Një studim i fundit nga PNUD tregon se ndarja e punëve në shtëpitë e familjeve shqiptare nuk bëhet në mënyrë të barabartë dhe se barra bie më shumë mbi gratë, ndërsa këto përpiqen të ndajnë ngarkesën me burrat.

Studimi “Perceptimet dhe qëndrimet publike ndaj barazisë gjinore në Shqipëri” kryer nga Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD, tregon se burrat dhe gratë shqiptare e kanë ende të vështirë të gjejnë balancën e artë të ndarjes së punëve.

Kërkimi i përgatitur nga Dr. Marsela Dauti dhe Dr. Edvin Zhllima i publikuar në fund të marsit, mori në pyetje 450 të intervistuar nga katër rajone të vendit për të mësuar më shumë rreth ndarjes së punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët, perceptimet dhe qëndrimet ndaj roleve të grave dhe burrave në familje, si dhe për çështje si punësimi dhe të ardhurat, menaxhimi i parave apo balanca karrierë-familje.

Në rreth 80 për qind të rasteve janë gratë ato që bëjnë larjen dhe hekurosjen e rrobave, pastrimin e shtëpisë, gatimin dhe larjen e enëve; ndërsa burrat kishin gjasa të angazhoheshin më shumë se gratë në punë që lidheshin me riparimet në shtëpi dhe pagimin e faturave.

Sipas studimit gratë shpenzonin mesatarisht 4.66 orë për punë shtëpie ndërsa burrat më pak se gjysma e kohës së grave, pra 2.07 orë. Me rritjen e nivelit të arsimit, pakësohej edhe numri i orëve të shpenzuara për punë shtëpie, ndërsa e kundërta ndodhte për arsimin e dobët.

“Në shtëpinë time përpiqemi t’i bëjmë në çift punët e shtëpisë, por gjithnjë unë bëj më shumë sepse bashkëshorti justifikohet me punët teknike brenda familjes”, tha për BIRN Ida, 32 vjeçe nga Tirana.

“Besoj se punët në shoqërinë shqiptare janë të ndara sipas gjinisë, sepse kështu janë edukuar meshkujt që në fëmijëri nga familjet e tyre të origjinës dhe ne vajzave na ka mësuar familja të shërbejmë. Megjithatë kujdesin ndaj fëmijës e kemi thuajse të barabartë”, shtoi ajo.

Në studimin e barazisë gjinore në Shqipëri brenda familjes thuhet se të intervistuarit me nivel më të lartë arsimor kishin më pak gjasa të raportonin për një ndarje tradicionale gjinore të punëve në familje, ashtu sikurse në zonat urbane raportohej se larja e enëve ndahej pothuaj barabar ndërmjet grave dhe burrave; gjë që nuk pasqyrohej në familjet rurale ku funksionon më së tepërmi parimi “gruaja i bën të gjitha punët e shtëpisë”.

Elidoni, 34 vjeç nga Tirana, i cili bashkëjeton me të fejuarën e tij, bie dakord me gjetjen e ndarjes së punëve të shtëpisë barabartë.

“Ndonjëherë kontribuoj në punët e familjes duke larë enët dhe duke gatuar dhe kjo më duket shumë e natyrshme sepse sipas mundësive i përkushtojmë kohë si unë dhe bashkëshortja punëve,” tha për BIRN Elidoni, i cili ka arsim të lartë.

“Unë nuk kam të tilla paragjykime, ne i bëjmë bashkarisht punët dhe e nxisim njëri-tjetrin të zhvillohen për nga karriera,” përfundoi ai.

Sipas studimit të PNUD, megjithatë, burrat shqiptarë kanë perceptime të ndryshme me gratë për sa i përket barrës së vërtetë që ndajnë në shtëpi.  “Burrat kishin më shumë gjasa se gratë të raportonin se punët e shtëpisë ndaheshin në mënyrë të barabartë ndërmjet tyre dhe grave. Nga ana tjetër gratë kishin më pak gjasa të ishin të kënaqura me ndarjen e detyrave në familje,” thotë studimi.

Të intervistuarit kishin më shumë gjasa të ishin dakord me pohimin “një bashkëshorte e mirë duhet t’i bindet burrit për të ruajtur harmoninë dhe mirëqenien në familje”;  ndërkohë që ata kishin më pak gjasa të ishin dakord ose shumë dakord me pohimin “burrat duhet të angazhohen po aq sa gratë në punët e shtëpisë”.

Ekspertët besojnë se kjo pabarazi në ndarjen e punëve të shtëpisë vjen për shkak se shoqëria shqiptare është ende patriarkale. Autorët e studimit Dauti dhe Zhllima rekomandojnë që djemtë dhe burrat të përfshihen më shumë në familje ndërsa pjesëmarrja e grave dhe vajzave në tregun e punës duhet të rritet përmes mjeteve që lehtësojnë gratë nga barra në familje.

“Ndihem e diskriminuar nga kjo barrë që bie mbi shpatullat e mia për punët e shtëpisë, pavarësisht se punoj edhe jashtë saj. Edhe kur bashkëshorti më ndihmon e ndjej se nuk e bën ngaqë mendon se punët duhen ndarë në mënyrë të barabartë, por me idenë se po më ndihmon mua, që për nga rolet gjinore më është atribuuar tashmë detyra e këtyre punëve,” përfundoi Ida.

91 Komente

Nuk di cfare mendimi ka ACD per kete teme! 

"Sipas studimit gratë shpenzonin mesatarisht 4.66 orë për punë shtëpie ndërsa burrat më pak se gjysma e kohës së grave, pra 2.07 orë."

Cilesi vs. sasi. smiley

The differences between how a woman and a man uses a ATM ( Automatic Teller Machine ) : 

                                                                HE 

1. Pull up to ATM

2. Insert card

3. Enter PIN number and account

4. Take cash, card and receipt

5. Drive away

                                                             SHE

1. Pull up to ATM

2. Check makeup in rearview mirror

3. Shut off engine

4. Put keys in purse

5. Get out of car because you're too far from machine

6. Hunt for card in purse

7. Insert card

8. Hunt in purse for wrapper with PIN number written on it

9. Enter PIN number

10. Study instructions for at least 2 minutes.

11. Hit "cancel"

12. Re-enter correct PIN number

13. Check balance

14. Look for envelope

15. Look in purse for pen

16. Make out deposit slip

17. Endorse checks

18. Make deposit

19. Study instructions

20. Make cash withdrawal

21. Get in car

22. Check makeup

23. Look for keys

24. Start car

25. Check makeup

26. Start pulling away

27. STOP

28. Back up to machine

29. Get out of car

30. Take card and receipt

31. Get back in car

32. Put card in wallet

33. Put receipt in checkbook

34. Enter deposits and withdrawals in checkbook

35. Clear area in purse for wallet and checkbook

36. Check makeup

37. Put car in gear, reverse

38. Put car in drive

39. Drive away from machine

40. Travel 3 miles

41. Release parking brake

http://blog.modernmechanix.com/introduci...

ilustrimi amerikan i kohes (qe e boni ameriken superfuqi), tregon qarte qe gruja eshte bo per punet e shtepise dhe burri per tjera pune.

nuk eshte turp as ulje me bo punet e shtepise. por kur burri mund te beje pune qe vlejne me teper, i sjellin dhe familjes me te ardhura, eshte gjynof qe ky te humbase kohen me pune qe vlejn me pak.

meqenese shumica burrave te sotem, nuk vlejn me shume se grate, kerkohet prej kohes qe ata te ndajne punet e shtepise. kohe mizerabel ka ardh qe s'do i sjelle perfitim asnjonit, as burrit dhe as gruse. te dy jane bo, lares pjatash.

Po si t'ia bojme kur une psh, dua ti laj enet, por gruaja me thote mos i la, se nuk i lan mire smiley dhe ia lej asaj. 

Si t'ia bosh ? Pse me e mire se ne te tjeret eshte ajo qe nuk begenis me lexu kapitullin mbi larjen e eneve te VQ ?

bej diçka tjeter athere, psh merr fshesen e fshi shpine.

Ose merr qoften dhe bjeri tiganit n'balle. 

do te thuash merr tiganin e gatuaj qoftet.!

Tek fotoja ilustruese per te terhequr burrat ne punet e shtepise gruaja e ka kombinuar bluzen me ngjyren e koshit te rrobave, kurse burri me ngjyren e detit. 

Në rreth 80 për qind të rasteve janë gratë ato që bëjnë larjen dhe hekurosjen e rrobave, pastrimin e shtëpisë, gatimin dhe larjen e enëve; ndërsa burrat kishin gjasa të angazhoheshin më shumë se gratë në punë që lidheshin me riparimet në shtëpi dhe pagimin e faturave.

Qe dmth 20% e burrave shqiptare bejne te pakten aq gatim larje pastrim sa grate. Progres, ecje me shpejt! 

Shtoi ekuacionit dhe faktin qe 95% e burrave shqiptare bejne me shume pune sesa grate gjate mardhenieve seksuale dhe ja ku dolem ne perfundimin qe grate shqiptare duhet te punojne 15% me shume qe te arrijne barazi me burrat. smiley

Per zotin keto femrat qe hyjne akoma ketu te PPU jane heroinat e mija. Nuk ka nji kolumn te komentet djathtas qe mos kaloje pa sharjet me te peshtira qe do nigjosh ne nji pijetore marinaresh te dehur. Edhe ne na vje zor kai here, kur i lexojme. Po c'keni o te uruar qe direkt doren ne kobure, c'ar do ndani ? Po jemi bijt e nje nene, qe mos qofshim. Dërgoji një mesazh privat këtij përdoruesi ... dhe dilni boni duel ne mes te Tirones po patet bythe...ose aty ku iu ka cu zoti. Ne kundershtim me ate qe mund te keni nigju, nuk fito ai qe sha e bertet me shume... Po me shajtet mrapa, s'me plas shume bytha. Hajd tujqeta.

  smiley Ja nje zemermire qe mendon per femrat e PPU-se. Thnx. 

Pervec teje ... that is smiley 

po po ne ate krah flini o gra se do ti bejne burrat punet 

ja psh burri im di ta coje pjaten e vet deri ne banak, edhe di te pije uje me doren e vet !!! 

po qe ti shkruan ketu a e di ?

Pse mij,ku e pi ujin burri yt qe e pi me dore,ne ndonje burim a krua.Mire thote Shkaba per ju te Kanadase qe nuk njihet akoma bottled water aty.

A kane uje ato burime, ti moj buze-karajfilja ime..

Eh te vije edhe nje here ajo kohe kur dilje te burimi e pije uje te ftohte e te kulluar dhe shihje ndonje buzekarafile e llerebardhezbuluar.Prandaj nuk behet me poezi e madhe,do thoshte Profili,se sot njerezit pine uje me shishe.

pse romantike duket edhe shishja..menyren si e kap, si e afron tek buzet, si e pi, kur mbaron pastaj loz me plastiken duke nxjerr tinguj  etj etj. smiley

Mund t'u duket romantike femravesmiley Ja,ke degjuar ndonje mashkull me M te madhe t'i beje poezi shishes

Jo vetem burimeve .. smiley

S'duhet te merzitesh.U kendonin burimeve,se te burimet ishin edhe femrat,ndersa te shishja ...Megjithese tani qe ma kujtove,mund t'i kishin kenduar heqjes se tapes me dhembe,ka dicka romantike atysmiley

smiley Po te mendosh shume gjen dicka! 

Gjithmone,mjafton vetem pak fantazismiley

...pak rime dhe behesh poet..smiley

Po qe te jesh Poet duhet dicka me shume se rima

 Duhet muza poetike e poetes qe ka sjelle kritiku i peshkut Karl Marks. smiley

Nuk e paskam lexuar kete punen e muzes.Karli i Peshkut i kritikon te gjitha,oops,eshte kritik i gjithanshem doja te thosha. Sidomos me pelqen kur per nje artikull 10-faqesh te pavlere sipas tij,shkruan nje disertacion te tere per te treguar pse eshte i pavleresmiley

Luftojne thote artikulli...eh me gra sa luftera kemi humbur! smiley. Une gjithmone jam kenaqur me pak, duke shpresuar se nje dite ka per te mesuar dhe per ti bere me mire se une..

Gjynah Te qahem. M'ka pa zoti dmth. 

e ndame nga burri apo beqare ?

E martuar dhe happy ne kete drejtim. Nuk ankohem. Beqare thote??! Mah. Alamet femre une, beqare pfff. Lol

Alamet femre. Ala edhe mbet ndonjehere kur ke shume pretendime..smiley

Mos e boj balte fare mo. E martuar apo happy?smiley

Me duket se me nje burre i qellon te dyja moza ne shenje  smiley

Can't a woman be both?! (Edhe chocolate edhe akullore) smiley

Me hudher on topsmiley

paske burr koti atehere, sikur te jesh e kenaqur nga punet e shtepise ku ai merr pjese gjithashtu. 

burri tamam, paguan nje sherbyese. 

ne fakt nje burri taman i behet me qejf sherbim. se ta shperblen ne gjera te tjera. te hap dyret e nje bote, qe ti vete nuk do te kishe hyrje kurre.

po marr nje shembull nga jeta, (me te mbush mendjen per kete qe them smiley ) Elena Kadare ishte e fejume kur u njoh me Kadarene. kuptohet qe ajo e la te fejumin (burre me simpatik ne ate kohe se Kadareja).

kur e pyten shoqet e saja te ngushta, sepse ajo la nje burre te bukur, per dike me pak te tille, ajo u tha : Ky do te me shpjere ne Hene.

dhe ai e çoi faktikisht ne Hene. me burrin tjeter do te kishin lare pjatat gjithe jeten bashkarisht. lumturia eshte gjendje relative.

Wow se dija kete gje per Helenen! smiley

nga ta dish (perveç meje se di njeri besoj). mua ma ka treguar nena ima qe ka qene me nje shkolle me kadarene dhe ja njihte po ashtu shoqet elenes.

ps: me duket se ka qene nga fieri, si ty. smiley

kjo shpjegon pasionin tat te hershem per llafe grash

maj men kur kam qene i vogel, 10-12 vjeç, kisha nje komshie yll bote (me origjine nga korça), nje bjonde me nje emer italian. ajo ishte ne gjimnaz ne ate kohe dhe lunte bile volejboll me te rejat e Tiranes. me merrte me vete ngado qe shkonte, si mburroje qe mos ta gjuanin djemt e nje moshe me te. prej saj do te me kete ardh interesi per llafe grash. 

Eeeeee Po ky imi gatuan per mua, me con dhe ne Hene n much farther ( ca Nuk shoh pervec shkelqimit rrezatues verbues Te Henes, Po Nuk Po zgjatem me shume lol) dhe pastaj mbasi shijuan Te gjitha keto, m'thote - cohu hiq pjatat. Aty pastaj skam nga e luaj. Do cohem mo, dhe me qetesi I fus ne dishwasher. Pastaj kthehem prape aty ku isha happy si perhere. Ty mbase Te duket kot, Po une Nuk ankohem. Plot plot mo. 

hena, eshte metafore me tregu boten e pakapshme nga ne. helena eshte me e zgjuar nga ty. pranej dhe zgjodhi kadarene. do kish zgjedh tjeter se burrat nuk mungonin dhe elena ishte vajze bukuroshe, nga ato qe gjenden me gishtat e dores.

dhe une s'kam gje me ty ne fakt. thjesht boj muhabet. si me thene kapem kot, pas diçkaje pa rendesi fare per mu, me fol per gjera te rendesishme te jetes. 

normal po ashtu, qe ka njerez qe nuk i kuptojne dhe as nuk ka çu duhen te verteta te tilla. po hec mo, sa me bo muhabet.

Ok mund ta kishe tregu kete histori meqe e dike vec ti, Po Nuk ish nevoja me m'thone jo Po kot e plot dhe me m'krahasu me Helenen. Po t'kisha qene dhe une atehere mbase do kisha zgjidh Kadarene me siguri. pastaj dhe une bukuroshe jam. 

mos ma merr per keq yllo smiley

Lëre mos e pyet, se kam përparuar goxha në këtë drejtim. Ka filluar lanë enët. Bereqaves!

Me ka pa zoti thote njera, tjetra bereqaves...sa shpejt kenaqeni me pak! smiley Sikur te mesonte te bente byrek per mua do ishte nje mrekulli ! smiley

Çdo progres duhet përgëzuar, s'ka rëndësi shifra. smiley

Keto jane progrese 10 vjecare, nuk jane shaka! smiley 

te bente byrek njekohesisht duke bere dhe amour. smiley

Pse moj, s'di ta bosh byrekun vet ti. Apo e blen tek dyqanet e turqeve dhe arabeve. 

Une jam specialiste byreku Pjer sic je ti ne ekonomi. Dje po lexoja kete temen per byrekun dhe kam qeshur nga komentet e peshqeve..ehhh sa te rinj ishim ne ato kohe! smiley

Sapo i hodha nje sy smiley temes qe kishe sjelle ketu Ketlina, kam qesh me lot smiley 

" ....Dje po lexoja kete temen per byrekun dhe kam qeshur nga komentet e peshqeve..." 

Ehhh jane disa tema ketu neper vite qe ke nostalgji per ato kohe..smiley

p.s Mua me mori nje ore sa i lexova te gjitha..smiley.

Mua me morri 15 minuta ne lexim smiley por problemi eshte se une nuk i nxjerr dot. Dua psh, te nxjerr ter tregimet e mia nga 2007 e ketej, por nuk di si ti nxjerr. I kam thon Blendit ti thote Penarit qe eshte nje kompjuterist i zoti, se dua ti permbledh te gjitha per nje botim, mirpo Blendi me Penarin as e kane çare koken fare per kete problem. 

Kerko tek butoni ne te djathe poshte mesazheve shkruaj emrin Pjerin Thomai dhe te shfaqet gjithe aktiviteti yt tek peshku pa uje nder vite, te gjitha temat qe jane nxjerre ne emrin tend. smiley

E kam provu e dashur e kam provu, por nuk dalin te gjitha. Siç duket Penari i ka humbur, gje qe me ben te dyshoj, se nuk eshte dhe aq i zoti ne kompjuter. 

T'gjitha i ke provu i nderuar pjerdh, por nuk ke provu me te thjeshten e epokes tone, t'i biesh vetes ngambrapa si kompjerdhturist, qe ne gjuhen digjitale do te thote te klikosh mbi emrin tend ne çdo koment ekzistues tendin prane flamurit belg.

Un sapo te rashe dhe te dolen gjithsejt 19 faqe ngambrapa, dmth te gjitha shkrimet dhe temat qe ke postuar me nje fjale.

 

hahaha.

ne fakt kur klikojme te emri yne na del nje faqe bardhe, duhet shkuar pastaj tek Aktiviteti, dhe atje dalin te gjitha postimet e bera nga ne.

postimi me i vjeter i pjerit eshte 5 vjet e ca me pare, psh.

dergoja ne privat Tiku te na zene veshet rehat.

Herr i godituri, nuk dalin te gjitha se i kam provuar, siç thote dhe nje komentator ketu, shkrimi me i vjeter del nja 5 vjet me i vjeter, nderkoh qe une kam shkruar qysh nga 2005 (minimumi) tek Peshku. 

plus qe te duhet nje jete me i mbledh me dore te gjitha shkrimet e tua. vetem ai qe kujdeset per bazen e te dhenave, mundet ndoshta me ndonje plugin Drupal (programi me te cilin funksionon kjo faqe) t'i mbledhe te gjitha shkrimet e nje anetari, ne nje fichier Text.

ndryshe s'ja vlen barra qirane.

Epo pas 2008 adm. e ndryshuan faqen ne qofte se mban mend! smiley

e maj men e maj, por nuk dalin as ato te 2008-2009-2010-2011 , nuk e di pse  

i nderuar pjerdh qe nuk pushon se pjerdhuri per konservimin e pjerdheve te tua, shkrimet dhe postimet (mos ngatrroni me aktivitetin, komentet dhe çikrrimat e tjera) e tua si dhe te çdonjerit komentues ne blog, perfshire edhe ata qe njekohesisht jane edhe administratore, jane qe nga viti historik peshkor 2010. Ti nuk ke perse te jesh me i privilegjuar se te tjeret, sepse nuk jane as vete administratoret.

Kur ti vete nuk ke ruajtur shkrimet dhe pjerdhet e tua, pretendon qe t'i ruajne te tjeret? Nuk ta ka borxh njeri. Pasiguria eshte karakteristike e virtualitetit, nuk ka pike sigurie, nje blog mund te mbyllet tak-fak per 100 mije arsye, pranej gjithsekushi kujdeset per shkrimet e veta neqoftese ka mend ne koke.

Ose shijon pasigurine, shkruaj e kujt i rref se nuk mbetet asnje gjurme, bile eshte mire te mos mbetet asnje gjurme, por te mbetet vetem esperienca e shkrimit dhe shprehjes e menjehershme e çastit.

Dmth ne rastin tend brezat e ardhshem do te shpetojne nga deodoranti jot.

 

I godituri Herr, une i kam ca shkrime, por ne rubrika te ndryshme ketu, si Posta, Mesazhe, etj, por administratori specialist i kesaj faqeje Penari, mund ti gjente e rendiste shume me shpejt se mua, se ai eshte programatori i kesaj faqeje, ose me fjale te tjera, Truri i Peshkut, siç e quaj une. 

Byrek Nuk Ben, Po gjera t'tjera I gatuan me mire se ty n une bashke. Dhe mua me shijojne tmerrrsisht kur gatuan Ai. Nuk ndodh perdite Po ama ne fundjave apo Kur eshte mundesia e shfryrezoj ne max. N I love him more for that. Qashtu. smiley

Kur eshte mundesia e shfryrezoj ne max.

 

dmth per weekend ti ja marrke shpirtin smiley

Mos ka nei menje te keqe ... do me te shendosh me keto gjellet e mira. smiley

Humbas gje une???!! smiley  (  Ben pak e sakte ) 

Elegancen mismiley

It's ok. Ate e kam ne dore vete une pastaj. smiley

Palester gjithe javen smiley

Ka nje shpikje per larjen e eneve .quhet dish washer apo paper plates .smiley

Kshille per burrat. Mos thoni jo, bile dilni vullnetare, po bejeni punen ...le te themi "jo perfekt." Hajeni turpin me buke (a nei birre) kur te nigjoni, "ik se e bej vete".  smiley 

Po kur te thone...pse kot prita une per ty, se e dija qe do i beje te gjitha vete..smiley

Mos ia merr per ters, respekt tregon. smiley

  smiley..zemer te lutem beje pak kete se e di qe e ben! Hajde mos e bej po deshe, kur te thote zemer dhe kur eshte i bindur qe ti e ben! smiley

... sa te shkoka ky fustani,,, ben byrekunsmiley

E ajo përgjigjet  Jo smiley

Fshesaxhinjte ne ppu jane meshkuj apo femra?

I lash enet pa lare, tha ajo. Diten e pare nuk pash gje. As diten e dyte nuk pashe gje... mal enet ne lavaman. Diten e trete , i lau...

Edhe une tha shqiptarka. I lashe enet pa lare. Diten e pare nuk pash gje; as te dyten. Diten e trete fillova te shikoj pak nga syri i majte...

burrat me be ndonje pazar kur u bie rruga supermarketit, me u mor me kalamajt kur gruaja gatuan apo ben ndonje gje tjeter neper shtepi , me cu kalamajt neper kurse mbasdite apo ne park , apo neper ditelindje ....e per pune shtepie edhe te doje ai nuk e le vete se nuk mund ti beje burri punet si gruaja - as gatimin 

me pi uje me duret e veta - meqe kishit pyetje - sa here ti pihet uje te ngrihet e te shkoje ta marri vete se s'eshte i semure 

per te tjerat , jam princeshe e shtepise time , sma prish per asgje . dhe ska pse te ma prishe se ja bej te gjitha  dhe pres respekt e dashuri ashtu sic ja jap.( edhe punoj dhe ne pune shteti) .

kshu,  brezi im me duket ishte i fundit i mohikaneve . gocat sot sdine me la corapet corapet 

tashi po te doni edhe mund te genjeni. sju ndalo njeri 

...me u mor me kalamajt kur gruaja gatuan apo ben ndonje gje tjeter neper shtepi ...

 

Si p.sh. : Burri ushqe cunin 3-4 vjec nderkohe qe gruja la enet ke aneksi :

Babi : Ha te keqen babi se do te coj babi ke lodrat. 

Cuni : Jo !

Babi : Ha te keqen babi se do te blej babi akullore ...

Cuni : Joooooo !

Babi : Ha te keqen babi se te rritet bibilushi ...

Mami nga aneksi  : Ho mer ha per vete ti aty ...

 

e pyeten gruan dibrane

-a te ndihmon burri mi?

-po, tha, une laj enet, burri mçin

..smiley

grua nikoqire !.smiley

ka nje stori te bukur me ket  meselen e nikoqires korcare.

...ne kohen e Dulles nje grup eskursionistesh nga uzina e telave shkoder shkun ne korce per te vizitu muzeun etnografik.Ke stenda e punimeve prej leshi nje vizitor  shume i mahnitur nga bukuria e punimeve filloj te pyeste drejtorin e muzeut. Shume  te bukura keto corape,kush i ka punu pash zotin.Grate korcare ju pergjigj drejtori me krenari. Po keto veshje shume ngjyrshe kush i ka bo mor amon. Edhe keto grat dhe motrat tona the drejtori.Bo bo sa e bukur, po ket cante kush e ka bo.Te gjitha jan bo nga duart e arta te grave korcare puntore dhe nikoqire tha drejtori.Mire or mire u pergjigj shkodrani se ene na boll i kena q**  grate tona por sna bojne gjona kaq te bukura.

...Nuk di cfare mendimi ka ACD per kete teme!...

Nuk mund te hyj ne PPU nga celulari keshtu qe nuk mund te komentoja per kete teme.Nuk e di perse nuk mund log in nga celulari ne PPU. 

Nejse,

Cdo cift i ka ndare punet ashtu si ju behet atyre me mire.

Te glorifikosh vetem punet qe ben gruaja ne shtepi, dhe te futesh hundet atje ku nuk te takon, sjell vec andrralla ketyre cifteve qe gjoja ky studim mendon se po i ndihmon.

Nese punet i doni ti ndani 50-50% atehere edhe kontribuoni ne buxhetin familjar 50% dhe tek shpenzimet 50%.

Flm smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).