Më shumë se gjysma e bizneseve të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, DIHA e vlerësojnë negativisht situatën ekonomike në Shqipëri, krahasuar me një vit më parë.

“Faktorët që kanë përkeqësim janë administrata publike, parashikueshmëria e politikave ekonomike, siguria ligjore, transparenca në tendera dhe korrupsioni”, thotë Rolf Castro Vasques, President i DIHA-s.

Këta faktorë e rendisin Shqipërinë të parafundit në listën me 20 shtete, duke lënë pas vetëm Kosovën. Vlerësimi, thotë zoti Vasques, është kryer me sistemin gjerman nga 1 shi e barazvlefshme me “shumë mirë”, deri tek 6, ose jo tërheqëse për të investuar. Por cila është këshilla gjermane, që Shqipëria të vlerësohet me mirë se 4.7.

“Ajo që na bie në sy është që në vendet e tjera kemi pika kontakti të pandryshuara ndër vite. Ndryshimet në qeveri nuk kanë asnjë ndikim dhe ata vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre. Do të donim të konstatonim që punonjësit në ministri të kenë mundësi të thonë mendimin e tyre. Dhe dy gjëra, shteti i së drejtës për të cilin jemi të ndërgjegjshëm dhe sa u përket taksave, bizneset gjermane që operojnë në Shqipëri thonë se kur bëhet fjalë për biznese të huaja kontrollohen më shumë se 20 herë në vit nga tatim-taksat”, sqaron Rolf Castro Vasques.

36 Komente

Do te donim te konstatonim qe punonjesit ne ministri te kene mundesi te thone mendimin e tyre

 

Si kane degjuar ndonjehere goret keta gjermanet prandaj kerkojne kete. Eshte merite e rames qe ua mbylli gojen ketyre. Max i lejon te lavderojne qeverine neper internet e kafene.

“Faktorët që kanë përkeqësim janë administrata publike (shteti me i llaf), parashikueshmëria e politikave ekonomike (çëre jon kto?), siguria ligjore (aa te lutem), transparenca në tendera (xhelozija) dhe korrupsioni (ik se tallesh)".

Shume tendencjoze kjo, asnji llaf per kepurdhat dhe guret 10 deri 12 cm te mbledhura nga gjithe trojet shqiptare smiley

China Exim Bank, banka që përfaqëson Qeverinë Kineze e ka vendosur Shqipërinë në listën e zezë dhe për një periudhë katër vjeçare nuk do të vlerësojnë asnjë projekt financimi për Shqipërinë. Ky vendim, tha Selenica, “erdhi sepse pas vlerësimeve të analistëve të Exim Bank rezultoi që projekti i “Rrugës së Arbrit” qe një projekt i keq, madje tejet korruptiv, ku kryeministri Rama i kishte sugjeruar disa herë kinezëve të bashkëpunonin me një mikun e tij. Pikërisht nga dështimi i këtij projekti por edhe nga mosvlerësimi e sorollatja e propozimeve serioze kineze, kjo bankë nuk do të financojë asnjë projekt për Shqipërinë katër vitet e fundit”. 

...kjo eshte e mjaftushme qe Rama te raset ne burg pa problem kur te behet reforma ne drejtesi smiley

Këta faktorë e rendisin Shqipërinë të parafundit në listën me 20 shtete, duke lënë pas vetëm Kosovën.

 

-ne fakt, ekonomikisht  Kosova eshte me mire se Shqiperia ! 

Kosova ka fatin e keq qe akoma nuk njihet  de jure  si shtet nga OKB..  njohje kjo qe do ti bente automatikisht te mundur Kosoves edhe anetaresimin ne institucione ekonomike Boterore nga te cilat do te perfitonte  programe/ investime ekonomike afatgjata..  perndryshe Kosova do ti linte pas te gjitha vendet e qe e rrethojne.

s'ma ha mendja te jene me mire.

si dhe per mendimin tim s'ka te beje njohja nderkombetare tek ekonomia. ka plot rajone qe nuk e kane pavaresine (barcelona psh) dhe jane me te pasurat e shtetit ku ato bejne pjese. ekonomia varet kryesisht nga faktore sociale (popull i urte apo i ashper,  dembel apo punetor, i zgjut apo i trashe, etj) dhe gjeografike (klima dhe me ke kufizohesh).

sikur te ishte ndryshe ata nuk do ta futnin kosoven fare ne liste. 

Sa turp.

Brad e Belul, gezuar   (sa doja te fusja ketu, nje foto te nje shishe vere te vjeter, 2000 , shishe si top futbolli smiley

Ca feste eshte mo vlla smiley Gezuar .

çdo dite feste, sa po hap nje sheshe vere qe kushton te pakten nja 200 euro smiley

Pjero jam shume i sigurte qe ty nuk te shijon nje shishe vere prej 200 euro. Aty tek 3-5 euro te mrekullon. Njesoj si qoftja me 20 leke dhe bira me 50 leke qe ti vdes per ti shijuar. 

Kuazo, une vertet blej edhe verera 3-4-5 euro, por i ruaj ne bodrum, horizontalisht, dhe i leviz çdo 2-3 muaj nga pak. Blej edhe shishe 7-8-9-10-11-12 euro, ndersa ato 100-200-300 euro, jane dhurate per idete qe jap. 

Ska gje me te mire se vera pjer. Fatkeqsisht brezi im pi vetem hashash dhe e kam te veshtire te bind ndonje qe te pime vere.

verera 3-4-5 euro,

Nuk ka vere te mire nen 10 euro smiley

Mirembrema te gjitheve!

Sapo u ktheva ne shtepi tani nga nje mbremje shume e bukur ketu ne Londer, pune, por edhe ...qejfi. Doja te ndaja me ju disa pershtypje te mia. Por me pare me lejoni t'ju jap pak background.

Isha i ftuar te jepja nje Evening Lecture nga shoqata e inxhinjereve dhe gjeologeve te naftes se Anglise mbi Shqiperine dhe burimet e saj te naftes dhe gazit.Organizatoret e mbremjes me thane se krahasuar me mbremjet dhe leksionet e tjera, rralle here e kishin pare sallen te mbushur plot  e per plot, si sonte. Salle me 170 vende me asnje vend bosh. Per arsye Shendeti dhe Sigurie (Health and Safety) disa vete nuk u lejuan te marrin pjese sepse nuk lejohej te qendrohej ne kembe. Nje interes i jashtezakonshem per Shqiperine!

Disa prej tyre kishin qene disa here ne Shqiperi per te bere biznes ashtu sic kane bere dhe bejne  ne Itali, Kroaci, Greqi dhe, ne fakt, ne te gjithe boten

Nejse, me falni se u zgjata shume.

Shqiperia i kishte mahnitur me nivelin jashtezakonisht te larte te shkerdhatokracise mes qeveritareve, si dhe me nivelin po aq jashtezakonisht te larte te injorances ne mes te punonjesve te shtetit! Me keto rritme, ne Bashkimin Europian jo e jo, po as ne Unionin Afrikan nuk na lene te hyme.

Dhe jo, nuk ishin investitore qe duan ta kolonizojne Shqiperine dhe t'i vjedhin asaj burimet natyrore, thjeshte njerez qe duan te bejne biznes normal, sipas rregullave te Anglise, Norvegjise etj.

 

Asgje e re nga fronti i perendimit tha ... Mark Twain..

Gjume te embel, Shkabe!

 

 

Po pse mor vlla nuk ftove ate gocen nga KM ti bente nje resumé gjendjes ne Shqiperi? Pse? Pavaresisht se nuk di anglisht (ti mund te ishe perkthysi) forca e argumentit te saj shkon nga ishujt Faroe deri te liveleak-u! Po kshu eshte kur te ftojne ty nje person i deshtuar te besh prezantime te ketij niveli dhe jo shoqen nga vendburimi i vajgurit!

 

kush eshte kjo goca nga KM o vlonjat se me bere kurioz?  (My brain is a bit sluggish from the pints of lager at the moment)

plus qe kam nja 2 - 3 jave qe nuk e kam vizituar peshkun, keshtu qe mund te kem humbur ndonje reference per te.

Po mire mo kaq shpejt e harrove muzen*  e poezise tende ti? Po ne ate poezine e kemi si ilaç kunder "tutkallit" siç e quan bredhi smiley

* behet fjale per nje vajze te mbyllur ne nje trup djali, dmth as mish as peshk. As vete ai/ajo nuk e di ca eshte.

o lere lere. me ka ikur truri fare nga birrat qe piva. smiley

duhet ta kisha kapur nga liveliku qe permende.

Kot tashti sa per muhabet, se iku ajo pune, e humbe rastin. Po nuk u shpjegove ti tek e tek ... se Rilindja, Saliu e kupton ti dmth, miliona laprat, shteti, z. Trump etj etj. smiley

Rolando, po do merzitet Kone Miushi me kete qe the smiley

Cfare kulture komunikimi egziston ne Shqiperi !!!!  Krytarja Bashkiake e Gjirokastres, komunikon si qehja, me duar kryq, dhe me shpate -llape,ne goje  njerzit , te gjithe si bageti !

Cllapazane e poshter !! Obobobo ..!  Po hajde o hajde ku je ti ?!! smiley

Po hajt mo ça te besh! Kur te ben moral nje hajdut zhavorri......

Dikur kishim nje model sovjetik i mire i keq po e kishim ne fakt, kuptohej si sistem, ndersa sot nuk meret vesh mire cfare sitemi kemi dhe cfare sitemi mbrojme Thuhet qe prona private eshte burimi kryesor mbi te ardhurat dhe  mjetet e prodhimt dhe sitemi kryesor qe gjenron prodhim dhe mirqenie, por ne relitet ky nuk qendron sic duhet ne kembe te veta,

Ja dhe gjermoneit thote qe `ekonomija shqiptare  mbeshtet ne nje sitem hibrit prodhm `  Te hibriti hyjne te gjitha droga, vjedhja e pasurive komebtare, shitja e tyre, dhe kemi nje produkt sitemi i cili demton shume keq te gjithe shqiptaret, dmth popullin, i cili 1/3 e te cilit eshte ne emigracion,pjesa tjter punon ne kete sitemin hibrit qe eshte shume i korruptum, i cili prodhon shume te paafte dhe te papune ...mungon prespektiva 

Edhe vete euronews-i e dha si lajm, padine qe ka bere Erdogani ne gjykaten e Kelnit ndaj nje humoristi gjerman, ndersa ne shtypin shqiptar as edhe nje rresht lajmi! Me kete rast po hedh ketu shkrimin e radhes. LEXOJE, SHPERNDAJE DHE MOS IA DOREZO ARMIKUT! 

Një Leter sekrete

Shumë e dashura mikja ime Enxhi,

këtu po të shkruan miku yt më i mirë, Taipi, ... e di që u hutove, sepse deri më tani të kam shkruar me zoti Erdogan, por tash e tutje do të shkruaj me emër, sepse qysh se kam nisur të mësoj disa fjalë arnautshe, nuk e di pse po më pëlqen emri im Taip. Por më mirë do të ta shpjegoj kur të takohemi të dy sy më sy, e të mos na dëgjojë kush tjetër. E kam fjalën për ata që ju i quani paparaci, ndërsa këtu i quajnë kandilxhinjtë.

Tani, shkaku i kësaj letre sekrete që po të shkruaj, është padia që bëra para dy ditësh në gjykatën e Këlnit kundra atij moderatorit palaço, që u tall me mua e që s’dua t’ia përmend as emrin. Apo më saktë, shkaku i kësaj letre është meraku im, mos ti e dashur je prekur nga kjo padi, që unë kam bërë në gjykatat tuaja. Hiç mos u shqetëso, unë e kam vetëm me atë kopilin, por jo me Gjermaninë. Në marrdhëniet tona dy-palëshe është gjithshka paleti. Garant për këtë është ngrohtësia e marrdhënieve tona , midis meje dhe teje, që nuk do ketë gazetar dhe moderator ta thyejë.

Ti e di e dashur Enxhi, unë jam pak impulsiv, edhe nxehem nga pak si prush zjarri që të ngroh, nuk të kam folur gjatë për këtë, se doja më parë të të hyja në zemër. Mirpo sekrete ndaj teje nuk dua të mbaj, ndaj të sqaroj se ka momente kur jam si një tigër, oh, Enxhi, vetëm të jesh ato momente pranë meje e të më shikosh, të më ndjesh, do thuash tani e njoha jetën dhe dijen. Ç’ti bësh, ti je larg në Berlinin e ftohtë dhe plot me punë. Ta qaj hallin! Po e di ç’ke ti, me të mbaruar punën kësaj të premte në drekë, nisu për këtu tek unë, ku të ngroh dielli, se dhe unë në drekë e lë punën për të shkuar në xhami, por sa të vish ti e kam mbaruar lutjen e ardhjes tënde, sepse ne jemi këtu dy orë para jush. Dhe mos u bëj fare merak, se këtu nuk e merr vesh njeri nëse ke ardhur ti, sepse unë i tredh këtu paparacët; vetëm kij kujdes andej nga Berlini ti, mos ta marrin vesh kush se për ku je nisur! Apo të të nis çarterin tim privat?... (vazhdon)

 

Kështu e dashur, mos u shqetëso për padinë që kam bërë në gjykatën e Këlnit! Thjesht dua tu tregoj edhe këtyre injorantëve që kam këtu në vendin tim, ja me gjyq zgjidhet gjithshka e jo me dhunë, ndaj besoj gjykata e Këlnit do më japë të drejtë mua, ndërsa atij palaço moderatorit do i jap nja dy-tre vjet burg dhe një gjobë të majme. Kjo do ndikojë edhe për të ardhmen tonë këtu në Turqi, që kur të ndajmë ato sinoret e vjetra me këta mistrecët tanë kurdë, kuptohet se do ngelen një pjesë të pakënaqur. Me fitoren time të tanishme në gjykatën e Këlnit, njerëzit anë e mbanë do të mësohen ti drejtohen gjyqit, e kështu do biem paksa në rehati nga dhuna. Ne duhet ti mësojmë këta injorantë që na rrethojnë, se vetëm me dashuri mund të fitohet. Ndaj e dashura Enxhi, ajde sa më shpejt se po të pres me krahët hapur! Yti, Taipi.

Sa eshte minimumi i pageses per ore ne Shqiperi ? Duhet te jete qesharake besoj, se ne Shqiperi nuk ka nje sitem pagash qe logarit koston e jetes se shqiptareve, Nje ceshtje themelore dhe treguese e nje vend se cfare ekonomie ka ai !  Nuk e di sa eshte raporti pune e zeze, dhe bune e bardhe (regjistruar) por e marr me mend se mbi 50 - 60 % ne Shqiperi punohet ne te zeze , pune jashte sitemit te regjistrimit , shmangje te taksave, ky eshte hibriti me i madh i ekonomise shqiptare ! 

Kerkohen disa duartrokites me pagese per kongresin e durresit

Prite kur ta tejkalojene planin, nga 300 mije ne 350 mije smiley

Shyqyr o pereni se vetem gjona te mira dum te ndëgjojmë :

Parashikimet e opozitës për ditë të zeza në ekonomi, Ahmetaj i cilësoi si qëndrime emocionale dhe jashtë kontekstit.

Ai tha ndër të tjera se rezultat ka pasur edhe beteja kundër informalitetit, e cila ka hyrë në një fazë të dytë.

“Të ardhurat në buxhet janë rritur, jemi duke bërë realitet atë që kemi thënë, qeveri e përgjegjshme që nuk krijon borxh të ri. Në 2016 do kemi bilance primare pozitive +0,3”,- shtoi ai.

Ministri foli edhe për vendet e reja të punës në dy vite, ndërsa shtoi se qeveria është shumë pranë kapjes së premtimit për 300 mijë vende pune.

“Janë hapur 173 mijë vende pune gjatë periudhës dy vjeçare në pushtet, jemi shumë afër mbajtjes së premtimit për 300 mijë vende pune. Jam i bindur që ky vit do jetë vendimtar”.

Kreu i Financave shtoi ndër të tjera se në vend janë rritur investimet e huaja, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës për largimin e investitorëve të mëdhenj nga vendi ynë.

ups, paska dale pushte Elbes .komenti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).