I nderuar zoti kriminel.

Mes tollovisë, të vërtetave, legjendave, anatemimeve, gjobave, trafiqeve, vrasjeve, kërcënimeve, pengmarrjeve ti më në fund bëre diçka fisnike. Ti i nderuar zoti kriminel zgjove kujtesën kolektive në këtë vend të keqarsimuar dhe falë teje doli lakuriq e pa brekë ajo mafia më e poshtër, më e ndyrë, më hileqare dhe më hipokrite.

Shqipëria e famshme me kriminalitetin e saj ka në qarkullim ”mafien e betonizimit”, “mafien e ilaçeve”, “mafien mediatike”, “mafien politike”, “mafien e kurvave” dhe ti më në fund u bëre sebep që mileti injorant apo intelektual të njohë edhe më të keqen mafie, “mafien e universiteteve”…

Ti i nderuar kriminel bëre të kthejnë kokën qytetarë, gazetarë, lektorë, profesorë, studentë, prindër, halexhinj e zengjin dhe nesër, kur të shkojnë të votojnë, t'i thërrasin mendjes jo vetëm për paranë publike, jo vetëm për universitetet publike, por edhe për të shenjtën, të ardhmen e gjeneratave!

Ndaj i dashur kriminel të falënderoj që si mace e zezë ua preve rrugën në mes zagarëve me grada shkencore e ua zure në grykë kockat e vjedhura dhe lehjet e tyre atë natë të ngrohtë prilli kur Tirana si zakonisht hapej bythësh nëpër Bllok…!

11 Komente

smiley  smiley  smiley 

shkurt bukur qarte...

salto di qualita, thote italjoni..

Duhet ta falenderojme ne emer te peshkut pa uje! smiley

Titulli te ishte vetem "I Nderuari Zoti Kriminel"

Po te ishte "i nderuari" do kerkonte dekorate nga presidenti. Flm dhe e ka shume them une. smiley 

dakord

Ti i nderuar zoti kriminel zgjove kujtesën kolektive në këtë vend të keqarsimuar dhe falë teje doli lakuriq e pa brekë ajo mafia më e poshtër, më e ndyrë, më hileqare dhe më hipokrite.

 

mire o mire, por puna eshte se po kaq e ndyre, e poshter, hileqare, e peshtire dhe hipokrite,  eshte edhe mafia e shtypit atje , ku ben pjese edhe ti o shkallabande

bukur

always condensed.

plus, he is on the target 85% and up.

Hahaha, e forte! 

Shpesh here nuk bi dakort me ket' po ja lexoj gjithnji, se me ka stilin fantastik. smiley

Ajo fjalia e fundit nje vlere e vertete e t'shkrujtmit shqip! 

Di gjo njeri, a shkrun ndonje gje tjeter ky cuni, letersi? 

nuk di per letersi, por dikur peshku s'e paska pas me sy te mire

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).