Bashkia e Tiranës ka nisur këtë të martë të parën e seancave dëgjimore me qytetarët për t’i njohur ata me projektin për transformimin e sheshit Skëndërbej.

Në fjalën e tij, kryetari Erion Veliaj ka deklaruar se, ky është një projekt që nis pas 8 muajsh përgatitje dhe është shprehur i vendosur për ta çuar përpara, por edhe i vetëdijshëm se do të ketë kundërshtime. 

Duke paraqitur detajet e projektit, Veliaj ka saktësuar se, “sheshi do të kthehet në një pedonale dhe do t’u ofrojë mundësinë banorëve që të shkëputen për një moment nga jeta e përditshme e qytetit”. 

Gjithashtu, ka thënë Veliaj, “ky shesh do të përfaqësoj unitetin kombëtar, pasi do të ketë elementë nga të gjitha trojet shqiptare”. 

“Këtyre do t’i shtohet gjelbërimi me 35 mijë lule dhe 1 mijë shkurre të larta e të ulëta, që do ta kthejnë në një minipark”, ka shtuar Veliaj.

I pranishëm në këtë ceremoni në cilësinë e ish-kryetarit të bashkisë, kryeministri Rama ka deklaruar se, “bëhet fjalë për një ndërhyrje dhe transformim të jashtëzakonshëm në zemrën e Tiranës, që është dhe zemra e Shqipërisë”. 

“Bëhet fjalë për vazhdimin krijues të një projekti të nisur vite më parë për përmbushjen e një ambicjeje legjitime, që Tirana të ketë një shesh i cili në hapësirën e trashëguar të sheshit të periudhës totalitare t’u ofrojë të gjithë banorëve e vizitorëve një pikë referimi të palëvizshme”, ka thënë Rama. 

Shefi i qeverisë është shprehur më tej se, “projektet tona kritikohen nga një dritëshkurtësi”, duke iu referuar kështu kundërshtimeve nga radhët e opozitës.

131 Komente

t'lumt erioni

Nese Erjon-premtuesi do arrise ta realizoje kete projekt, meriton te konsiderohet si njeri qe e don Tiranen! E para Erjoni te hapi hartat e sistemi kullues, sistem ky qe ka lidhje me kanale drejt Lanes e qe nisin ne krahun jugor te sheshit te fotografeve, prapa Monumentit te Skenderbeut, e te cilat me duket se nuk lidhen me sistemin kullues te rruges (bulevardit). E dyta te mbaje ne korrend qytetaret mbi kete projekt, se si po zhvillohet ne maket, pasi vetem keshtu mund te bejne korrigjimet e nevojshme specialistet e vjeter te urbanistikes dhe arkitektures, te pakten ata qe jetojne akoma, pasi shumica e tyre kane vdekur, mendimi i te cilve vlen sot me shume se kurre. Dhe e treta Erjoni te kete parasysh historine mijra-vjecare te njeriut, histori e cila simbolizohej ne te gjitha projektet urbanistike te qyteteve antike; keshtu duhet te caktoje simbolikisht ne qender te Qendres simboliken e Jetes, UJIN, pra nje shatervan, pasi gjithkush e njeh simboliken e ujit dhe nuk ka nevoje per stergjatje. 

Skandali i radhes per qytetaret e Tirones smiley

Fale zot sepse nuk e di se cben !

Lojra psikopatesh!

Per cfare do perdoret sheshi? Cfare nevojash ka qyteti, sot te paplotesuara, qe i adreson rikualifikimi? Dakord pedonalizimi, po me cfare qellimi?   

Pike se pari eshte fokusimi tek sheshi, pike se dyti eshte fiksimi i ri-shipikjes te (projektit te) shesh-rrotes sa here qe vjen nje i ri ne pushtet. 

Ti thua per nevojat e pjeses tjeter te qyetit (tek sheshi vetem lypsat jetojne). P.sh. fakti qe trafiku, ajri i ndotur, mungesa e ujit dhe permbytjet ne Tirane jane me keq se ne Kandahar. Ato s'gjenerojne shume interes tek pushtetet qe shkojne e vijne se investimet ne ato aspekte te qytetit s'ofrojne oportunitet agjitpropi te kollajshem me foto dhe fasada.

Sheshin p.sh. e inaguron 13 here, plus 27 here fotot e vincit, plus videot e maketit me photoshop, plus fakti qe eshte ne qender dhe ka vemendje me shume, ja u be (Rilindja): shifni o milet sa shume pune beme, dhe mbi te gjitha sa estetike (jo si maloket). Me kanalet e ujrave te zeza ca mootin fotosh propgande Facebook-u do besh?

smileysmileysmiley I le serbet pa pune mer po mbaje pak veten se ia qr.

nejse me pelqejne perpelitjet edhe per kete lajm qe s'ke ku e kap.
smileysmileysmiley

hahaha si po plasin salistet s'po dine nga te sperdridhen e cfare te sajojne. ua ka 10re sepse modifikimet e bashes as i ka prekur fare por thjesht ka shtuar gjelberim qe t'u mbylle gojen atyre qe ankohen per gjelberim. haha. dhe ja si perpeliten nuk dine per ca te ankohen. do lexojme qyfyre per kete. nderkohe, ishalla e bejne se eshte vertetuar qe vetem me PS ndertohet ketu. Basha ndenji kater vjet e beri vetem nje gje provizore. Vec asaj, as edhe nej gje. zero

ku do te mcifesh kur te zere vapa o shkabe? se je ti edhe nga ato krijesat qe enden qendres, po zakonisht nates andej nga pallati i kultures.. c'beri robi i shkrete per nje cop p... 

a e rregulluan ate hamamin e krujes qe po i hyn shiu mrena, se aq kane bo 3 vjet nje hamam betoni...edhe ai dhe po ju pikon.

Veliaj s'eshte kryetar i bashkise se Krujes, as Minister i Kultures.

iii ca ofendimi i bone, s'eshte kryeetar i bahskise se krujes dhe as minister i kultures smiley

Mamma mia!! Idiotizma pa mase. 

Do ju perdhunojne shkaben mor derezinj tek ky pylli...do i bini kokes me grushta, po do jete vone!

Kujt nuk i pelqen rrigjenerimi i qendres se Tiranes nga kryetari i Bashkise i supervotuar, demokratikisht te largohet nga Tirana per ne qytezen a fshatin nga ka zbritur. Me kete llogjike totalitare te buzeshpervjelurve ne qytetet e Shqiperise nuk do rregullohet asgje sepse kundershtohet cdo iniciative me irracionalitet e skizofreni. 

smiley +10

Ka bo njeri hesap ku do shkoje trafiku ekzistues? Apo zgjidhja pellazge, cqt. Mbase me mire do qe te fillohej duke bere "linesin" shesh, lulishte etj. 

po behet unaza e vogel pra. po mbaron

Trafiku ekzistues eshte goxha intensiv. I spostuar te unaza e vogel mund te sjelle bllokime rrugesh etj. 

Po ci qi temen, te bejne nje demonstrate shoferat e tiranes para bashkise me pathos e histeri dhe ja u hap lali eri apo edi prap bulevardin e ti helmojne per qejf bashkeqytetaret sic kan bo kto15 vjet qe i kan shtu makinat thjesht per pordhe.

Ja po te bine dhe karrocen e Dylit. 

Pse jo, po ti personalisht do ndihesh i persekutum se nuk e fut dot mercedesin para xhamise se etem beut e para pallatit te kultures????? 

Nuk me kercet nese rendohet trafiku, shpresoj te rendohet qe ta evitojne e te mos kalojne me 5 km ne ore mu ne bulevard, me. Ta nxjerrin kerrin per nevoje e jo me kap pjeshka tek blloku si nje komb adoleshentesh jan katandis.

Te kthehet koha e Xhaxhit thu ti me bicikleta kineze. Pune qe s'bohet, ja dhe kamunistet mo te forte te blogut jane rehatu tu pa filma me tromobila.  

Nuk eshte fundi i botes apo ndonje shpikje e Lali Erit kjo, e ka bo Durresi prej 10 vjetesh, jo mo makina ne bulevardin kryesor, u ankuan sa u ankuan e pastaj mblodhen mendjen. Gjeja me e mira qe ka bo Vangjushi, se kto pllakat e reja qe ka vu i ka vu llustrafine dhe ecin njerezit ne bulevard e thyjne qafen se rreshkasin.

trafiku i bie te mbetet njesoj. nuk lehtesohet por sbesoj te shtrengohet. i njejti qarkullim qe behet rrotull skenderbeut do behet te rruget e tjera qe ishin te ngushta e tani po behen me te gjera. pjesa e siperme thjesht po spostohet siper ku ishte insigu. pjesa nga nente kateshet po zgjerohet. pjesa nga banka po ashtu. mbase dhe rendohet. mbetet per t'u pare. por lehtesim s'ka. dhe as nuk ka si te lehtesohet.

Nuk behen me te mendume keto pune, mos ne shif ne te peshku. Maten trafiqen e perfshira dhe ne rruget e tjera, pastaj behen simulime etj., dhe shifet si del hesapi. 

prandaj nuk i bejne komentuesit e peshkut ato pune por te tjere. te mendumen e thashe une sepse, me logjike, e njejta rruge mbetet per makinat, thjesht shtyhet me andej

Po i kane bere ato pune ata te tjeret, ato te tregojne ne "degjesat." Ajo qe dhe pyetje ime fillestare. 

Po krijohet unaza e vogel, mbas muzeut e deri ngjitur me pallatin e kongreseve.... po nuk ke faj qe se ke pa se vetem lajme te shpifme publikojne dhe asnje veprim te vogel pozitiv.

Vetem njerez te vegjel e pa vizion mund te bejne dicka te tille. Tirana dhe shqiperia ka nevoje per shume te tjera perpara ksaj.

Kryetar i ri Bashkie, plan i ri per sheshin Skenderbeu. Tradita vazhdon.

nuk eshte plan tjeter sepse kryetari para ketij nuk pati plan, thjesht tha qe po bej nje rruge provizore. e tha vete basha qe ishte provizore pastaj ia vuri fajin rames qe nuk i jepte fonde.

Plan i ri ishte ne menyre ironike. Ka kaq vite qe vetem harxhohen para duke behen plane (s'me intereson se nga cila parti), shpallen konkurse, fitohen nga firma te huaja, behen ceremoni shpalljesh fituesish e tregim planesh te bukura me "corel draw" (TM iFiqo), konferenca shtypi, raste per te dale ne media. Vjen kryetari tjeter i rradhes dhe procesi fillon perseri nga e para.

nje plan ishte o gjembi por e nderpreu basha e tani po rikthehet ku ishte. njesoj eshte thjesht i jane shtuar peme dhe ato pemet qe vuri basha nuk po preken por po lihen sic ishin.

E mbaj mend une keq apo ishte Rama qe prishi lulishten e vjeter, te kendshme e te vecante mbas Skenderbeut me bredhat shume vjecare?

Nuk e di.Gjej nje menyre ta pyesesh.

"degjesat me komunitetin" -komuniteti eshte Joleza.smiley  ndersa "dritegjatesia"  e ketij deri tani, jane vepra te tipit: "bunkeri i diktatorit", qe as flet me kush per to, jo me ti pjerdhin !

nderkoh Eri i bashkise eshte bere si parashikues i motit, sapo sheh ndonje re te madhe te zeze mbi Tirane, nxiton tu thote njerzve mos te dalin nga shtepite se do kete permbytje, (mos me thoni qe su thashe, medemek).. dhe ka te drejte !  Tirana permbytet, shpesh, mjafton vetem 10 minuta shi.. se mos vetem Tirana. .

 

Para ca ditesh, ky parashikuesi tmerroi dynjane me qametin e shiut. Nuk shkune kalamojt neper shkolla, s'ra asnje pike shiu. smiley

Marojeni shpejt n'e paci neremen,se po erdhen kto te tjerit,nryshoi projekti prap. smiley

 

Duket si pjate prej xhami. Jane idete idiote te palloshit. Sa merren me k@rlliqe si kjo te rregullojne zogun e zi dhe shume nyje te tjera ne TR. Por si gjithmone per keta ka rendesi vetem fasada.

Rames nuk i falet prerja e bredhave prapa Skenderbeut. 

ca te bejne te zogu zi?

Amon mos ia fut ne menje se e bo vertet prej xhami, e kap historia mo kollaj. smiley

Nuk kan per ta bo prej xhami se e dhin nDurres. Aty e bon sheshin me metal e pllaka te shkelqyme ku njerezit rreshkasin e thyjne qafen. Kan vu men nga budalliku i Dakos dhe do mbledhin gure nga te gjitha trojet e Shqiperise...me pak fjale do kthehen ne tradite. Them qe kan vu mend.

O tironco, po ik se le nam me keto qe thua..., ketej nga Perendimi ( kush e tha?), qendra e qytetit ka Armani, Louis Vuitton, Gucci,  xhamllike e vitrina ngjyra ngjyra, jo pllakatore guri nga psemes...apo degjoi ballçekanin ai kryecari, tha do ta shtroi me pllaka guri mu si S.Jobsi..

Po ik se late nam me keto idiotizma politike, kryecari e, votat e , sikur e ka bahçen e mamase mor i qvjtemensemes, po qyteti e aq me teper kryeqyteti ka nevoje per stabilizim kohor e historik, qe kur te kthehesh te njohesh nje cope vend si e ke lene.

Durresi ashtu eshte si thua ti me dyqane lluksi e pllaka te shkelqyera te Dakos dhe njerezia thyjne qafen. Se marrin mendte tuaja prandaj kopjo Dako dhe bo qytetin si fshat lluksoz i Brindizit. Jo po Dako leu dhe banken e ndertuara nga italiont dhe i ka dho ngjyr moderne Kake. Eshte mire qe bulevardi ti kthehet qytetarit, edhe karroca e Dylit apo pajtoni mire eshte ne qender, qender se BMW mund te ofendohet te rrije jashte bulevardit. 

Tani Ballcekan, ne Tirane nuk do te pyesim ty se cfare do behet. Ty po te degjon njeri zerin ne Vlore gje? Ik ore kontribo ne fshatin tend e boll polle gomarrleqe me vuton e Guci. Shikoni dritat ju fshataret per here te pare ne jeten tuaj dhe na shisni pordhe neve ne Tirane.

Ore kokebole...kujt i thua fshatar lluksoz ti?

me ke na ngaterrove? 

Po e ke te shkruar ne cdo cep te ballit qe je fshatar me grope ne gjoks. ik ore gremisu andej nga katundi jot ...u bo suma jote e shtrember te shesi tangerllek.

ore tope, se po flasim seriozisht...mblidh mend'e kokes se le nam!

Projekti mund te mos jete krejt i keq, por ky eshte luks per nje qytet me njemije probleme si Tirana. Imagjinoni sesa vrima te tjera do te ishin mbyllur ne Tirane me ato 6 - 7 milione euro qe do te kushtoje kjo piaze. Nje piaze futuriste, ne nje qytet zhelan nuk shkon aspak. Eshte njelloj sikur nje lypesi ti vesh kollare. Mendoj se duhet ripristinuar (nuk e gjej ne shqip fjalen ripristino) piaza, ashtu sikur e kane projektuar italianet 80 vjet me pare........Nuk e imagjinoj dot shqiptaret ne kete piaze, te veshur me te zeza dhe pa shije, kryesisht vetem burra....Shqiptaret nuk jane Norvegjeze, jane Turko Grek me pak influece Italiane.

Po mundohem te jem konciz por ne realitet mund te shkruaj disa faqe me argumenta kunder

ne fakt ky sheshi Tironcit mer jau te jep pak idene e atyre baxhellave turke, e lyejne, e ngjyejne, i varin dhe temjane, po prape baxhelle ngelet.

Me mire te ndertojne dicka te hajrit sesa te mbyllin ato 100 vrima se eksperienca Shqiptare tregon se leket edhe vidhen KREJT. Nje projekt luksi eshte me mire se nje Projekt i vjedhur. Mua sme pelqejne aq shume peme ne shesh se pylli ne shesh zhduk sheshin. Aq peme mund ti ndertojne ne tarracat e ndertesave qeveritare dhe me shume peme, por pylli para muzeut veshtireson ecjen e shikueshmerine. 

Nga krahu tjeter demi eshte bere, po te shohesh sheshi dhunohen ne pamjen panoramike nga qiellgervishes qe dalin si ciban mbas Skenderbeut a godinave ngado te shohesh apo te ndryshosh kendin. Projekti Italian eshte demtuar dhe te mendosh qe ka qene nje projekt modest fashist me pak i bukur se ato qe ndertonin Italianet ne qytezat e tyre te vogla te Veriut ne ate kohe.

Perpara se te bejne nje projekt luksi kane pune te tjera per te bere.

  1. Te rregullojne spitalet
  2. te rregullojne rruget deri ne periferite me te largeta
  3. te nderrohen te gjithe semaforet sepse pervec se te vjeter jane te vene gabim
  4. te sigurohet uji 24 ore ne te gjithe Tiranen dhe te hiqen depozitat qe shemtojne qytetin
  5. te hiqen antenat satelitare nga muret dhe ballkonet.
  6. te hiqen gardhet e muret neper lagjet e qytetit
  7. te vijezohet qyteti dhe te kete me teper hapesira per bicikleta e kembesor
  8. te behen parkingje te reja
  9. te zhvillojne nje trasport publik modern, te shpejte dhe efikas

Ka shume me teper, por keto me vin ndermend tani se u be dhe vone e nuk me punon me truri

 

I paske ngatarru punet. Shumicen e ktyre punve i bo pushteti qendror e jo Bashkia, le qe te jap nje fakt, qe me siguru ujin 24 ore ne dite dhe me heq depozitat qe jo vetem shemtojne por edhe demtojne banesat e qytetareve duhe fonde nja  100 here me shume se gjithe ky projekti ktu luks. Ti thu mos e boj fare dhe rregullo ujin ne nje lagje te Tirones mundesisht. 

 Nuk ka te baje me zhgenjim nga Durresi,ky ka qene projekti qe me Rama 3.. Keshtu e pat mrojte projektin dhe atehere Shkreli - do shtrohet me gure nga te gjitha trevat dhe do kete pjerrtesi,gje qe qe kundetshtu fort nga ekspertet e krahut tjeter

E dike me mire se une. Une thjesht bera hamendje. Po pemet kan qene tek projekti Rama 3? Numri i pemeve duket i ekzagjeruar dhe do ngushtoje hapesiren e vizibilitetin. Shkurre dekorative e lule kan kuptim por kaq shume peme duken sa me myt kritikave e idioteve per betonizim. Po nuk krijohet mushkeria e Tiranes ne mes te sheshit e as tek Parku per ate pune.

Te ruhen pyjet e faqeve te Dajtit e te shtohen se Dajti eshte mushkeria e Tiranes e jo Liqeni apo Pellgu. Tek liqeni te mjellin peme rreth e rrotul per te lumturu vrapuesit por liqeni e ky dava pyll ne mes te sheshit nuk kane asnje efekt ne ndotjen e Tiranes.

Veshtiresimi i levizjes se makinave do sjelle automatikisht me pak ndotje pa ky pylli i vogel para muzeut me habit dhe sme pelqen.

Ke lujt menc ti lale. Cer Dajti thu ti? Kush e shef Dajtin. Pemet duhen aty ku duken, tek fasada. Dajti ka ik per lesh kevi. Ca zjarret qe bien ne vere, ca sepata e kan rrujt dajtin si veze te zime.

Dajti eshte shpresa e vetme e Tiranes, te tjerat jane ndryshime estetike e politizim. Edhe Liqeni nuk ja del dot sikur edhe 10 000 peme te mbillen sa eshte premtu.....ke nje smog ne Tirane gjithe kohen kur ka kohe te ngrohte, me pak fjale 8 muaj ne vit.

Fatkeqesisht Dajti po sulmohet keq dhe spo e mbro njeri..... me erdhi nje reklame para 2 muajsh ku njoni shiste goxha tok ne Dajt per te ndertu shtepi me fotografi e te gjitha.... Po ku ka pasur pronar tokash ne Dajt ne ??????

varja

nti i tetë me correl drou i Lungoskenderbeut

Ri-dimensionimi i Sheshit Skendebej domosdoshmerisht duhet bere, pavaresisht drejtuesit te Bashkise. Ka dicka e cila nuk me ngjit ne kete platforme te nxjerre per diskutime te metejshme me shoqerine civile te mirefillte.Po shoh mbizoterimin e nje gjelberimi te sforcuar per ate hapesire aq te ndjeshme dhe pike kyce ne zemrat dhe mendjen e banoreve te Tiranes.

Duhet qe ky rregullim ose ri-modelim te shoh pak dhe drejt te ardhmes dhe pjeses kontemporane pa u ndikuar nga mbjellja artificiale e disa pemeve per te shtuar  sadopak gjelberimin per m2.Sinqerisht sipas kendveshtrimit tim, mendoj qe Skenderbeu nuk do te te pelqente te rrethohej dhe te humbte mbizoterimin e tij ne ate vend, shesh, qe i perket figures madheshtore se tij. Nuk mund te mbulohet nje figure aq primare ne historine e vendit tone nga disa peme qe ngrihen si gardh rrethues i nje hapesire qe dakort duhet ri-dimensionuar por qe shume pak ka nevoje per ndryshime kaq thelbesore.

 

 

 

Ta bejne si te duan, vetem ta bejne qe te kthehen njerezit, dmth kembesoret. Une ne jeten time vetem nje shesh kam pare te zaptuar realisht nga njeriu: kete ketu.
 Gjysma e tij te dale*, shume eshte !

*ne fakt, sheshet nuk behen, sheshet jane. Por kjo eshte tjeter meselé...

 seancat degjimore mire sa i takon demokracise, por s'kane per te dale kurrkund sa per te sqaruar pritshmerite, me c'pame edhe ke parku i liqenit. Zerat oponente ne shq.nuk bejne oponence por destruktivizem. Thjesht per instinkt si vecori karakteri e mungese kulture, prej tonit (zhurmes) te larte, apo se duke qene te organizuar politikisht si opozite (e cila s'di tjeter). Zerat pro - shumica e heshtur - s'para i ndigjojme. 

Po cfare seancash degjimore ore aman. Ne Shqiperi fiton ai qe ka zerin me te trashe e me te forte e asnjhere masa e qytetareve. Erionin e kundershtojne thjesht si opozitar apo kandidat per Kryeminister. Nuk pati seance degjimore as ne Durres, Korce, Vlore apo Shkoder kur pati nderhyrje ne qytet. Diku u bo pune e mire e diku menderos, por su bllokuan punimet.

Kryebashkiaku mban pergjegjesi per projektin qe zbaton e denohet apo promovohet nga shumica cilesore qytetare. Lines shtroi Luli, moot hongri ne zgjedhje mbas 4 vjetesh. 

Duket si pjate prej xhami. Jane idete idiote te palloshit.

Pedonale considerohet nje rruge apo zone ku mund te ecin vetem kembesoret .

Mire qe duan ta kthejne vetem per kembesoret qendren e Tiranes, po pse mos ta lene ashtu sic eshte duke bllokuar  hyrjet per ne qender  por duhet qe gjithe ato hapsira me lulishte ekzistuse ti betonizojne e kthejne ne nje fushe betoni .Nuk mund te hiqesh ambjetalist dhe ne te njejten kohe te derhdesh me mijera tonelate beton ne zemer te Tiranes.

Kjo duhet te jete kerkesa qe te duhet te kembengule shoqeria civile per te mos leluar nje tjeter krim ne betonizimit te Tiranes.

smileysmileysmiley thashe une qe do ikin per shele me kete keta se nuk kane ku kapen. njeri thote e beri pyll, nejri thote beton. hahahaha smileysmileysmiley

 

Mire qe duan ta kthejne vetem per kembesoret qendren e Tiranes, po pse mos ta lene ashtu sic eshte

 

dmth te ecin mbi bar kembesoret ? smiley

te pakten kapo nuk bezdis njeri smiley 

ato pemet qe duken ne projek me siguri fiq do te jene... i ka merak fiqt qerratai

po e beri kete te behet president dhe kryeminister bashke

Shatërvana në qendër? Në vitin 2016? Seriozisht?

Pri peme andej nga liqeni mbill shkurre e shqopa ne qender, ktij i them vizionar une.

Me kte do mburret Rama 6 muajt e ardhshem ne facebook duke hedhur foto te projektit nderkohe qe vepra ne fjale do mbaroje  per minimumi 3 vjet .

Tironsat do i rrujne menderen ktij sheshit me pasqyra dhe shatervane. Do pllakosin katnaret dhe gabelt ne vere do e kthejne ne hale. Kot harxhojne miliona per gjona futuristike. Duhet te kete nej menyre per ta bere me te thjeshte e me lire. Po kush e rru per lekt thuj.

Ore e kane pyt njehere Liken, se ai i ka kodet "atomike." A t'i bejne nje vile te vogel vjeshte atij aty afer muzeut. Mos mbesi grope si heren tjater. smiley

Me pamjet e Velise, si do jete tirona, ky me duket do anulloje te gjitha pashaportizimet 100 vjetve te fundit . tirona   duket se  do kete 2 mije banore .  

Po niset, marojeni, mos e coni 100 vjet punen. 

Se heren e pare, I zvarriti punet ai Rama, dhe erdhen keta barbaret dhe e nderprene punen, duke cu miliona ke drute per kaprico te Sales. 

Mbarojeni, dhe inaugurojeni sa keni Ramen ne pushtet. Se atij ja nin pak per ate qytet. Pak me shume se te tjereve te pakten.

Sa qesharake ee, keto punet e vendit tone! smiley

100 vjet shtet I pavarur hala se kemi ndare mendjen si duhet te jete sheshi..

e kemi ne natyre. nuk ruajme asnje relike te te kaluares. i prishin dhe i ndertojme rrishtazi nga e para.

panej dhe na thone sot qe keni ardh nga afganistani, apo qe butrinti dhe apollonia jane koloni greke dhe s'kane lidhje fare me shqipet qe jetojne sot.

kur te rikthehen arkeologet pas zhdukjes se shqiptarve do t'i quajne koloni amerikane me siguri, rrenojat qe do te gjejne, duke u nis nga emrat qe u vejme sot dyqaneve dhe diskotekave apo restoranteve. 

do te nxjerrin si perfundim qe ne kete toke s'ka pas banuar kembe shqiptari per bese, se s'kane lene asnje gjurme te tyren. çdo gje (shenje) eshte amerikone.

kur keta se kane ndare ende mendjen per qendren ,kur do ti vije siraja Ali Demit,kombinatit ,varrit te bamit etj ?pastaj ai qe eshte kryetar duhet ta kishte pllanin gati qe kur vjen ne pushtet ta kishte gati per zbatim.keshtu jo po seanca degjimore nga qytetaret (sikur qytetaret e thjeshte jane urbanista) ,jo sa ta nxjerrim per prokurim ,do behet konkursi ,pastaj sa te gjejme fondet firmen ndertuese iken 4 vjet .vjen kryetari tjeter me gusto tjeter fillon procedurat nga e para ...

sheshin ne fakt duhet ta kishin lene TE PAPREKUR ashtu siç e kish bere italiani (dhe ashtu siç i lene te gjitha qytetet me me emer te botes). keta krietaret le te ndertojne sheshet e tyre gjetke, tirana po shkon drejt durresit, aq shume po zgjerohet, ka vend te behen nje shesh per krietar.. 

ne videot qe tregojne tiranen, ne youtube (ne 4K, etj) po ndertimet e italianit tregojne. se ato jane dhe me te bukurat qe kemi. 

keta le te ribejne hotel dajtin ashtu siç ishte, dhe e kane bere punen e tyre 4 vjeçare. sa mirren te gjithe me nje shesh te vetem.

kete deshiren e shqiptarve per te mos ruajtur fare trashegimi, desha te shpjegoj me postim tim siper. jane te obseduar te ribejne atje ku  diçka e MIRE ekziston(te) nderkaq dhe qe duhet vetem ta mirembajne, asgje me teper se kaq.

Kohe e keqe per t'i bere njerezit me nje mendje. 

Po ti qe e mban veten per cun te ri megjithese je ne prag te pencionit e na permend perdite se jetojme ne geto ne mes te arabeve cfare te ka zene ?

 

Foto te bukura, sidomos per kohen e veres smiley

smiley

Lexo titullin dhe ska nevoje me lexu artikullin fare:

Sheshi Skenderbej, Veliaj nis degjesat me komunistet

Sheshin le ta ndajne ne parcela PS-je, PD-je e LSI-je etj. Dhe secili te boj ca t'i doje trapi te pjesa e vet. Nje peme e dume ne te peshkut. smiley

Naj peme jo po nji kavanoz me uje qi te freskohen peshqt eshe mund smiley

Ideja e shtrimit me gure nga cdo qytet shqiptar, edhe nga kosova e maqedonia, eshte shume e bukur. Shume me bukur se linesi i bashes.

 ore nuk i  vret njeriu veshet kjo fjala e shpifur pedonale?

Beton Hale

S'ka shons , ka zgjedhje te parakohshme , Eri do dale per zhelesh nga Bashkia.

Bradi paska lajme te mira. Do kete zgjedhje te parakohshme ne Bashki. Po mir me si nuk ju vje keq per Lulthimin mer, do e nxirrni te konkuroje prap per kr bashkie e te shupulloset deri ne vdekje.

nje foto sa njemije fjale....as rruge per bicikleta as trotuare per kalimtare

Ky shesh qyteti apo plazh është?

Si hiken koha mor amon smiley

Ktu e vite me pare ne vaktin e Rames II, kur debatojshim per sheshin, Shkaba s'kishte lè ..

sa here i ka rene me Benfiken, Bajerni i modh sa i modh qe eshte ka dale ne finale smiley

Si Central Park duket ajo foto e pare. Gjithe gjrlberim lol

Po po vetem se I mungojne pemet! 

Rilindja ju sjell pyllin ne shesh. Keni dashur apo s'keni dashur gjelberim?!

Nje nga sheshet me te bukura te evropes!! 

ky ja fut edhe planit te Rames, a ka munci ne bote e ? smiley

Asgjo s'ka me bo, vetem sa ha m...kot....,si gjithmone xhanem.

nji shpi rrapa-zhdrapa me materiale te cilesise se dobet e boni ai, jo se bo dot thoshin robt se i vje zor.

Ifrastruktura nentoksore qe berben nje pjese te madhe te volumit te punes pothujse ka pas maru qe me Ramen. Ajo pjertesia qe mbronte Shkreli s'e mora vesh. Tingllonte cuditshem qe ne fund perfundonte me dy metra lartesi nga kuota zero.

shume mire e kon mendu, me shume peme e shkure, qe t'kene mundesi njerzit me bo ene shurren, por ene njecik gilivili ciftet e reja. Nje tabele e modhe duhet ti ndjelle banoret me mbishkrimin "this square provides also free sex under the shade of trees". 

A ka farmvilli fiq? Ydh!

 

smiley farmvilli thot smiley

 

po aty shatervanëra kishte, ky prap shatervanëra dashka menavu.

hiç mos lodhen, z.Trump do boje aty ni qielltherëse grandioze

Tirana Trump Tower mesiguri smiley

Po e nigjo mr patetikun? I dha miller light, te perzim me uje, ne bisht te luges. 

 

eh kjo eshte vec fillimi i kenges. e mesuam rutinen tashi.

Edhe per projekte te thjeshta, psh. nje logo aktiviteti, kane vajtur temat mbi 100 komente me kundershti, jo me per ....

Personalisht, si heret m'duket smiley. Dua te degjoj me shume nga ekipi veliajt si fillim.

kane 12 vjet qypat prish e rregullo fasadat e ministrive e sheshin, halli eshte qe si do qe ta shesin veten kaq takat kane!

me erdhi per te qesh se rastisa te website http://stoprrenimit.com/ - eshte kthyer ne site kinez smiley, shembull perfekt per ta ilustruar se po na shesin sapunin per djathe

エステでは、施術に関してのプロがいます。

nuk eshte kinezçe, me duket koreançe. qe perkthehet stop rrenimit.

Ai sheshi ka qekur s'mbahet mend qe behet e ribehet sipas parimit :  prish gjyma e bej kanace .

hahahaaaaaaa!!!!!!!!!! na fal per injorancen!

hahaha keta qe thone behet e ribehet sheshi. sheshi nisi te behet nga PS, por PD e ndaloi qe te mos dukej rama mire. E ndaloi kur ishte sala ne qeveri. Pastaj erdhi basha dhe pezulloi punimet duke vene asfalt te perkohshem, e deklaroi dhe vete. Por robt e tiranes ia vune shqelmin qe me mandatin e pare, shqelm me 50 mije vota diference, e tani u kthye i njejti projekt qe kishte penguar Sala dhe Basha qe te mos dukej PS mire.

o kokeloqe, paske dal sot? boje nje dite pushim.

Ore do ta beni ate moot sheshi apo jo! Lere PD dhe bashen menjane mos u ngaterro kot, votat I moret tani mos na çani karin.

fjalen kar desha me ja permend edhe une po nuk e di ky bolja qe po i bo nder blogut duke e lene kete decorum menjeane dhe duke e leju perdorimin e fjales kar lirshem smiley

Do e fshijne, po nejse shkaba e lexovi smiley dhe u shkri se qeshuri.smiley

taking a hit for the team smiley

smileysmileysmiley me pelqen se si plasin nga inati me kete se nuk kane ku e kapin hahaha jo po kshu, jo po ashtu smiley hahaha kane ik per lesh

sheshi tani behet shpejt, sepse unaza e vogel u hap. nuk pengon as trafikun si atehere por u be rruga me pare. Cfaredo qe te behet brenda sheshit, nuk ndalon qarkullimi. Tani s'ka ndonje gje te madhe per t'i bere. mjfaton te shtrojne gure e te mbjellin peme sic kane bere ne cdo qytet te shqiperise, edhe ne verioret qe kane votuar salen

edhe arkitekt he, je shume i blindum plako.

Epo shyqyr, 

Hamzai: Me ne fund erdhi dita te behemi me parkim makinash nen kembet e kuajve. 

Skenderbeu: Kush te jep parkim ty mer tradhetar, Veliaj do ma beje parkimin nentokesor vetem mua! 

Sheshi Skënderbej/ Rikthehet projekti i arkitektit të hetuar për korrupsion.

Peter Swinnen i studios 51N4E u shkarkua nga puna dhe u hetua në Belgjikë për një tender të qeverisë Rama

Në pamje të parë nuk ka asgjë të çuditshme në faktin që kryeministri i rikthehet një ëndërre të parealizuar të kohës kur drejtonte bashkinë më të madhe të vendit. Ai e ka menduar gjithnjë sheshin “Skënderbej” si një hapësirë pedonale me pllaka betoni e guri dhe pellgje me ujë. Dhe kështu do të jetë! Ai po e sheh ëndrrën t’i realizohet.

Deri këtu gjithçka duket brenda rregullave të lojës, po të mos bëhej fjalë për projektin e një arkitekti të hetuar për korrupsion, Peter Swinnen! Ky arkitekt i studios 51N4E ishte në mesin e një skandali të shpërthyer në Belgjikë në shkurt të vitit 2014, për një tender të zhvilluar në lidhje me nismën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, “Atelier Albania”, për studimin e fizibilitetit për realizimin e projekteve në Shqipëri.

Mediat belge shkruajtën në atë kohë se përzgjedhja e Shqipërisë për realizimin e disa projekteve belge nuk ishte e rastësishme. Sipas tyre, ishte Swinnen ai që e kishte mundësuar këtë, për shkak të lidhjeve të forta me qeverinë shqiptare. Gazeta presigjioze belge “De Morgen”, i kushtoi një artikull kësaj çështje, të titulluar «Afera në Shqipëri shporr arkitektin belg».

Dhe këtu s’ka asgjë të rastësishme. Sepse lidhjet mes Ramës dhe Peter Swinnen nuk qëndrojnë vetëm tek kjo ëndërr e hershme e sheshit “Skënderbej”.

51N4E është edhe projektuese e vilës së Edi Ramës në fshatin Surrel, rrëzë malit të Dajtit.  Ajo ka projektuar edhe kullën shumëkatëshe (TID), në rrugën Abdi Toptani, të ndërtuar nga një prej miqve të ngushtë të Ramës.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).