Maket (në vend të shakasë)

Në fillim Zoti krijoi qiellin, pastaj tokën dhe së fundi yjet dhe planetët e tjerë, si dhe galaktikat. Këtyre u dha nga një shqelm dhe gjithshka nisi të lëvizë. Asteroidët dhe meteoridët u formuan vetë më vonë nga ca përplasje të rastësishme. Me të mbaruar punë me Universin, tepër i madh ky, Zoti erdhi pranë tokës, të cilën mezi e gjeti, dhe ndërtoi shtëpinë e tij të padukshme. Tokën e kishte krijuar për ta patur si laborator, ku donte të eksperimentonte me qeliza të vogla. Kështu bëri ujin dhe shiun, dhe priti çfarë do të ndodhte. U formuan detra, oqeane, liqene dhe lumenj. Mbi tokë nisën të dalin ferra dhe pemë pa mbarim, duke formuar kështu xhungla bimësie. Në fillim kjo i pëlqeu Zotit, por më pas një erë e keqe i çpoi hundët. Bimësia kalbej me kalimin e kohës dhe kjo shkaktonte atë erë që Zotit nuk i pëlqente. Ndaj ai ra sërish në mendime, si t’ia bënte. Dhe i shkoi mëndja të krijonte kafshët, duke filluar nga ato ujoret, nëntokësoret, tokësoret dhe ato qielloret. Kështu krijoi krimbat, insektet, minjtë, gjarpërinjtë, ujqërit e arinjtë, krokodilët e dinosaurët, zogjtë pa fund. Këto kafshë jo vetëm bimësinë që e bënë na, trokë, po iu futën edhe njëra-tjetrës ta hanin. Kjo nuk shkon, tha me vete Zoti, duhet një krijesë tjetër që mos ta ketë mëndjen vetëm tek e ngrëna. Dhe i shkoi mëndja të krijonte një qënie në formën e vet, diçka më të përsosur pra. Kështu mori ca baltë dhe formoi njeriun e parë, të cilit i fryu në hundë dhe ky morri jetë. Njeriu i parë qe ca gallosh nga mëndja dhe mjaft monoton, sepse vetëm hante dhe bënte kak, asgjë më shumë. Kjo nuk shkon, tha Zoti, duhet zhvillim dhe evolim, ndaj krijoi dhe një qënie tjetër, por këtë e bëri në gjini të kundërt, e bëri femër, në mënyrë që të kishte larmi. Të parin e quajti Adam dhe të dytën Eva. Prit e prit Zoti që këta të bënin fëmijë, mirpo këta qenë derdimenë, me plot kuptimin e fjalës. Atëhere Zoti mblodhi këshillin e ëngjëjve dhe zgjidhja u gjet. Do të bëhej një lojë, sikur njëra nga pemët kishte eliksirin e jetës. Dhe sipas planit, Zoti u tha dy njerëzve të parë, nga ajo pema atje mos hani! Dhe këta, si gjytrym dhe derdimenë që qenë, dëgjuan ç’u tha Zoti. Njëri nga ëngjëjt, duke iu fërkuar Evës në gushë, afër veshit, sa e shkriu fare të mjerën, i përshpëriti se, posi, nga ajo pema mund të hanin mollë, pasi ato ishin gjithë lëng dhe të jepnin fuqi. Kjo puna e fuqisë i pëlqeu Evës, ndaj gjithë gëzim e përkdheli iu drejtua Adamit duke i treguar për lëngun e mrekullueshëm të mollëve të ndaluara. Po... por... filloi të belbëzonte Adami. Do hypësh apo... të shkoj vetë e para, i tha Eva. Jo e ndali me dorë Evën Adami, duke u nisur vetë i pari, sepse nuk kish qejf që ajo trup-imta ti dilte përpara. Tak e këputi një mollë ky dhe fap e kafshoi, që ta provonte nëse vërtet kish nga ai lëngu i mrekullueshëm. Vërtet, ishin mjaft të ëmbla e të mrekullueshme, dhe kafshoi edhe më tej me nxitim, kështu i ngeli një çap në grykë. Prej kësaj kohe Adamit i ngeli një gurmaz me gungë, që u trashëgua tek të gjithë meshkujt. Eva u tremb dhe nuk e kafshoi mollën, por e shtrydhi më parë me gurë lëngun e frutit, dhe e piu e kënaqur. Të dy sikur u rinuan.

Zoti, nga ana tjetër, sipas planit që kish bërë me ëngjëjt, gjoja u mërzit nga ky veprim i dy krijesave të tij dhe u bërtiti, sikterrisuni prej kopshtit tim! Të turpëruar Adami dhe Eva u larguan ca më tej. Gjatë largimit Zoti u çoi shiun dhe të ftohtit, kështu Eva dhe Adami u ngjitën tek njëri-tjetri të ngroheshin. E nga ky moment Eva ngeli shtatzënë dhe ja kështu nisi jeta njerëzore, me të mirat dhe të këqiat e saj. Eva lindi dy fëmijë, Kainin dhe Abelin, të cilët u rritën dhe nisën të punonin. I pari punonte tokën dhe u morr edhe me pemtari ndërsa i dyti u muar me blegtori. Dikur, gjatë një kurbani për Zotin, këta u zunë se kush kishte dhuratën më të mirë për Zotin, dhe ky i fundit, në vend që t’ua bënte të dyve qejfin e ta pushonte sherin e tyre, i futi më keq në grindje, duke zgjedhur dhuratën e Abelit si më të pëlqyeshme. Kainit i hypën nervat dhe e vrau të vëllanë. Zotit, në vend ti vinte keq për Abelin e pafajshëm, i erdhi keq për Kainin, ndaj urdhëroi që askush nuk do ta prekte me dorë Kain-kriminelin. Kështu raca njerëzore u shtua, vetkuptohet fillimisht prej inçestit, ndaj dhe njerëzit e parë ishin të marrë nga mëndja dhe bënin shumë vrasje.

Kjo zullumtari mbi tokë nuk i pëlqeu Zotit. Tjetër kish parashikuar ai, dhe tjetër po i dilte! Ndaj i foli një të zgjedhuri prej tij, një njeriu jo-zullumqar, siç qe Noja. Do bësh një anije të madhe, i tha këtij, dhe do futësh në anije vetëm familjen tënde dhe nga një çift për çdo kafshë, sepse do ta përmbys botën, ndërsa ti me familjen tënde do shpëtosh. O bo-bo, vuri duart në kokë Noja, por urdhërin e Zotit nuk e bëri dy. Nisi të ndërtonte anijen e madhe, mirpo ajo i doli si një arkë, ndaj i ngeli Arka e Nojes. Një ditë para përmbytjes u futën kafshët të gjitha, si dhe familja e Nojes, gruaja dhe tre djemtë me nuset e tyre. Pastaj nisi përmbysja e tokës dhe të gjithë njerëzit u mbytën. Noja dhe familja e tij shpëtoi. Nisi jetën e re Noja, siç kish dhe emrin, mirpo pasardhësit e tij nisën sërish zullumet mbi tokë, pasi martesat e nipçeve dhe mbesave të Nojes ishin sërish inçest, gjë që sillte budallenj dhe kriminelë mbi tokë, fenomen ky të cilin Zoti nuk e kish mësuar akoma në ato eksperimentet e tija të para me qelizat e tij. Ndaj sërish Zoti u zemëru dhe goditi qytete të tëra me rrufe dhe zjarr, duke shkatërruar. Por dhe njerëzit u bënë kryeneçë dhe nisën ndërtimin e një kulle të lartë në qiell, shumë të lartë, rreth 100 metra, në qytetin Babilon. Po këta, u çudit Zoti, duan të maten me mua! Dhe ua shkatërroi kullën, përveç kësaj ua ngatërroi edhe gjuhët, që të mos binin më kurrë në ujdi me njëri-tjetrin, por të kishn mosmarrveshje të përjetshme.

Dhe prej kësaj kohe nisën rregullat në disa vende, marrveshjet, por grindjet dhe luftërat gjithashtu vazhduan. Njerëzit mësuan nga zemërimi i Zotit, por dhe Zoti mësoi nga sjellja e njeriut. Kur jeta binte në monotoni, Zoti u çonte nga një ngatrrestar, dhe kur jeta kishte shumë luftra dhe konflikte, Zoti u çonte njerëzve ndonjë paqësor orator. Këta quheshin profetë, dhe të tillë ka patur me miliona, pasi nuk dihej mirë kush sillte vërtet fjalët e Zotit dhe kush ato të mëndjes së tij! S.d.q., ata më të fortët dukeshin se ishin të vërtetët! Shumica e profetëve, në mos të gjithë thuaj, vijnë nga bota arabe, të cilët nuk i janë ndarë inçestit gjithë jetën e tyre, duke u martuar me kushurirat e tyre të para. Kjo tregon jo pak.

Kështu mbahet mënd hershmërisht një farë Abrami, i cili më vonë u quajt Abraham dhe i cili vajti si emigrant në Egjypt për të fituar bukën e gojës, sëbashku me gruan e tij Sarën. Duhet thënë, se Sara ishte e bukur, dhe Abrahami nga frika u tha egjyptianve në kufi se ajo ishte motra e tij. E po kur është kështu, thanë egjyptianët, kjo bukuri e rallë qenka për faraonin tonë. Dhe Sara u kënaq a s’u kënaq si gruaja e faraonit! Mirpo faraoni ishte njeri besimtar, ndaj pa në ëndërr shenja që tregonin se Sara ishte në fakt gruaja e Abrahamit. Ore gjyrym-derdeni, i bërtiti këtij faraoni, pse s’më the se Sara është gruaja jote!? A e di që të kalb në burg, të kalb!? Më fal, i tha Abrahami, po kisha frikë të thosha se e kisha grua, mos më vrisnin Don Zhuanët egjyptianë, për t’ma marrë gruan e bukur! Ik more, i bërtiti faraoni, tek ne ka rregulla të forta nga vetë Zoti, ndërsa Don Zhuanët i keni ju andej lart nga veriu, që dhe ferrave e bëni atë punë, por ajd mu hiq sysh! Dhe faraoni dha urdhër mos t’ia shtynin letrat e emigracionit; se atëhere urdhëri i faraonit ishte barabar me ligjin e shkruar.

Iku Abrahami andej lart, aty ku edhe kish qenë para emigrimit në Egjypt, aty ku më vonë u thirr Palestinë, tokë sherri kjo prej shekujsh midis egjyptasve dhe fuqive të ndryshme veriore. Aty ngriti një firmë private për mbashtrimin e gjethit. Për shkak të truallit dhe problemit të ujit, se kish hapur edhe një pus, hyri në grindje me të vëllanë Lotin dhe ca banorë të tjerë, mirpo dha ca lekë nën dorë dhe e rregulloi muhabetin. Korrupsioni në këtë kohë ishte në rend të ditës.

E keqja më e madhe e Abrahamit ishte se Sara nuk po ngelte që nuk po ngelte shtatzënë. Dhe atëhere nuk kish as laboratorë për të parë ku qëndronte problemi, tek burri apo tek gruaja. S.d.q., Sara ra dakort që i shoqi të bënte fëmij me shërbëtore Agarin, dhe një leje të tillë Abrahami nuk e bëri dy. Pas nënëtë muajsh Agari lindi Ismailin. Ky u rrit dhe gëzimi nënë-fëmijë e tërboi Sarën, ndaj i tha të shoqit ti largonte të dy. Urdhëri i gruas duhej çuar në vend, ndaj Abrahami e largoi nga gjiri i familjes Agarin dhe Ismailin. Ata ikën andej drejt lindjes, ku Ismaili gjeti nuse dhe u martua, duke bërë shumë fëmijë, si mizat e lisit. Por Zotit i erdhi keq për Abrahamin dhe i tha se do lindte një djalë. Dhe kështu ndodhi. Lindi Isaku. Për ta venë në provë se sa besnik Abrahami ishte ndaj tij, Zoti e urdhëroi Abrahamin ta bënte fli të birin për ‘të. Me zemër të thyer u nis Abrahami me Isakun e vogël tek vendi i flive, por në momentin e fundit Zoti e ndali ritin. Jo, i tha, këtej e tutje nuk do bëhen më njerëzit kurbanë për mua, si deri më tani, por do të bëhen kafshët. Urra, i gufoi zemra Abrahamit.

Pas vitesh, Abrahamit i vdes Sara dhe e varros në Efron. Pas kësaj nis shërbëtorin e tij, Elizerin tek farefisi i tij në Mesopotami, për ti gjetur një nuse Isakut, që ky të martohej sipas traditës, me kushurirat e tij, vajzat e të vëllait. Elizeri e kryen porosinë me përpikmëri. I sjell Isakut Rebekën e bukur e të virgjër. Por krahas kësaj martese të bukur, që e vazhdon traditën e inçestit në shoqëritë fetare, Abrahami gjithashtu na martohet sërish dhe bën edhe disa pasardhës, këta më pak të bekuar se sa Isaku. Pastaj Abrahami vdes dhe varroset pranë Sarës. Ky vend në këtë kohë ishte më shumë nën kontroll të hetitve veriorë.

Isaku linte Rebekën me barrë, por fëmijët i dështonin kësaj vetvetiu. Ndaj kjo vajti në konsultë me Zotin dhe e pyeti për këtë pamundësi lindje. Zoti i tha se nga barku i saj do të rridhnin dy popuj, njëri do të jetë më i fortë se tjetri, dhe populli më i madh do i shërbejë popullit më të vogël. Kështu erdhi dita e lindjes dhe Rebeka lindi dy binjakë. I pari ishte si i kuq dhe leshtor, ndaj i vunë emrin Esau. Ndërsa i dyti, që mbante me dorë thembrën e të parit, u quajt Jakob. Të dy u rritën dhe Jakobi, me këshillat e zgjuara të së ëmës, e mashtroi të vëllanë, duke i marrë parë-birësinë. Pra trashëgimi i përkiste atij. Kur e mori vesh mashtrimin, Esau u tërbua. Gati do ia kish bërë kurrizin fërtele Jakobit, mirpo ky këmbt e shpejta e faqja e bardhë. Dhe aty ku nisi të jetonte më pas Jakobi, Zoti nisi fshehtas bashkbisedimin me ‘të, duke i premtuar mbretëri të madhe e plot të mira.

Kur Isaku u plak sa nuk shikonte më nga sytë, thirri Esaun ta bekonte si pasardhës të parë të tij. I tha të shkonte të gjuante e ti bënte me mishin e shpezave të vrara një supë të mirë. Ky iku për gjah, ndërsa e ëma, Rebeka, që kish dëgjuar gjithshka prapa derës, urdhëron të birin tjetër, Jakobin, si të vepronte. Ky i solli dy keca, i therri, i ropi dhe Rebeka bëri shpejt e shpejt një supë të shijshme. Pastaj ia ngjiti ca lesh dhie në lëkurë të birit, që i shoqi ta merrte për Esaun leshator, dhe me pjatën e supës në dorë e nisi tek Isaku. Erdha, i tha Jakobi të atit. Kush je ti, e pyeti ky. Esau jam, gënjeu Jakobi dhe i zgjati pjatën e supës. Hëm, kaq shpejt, nisi të dyshojë Isaku, pa prit të të prek, se nga zëri më dukesh si Jakobi, dhe e preku tek duart. Ato ishin gjithë lesh, si duart e Esaut, ndaj i ati e besoi dhe e bekoi. Atë moment mbërrin Esau, por ishte vonë. Jakobi u largua në momentin e duhur. Esau bëri supën e tij dhe ia çoi të atit. Kush je ti, i tha i ati. Esau! Oh, u drodh Isaku, unë sapo e dhashë bekimin tim për të parëlindurin. Esau u tërbua keq, u ngrit dhe bëri ta zinte Jakobin, por ky ishte zhdukur nga sytë. Jakobi vajti më vonë tek kushurinjtë e tij, të gjente nuse. Atje pa Rakelën e bukur dhe e kërkoi për nuse. Prit, i tha dajo i tij, Labano, ka punë puna, si fillim do punosh këtu si njeriu ynë që je, pastaj martesa. Mirë tha Jakobi, do punoj 7 vjet, e pastaj do marr Rakelën për nuse. Po-po, e rrahu tek shpatullat dajua.

Punoi Jakobi 7 vjet dhe kërkoi dorën e Rakelës bukuroshe. Hë-hë, i pohoi me kokë dajua, dhe shtroi një darkë, ku thirri edhe ca fshatarë të tjerë. Në mbrëmje Jakobi shkoi në dhomën e re nusërore ku gjeti një zoçkë në krevat. Oho-ho, ngrohtë, errësirë dhe dridhje, shkoi bukur e gjithë nata. Në mëngjez na sheh të motrën e Rakelës në shtrat, Rean. Ah, mashtruesi, kërceu përpjetë gjithë inat ndaj dajos, duke harruar se dhe vetë po një mashtrues ishte, zanat i mësuar nga e ëma. Ç’ishte kjo që më bëre, i tha dajos. Ky mblodhi supet dhe me qetësi iu përgjigj: ka zakone vendi, në fillim del nga shpia e madhja, pastaj e vogla. Ndryshe na dënon bota! Mbaje njëherë Lean, bëj dhe një kapar tjetër pune 7 vjeçar, dhe do ta gëzosh edhe Rakelën! Pa ç’pa Jakobi, dhe iu fut sërish punës. Bëri dhe 7 vjet të tjera punë angari tek dajo Labano dhe morri së fundi për nuse edhe Rakelën. Por ndërkohë që Rakela nuk bënte dot fëmijë, me Lean dhe shërbëtoret e dy bijave të dajos Jakobi bëri shumë fëmijë. Por së fundi lindi edhe Rakela, një djalë, që e quajtën Jozef.

Pas kësaj Jakobi me mjaft vështirsi u largua nga dajo mashtruesi. U kthye në Kanaan ku më parë i dërgoi një dhuratë të vëllait, Esaut, që t’ia zbuste mërinë e vjetër. Esau u mallngjye, se helbete, kishin kaluar shumë vite dhe gjaku ujë nuk bëhet, ndaj e përqafoi gjithë mallëngjim të vëllanë. Jakobi u vendos pranë Sikemit. Një ditë Dina, bija e Jakobit me Lean, kish dalë kullotave për t’iu gëzuar natyrës, kur biri i mbretit të vendit e pa, u mahnit dhe e rrëmbeu, duke e bërë gruan e tij. Pas kësaj i kërkuan tek Jakobi dorën e të bijës, duke u thënë se një krushqi midis tyre do i hapte rrugë edhe shumë krushqive të tjera, kështu do hynin e dilnin në të dy anët vajzat. Dakort, u përgjigjën me dredhi bijtë e Jakobit, po më parë ju duhet të bëheni synet, se këto zakone kemi ne. Oh, pa problem, u thanë ata të Sikemit, pasi kemi dëgjuar që është mirë edhe për pastërtinë. Dhe të gjithë burrat e qytetit u bënë synet me urdhër të mbretit të Sikemit. E ndërsa lëngonin akoma në shtrat, dy bij të Jakobit, nga 11 që ky kishte, Simeoni dhe Levi iu sulën qytetit dhe vranë të gjithë meshkujt. Muarën të motrën Dinën, po ashtu dhe bagëtitë dhe pasuritë e qytetarve, dhe ikën. O bo-bo, vuri duart në kokë Jakobi, ç’më bëtë, më futët në telashe. Prit kur të sulen tani të gjithë kundër nesh! 

Çoju i tha Perëndia Jakobit dhe shko në Bethel, aty bëj flitë e nevojshme për mua. E pas këtij riti në Bethel, Perëndia ia ndrroi emrin Jakobit, duke ia bërë Izrael. Dhe para se të vdiste e shoqja, Rakela, do ti që kjo i lindi edhe një djalë të dytë Jakobit, të cilin e quajtën Benjiamin. Pas kësaj Rakela vdiq dhe u varros në rrugën e Efratës. Po këtë kohë vdes edhe babai i Jakobit dhe Esaut, Isaku, me 180 vjet. Vetë Jakobi ishte po ashtu plak; dhe ndër bijtë e tij parapëlqente Jozefin, të parafundin e fëmijve, këtë sikur e donte pak më tepër. Kjo shkaktonte xhelozi tek vëllezërit, ndaj një ditë këta vendosin ta vrasin, mirpo i pari i bijve, Rubeni nuk bie dakort për gjak, ndaj vetëm e hedhin 17 –vjeçarin Jozef në një pus të tharë. Andej kalon më vonë një karvan ismaelitësh. Ajd t’ua shesim këtyre vëllanë tonë, u thotë Juda, se nuk përfitojmë gjë nga vdekja e tij. Dhe kështu bënë.

Me karvanin e tregëtarve ismaelitë Jozefi përfundoi në Egjypt, pikërisht tek Potifari, një oficer i lartë i faraonit. Ky dalloi që Zoti ishte me Jozefin, sepse skllavit ç’i pillte mëndja i krijonin duart. Për këtë dhunti e bëri Jozefin kryeadministrator të shtëpisë së tij. Gjithshka ecte mirë në shtëpi të Potifarit. Mirpo, siç thotë ajo fjala e urtë: ku mirësia është me tepri, vjen dhe e keqja, do ti që bukuria e Zefit tërhoqi vëmëndjen e gruas së Potifarit. Kjo nisi ti dridhej e spërdridhej para e mbrapa, si e si ta bënte për vete, mirpo Jozefi mbante qëndrim korrekt; as mund ti shkonte ndër mend të shkonte në shtrat me gruan e të zotit të tij, aq mik dhe shok. Edhe ajo e shkreta ndoshta nuk kish faj, pasi shpesh zyrtarët humbasin ndjenjat seksuale ndaj grave të tyre, për shkak të punës dhe stresit. Ndaj ishte përvëluar sa nuk i mbante më ujë pilafi. Dhe fap e kapi Zefin nga këmisha ta shtrinte në krevat, por ky iu shkëput me forcë sa iu gris dhe këmisha, dhe u largua me të shpejtë. Nga inati ajo bërtiti dhe, me ardhjen e shërbëtorve të tjerë, e paditi hebreun për ngacmim dhe dhunë seksuale. Ja, u tregoi ajo copën e këmishës së grisur të Jozefit, si dhe këmishën e saj paksa të grisur, që e kish bërë vetë pak sekonda më parë. Me këto prova të rreme fati i Jozefit u vulos. Ai përfundoi në burg.

Do ti që pas dy vjetësh faraoni na sheh një ëndërr të çuditshme. Sikur pranë një lumi na dolën shtatë lopë të majme e po kullosnin. Pas tyre dolën edhe shtatë lopë të dobta e të shëmtuara që i hëngrën shtatë lopët e shëndosha. Këtu i doli gjumi faraonit. Mirpo nuk kish ardhur akoma mëngjezi dhe faraonin e zuri sërish gjumi. Dhe sërish pa një ëndërr tjetër po aq të çuditshme, sikur nga arat e tyre kishin dalë shtatë kallinj të trashë e të bukur nga një kërcyell i vetëm. E pastaj dolën shtatë kallinj të hollë e të tharë prej erës lindore, që i gëlltitën shtatë kallinjtë e shëndoshë. U zgjua i çuditur faraoni dhe priti sa gdhiu. Me tu çuar dha urdhër ti thërrisnin të gjithë priftërinjtë dhe magjistarët e vendit. Ua tregoi dy ëndrrat e çuditshme, mirpo asnjëri prej të ftuarve nuk po i jepte dum. Këtë kohë një roje ndërhyn tek faraoni dhe i tregon për një rast, kur ai kish qenë në burg dhe aty një hebre u kish shpjeguar atyre disa ëndrra, që kishin dalë pikërisht sipas shpjegimit të tij. Kush është ky, pyet faraoni, silleni shpejt këtu. Dhe Jozefin e nxjerrin nga burgu i nëndheshëm. Pasi dëgjon ëndrrat e faraonit, Jozefi i shpjegon se kemi të bëjmë me të njëjtin mesazh që Perëndia dërgon. Kjo tregon 7 vite bollëku dhe 7 vite zie pasuese. Ndaj duhen marrë masa të mblidhen rezerva në këto vite bollëku, që të përballohet zija dhe Egjypti të mos humbasë, u tha.

Pas këtij shpjegim nuk kish më dyshim për faraonin, ndaj ky e vendos Jozefin si kryeadministrator të Egjyptit, një lloj kryeministri po ta krahasojmë me sot. Përveç kësaj Jozefi martohet me bijën e një kryeprifti. Të shtatë vitet e bollëkut nisin dhe Jozefi mbledh sa më shumë grurë. Kur vinë 7 vitet e zisë, Jozefi nis e nxjerr pak e nga pak grurin nga magazinat e rezervës dhe nis t’ua shesë popullit. Kështu populli vazhdon të jetojë duke nxjerrë nga sënduqet e tij të gjithë floririn që ka, për të paguar ushqimin e të mos vdesë urije. Atyre që u mbarojnë sendet me vlerë, Jozefi u thotë të kthehen në skllevër të faraonit, kështu fut edhe sistemin e skllavërisë, gjë për të cilën Zoti e falenderon. Po ashtu dhe faraoni ndjehet i kënaqur, pasi puna për ndërtimin e piramidës së tij dhe veprave të tjera bonifikuese vazhdon po si më parë.

Këtë kohë vijnë për të blerë grurë në Egjypt vëllezërit e Jozefit, përveç Benjiaminit, të cilin Jakobi nuk e kish lënë të nisej, sepse e donte shumë. Jozefi i njeh vëllezërit e tij, ndërsa këta nuk e njohin. I akuzon gjoja si spiunë dhe i rras në burg. Aman, i luten ata, nuk jemi spiunë, jemi bijtë e filan fistekut, aq vëllezër e kaq motra kemi, banojmë në Kanaan, e tjera përgjigje sipas pyetjeve me marifet që u bënte Jozefi. Atëhere, u thotë Jozefi, që të provohet nëse thoni të vërtetën, njëri prej jush do rrijë këtu i burgosur dhe ju të tjerët do shkoni me trastat e mbushura me grurë e do të më sillni këtu vëllanë e vogël që ta shoh, e paskësaj jeni të lirë të bëni tregëti me ne. E thënë e bërë. Këta i tregojnë të atit të gjithë odisenë e udhëtimit, kështu e kështu, dhe i luten t’ua lërë Benjiaminin ta merrnin me vete në rrugën e dytë. Jo-jo, flet i vendosur Jakobi. Ja ku i ke fëmijët e mi, i thotë Rubeni, të premtoj se Benjamini do kthehet sërish. Mos kij frikë, ndërhyn dhe Juda, bëhem unë garant për fëmijën tonë, po ndodhi gjë do i kërkosh llogari gjithë sërës time për këtë punë! Pas këtyre fjalëve, Jakobi pranon. Natyrisht ai e di se biri i tij, Juda, ka lidhje të shumta me të gjitha anët.

Kështu, sëbashku me Beniaminin, vëllezërit nisen. Jozefi i pret, gëzohet por nuk e shfaq gëzimin e tij në publik, liron vëllain peng, dhe u mbush trastat. Kur ata largohen, ai u punon një reng, sikur ishin vjedhur kupat e argjenda, të cilat në fakt ai i kish futur fshehurazi në trastat e Benjaminit. Këtë e arreston, mirpo vëllezërit nuk bëjnë këmbë më tej. Një debat i përmallueshëm nis Juda me Jozefin, derisa ky nuk e mban më dot sekretin dhe u shfaqet vëllezërve të tij në identitetin e vet. Këta mbeten gojë-hapur, sepse e dinë ç’i kanë punuar të vëllait. Ju kam falur, u thotë Jozefi dhe i porosit të vijnë me gjithë atin e tyre në Egjypt. Jakobi dhe bijtë e tij zbresin në Egjypt dhe faraoni i vendos ata në vendin e Goshenit.

Së fundi afron edhe vdekja e Jakobit dhe ky, para se të vdesë, bekon dy fëmijët e Jozefit, Efraimin dhe Manasin. Ndonse Manasi ishte i pari i dy fëmijve, bekimin kryesor e merr Efraimi. E pas tyre Jakobi bekon edhe fëmijët e tjerë të tij, me gjithë nipçet. Femrat asaj kohe nuk bekoheshin por vetëm shiteshin.

Kalojnë vite dhe shekuj, ndërkohë edhe Jozefi nuk jetonte më, një faraon i ri, që sheh se populli i izraelit është shtuar shumë dhe bërë më i fortë se egjyptasit, jep urdhëra të fshehtë për t’ua rënduar punën atyre, që tu vijë shpirti në majë të hundës dhe të largohen. Biles u jep urdhëra edhe mamive të shtëpive të lindjes, që ti hiqnin qafe fëmijët meshkuj të hebrenjve. Mirpo këto nuk ia zbatuan urdhërin, duke u justifikuar se ato gra emigrantësh lindnin nëpër shtëpia, pa ndihmën e tyre mjeksore. Atëhere faraoni urdhëroi që çdo mashkull i lindur të hidhej në lumë, ndërsa femrat të mbaheshin. Kështu njëherë, një leviti, fis ky i rrjedhur nga Levi, bir i Jakobit, i lindi një mashkull, që ia vunë emrin Moisi. Ky, kur u rrit dhe nisi ta kuptonte situatën social-politike, (social-fetare asaj kohe), pa një mbikqyrës egjyptas që po godiste një hebre. I hypi gjaku në kokë dhe vajti e vrau mbikqyrsin e rreptë. Nga frika iku u arratis nga vendi, duke vajtur në vendin e madianëve. Aty, pranë një pusi na vijnë shtatë baresha, mirpo ato i përzenë barinjtë e tjerë. Moisiu ndërhyn dhe vajzat mbushin ujë për vete dhe për kopenë e tyre. Kur ikin ato në shtëpi i tregojnë të atit për ndihmën e marrë. Ah, u bërtet i ati, dhe ju e latë t’u ikë. Shpejt, gjejeni dhe ftojeni si mik në shtëpi. Kështu Moisiu vjen në këtë shtëpi dhe na martohet me njërën nga bijat, Seforën, me të cilën bën një fëmij.

Gjatë kësaj kohe që Moisiu bënte jetë të qetë, në Egjypt shtypja ishte shtuar. Por Moisiu nuk kishte si të dinte gjë, sepse asaj kohe nuk kishte radio e internet. Një ditë, duke kullotur kopenë e vjerrit, Moisiu na sheh një zjarr në një shkurrishte, por shkurrishtja nuk po digjej. U afrua dhe një zë e lajmëroi se ishte Zoti ai që po i fliste. Moisiu shtangu, ndërkohë Zoti vazhdoi ti fliste për misionin e tij nacional-fetar të shpëtimit të hebrenjve nga Egjypti, duke i dhënë detyra të ndryshme. Hej-hej, e ndërpreu Moisiu, çfarë kujton ti se jam unë, ndonjë orator!? Ik or bab gjej ndonjë tjetër, se unë mezi lidh ushkuret e mia! Na-na, i bërtiti edhe Zoti i zemëruar, e di që ti s’di të lidhësh dy fjalë, por për këtë punë kam caktuar Aaronin, vëllanë tënd. Ajd, mos e diskuto urdhërin hyjnor!

U kthye Moisiu tek vjehrri dhe i tha, më ler të shkoj tek vëllezërit e mi në Egjypt! Mirë shko, i tha vjerri. Gjatë rrugës Sefora u grind me të shoqin dhe bëri synet të birin, duke ia hedhur Moisiut tek këmbët lafshën e bibilushit të prerë të të birit. Ti s’ke të bësh me ne, i tha dhe iku në tjetër drejtim. Ah, lëshoi i lodhur Moisiu, tani nuk kish shumë kohë për grindje personale, por duhet të shihte më parë problemet kombëtare. Ndaj vazhdoi rrugën nëpër shkretëtirë. Aty e takon Aaroni, të cilit i kish folur po ashtu Zoti për misionin nacional, e të dy vazhduan rrugën drejt Egjyptit. Të dy u drejtuan tek pallati i faraonit dhe lanë një kërkesë takimi. Ky i priti në radhën e caktuar dhe të dy paraqitën në emër të të gjithë hebrenjve kërkesën për kremtimin e një feste fetare në shkretëtirë. Jeni në vete, u tha faraoni, tani nuk është si më parë, kur urdhëri im ishte ligj. Shteti ka ligje, puna nuk mund të lihet nga të gjithë njerëzit, sepse mund të ndodhin avarira. Kemi furrat e pjekjes së tullave, të cilat nuk e pushojnë kurrë punën, kemi vaditjet, të cilat po ashtu nuk mund ta ndërpresin punën, e sa e sa punëra u numëroi faraoni dy vëllezërve. Na ka urdhëruar Zoti ynë, foli Aaroni. Mor po lëri këto përralla, ia ktheu faraoni, se mjaft i kemi këta zotat tanë këtu, edhe kaq dhe njerëzit janë budadallëpsur fare, e ju doni të shtoni numrin e zotave! Ajd ikni tani, se takimi mbaroi.

Ikën të dy vëllezërit, por shtuan propagandën në shtresat e punëtorve. Sindikatat e para u ngritën dhe dolën kërkesat social-fetare. Nga inati faraoni urdhëroi heqjen e shumë privilegjeve, si kashta e përdorur për fjetje, ushqimet shtesë, fundjavën e ktheu në aksion, normat u ngritën. Punëtorët u thanë dy kryetarve, se programi i tyre po ua bënte jetën më të vështirë. Atëhere Moisiu shkoi dhe u ankua tek Zoti: “Po ç’pate o Perëndi që e fute këtë popull në telashe të reja!” Prit-prit, se tani do ua tregoj unë atyre, ia ktheu Zoti, dhe Moisiu të njëjtat fjalë i përcolli tek populli i tij. Mirpo këta akoma më shumë e kundërshtuan. Dhe Moisiu u kthye sërish tek Zoti i tij, bisedoi sërish me këtë, u kthye sërish tek faraoni, e këtë punë bënte Moisiu për ditë të tëra, sepse mundimet po shtoheshin nga njëra anë, e nga ana tjetër Zoti i tij nuk po e tregonte forcën e tij hakmarrëse!

Shko tek faraoni, i tha në një nga këto ditë Zoti Moisiut, dhe bëj ato magjirat me shkopin tënd. Vajti Moisiu dhe nisi të bëj magjirat me shkopin e tij, ashtu siç e kish mësuar Zoti. Fap e hidhte shkopin në tokë, dhe ai bëhej gjarpër. Fap e kapte me dorë, dhe ai kthehej sërish në një shkop pleqsh. Mirpo këto numra shpejtësie nuk i shkuan dhe aq, sepse të njëjtat gjëra i dinin më mirë edhe magjistarët e cirkut të faraonit. Kështu vazhdoi Moisiu me Aaronin të takonin për ditë Zotin e ta lajmëronin për të rejat më të fundit. Por dhe ky i riniste sërish tek faraoni; kështu një konkurrencë e madhe zhvillohej midis magjive të njërës palë dhe magjive të palës tjetër. Këndej Zoti i Moisiut dhe Aaronit e kthente ujin në ngjyrë të kuqe, të dukej si gjak, po të njëjtën gjë bënin dhe shpikësit e faraonit. Zoti i Moisiut dhe Aaronit shpërndante mijra bretkoca mbi tokën e Egjyptit, po të njëjtën gjë arrinin ta bënin dhe shkencëtarët e faraonit. Zoti i Moisiut dhe Aaronit nisi me miliona mushkonja drejt banorve, mirpo kësaj radhe shkencëtarët e faraonit nuk arritën të bënin të njëjtën gjë, ose nuk donin ta bënin atë gjë, sepse i dinin pasojat e këqija që sillte një dyfishim mushkonjash. Pastaj erdhi radha e mizave, pastaj ulçerat dhe puçërat, pastaj breshëri i paparë, pastaj karkalecat, pastaj errësira dhe në fund plaga e dhjetë, vdekja e të parëlindurve egjyptas. Vetëm pas kësaj faraoni u bind ti lejonte emigrantët hebreas të shkonin të festonin pashkët e tyre në shkretëtirë, larg syve të egjyptasve, që këta të mos ofendoheshin nga feja tjetër.

E pasi këta muarën florinjtë dhe pasuritë e egyptasve, të cilët ua dhanë vetë gjithë kënaqsi, u nisën nëpër shkretëtirë. Në shkretëtirë u humbën ushtarve egjyptas nga sytë, sepse një pluhur i madh për fat, desh i qërroi fare ushtarët e Faraonit. Kur arritën tek derdhja e Jordanit në Detin e Kuq, për fat uji ishte akoma i pakët, kështu kaluan të gjithë shëndoshë e mirë. Një ditë më pas, kur ushtarët e faraonit u afruan tek lumi, ky ishte mbushur plot me ujë, sepse kishin mbërritur shkrirjet e borës në veri. Kjo ngjarje bëri bujë, sa ngjarjet nisën të hiperbolizoheshin; ata dhjetra emigrantë të ikur u bënë 600 mijë, lumi u bë det, konkurrenca për drejtimin fetar të popullit midis Moisiut dhe Aaronit u prezantua si urdhër nga Zoti, e kështu kjo qe historia biblike e librit të parë dhe të dytë, për të vazhduar me historira të tjera njerëzore, vetvetiu të prezantuara nën urdhëra Zotash e Perëndish, kush e kush ti japi kështu vetes të drejtë në të gjitha marrëzitë dhe makutëritë e tij të papara. 

21 Komente

Tregimi, ndonse i gjate, ishte shkruar ne menyre humoristike smiley Do ishte mire qe adminet ta nxirrnin ne dy pjese kete tregim smiley

Marrezite femijnore fetare te Karlitos ne lemin fetar jane te njejta me marrezite injorante ne lemin e kritikes artistike, por meqe shumica jane te marre njesoj tek zona fetare, asnjerit nuk i ben pershtypje (shiko logoreja grafomaniake per Krishtin dhe Muhametin), ndersa per kritiken artistike i versulen te gjithe si artista t'mdhej te ofenum ne shijet estetike.

 

Heretiko, une jam i tezes, se; edhe sikur Zoti te mos ekzistonte, ne do te duhej ta krijonim, per arsye madhore, dhe pavarsisht se jam ne kundershtim me kete KM e ketushem ne kete pikpamje, them se shkrimin e kishte qa smiley nga ana artistike. 

Para se te gjykoj nese Karlitoja e ka qasmiley apo qismiley artistikisht shkrimin, me duhet ta lexoj shkrimin ne radhe te pare, gje qe nuk kam arritur ta bej dot, sepse Karlitoja hyn ne kategorine e atyre qe un nuk mund te çoj nje koment te tij deri ne fund, pale nje shkrim. Kjo per çeshtje stili ne rastin e tij, l'hom se le stil!, fjalet e frazave te tij bejne qarqe te shkurter, dhe pas pak un nuk jam ne gjendje te vazhdoj leximin, te ndjek fillin, sepse edhe neuronet e mija bejne qarqe te shkurter per sintoni dhe simpati me neuronet e autorit, e nuk shof me gje tjeter perveç shkreptima elektrike, si nate me shternagate me flashe te njepasnjeshme frap-frap.

Ne fakt ky eshte stili i shkrimit ngambrapa, dmth eshte gje e kerkuar sot, e lakmuar dhe e arritur me mundime, ndersa Karlitoja e ka kete dhunti natyrshem si kalamo nga menja. Kalamojt jane gjeniale, por per tu bere gjeni duhet te behesh me teper se te jesh kalamo. Ndersa tek Karlitoja te jesh dhe te besh jane te dyja, por si te ngjitura me çimçakiz, jo te nderthurura dhe te nderlidhura, rrine bashke, por gjithsekushja n'pun t'vet. Tamam çift ngambrapamodern qe as martohen, e as divorcohen, rrine bashke.

Ne nje fare kuptim kjo mund te perbeje vlere, e per kete arsye Karlitoja ka shqetsuar peshqit, per kete arsye tropi, nje stiliste gjeniale ngambrapa e qene dhe e bere kalama me shume mundime, dyshon se Karlitoja shtiret dhe eshte duke tallur draperin me neve. Gje qe, ne qoft e vertete, eshte maja e gjenialitetit ngambrapa, me tej nuk mund te shkohet me, ose duhet riformuluar gjithçka nga fillimi.

Siç e kam riperseritur vazhdimisht pa u lodhur, çfar i ve vulen gjykimit dhe vlersimit, eshte motivacioni. Sidoqofte pun e Karlitos, kaqe gje kuptohet kollaj se motivacioni i tij, si edhe i homonimit te tij qe ka pallu Xhenin, eshte dendja me qofte duke pa kamarieren nga mbrapa. Kjo eshte arsyeja madhore e burrit Xhenit dhe atyre qe e ndjekin dhe e levdojne, por çuditerisht edhe shumices se atyre qe urrejne burrn e Xhenit si antikomunista duke ngrene qofte dhe duke pare kamarjeren ngambrapa si komunista.  

 

E hee, e kuptova, qe te qetesohesh biri im dhe te lexosh i qete, pa shkreptima ne neuronet e trurit, do t'keshilloja te pije çaj kamomili ne darke. 

Te banalizosh nje liber si Bibla ne kete fare feje, sdi cfare emri te te ve or Marks. Duket qe ke gjykim feminor ku ke marre pjeset historike te tij sepse ato shkencore e filozofike nuk ke kapacitet ti kuptosh per vete e jo me ti shtjellosh ketu. Liber ku vetem me nje shprehje te tij jane zhvilluar esse,  ti e kthen qesharak. Sec me vijne ne mend ato skenat ku fshataret me sfurqe kerconin a gjykonin teologet me doktoratura te marra qe ne 1940, ku keta vete simbolikisht ishin ne maje pemes...

Nje keshill miqesore nuk mund te jesh intelektual nese ben gjykime te tilla me vepra ku jane bazuar universitete, shkenctare, qyteterime, beson apo jo, eshte indiferente.

Te besh satire me gjera qe shume te tjere i mbajne per te shenjta nuk rekomandohet fare, si rregull. Por Karli ka zgjedhur ta japi ne kete forme opinionin e vet dhe ky opinion kerkon nje pergjigje.

Pergjigja eshte qe satira ketu deshmon per nje verberi totale ndaj konceptit te drejtesise, ne Bibel dhe ne gjithe historine e qyteterimit. Sepse feja dhe koncepti i hyjnise kane qene historikisht burim i kodeve morale, shoqerore dhe ligjore kudo ne bote.

Keshtu qe edhe ne rastin e rrefenjave qe Karlo i ka satirizuar, ai deshmon ose nuk ka aftesi te shikoje fillin e drejtesise qe i pershkon dhe i lidh ato me njera-tjetren.

Eshte drejtesi qe Perendia deboi Adamin dhe Even nga kopshti i Edenit.

Eshte drejtesi qe Noah ndertoi arken.

Eshte drejtesi qe Abrahami u nis te sakrifikonte Isakun (dhe eshte drejtesi qe Perendia s'e la ta bente kete, qe fillimisht vete ia kish urdheruar).

Eshte drejtesi qe Jakobi punoi 7 vjet per Lean dhe 14 vjet per Rakelen.

Eshte drejtesi qe Jozefi u ngrit nga thellesia e burgut e u be njeriu i dyte me i rendesishem ne Egjipt pas faraonit.

Eshte drejtesi qe Moisiu u perball me faraonin e kohes se tij.

Eshte drejtesi qe nje popull sklleverish, sic ishin hebrenjte ne Egjipt, u thirr jashte Egjiptit dhe doli ne liri.

Gjithcka qe Perendia ben eshte e drejte.

Ja keto gjera i humbin nga syte atyre qe i kane te veshur syte me paragjykime per gjera qe as i njohin tamam e as i kuptojne.

Eshte filozofi 7 lopet e shendosha dhe me pas 7 te dobetat...

Angazhimi i filozofise, si disipline shkencore, me Biblen dhe temat biblike eshte i pafund. Por sa per shembull te ketyre 200 viteve te fundit, ja kater filozofe gjigande qe i kane kushtuar kapituj e libra te tere rastit te Abrahamit dhe Isakut:

Kant

Kierkegaard

Levinas

Derrida

u kenaqem me shakate plot kripe te Karlos.

hahahahaa

hehehehe

yyyyy  ca gallate!

 

 

Ka menyra te tjera bashkekohore per te shpjeguar konceptin e drejtesise femijeve, jo detyrimisht nepermjet rrefenjave biblike, te kuranit, e me radhe. Ndonese burime te pakontestueshme civilizimi dhe kulture, jane pak relevante ne kontekstin e kohes tone ku feja luan rol te paperfillshem dhe ku tolerancen per tjetrin e kuptojme kryesisht nepermjet qytetarise, jo nepermjet konceptit filozofik te hyjnise.

Ndonese ky nuk eshte vendi per debatin "a duhet lenda e historise se feve ne shkolle", mendoj se nderkohe femijet njihen ne shkolle me boll materiale te tjera qe i takojne botes se te rriturve, por qe u ben mire femijeve te kene nje familjarizim me to qe ne shkolle. Ja ku eshte nje botim i pershtatur per femije i tragjedive te Sofokliut. (Nuk e di, ne fakt, a jepet Sofokliu ne 9-vjecare). Edhe ne vitet e para te gjimnazit adoleshentet njihen me tema madhore te letersise boterore. 

Nuk do te isha kunder po te jepej si lende komplementuese se te tjetrave si historia dhe letersia. Sa eshte teknikisht dhe praktikisht e realizueshme ne Shqiperi nuk e di, por si prind do te shqetesohesha te jepej si lende nga arsimtare te pakualifikuar, apo nese nuk jepej ne menyre strikte sekulare, perqendruar tek historia, pa subjektivitete dhe pa influencuar besimin tek femijet. 

Dy ministrat e qeverise Shirak, njeri prej te cileve Minister i Edukimitsmiley, kane firmos peticionin pro pedofilise me argumentin se nuk duhet influencuar besimi qytetar i femijeve tek seksualiteti infantil, perqendruar te historia objektive greke e lashte, pa subjektivitete hebraike, krishtere, musulmane, perqendruar tek besimi katunar i te rriturve.

Lerini te lire femijet te luajne doktorrash, njesoj si te rriturit! (dmth lerini kalamajt rehat!, siç thote me te drejte Zonja Elba me poshte)

Biles te rriturit te mesojne femijet se si luhet doktorrash me teknika ngambrapamoderne!

Biles biles, jane te rriturit qe duhet te mesojne nga naiviteti instiktiv i seksualitetit femijnor!

 

Robi mejtohen, thelle , shume thelle, e Zoti qesh, tha. 

une them ti leme kalamajt rehat. 

çoku e kontrrolloj herpashere kete teme, per te pare se mos Karli po denjon tu kthej pergjigje dy-tre komentatorve ketu, mirpo hiç, si duket e ka fut bishtin nder shale. 

Mos I kujto te gjithe njerezit si vetja! Gju me Gju me komentatoret. smiley

Ne fakt e dashur, eshte ne nderin e tij tu kthej pergjigje, te marri pjese ne diskutim dhe te lere mendimin e tij te (pa)pjekur. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).