Fundjava mblodhi në parkun Natyror Kombëtar të Lurës mbi 300 vullnetarë, të cilët në një aksion model organizuar nga Ecovolis , nen sloganin "Të gjithë për Lurën" sfiduan për të dytën herë relievin e thyer në një zonë malore 1700m metër mbi nivelin e detit. Qëllimi i aksionit, mbjellja e 500 fidanëve të rinj pishash pas katastrofës së prerjes së pyjeve nga banditë të veshur me pushtet. Ka qarkulluar informacion për plane nga Ministria e Mjedisit për mbjelljen e miliona fidanëve të pishave për restaurimin e natyrës në Lurë por nuk dihet se ku e si ka ngecur ky plan.

Fotot dhe informacioni, Ecovolis në Facebook.

45 Komente

Po ai aksioni model "Taulanti per Luren" si po ecen?

Kjo ishte nisma më e bukur që kam lexuar së fundmi. smiley Është e pafalshme që, jo vetëm e kemi shkatërruar një perlë të tillë të natyrës, por të paktën ta kishim mbjellë me kohë. Le të jetë një fillim i mbarë!

Bravo! 

 

Kjo duhet te behet ne Cdo fshat.djemuria e cuperia ne pushimet e llogjeve ne Facebook te  vene e te mbjellin ndonje blir ah lis pishe dhe ne 15 vjet shqiperia behet Bavaria .

Pylli rigjenerohet vetevetiu nese ruhet qe te mos hyne bagtia. Nejse "Shqiptaret e bojne ma s'miri"

alabaket me kazma nuk lejojne qeverine me bo punen e vet

Lura eshte nje nder vend qe gjithmone kam pas deshire te shkoj qe e vogel dhe akoma s'me eshte dhene mundesia. Megjithate nga fotot e tanishme po me krijon nje tjeter pershtypje, shume me ndryshe nga ajo Lura e bukur plote gjelberim qe me ka ngel ne mendje nga fotot qe kam pare dikur smiley

Sh mire. Ndonje ide si t'i mbroni? Se per disa vjet ia u gjejne anen ata qe jane mesuar, sic e dine ata.

Fantastike!

ja keto shkrime e bejne te kendshme ardhjen tek peshku, se na mbyten dyfeloret me tjerrje leshi.

 

Jo vetem shkrimet, por çdo gje ekzistuse i bindet logjikes dyfelore: ka shkrime te kendshem, por ka edhe shkrime qe ta marrin shpirtin te bejne te ndjehesh pleh, ka leshatore, por ka edhe qose, ka qe i lepihen fuqise administrative si qose nakatose me mish derri me mish dose, ka qe nuk i lepihen si leshatore, ka qe nuk kane dale kurre nga rrethi i Fierit e megjithate kane pare gjithe boten, ka qe kane vizituar 30 vende te botes e megjithate jane duke prit me vite te niset treni ne stacion te Fierit duke bere saçme ne dritare, ka qe kane shume diploma e megjithate jane injorante me shkolle handikapate, ka qe jane analfabete e megjithate jane me te urte dhe me inteligjente se nje presor Harwardi. Uha sa ka, sa te tjera ka!

----------------------------------------------------

Ilirjan, drejtshkrimi intelektual eshte dyf(th)elor, ka qe perdorin fela, e ka qe perdorin thelen!

 

dy thelat apo dy felat, si e thote drejte-shkrimi  ?

thelat, felat. rendesi ka te tirret lesh, o burre.

dil nga ferra ku je mcefur dhe pergjigju pyetjes.

 ke share gocat dhe grate e peshkut me fjalen "sharabajka" ne dy raste:

A do te guxoje te dilje nga ferra ku je fshehur dhe tua thoje ne sy  burrave dhe vellezerve te tyre ate fjale?

fidanet mbillen nje here ne ndonje fidanishte, dhe pastaj kur te jene bere peme te vogla, çohen dhe mbillen atje ku eshte planifikuar. sepse keto fidanet kaq te vegjel, do te kene shume me pak shanse t'i rrezistojne natyres. do t'i shkulle era ose rrebeshi ose hane dhite.

kaq pak gje e ben dhe natyra vete. ose ky eshte aktivitet sa me la gojen.

si dhe keto gjera nuk behen me aksione individuale, por me aksion qeveritar (me pllan, siç i bente enveri nje here e nje moti). shteti duhet te kete fidanishte, per te gjitha rrethet e shqiperise, te zevendesoje pemet, atje ku ndodhin katastrofa natyrore, apo ku pemet behet te vjetra dhe perbejne rrezik per njerzit apo automjetet, etj.

edhe fermer u bere o profil

ndrrun pemet te kjo rruga afer penxheres time, dhe nuk sollen disa gjethe per t'i ngul, por sollen peme tre metroshe dhe i ngulen (jane rritur tani dhe fole bejne zogjt ne to, si te te vjetrat). ndersa ne oborr erdhen dhe vune ca me te vogla, qe s'do rriten kurre sa ç'ishin ato qe zevendesuan. ne do kemi vdek para besoj.

dhe kishte fidanishte te liqeni qe ne kohe te xhaxhit. nuk i shpika une.

pylltar quhet fermeri I pyjeve.

Nuk me duket se e ka dhe aq gabim. Jo se marr une shume vesh. Disa nga inxhinjeret e dikurshem te pyjeve duhet te jene ende gjalle. Mua me pelqen shume ky lloj aksioni dhe entuziazmi, por te besh dhe pune pa marre te dhena e pa pyetur njerezit qe dine, sikur s'ja vlen. Gjithmone po hamendesoj qe s'kane pyetur.

Nderkohe, sic thote dhe lajmi, Ministria ende fle gjume.

Edhe Parqeve edhe rrugeve pemet mbillen disa vjecare dhe me pyka mbajtese druri qe kontrollojne me zinxhir te tensionuar levizjen e pemes se sapombjelle nga ererat e mundshme.

Po kta mire kan bere qe i kan mbjelle se bagetia ka nevoje per njomeshti ne ate shkretetire.

puna eshte te LEKU me shume sesa tek te pyeturit. nje fidan kushton disa euro vetem, sa nje KG domate. ndersa nje peme per tu mbjell disa qindra euro.

nje palme psh, ne marok (marakesh) kushtonte 250€. e mbjellin ata qe kane vila, qe i ndertojne ne ato zonat ku s'ka fije bari, dhe qe u jep mbreti atje per t'i populluar.

pyll me palma e kish bere, ish mbreti polonise, rezidencen e tij. puna eshte se ai eshte bankier, si ka shume problem leket. sidomos kur behet fjale per qejfin e tij.

Per llogari te xhepit te 4-5 vetave qe sot mund te kene naj vile a lokal ne tirane, u shkatrru nje nder parqet natyrore me te bukura ne evrope. A Sali Berisha ku e cove ket Shqipni. !

se ka fajin saliu por ata qe prene pemet. saliu e beri persmari shqiperine, pikerisht se e la te bohet vete. ta bejne njerzit si te duan vete.

kurre nuk do te shkosh te jetosh ti apo une ne lure, edhe sikur xhungel te ishte. ata qe e kane afer shtepise le ta bejne si te duan. t'i presin te gjitha pemet po deshen. po s'jane aq budallenj se do t'i kishin prere me kohe po te ish keshtu, dhe nuk do te pritshin saliun.

A Sali Berisha ku e cove ket Shqipni. !

Tani i pini longun tre here ne dite , kurre nuk keni per tu sheru sa te jete gjalle doktori dhe pjella e tij ! Atje u shkatru njeriu dhe u ndertu monstra !

Mediatike, rezultati, dmth sebepi me dal ne fb, what`s up ect.. Urraaaa- urrraaaaa!!

Nese do te jesh i lumtur per nje dite, ble nje veture, nese do te jesh i lumtur per nje vit, ble nje shtepi, nese do te jesh i lumtur per te jeten, ble nje kopesht! -thote nje fjale relativisht e re popullore gjermane. Te merresh me token, te krijosh nje natyre te bukur, eshte gjeja me e mire. Te njejten gje bej une sa e sa dekada. Vetem se, duke pare disa nga fotografite, shihet se kemi te bejme me te rinj qe as ne shkolle kane mesuar biologjine, as mbi token dhe fidanet, as agrikulture, etj. Fidana aq te vegjel nuk mbillen menjehere ne vende malore, aq me teper qe nuk ka kush te shkoje ti ujise tani si fillim, kur ato duan shume uje, sa te fusin rrenjet thelle. Fidanet duhet te ishin pak me te medhenj, sepse ka rrezik te mos zere as gjysma e tyre. Pervec kesaj, me klimen shqiptare, fidanet mund te mbilleshin deri dhe 3-4 jave me pare. Pervec kesaj, ne disa vende mbillet nga nje dushk, apo "kushuririn" e tij te pare, geshtenja, pasi jo vetwm pasuron token, por edhe ofron kafshe te ndryshme. S.d.q., me mire dicka te mbillet, se sa pa gje!

Per mendimin tim problemi kryesor eshte mbjellja me peme dhe bime qe s'jane te zones, dmth ndryshimi i habitatit. Ndersa ata fidanet e vegjel them se kane per tu rritur. Une do thosha me mire te mos mbillet, se pylli rigjenerohet vete, se sa te mbillet me peme qe se kane vendin aty.

Megjithemend qe fidanet qenkan te vegjel .aty duhen pisha 3-4 vjecare.

Sidoqofte djema dhe vajza, nisma eshte e shkelqyer, dhe do ishte mire qe ne korrik, te rinjte te shkonin perseri atje per ti ujitur. 

Shpyllezimi krijon erozion, pra katastrofe njerzore dhe natyrale, prandaj (krahas pyllezizimit) duhen ruajtur pemet e tjera te mos priten. 

Eh mer Pjer , po eshte veshtire me mbajt pyllin, se edhe e mbjell, por ai lloj mileti e prish prap pyllin !

 Dikur

7 Liqejt e Lures

 

kush lloj mileti mer lab ?

ata qe i kane prere ato pemet (qe nuk i perkasin askujt pikerisht ngaqe atje prej mijera vjetesh ka njerez siç duhet, qe jetojne ne harmoni me natyren dhe jo hajdute) kane shku nga qyteti me kamiona dhe shara me benzine, se nuk priten ato trungjet me nje gamor  dhe nje sopate kovaçi, qe kane ata maloket atje.

atyre atje nje lope dhe ca dhi u dalin e mjaftojne per jetese. shkerdhatat e qytetit jane te pangopur ne pare. 

 lojj mileti- eshte geni i shkatrimit i trashgurm

Flasin faktet, mbas 90` shkatrimet e pyjeve jane ne raport te zhdrejte me mbjelljen, ne keto 25 vjet, dmth jane prere me cdo lloji te mundhshem, sharre, sopate, ect nuk ka rendesi, pa kritere  ligji pa friken e ligjit ,

Pse nuk u shkatruan me pare pyjet?

I mbajti frika diktatura

Demokracia per shqiptaret nenkupton tani per tani, lirine per te bere pershesh cdo gje, kundrejt ryshfetit te madh, dhe perfitime personale te individeve qe kane nje pushtet politik ordiner, te degjenrum, qe nuk ka lidhje me demokracine e vertete !

Profili kujton se ata " maloket " nuk e dijne se ca eshte sharra me benzine dhe kete vetem qytetaret e dijn, o profil a ke shku nai here ne shqiperi qe pas 90-tes? ligji profilo e ta pysin bythen dy here se do ndershkohen per kete veprim, po siç te gjith e themi duhet te kete shtet ne rradh te pare.

si ka mundesi qe jemi popull kaq bastard?

te dhjefsha nacionalizmen o shqipo, plasi syte, pastaj ec e na fol per komb!

Ashtu eshte. Te dhemb zemra kur shikon ate shkretetire. Te vjen keq njesoj sikur te jete vrare nje njeri. 

o çekan!  nje nacionalist e do vendin e tij dhe nuk e shkaterron.  puna eshte qe ne shqiperi  eshte a s'është 10% e popullsise  kombetariste.   keshtu qe llogarine kerkojua xhuliove dhe jurgeneve  te 90 %  qe banon tek rruga bruksel ne kamey citysmiley apo ne lungomaresmiley tek pedonalja!

 

 

Me pelqen fakti qe kane marre inisiativen. Mbase i zgjon prej gjumit qeveritaret si dhe banoret e zones. Pylli rreth liqenit te madh (te zambakeve) eshte djegur, prandaj eshte dhe ne ate gjendje.

Problemi eshte qe te rehabilitohet ne menyre cilesore, duhet bere prej specialisteve. Duhen konsideruar me kujdes bimet dhe pemet qe jane kultivar te zones, habitati i pergjithshem etj. Nuk eshte nje lulishte apo park qyteti Lura, eshte park kombetar.

Shume mire .

Sikur te kishin pyetur ndonje qe merr vesh nga keto punet e pyllezimit qe mos shkoje mundi kot.

Ne pyll ka peme te medhaja e te vogla. nese nuk priten te voglat pylli nuk mbaron asnjehere. Po barbaret kur futen ne pyll e bajne toke te djegun. I presin me te medhaje e te vogla. Nuk kane faj ne fakt, shohin si vjedhin ato lart dhe kta ja kpusim poshte

*********

Kjo mjellja kshtu me duket si kot. Ka edhe kosto financiare gjithashtu.

Po do te rregullohet edhe kjo pune, po nje here do te zgjidhim pak teorine 2 felore te doktor Heretikut.

smiley

“Luren e shkaterroi SISTEMI”. Me kete ata nuk e kane fjalen per sistemin demokratik por per nje lidhje te fuqishme qe u krijua dhe veproi Brenda tij. Nje sistem njerezish dhe forcash qe e pushtoi vendin tone.

Ne kete sistem jane sistemuar politikanet, psh. Deputeti I Lures qe kur shkonte ne Lure per te kerkuar votat, ju thoshte banoreve: “Per te jetuar ju mund te prisni ndonje dru nga pylli se neve do e mbyllim nje sy per te ndihmuar te varferit”. Sa u mor ky sinjal nga “bisnesmenet”, shkuan me vrap me plane te sakta “punesimi”: “Cdo familje qe nxjerr anash rruges nje kamion me lende drusore do te marre 2000 Leke. Kryetari I Komunes qe te mbylle nje sy do te marre 10,000 leke. Policet ne Rreshen ku do te kalojme ne oren 12.00 te nates do te marrin nga 2000 leke secili per kamion. Dy policet e tjere ne Milot ne oren 01.00 te nates do te kene 4000 leke dhe ne hyrje te Tiranes 5000 leke. Me kaq fitimi na del rreth 25 mije EU ne sezon duke llogaritur dhe ndonje lehtesim per politikanin”. Pra te gjithe aktoret e ketij sistemi fitonin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).