Makinat e Google do të eksplorojnë nga 29 prilli rrugët kryesore dhe pikat turistike të Shqipërisë për të aktivizuar shërbimin e pamjes virtuale 360 gradë për përdoruesit shqiptarë.

Kompania Google njoftoi të martën se do të fillojë udhëtimet dhe fotografimin e rrugëve të Shqipërisë për të përmirësuar shërbimin “Pamje të Rrugëve”, të Hartave të Google, një shërbim mjaft i përdorur në Shqipëri.

“Nga 29 prilli, automjetet e Google do të fillojnë udhëtimin dhe shkrepjen e fotografive 360° nëpër qytetet e mëdha si Tiranë, Durrës, Sarandë dhe nëpër zonat turistike e historike të Shqipërisë” tha kompania në deklaratën për shtyp.

Shërbimi në fjalë, i lançuar në vitin 2007, është i disponueshëm në 76 shtete të ndryshme të botës dhe u mundëson përdoruesve në kompjuter dhe celular të bëjnë një eksporim virtual të rrugëve përmes fotografive panoramike.

“Kemi dëgjuar nga shumë prej përdoruesve tanë në Shqipëri se mezi presin ta përdorin shërbimin ‘Pamje të rrugëve’. Prandaj, sot jemi shumë të lumtur që ju njoftojmë për nisjen e udhëtimit si dhe për zbulimin e rrugëve dhe pikave më të bukura të Shqipërisë, për përdoruesit tanë anembanë botës. Kompanitë dhe përdoruesit shqiptarë do të përfitojnë gjithashtu nga te mirat e këtij shërbimi”, tha Antony Mcloughlin, Menaxher i Shërbimit “Pamje të Rrugëve” pranë Google.

Fotografimi në Shqipëri do të fillojë nga Tirana dhe do të përhapet përgjatë muajve në vazhdim në qytete dhe atraksione turistike. Shërbimi është mjaft i dobishëm për të përcjellë imazhe koherente të peizazhit shqiptar që nga qytetet bregdetare dhe malore deri te trashëgimia kulturore.

“Ky mjet do t’ua bëjë jetën e përditshme më të lehtë qytetarëve shqiptarë, duke u dhënë informacion të saktë mbi destinacionet, planet e udhëtimit dhe vendet me interes për t’u vizituar,” deklaroi Milena Harito, ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Për shkak se shërbimi do të transmetojë imazhe nga zonat e populluara të Shqipërisë, të dhënat personale dhe privatësia janë një temë mjaft e ndjeshme. Google është i detyruar të respektojë të gjitha ligjet shqiptare që mbrojnë privatësinë, për këtë arsye imazhet e “Pamje të rrugëve” do të mjegullojnë fytyrat dhe targat e automjeteve.

Pas marrjes së imazheve nga makinat e Google në rrugët shqiptare, do të duhen disa muaj për përpunimin e tyre dhe bërjen të disponueshme për përdoruesit.

21 Komente

Submitted by Norja on Thu, 04/28/2016 - 16:55

I kane bere nder qe te paketen i jane adresuar si ‘lider’ se nuk e meriton kete titull ne asnje rrethane. Piktori Deshtak, Bojaxhiu pa furce, Rrahesi i grave, Gomari qe pellet nga mengjesi deri ne mengjesin tjeter, Nudisti tredhur etj…keto jaen tituj qe i pershtaten me se miri Rames.

Shume gje e mire, ndonese me shume vonese! Google duhet te filmoje perdite shkaterrimin e ketij vendi. Qe emigrantet te kene mundesi ta shohin kete nga karrikja, e te mos harxhojne leket per te vajtur cdo vit ne vendin e tyre per ta pare shkaterrimin.

Pese komente, tre te parat komplet jashte teme nga trollat politike.

Shkabe , mos e krruj shume .

Cfare do t'i besh po e kruajti shume, do ta ndeshkosh me teper heren tjeter kur te shkosh tek studio e ndshkimit? smiley

pse ca?

Me vonese, prit kur Google te vije e te dixhitalizoje edhe librat e vjeter te biblotekes qendrore, siç po ben ne shume vende te ndryshme te Europes. Megjithse tregu shqiptar eshte i vogel. 

Qe perkthehet besueshmeri dhe stabilitet ne zhvillimet urbanistike!

Shko zoteri merru me bizneset e tua. Ti s'je nga ata qe ke nevoje per qeveri. 

Duhej NMN te bente rruget ne fillim, pastaj dhe google street .

mirikëll of fridëm

dhe rezultat i perpjekjeve te pareshtura per te arritur nje dakordesi te tille me Google.

Ca pallash jane politikanet shqiptare (pa dallim partie), marren meritat dhe per fotot qe Google i ben rrugeve, e per me teper i futen nje deklarate komplet out of touch, tip, let them eat cake.  

“Ky mjet do t’ua bëjë jetën e përditshme më të lehtë qytetarëve shqiptarë, duke u dhënë informacion të saktë mbi destinacionet, planet e udhëtimit dhe vendet me interes për t’u vizituar,” deklaroi Milena Harito, ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike.

A thua se po flet per turistet gjermane kjo Marie Antoinette-a rilindase. Si Sala qemoti qe thoshte do ja permiresoj jeten shqiptareve se do i bej te gjithe me iPad-a. Ne cilen fluske jeton ti, ke qindra mijera shqiptare qe s'kane buke e pune e shume prej tyre jane aq te deshperuar sa po marren rruget e botes ne mase si pas shembjes se monizmit. Ti thua se jeta e tyre do permiresohet se pas Google Street do kene mundesi ta shofin me realisht piken turistike, nga iPad-i qe (nuk) i dha Sala. 

Bravo google. Me bren kurjoziteti te di si do te kategorizohet informacioni? Eshte viti 2016 dhe ende shoh adresat e bizneseve apo shtepive te shkruhen: Rruga Dritan Hoxha, perballe pallatit 7 katesh te kuq me topa te verdhe.

Click here to see a virtual tour of pallatit in front of pallati me shigjeta, here's a closer view of shtepise para pallatit qe prishi Rilindja dhe i doli monument.  

I qaj hallin programuesve te Google per punen xhigante qe i pret.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).