Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për Emiljano Shullazin paraditen e së mërkurës. E njëjta masë sigurie u dha edhe për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua pa praninë e mediave.

Emiljano Shullazi akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e më pas gjobëvënie, trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv, kanosje për shkak të detyrës dhe armëmbajtje pa leje.

Seanca gjyqësore ndaj Shullazit nisi rreth orës 08:40 minuta.

Prokuroria shprehej se kishte të dhëna se ky grup personash, në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë e të huaj janë të organizuar dhe kanë për qëllim trafikimin e drogës drejt Bashkimit Europian.

“Do të kërkoj paligjshmërinë e arrestit dhe lirimin e Emiljano Shullazit, nuk ka asnjë bazë në prova për arrestimin e tyre”, deklaronte avokati i Shullazit, Arjan Qafa.

Në lidhje me kanosjen e kandidatit për Rektor, prokuroria thotë se është kërcënuar jo vetëm Mynyr Koni, por edhe Dhori Kule. Dhori Kule, thonë burime të Top Channel është kërcënuar në afërsi të një hoteli të njohur me pesë yje në Tiranë dhe se prokuroria disponon si prova edhe pamjet filmike të këtij hoteli.

56 Komente

"Dhori Kule, thonë burime të Top Channel është kërcënuar në afërsi të një hoteli të njohur me pesë yje në Tiranë..."

 

-ndersa Konin e ka kercenuar  ne mbremje ne nje rrugice, ne erresire.. 

2 njerez kane merite per arrestimin e Shullazit. Saliu, qe e beri kercenimin e tij publik, ndyshe askush nuk guxonte ! -dhe Ilir Meta, qe mbeshteti apo kurajoi (si zyrtar i larte i shtetit) prokurorine. 

Harrove ate me kryesorin, Donaldin!

po e drejte. harrova Donaldin.

  fakti qe ambasada amerikane  po i monitoron nga afer  zgjedhjet e rektoratit, ka derguar vezhgues,  do te thote shume.

Qytetari digital dhe fb-ku.smiley Sidoqofte nje mister mbetet, kush i dha trute e gomarit ktij pistoleros te ngaterrohet me pune rektoresh. Perndryshe do ishte duke regjistruar bizneset dhurata. Nuk duket dora e Rames, ndonje me i babezitur do kete qene. 

Në lidhje me kanosjen e kandidatit për Rektor, prokuroria thotë se është kërcënuar jo vetëm Mynyr Koni, por edhe Dhori Kule. Dhori Kule, thonë burime të Top Channel është kërcënuar në afërsi të një hoteli të njohur me pesë yje në Tiranë dhe se prokuroria disponon si prova edhe pamjet filmike të këtij hoteli.

Kush e njoftoi Shullazin qe Dhori ishte kunder doreheqjes se Konit mbasi i kishin bere kercenimin ? Kjo eshte pyetja qe prokuroria duhet t'i beje aktoreve aty. Llogjika te çon tek Klodeta Dibra. Mos me thoni qe Shullazi pa filxhan kafeje. Koni e kishte bere doreheqjen.

Ngjarja implikon drejpersedrejti Klodeta Dibren dhe ata qe e mbeshteten ate ne kete loje te ndyre. Dhe zonja Dibra duhet te merret ne pyetje nga Prokuroria. Mbajtja jashte e saj nga ky hetim kerkon te na beje qorr.

Ke nje shishe vere Komentuesi, per pyetjet qe ngre, gje qe tregon se llogjika te punon drejt, nuk shkon as majtas nga Palloshi e as djathtas nga Buall Mavria. Gje e mire kjo.

“Kur krimi kap universitetin nuk ka më shpresë”

Jozefina Topalli  ka bërë thirrje për protesta në gjithë vendin nga opozita, pas rastit të fundit të kërcënimit të kandidatit për rektor, Mynyr Koni.

Ajo është shprehur se “kapja e universiteteve nga krimi është një arsye më shumë për të protestuar kundër Qeverisë”.

Jo te gjithe e prisnin kete vendim.  Duhet thene se ka shume skeptik ne Shqiperi, e kur kapet nje i forte thone direkt "do dale".  Por Prokuroria dhe Gjykata deri tani po e bejne punen e tyre. 

Ajo qe nuk e ka bere ka qene policia. Fatkeqesisht. Qe e la te livadhise kete person me shpuren e tij per shume kohe.  Madje dhe urdher arrestin nuk donin ta ekzekutonin me arsye se "kishte ardhur jashte orarit zyrtar" (ne 23.00 te nates) dhe u deshen 2-3 ore debate me Prok. deri sa pranuan pas ores 01.30 te dites se shtune ekzekutimin e urdher-arresteve.

Sot beri lajm gjithasht se Sajmo i permendi emrin Shullazit.  Imagjinoni ku kemi rene.

Sa per Kryetarin, jemi ende ne pritje te tweetimit apo postimit ne facebook te tij per kete ceshtje.  Zakonisht nuk le ngjarje pa mburrur policine qe duam. Kesaj here coc e shqeteson. Who Knows

 

sipas avokatit, shullazi qenka thjesht gjykates popullor qe zgjidh mosmarrveshjet. Shkaba mund te hedhi pak drite me shume ne kte aspekt, se si zgjidhen konfliktet ne vend

http://www.panorama.com.al/shullazi-nuk-...

 

pse bon sikur ca ka ndodh .... edhe doshi me bamin konfliktin me gjykates popullor e zgjidhen te zyra saimirit ne nje vile ne Durres.

Po qe se nuk eshte ne liveleak shkaba nuk komenton .

http://www.panorama.com.al/fotot-shullaz...

raprezale nga policia ndaj mediave dhe gjykates. Tani policia e shtetit do me i mbush mendjen robve qe shullazi eshte person i rrezikshem. kur u bo kaq i rrezikshem? Dje policia tha qe ky sperben asnje problem se nuk ka as arme dhe biles nuk ka as celular.

Foli amerika o gon. Ca do beje km, te mbahet mas shkabave?

me sa duket, lobimi  i Shullazit.smiley  nuk i beri shume pune zonjes Dibra, sepse z. Koni po kryeson bindshem gjate numerimit qe po behet.. do fitoj !

nuk eshte ndonje gezim i madh qe fitoi perseri kandidatura e mbeshtetur nga Dhori Kule, tregon vetem qe universiteti eshte i kapur, madje i blinduar do thoja, pasi stafi pedagogjik ka dhe votat me te shumta, studentet me vetem 10 perqind nuk vendosin asgje.

jo mor, une as gezohem as hidherohem qe fitoi ky,  se nuk kam ndonje interes. madje emrin e Konit keto dite e degjova per here te pare dhe nga kurioziteti pyeta per te... -me thane qe profesori gezon respekt dhe ka reputacion te mire, per vlerat intelektuale dhe profesionale, prandaj zonja Dibra e di mire qe nuk ka asnje shanc perballe tij. -dhe kjo ne fakt u vertetua, prandaj zj.Dibra dhe banda qe e mbeshteti ate, aktivizoi Shullazin me banden e tij per te kapur universitetin.

ti, po me dukesh i merzitur me zgjedhjen e Konit..dakord, ke te drejten  vleresimit. por ama nuk eshte se po jep ndonje argument serioz per te perligjur rezervat e tua, pervecse shpreh mllef te pergjithshem te perzier me doza spekullimi..

 

ndersa nese studentet duhet te kene me shume se 10% ne nje vendim.marrje te tille, mund te jete e diskuteshme. por pare demokratikisht, studentet jane kalimtare ne universitet, 4-5 vjet, ndersa stafi pedagogjik mbetet.. keshtuqe normale qe duhet te kene me shume te drejta nga studentet.

Vihet re nje tango e bukur mes ish rektoreve te cilet lane detyren dhe u zgjodhen dekane.

Dekanet e emeruar te cilet mbasi ndenjen 8 vjet hyne perseri ne gare dhe u zgjodhen. Keto zgjedhje dhe personat qe ishin kandidate pasqyrojne me se miri batakun ku kemi rene dhe ska bir nene ta nxjerri.

 

Per mos te menduar shume i fusim ndonje kenge:

https://www.youtube.com/watch?v=ie4sai0C...

smiley

Lungo, ky eshte problem i vete UT dhe tentativa per korrigjim nga ata qe nuk kane piken e integritetit moral e ligjor, sic dhe u provu me rastin e kercenimit te kandidatit Koni eshte e rende.

Perfytyroje sikur kercenimi te kishte funksionuar dhe sot do kishim Dibren duke fol per rilindjen e UT-se.

As motra e vogel e atij mikut tim nuk do e justifikonte kete. smiley

Po prite per integritet moral a ti kuptojne vete gjerat, eshte pritje e kot, prandaj do vene ligji. Sinqerisht nuk e beja Dibren te arrinte deri ketu...

Psmiley po lere muhabetin me mikun tend, se jam kurioz nga i njeh ca njerezit e mi ne NY po si kam rene pas si muhabet. Lere bejme nje dore muhabet rehat e kur te vish ne Vlore ta jap une birren...

Ky qe asht t'u fitu ket lloton,a thu do te gjobitet prej Milit ?

Si ka mundesi i jepet kaq publicitet nje krimineli oridner ?

Ngaqe perdoret si arritje e qeverise dhe PD i paraprin qe t'u heqe meritat nepermjet akuzave, sepse kane informacione paraprakisht nga robi i vet tek Sherbimet Sekrete.

Para se te futej qeveria ne lazarat, kishin informacion keta te PD dhe akuzonin me muaj qeverine per lidhje me drogen qe t'i ulnin vlerat meritave te operacionit.

Para se te arrestoheshin e te denoheshin prokurore si Haxhi Giu, ate te Kukesit, e zyrtare te tjere teper te larte, si kurre ndonjehere ne historine e shqiperise, PD akuzon masivisht per "kriminalizim te posteve publike", lidhje me krimin, etj.

Kjo u ka mbetur, kapja pas fijeve te kashtes. Vetem Presidentin dhe Sherbimin Sekret kane tani per tani e do ta shtrydhin sa te munden me deshperim.

Nderkohe ne keto 2-3 vjet jane arrestuar dhe denuar me shume zyrtare publike se ne 25 vitet e fundit, qe nga kryebashkiake, prokurore, deputete, guvernatore banke... sado qe ia kane hedhur te mos denohen si cdo njeri tjeter, jane hequr nga postet e jane cuar para drejtesise te pakten, gje qe s'kishte ndodhur ndonjehere. Me Berishen jo e jo, por as me te tjere.

Ka t boj shume, edhe sistemi hibrit,   qe eshte ndertu ne Shqiperi , qysh prej viti 1992 !

Eshte vu shtrember  tulla e pare dhe keshtu do vej kjo pune , shtrember  !

Fytyra dhe emri i  Shullazit del me shume ne gazeta, televizione radio ,   sesa  fytyra dhe emri i  Presidentit !

Vetem PD e ka permendur gjithandej deri tani dhe lajmet e kane bere si pasoje. Edhe tani ne keto momente PD po kerkon ta fuse per diskutim ne parlament faktin eq Koni, Rektori qe fitoi dhe qe eshte me PD, na qenka kercenuar nga Shullazi. Me kete duhet te merret parlamenti sipas tyre. lol

Shkabe, çfare mejtimi ke per kercenimin e Konit ?

shfrytezim situate sipas metodes pdiste me duket mua se robi qe i dhurojne hotele nuk besoj se merret me dava rektori

Pra je duke thene qe eshte sajese ? Po vete Rama e pranoi qe ngjarja ka ndodh dhe se qeveria ka patur dijeni per kercenimin.

 

ok

Ish-kryeministri Berisha, duke e cilësuar ekzekutivin aktual si një organizatë kriminale, u ka bërë thirrje qytetarëve që të armatosen kundër saj. 

“Iu bëj thirrje qytetarëve që të armatosen për të mbrojtur veten dhe sigurinë e tyre. Nëse ju kërcënoni me banda opozitën, qytetarët janë të gatshëm t'ju kundërshtojnë me armë e të mos gjeni vrimë ku të futeni. Armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët. Me këtë organizatë kriminale në pushtet nuk ka siguri, rend dhe qetësi”, ka thënë Berisha.

Berisha deklaroi në oborrin e Kuvendit se thirrja e tij për armatosje i referohet një nisme ligjore të mundshme për të armatosur popullsinë si në SHBA. 

Keshtu eshte kur nuk fut njeri stilolapsa-pistolete ne Kuvend.

Shqipot jane already armed me xhephanene qe vodhen ne 97 .

vetevrasje politike ishte kjo o kapo, iku berisha per shele, po e quajne psikopat dhe ata qe e lavderonin me shume neper facebook. U armatos nje here populli ne 1997, vdiqen 2000 veta brenda vitit dhe asnje politikan, vetme popull. berisha po ben thirrje te vritet prape populli.

Second Amendment to the United States Constitution

The Second Amendment (Amendment II) to the United States Constitution protects the right of the people to keep and bear arms.

...si ne SHBA smiley

shele shele, sala sapo u veteshpall "psikopat" nga masa

..armatosja te regullohet me ligj...dhe ligji te aprovohet me referendum nqs nuk dun komunistat 

Shif shif si i ka frymezu Trapi. 

Per zotin, te gjthe si parti, madje si grupim mbareboteror, jeni me vida mangut, po na ikni duarsh o psikopate, por po merrni ne qafe gjithe boten.

po, po... mirepo ligjin e ben 12.7-çi, jo referendumi!

 

U veteshpall nga masa ?

thuhet u shpall nga masa shkabe .meso shqipen e sotme.

si ne 1997

sala sapo u veteshpall "psikopat" 

Ka nje skene te "shoqnia e poetve te vdekun" me Robin Willams ne fun te filmit,ku nxansit hypin mbi bankat e klases dhe ne syte e principalit, thone: capitain my capitain!

Une jam gati me hyp mbi opinionin e leshit qe me demek i bahet vone per fatet e demokracise,me bertit me te madhe se Berisha ka te drejte ;po duhet me u armatos populli !

Per sa kohe qe Berisha ban thirrje,"kapni armet e mroni veten nga krimi",se kjo qeveri qe ne paguajm mron krimin dhe jo ne - ku asht problemi ktu?

Qe nje kriminel mund te hapet bythesh ne Mirdite,hajt po e justifkoj qeverine,jo per mungese infrastrukture,jo logjistike a ku di une,po kur kapot e krimit kaperdisen ne mes te Tiranes, t'u vu gjoba anej knej dhe t'u ju shku tymi i oxhakut drejt,te pa trazum nga kerkush,c'a t'baje populli? Ni byth ven asht Shqipria. Ba me dasht shteti u shtyp koken,po shteti apo segmentet e tij kane venos me qan me kriminelat dhe jo me popullin,se me u sherby krimineleve,ata te fusin ne  bordorote e tyne;me i sherby popullit duhet me pas ideal. Po kush?

Dashnia osht e verber thone. Po te vijne syte ne martese. Dhe ju u bote tre vjet mo. Nei avokat te mire divorci? smiley

Fatos Lubonja: Berisha nuk ulej ne tryeza te hante e pinte me kriminelet,si Rama ,qe i ben miq e shoke.

Lubonja shtron një pyetje: Pse profesorët u ankuan te Berisha dhe jo te shteti?

“Fakti që shohim Berishën të guxojë të denoncojë Shullazin, ndërkohë që institucionet shtetërore, shoqëria civile e mediat nuk guxuan ta bëjnë këtë të parat, është në koherencë me luftën e bandave: te Berisha shkojnë e ankohen si një i fortë për të kërkuar mbrojtje nga të fortët e tjerë, ndërkohë që normalisht njerëzit duhej të shkonin të ankoheshin në organet e shtetit, shkruan Lubonja për Panoramën.

Ktu ja ka fut kot Sala , nuk ka si kerkon armatosje te popullates kur dihet qe populli i armatos eshte , apo e ka llafin per tanke dhe MIG .

Speaking at the weekly parliamentary session, Berisha accused the government of links to crime gangs and said there is no public order or security.

Berisha also called for a new law to allow weapons possession. Gun ownership is currently illegal in Albania and calls to break the law could result in a 10-year jail sentence.

"I call on them to get armed," Berisha said. Addressing the government of Prime Minister Edi Rama, he added: "If you as a criminal organization think of terrorizing the opposition and the citizens, I guarantee that the opposition and the citizens are ready to turn to you with all means so that you find no hole to get in."

The  National Rifle Association (NRA), a deep-pocketed group with 5ml members,reacted and  will help opposition with expertise to prepeare and aprove an excellent  new Gun ownership Law. 

popull i pa-turp, i jep fame fjales kriminel  apo kur..ve 

deklaratat e fundit ne prani te prokurorise po thone te gjitha se Emiljano thjesht u paska kerku paleve te perfshira ne konflikte qe t'i zgjidhin ato. Pra opozita thjesht ka leshu mashtrimin e radhes

Po mer burre. Ai i shkreti kshu ka qene perhere. Ngaqe osht rob zoti dhe do me i ndihmu te gjithe perpiqet me shujt sherret dhe ja morin per presion. Nuk ka cun mo t'mire. Do e lirojne dhe do i japin edhe demshperblim. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).