Ose një maçok ose alienët. Origjina e “librit më të çuditshëm në botë” s'mund të jetë veçse surreale. Dyzet vjet më parë, në një shtëpi në rrugën Sant'Andrea delle Fratte, në Romë, me një maçok kruspullosur mbi sup “ndoshta për të më diktuar të gjithën”, Luigi Serafini, i ditëlindjes 1949, nisi të vizatojë Codex Seraphinianus, i konsideruar sot si vëllimi më i çuditshëm në botë.

Shkruar në një gjuhë që nuk ekziston dhe rrëfyer sikur të ishte enciklopedia e një planeti tjetër, dyzet vjet më pas dhe falë të rinjve ky kodeks me 360 faqe po gëzon një sukses të ri të jashtëzakonshëm, aq sa në Kinë s'e lënë të bjerë në tokë: jo vetëm është i pagjetshëm, por kanë realizuar deri edhe kopje të fallsifikuara. […]

Lule, pemë, qytete, njerëz që shndërrohen në kafshë, germa të panjohura “ku anatomikja dhe mekanikja shkëmbejnë morfologjitë e tyre... ku vegjetalja bashkohet me merceologjiken, zoologjikja me mineralen... ashtu siç opus caementicium dhe gjeologjikja, heraldikja dhe teknologjikja, natyra e egër dhe qyteti i madh, shkrimi dhe gjallesa” shkruante Italo Calvino, pak pas publikimit të Codex-it në 1981. […]

Brenda është një gjuhë që është vetëm “hija e shkrimit të vërtetë. Të gjithë në kemi një gjuhë të fshehur; unë u çlirova nga alfabeti dhe ndoqa prirjen time për harqet”, thotë autori. [...]

Sot libri është ribotuar në mbarë botën, nga Shtetet e Bashkuara, në Azi e Ukrainë, dhe është kthyer në një libër-kult vlerësuar në kohë që nga Calvino tek Tim Burton. [...]

Marrë nga "La Repubblica"

12 Komente

Prrallat pelqehen vertet ne Kine smiley

"Shkruar në një gjuhë që nuk ekziston" Prandaj lexohet me sy mbyll. smiley

kjo fotoja e fundit - u mor vesh ideja po cili eshte qellimi ?? smiley

megjithse duke ja fut kot shume njerez kane bere emer dhe para, never say never 

zonja Elba, qe te kuptosh qellimin, lidhe idene me kete ilustrimin tjeter qe ka sherbyer edhe si kopertine e librit ne fjale ne botimin e pare.

Mbi kete baze mund te kuptosh me teper: ideja dhe qellimi i letersise ngambrapa dhe enciklopedise ngambrapa, dmth i tere kultures te epokes ngambrapa totalitarizmit eshte seksi pa ide, pa qellim, pa dallim moshe, gjinie, zoofilie, sendfilie.

 

Aty do te zinte vend shume mire nje "foto" e fizionomise prezente te ppu, nje pamje jo me pak e denje per nga percudnimi.

"If Dali had meet Jules Verne"....... ky liber do te ishte produkt i bashkepunimit te tyre  smiley

Najs. Cool.

 

smiley shshshttt

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).