoken e gurit...eh sali cna bere, na shkaterrove edhe perceptimin! Rivdekje e popullit, rilindje e pushtetareve. 

173 mije vende pune te hapura,  plus ato dhjetra mijera qe jane bosh se nuk ka njerez te kualifikuar. smiley

Kur ka vende bosh e nuk gjejne njerez te kualifikuar a) rriten pagat b)vijne emigrante nga vendet e tjera c) njerezit nxiten nga pagat e larta dhe I futen kuAlifikimit per ato Pune .ne shqiperi Po ndodh none of the above smiley

Vallai genjeshtra kaq te trasha dhe te thena pa tu dridh syri dhe zeri vetem ne Shqp degjon! Pupupu çi bejne atij populli keta mf!

Kjo eshte si rrena e atij ministrit te keltyres qe tha serbes serbes ne tv se eshte ne bisedime me qeverine italiane per sjelljen e eshtrave te I Qemalit nga italia .ende ka paturpesine ta nxjerre syfetin ne publik smiley

smiley

Jane hap 173 mije vende pune smiley

Pune jevgjish .

Po flet per ekonomine e Novegjise ky ministri apo te Zvicres? smiley

problemi ahmetaj eshte se qeverisja ben shume kur situata eshte kunder (pa mjete financiare, njerezore, sistemore etj).  Thjesht ne saje vullnetit pozitiv egzekutiv.

Nese ka per t'ia u dit njeri punen, s'ka per te qene nga keta qe jane kaluar dhe qe jane njekohesisht ata te cilet posedojne zë.

Ka nje relacion vicioz varesie: input energy -> outcome results -> result recognition - > input energy. Ne rastin e ketij mandati qeverisjeje, dmth te sasise aktuale te input-it vs. result recognition by society, human investment (si faktori kryesor i drejpterdrejte i se majtes ) del me humbje.

Human investment negativ -> influence negative qeverisese, per te mos thene me shume. (Bottom line, mosmirenjohje & mohim ka per te qene  the constant mainstream feedback for you. Be ready & prepared for it)

konkluzioni: S'ka nevoje te behet kaq shume, kaq shpejt. Shoqeria (ajo e zëshme) e kenaqur ka qene dhe me pak, dhe me incompetente shkaterrimtare, madje edhe kriminele, on top. Slow down really. Duke pare, duke mesuar, duke bere.

Mire eshte te shihet weather the personal reward will ever be worth the massive human input energy supplied to governing endeavour (short term, at least). Dmth pse te mendohet dhe per aftergoverning days, on a personal level speaking, s'eshte keq.

...Mire eshte te shihet weather the personal reward...

whether, not weather (njeri prej te dyve eshte moti. Gjeje pak cili) 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).