Mark Crawford: “Kur ambasada dhe diplomatët nuk janë më diplomatë, duke parë vështirësinë e situatës, është shumë e vështirë për ne t’u themi investitorëve hajdeni, sepse do jetë ambasada që do t’u thotë mos hajdeni, sepse situata nuk është e përshtatshme” 

Diplomacia ekonomike është vënë në alarm për klimën e rënduar te investimeve, që është krijuar në vendin tonë, aq sa disa prej dhomave të huaja të tregtisë, më të rëndësishmet në vend, janë duke i orientuar investitorët të mos futen në Shqipëri. Pasiguria juridike me kontratat aktuale, mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe korrupsioni duket se janë arsyet themelore.

Shqetësimi është përcjellë në rrugë jo zyrtare në Monitor javët e fundit, porse klima e rënduar, që përflitet në korridoret e diplomacisë, ka nisur të artikulohet zyrtarisht.

Duke folur në takimin  e organizuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike, pak ditë më parë, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë , Mark Crawford tha: “Duke dëgjuar kanadezët dhe amerikanët, që po ikin nga sektori i naftës, po mendoja për Albpetrolin, se si mund të investosh aty. Por kur ambasada dhe diplomatët nuk janë më diplomatë, duke parë vështirësinë e situatës, është shumë e vështirë për ne t’u themi investitorëve hajdeni, sepse do jetë ambasada që do t’u thotë mos hajdeni, sepse situata nuk është e përshtatshme”.

Në një bisede telefonike me Monitor, Crawford pohoi se investitorët po ikin nga Shqipëria dhe ky është fakt, nuk është më një thashethem, ata po e thonë publikisht që po ikin. Ai tha se kompania Helvet Pacard ka ikur tashmë, ndërsa Bankers Petroleum po përpiqet të largohet (kompania në fakt ka njoftuar shitjen).  Gjithashtu koncensionari i naftës Transatlantik Petroleumin erdhi dhe iku brenda një viti. Crawford thotë që pas kësaj kompanie ishte një miliarder amerikan, që “nuk e di pse nuk e morën seriozisht në Shqipëri”. Ai përmend dhe një rast kur një kompani, pasi erdhi, vendosi të mbyllë aktivitetin, por tani ka ngecur në një pikë ku as ikën dot dhe as e mbyll dot dhe duhet të sorrollatet për tre vjet, për shkak të burokracive në mbylljen e një biznesi.

Këto shqetësime i janë përcjellë pak ditë më parë nga Dhoma Amerikane edhe Këshillit të Investimeve, një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH-it për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit.

Shefi i Dhomës Amerikane pohoi për Monitor se investitorët thonë që  nuk është vetëm konjuktura e papërshtatshme e tregut arsyeja që po ikin, por edhe ambienti. Ai shton se edhe gjermanët mendojnë kështu.

Ambasada Amerikane në Shqipëri, e kontaktuar nga Monitor lidhur me këshillat që ata u japin investitorëve që duan të vijnë në Shqipëri, tha përmes zëdhënësit të saj, Ryan Roberts: “Forcimi i lidhjeve ekonomike midis SHBA dhe Shqipërisë është një element i rëndësishëm i marrëdhënies se shumeanshme që kemi me Shqipërinë. Ndërkohë që as nuk inkurajojmë dhe as shkurajojmë investime, ambasada ka përgjegjësi, kur i kërkohet, që të ofrojë një vlerësim të ndershëm të mundësive dhe sfidave që ka të bërit biznes në Shqipëri.”

Presidenti i Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) Rolf Castro-Vasquez, tha se ai nuk shprehet deri të martën, kur DIHA do të publikojë Anketimin për Klimën e Biznesit dhe Investimeve në Shqipëri. Ky anketim paraqet një vlerësim të vitit të shkuar si dhe një parashikim për vitin në vazhdim. Gjithashtu tregohen dhe perspektivat e Shqipërisë si vend për investime.

Në një intervistë të mëparshme për Monitor, z.Vasquez  ka pohuar se “ju duhet të tregoni se jeni të aftë të përmirësoni mjedisin e të bërit biznes. Problemi qëndron në faktin se procedurat, dokumentacionet duhet të hartohen në kohë dhe këtu ka shumë vend për përmirësime. Kur çështja vjen te niveli bazë, atëherë ka shumë probleme. Ai përmendi dhe se Maqedonia po tregohet aktive. “Ka një regjim fiskal të favorshëm dhe kjo për ne është një pikë e rëndësishme”.

Edhe Exim Bank  e Kinës fut Shqipërinë në listën e zezë për 4 vjet

Geri Selenica nga  Qendra Shqiptare për Studime Strategjike njëkohësisht konsulent për investimet kineze në Shqipëri tha se Exim Bank, banka që përfaqëson Qeverinë Kineze e ka vendosur Shqipërinë në listën e zezë dhe për një periudhë katër vjeçare nuk do të vlerësojnë asnjë projekt financimi për Shqipërinë. Ky vendim, tha Selenica, “erdhi sepse pas vlerësimeve të analistëve të Exim Bank rezultoi që projekti i “Rrugës së Arbrit” qe një projekt i keq, madje tejet korruptiv, ku kryeministri Rama i kishte sugjeruar disa herë kinezëve të bashkëpunonin me një mikun e tij. Pikërisht nga dështimi i këtij projekti por edhe nga mosvlerësimi e sorollatja e propozimeve serioze kineze, kjo bankë nuk do të financojë asnjë projekt për Shqipërinë katër vitet e fundit”.

Selenica tha se, ky vendim i është komunikuar para dy javësh disa kompanive kineze që kishin aplikuar  për kredi për financimin e projekteve të ndryshme në Shqipëri.

Burimet jo zyrtare pohuan se në të njëjtën situatë ndodhet edhe diplomacia ekonomike e disa shteteve të tjera të rëndësishme, të cilat kanë vendosur të mos rekomandojnë investitorët e vendeve të tyre në Shqipëri.

Tashmë kur të gjithë shtetet e Rajonit po rikuperohen nga kriza ekonomike kryesisht nëpërmjet thithjes së investimeve të huaja, Shqipëria në tre vitet e fundit jo vetëm që nuk ka arritur të përfshijë në tregjet e saj asnjë investitor të huaj serioz, por madje edhe ato pak kompani të huaja të mëdha (rasti i Bankers Petroleum  dhe TIA) po largohen nëpërmjet shitjes së aktivitetit  ose mbylljes së aktivitetit si rasti i Kurum dhe Beralb.

Shefja e BB: Shqipëria nuk po shfrytëzon as avantazhin gjeografik

Shqipëria nuk ka arritur të shfrytëzojë avantazhin e saj gjeografik, i cili lejon akses si nga toka dhe nga deti. Kështu është shprehur shefja e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë Tahseen Sayed e pyetur nga “Monitor” gjatë prezantimit të raportit të radhës për vendet e rajonit të Europës Juglindore në lidhje me rritjen e konkurrueshmërisë me vendet e rajonit për klimën e sipërmarrjes private dhe Investimet e Huaja Direkte.

Sipas saj qeveria shqiptare duhet të nisë përpjekjet për përmirësimin e mjedisit të biznesit.

Referuar Maqedonisë, shefja e zyrës së Bankës Botërore e cilësoi si një model pozitiv dhe se Shqipëria duhet të ndjekë ritmin e rritjes së vendeve të tjera në lidhje me Investimet e Huaja Direkte.

Zonja Sayed vlerësoi reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare dhe sipas saj do të duhet të pritet të paktën dy vjet për të kuptuar efektin real në ekonomi.

“Stabilizimi i legjislacionit fiskal, i cili ka ndryshuar shpesh do të lejojë pjekjen e kushteve për investime serioze”, tha shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë.

Investimet e huaja bien për dy tremujorë radhazi

Pas një rritjeje në dy tremujorët e parë të vitit 2015, investimet e huaja kanë shënuar rënie në gjysmën e dytë të vitit, duke reflektuar reduktimin e investimeve nga kompanitë e mëdha të naftës.

Sipas të dhënave nga Bilanci i Pagesave të Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja në tremujorin e fundit ranë me 25% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke zbritur në shifrën e 169 milionë euro, niveli më i ulët që nga tremujori i dytë i vitit 2014.

Edhe në tremujorin e tretë investimet kishin rënë me 3.3%.

Për gjithë vitin 2015, investimet e huaja arritën në 871 milionë euro duke u rritur me vetëm 7.1% në raport me 2014-n dhe duke qenë 5.7% më të ulëta në raport me 2013-n.

Ecuria e investimeve në vitin 2015 reflekton paqëndrueshmërinë e tyre dhe varësinë e lartë nga industria e naftës. Në gjashtëmujorin e parë, ato u rritën ndjeshëm me 30%, si rrjedhojë e investimeve në hapjen e puseve të naftës, por edhe rritjen e kapitalit të bankave. Në tremujorin e tretë stafeta i kaloi energjisë, me projektet e hidrocentraleve.

Tremujori i katërt ishte më negativi, teksa Bankers Petroleum, investitori më i madh në vend, pothuajse pezulloi prodhimin për shkak të konfikteve me qeverinë shqiptare dhe rënies së ndjeshme të çmimeve të naftës.

Sipas Bankës së Shqipërisë, “Prurjet në formën e investimeve direkte gjatë kësaj periudhe kanë ardhur kryesisht nga sektori i hidrokarbureve me rreth 44%, ai i energjetikës me rreth 10%, të ndjekur nga sektori i bankar dhe ai i telekomunikacionit, që kanë tërhequr përkatësisht 10% dhe 7% të flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte”.

Sipas burimeve nga Bankers, në 2015-n investimet e kompanisë ishin rreth 130 milionë euro, ndërsa këtë vit ato pritet të përgjysmohen, teksa nuk parashikohen hapje pusesh të reja.

Me hyrjet e kompanive të reja që po mungojnë dhe pritshmëritë negative të kompanive të naftës, shpresa e vetme për investimet e huaja për këtë vit mbetet te energjia./ Monitor

24 Komente

Skandal!

Jo po bej prokopì me Miushin!

A nuk e meriton rama te vdese ne pushtet. Shiko ca skandali dhe asnje "intelektual" nuk ta merzit jeten me kritikat e tij.

Ne kohen kur qeveriste saliu kritikonin dhe ndertimin e rrugeve apo heqjen e vizave.

Prap me Sali Kermen juve? Mbajini ison, mbajani  se keni pa hajrin akoma. Rama ska per tu bo mbret por Sala ska per te ardh mo ne pushtet se nuk e duan Shqiptaret kanibalin.

Sa me shume ja permendni salen Sqhiptareve aq me shume ja zgjasni jeten maxhorances. Perderisa nuk e kuptoni tregon qe se keni meritu pushtetin as para 10 vjetesh. Atehere nxorret KOPIN te mbulonte fytyren e urryes te Berishes, sot se keni mo ket lluks.

Cojeni ne Cmendine kalbesiren qe te vazhdojne te jetojne Shqiptaret.

Asiher. Shqiptart meritojn vetem diktatura dhe mbreteri. 

s'kane pasur kurre mbreter. ça po flet. zogu ishte mbreti i pare dhe i fundit shqiptar. si dhe ajo lidhja qe dhe nuk hapet.

artikull interesant. puna eshte te dihet Edi vete ç'mendon dhe a e dinte vete Kristaqi kete gje. sepse  mund te besh artikull per çdo sherbyes te ish mbretit dhe t'i nxjerres te gjithe femije te tij, aq me shume qe e mbanin si hamshor.

 

Pse rastesi te duket ty perdorimi i Twitter nga edi?

He mo se s'eshte hera e pare qe na kane ne grike te pushkes, e ne i kemi ne te topit.

"Duke dëgjuar kanadezët dhe amerikanët, që po ikin nga sektori i naftës, po mendoja për Albpetrolin, se si mund të investosh aty."

Shko mer qiu bashke me presionin qe ben e bashke me kapon qe te solli ketu.  Fatkeqsisht me sa shoh une, keta te sotmit nuk jane burra dhe shancet jane qe kane marre persiper perlyerjen e atyre te djeshemve. Shume nga keta "investitore", ne nje shtet normal, do te ishin duke i dhene intervista ardit shkerdhates nga mbrapa hekurave. 

e keqja e qeveritareve te djeshem, te sotem, dhe atyre qe duan te Lulezojne ne hip-ketu-e-shiko-stambollin, nuk eshte se jane thjeshte injorante, por se duan te terheqin vetem keta lloj investitoresh qe permend ti.

ata investitore qe kam takuar une, duan te bejne biznes normal sic bejne ne Kroaci, p.sh. Dhe nuk bejne dot.

....pas vlerësimeve të analistëve të Exim Bank rezultoi që projekti i “Rrugës së Arbrit” qe një projekt i keq, madje tejet korruptiv, ku kryeministri Rama i kishte sugjeruar disa herë kinezëve të bashkëpunonin me një mikun e tij.

Corruption Is The New Communism 

a ka më turp se kaq ? smiley

 

Ca kontributi real kane sjell keto investme ne zhvillim ekonomik, pervec se kane shfrytezu pasuri nentokesore per te mbush llogarite ne panama. 

 

pasurojne disa njerez atje te ju, qe kete e investojne nga ana tyre duke ngritur pallate apo gjera te tjera te ngjashme. 

futet dmth nje fare leku, indirekt. ndryshe s'do futej fare gje. 

se po ta kapim kete problem ndryshe, keta investiroret ne fakt nuk jane veçse perfitues. keta vijne te perfitojne vete ne radhe te pare, ne i quajme investitore, sikur po na japin, kur ata vijne te na marrin. 

keshtuqe me mire mos vijne hiç. qe te perfitosh nga keta duhet me qene si kinezet (jo si afrikanet, ku pasurohen vetem ca udheheqes shtetesh), dhe t'u vjedhesh apo tu terheqesh teknollogjine qe ato qe ata sjellin te prodhojne ta prodhosh vete, pas fare pak kohe dhe t'ja u shesesh ti pastaj. ta marresh ti drejtimin e orkestres. jo kot, skllav i tyre.

Lajmi ka nje pasaktesi. Shqiperia aty ka qene, tek vrima e zeze, keshtu qe s'ka si ta kete fut' diplomacia! smiley

me e zeze eshte koshienca e atyre qe s'i ben pershtypje  ( jo ata qe jane te vetedijshem) 

me  teper per ata qe jetojne ne Shqiperi 

shuplaka me e forte keto 10 vitet e fundid per ata qe qeverisin shqiperin. Kjo do te thot qe jo vetem sdo ket me investime por edhe ato qe jan ber do mbyllen a me shpejt ose do rrin duke marr parasysh rrezikun e larte qe ka shqiperia. po tha ambasada jo vajhallin

Faktikisht situata e krimit te organizuar dhe gjykatave eshte skandaloze. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).