Sipas njërit prej këshilltarëve të Presidentit të ri të Kosovës, rreth 1600 ftesa janë shpërndarë për ceremoninë e inagurimit që po mbahet në Prishtinë. Politikanë shqiptarë, trupa diplomatike, personalitete e miq janë ftuar në ceremoninë në shesh, të plotësuar me orkestër simfonike. Ceremonia, e ngjashme me "Inaguration Day" vjen pas kundërshtimesh të forta disamujore nga opozita. Ky është pozicioni më i lartë shtetëror për ish Kryeministrin Thaçi, i cili u shfaq fillimisht në skenën publike si luftëtar guerrilas i UÇK-së.

8 Komente

Kosova me thacerat e mustaferat ne krye eshte bere tamam per tu qare me llahinga. Duke pare vetem foton imagjinoj qe muzika qe po luhet eshte goxha doomy 

Keta langaraqet e VV kane vendosur te hedhin gaz lotsjelles serish?
Dmth nese nuk marrin votat dhe nuk u plotesohen tekat,keta funderrina ose bojkotojne ose hedhin gaz lotsjelles?

Sjam ndonje fans i Thacit,por keta te VV po e teperojne me tekat e tyre.

Thaci u zgjodh President sipas nje procesi kushtetues dhe normal.

Respektoni rezultatet e votimit,se keto ka demokracia o Albin!

Ndryshe jeni fashiste dhe asgje me teper.

Thaci u zgjodh President sipas nje procesi kushtetues dhe normal.

Thaci u zgjodh President sipas nje procesi allishverishesh ndermjet tij dhe Isa Mustafes e te tjere.

Ajo eshte pjese e lojes politike.

Njesoj sikur ne Shqiperi Ilir Meta u zgjodh Kryetar parlamenti,apo nese do te zgjidhet President ne 2017 me votat e LSI+PS.Nuk do te jete jolegjitime,por do te jete plotesisht legjitime.

Thaci me Mustafen kane shumicen ne Parlament,keshtu qe cdo votim i ketij parlamenti te njohur nderkombetarisht,eshte legjitim.

Tani se keto gjera nuk u pelqejne fashisteve te VV,eshte pune tjeter.

Ata kane probleme me njohjen dhe pranimin e realitetit...dmth qe ne realitet jane pakica.

 

thaci me mustaf-serbin, i kishte zhdukur te gjithe flamujte kombetare nga skena e perurimitsmiley.   vetem kur ka ndonje tubim te vv-se e kupton qe ne kosove ka edhe shqiptare.

president me votat e serbeve.  republika kosovska,sipas planifikimit sorrosist, deri tani po ja del te shumekombetarizohet dhe te behet pengese ne ribashkimin dhe fuqizimin e shqiptareve..

sot ishte edhe dita nderkombetare e arixhinjvesmiley.  jo se,,,,,por 

Blendi do te duhej te shoqeronte artikullin me verejtjen : "Vetem per ata me lukth te forte"!

Vete struktura e mysafireve flet me teper se çdo artikull.Hiqe z.Nishani,qe ne fakt  eshte ne shtepine e tij dhe nuk e konsideron kush per mysafir,e pranishme  aty ishte vetem znj.Kitaroviq.Kot ato ftesa te vetenenshkruara me Sh.e T. z.Thaçi ,demek Shkelqesia e Tij smiley , kur e tere bota e konsideron si kriminel ordiner.

p.s.

Kujt i kujtohet Ahmet Zogolli,megjithse,doren ne zemer,ai ishte i shkolluar dhe vinte nga nje familje e respektuar?

Gjith kjo tam-tam smiley tregon se ne krye qenkan provincialet smiley

Po orkestra simfonike ça pjese luajti! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).