Kompani të mëdha si Weibo Group, Terna, Geox, Johnson Control, Lear Corporation, Benetton, Ferrero Rocher, Power China, China State Construction Enginering etj., etj., kanë tentuar të zgjerojnë linjat e tyre të prodhimit në Shqipëri në këto pesë vitet e fundit, por klima e pafavorshme e investimeve, taksat e larta, apo dhe mungesa e burimeve njerëzore të kualifikuara i ka detyruar të zgjerohen në rajon. Si dështoi projekti i gjigantit turko-kinez për rivënien në punë të kombinatit të tekstilit në Berat me 600 milionë euro në investim, i cili tani është zhvilluar në Maqedoni e po kërkon të zgjerohet në Serbi. Kinezët e Exim Bank e fusin Shqipërinë në listën e zezë për investimet

Kombinati i tekstileve në Berat do të ishte ringritur prej dy vjetësh, do të kishte punësuar 6500 punonjës, me së paku 600 milionë euro investim, sikur qeveria shqiptare të ishte treguar e përgjegjshme për të jetësuar projektin e gjigantit turko-kinez të prodhimit të veshjeve në botë, Weibo Group.

Kompania që prodhon veshje kualitative për markat e njohura Massimo Dutti, Cortefiel, Barutti, Roy Robson, Brax, Hirmer, Peek & Cloppenburg, Saks 5th Avenue, Dockers dhe shumë marka të njohura në Turqi, me fabrika në Kinë dhe Kamboxhia, rishikoi planet e diversifikimit për hapjen e një linje të re prodhimi në Europë për Europën.

Weibo e pati të pamundur të hapte fabrikën në Turqi, për shkak se vendi i ka plotësuar kuotat e eksportit të tekstilit “Made in Turkey” në Europë. Pas Turqisë, ndër vendet e tjera europiane u pa destinacion tërheqës Shqipëria. Në Stamboll, komuniteti i shqiptar është më i madhi, lidhjet e kompanisë me Shqipërinë ishin të mëdha, ndaj planet e para për zgjerim në Europë ishin fillimisht për Shqipërinë. Ndërmjet viteve 2013 dhe 2014, përfaqësuesit e Weibo Group survejuan për më shumë se tetë muaj tregun shqiptar.

Kompanitë e konsulencës i rekomanduan riaktivizimin e kombinatit të tekstileve në Berat. Në këtë zonë, industria e tekstilit ka një traditë gati 50-vjeçare të trashëguar nga regjimi komunist. Berati është ndër të paktat qytete në Shqipëri që ka një forcë të kualifikuar punëtore që përdorin që nga tornot deri te qepja. Për më tepër, në Berat ka vijuar tradita, pasi shumë fabrika të tjera të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve kanë aktivitet në këtë qytet, duke ndikuar në krijimin e fuqisë së re punëtore me përvojë. Për rrjedhojë, Berati mund të përmbushte kërkesat e Weibo Group me “know how” si dhe me godina. Me vënien në punë, Weibo synonte të realizonte rreth 800 milionë euro eksporte në vit. Por projekti ka dështuar me “sukses” si shumë projekte të tjera të mëdha dhe serioze që i janë ofruar Shqipërisë.

Ky ishte rasti që Shqipëria të vendoste një standard të ri në industrinë fasone, duke realizuar ciklin e mbyllur të prodhimit dhe duke i dhënë shans real zhvillimit të klasterit në këtë industri. Arsyet e dështimit janë disa, por ekspertët që kanë konsultuar kompaninë, pohojnë se kryesorja ishte projekti jofizibël.

Barra e taksave dhe të gjitha kostot e tjera ishin më të larta se sa kostot me gjithë transportin nga Maqedonia në Durrës. Sot gjiganti turko-kinez ka hapur fabrikën në Maqedoni. Për shumë muaj, është impenjuar personalisht Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevksi, i cili i ka pritur investitorët dhe për më tepër, ka përshpejtuar në mënyrë të jashtëzakonshme investimin në Maqedoni.

Kryetari i Bordit të Weibo Group, Selcuk Alperen, e njoftoi personalisht përzgjedhjen e Maqedonisë për projektet e reja. Alperen, në një deklaratë zyrtare, ka pohuar se kompania ka ndërtuar zonën e integruar industriale në Kriva Palanka, një zonë e lirë tregtare në Maqedoni. Investimi fillestar ishte 400 milionë euro me 500 të punësuar, me projekt për zgjerim të mëtejshëm në varësi të ecurisë së prodhimit. Kompania, 50% të prodhimit në Maqedoni i ka porosi për Hugo Boss, ndërsa pjesën tjetër për emra të mëdhenj të brandeve europiane të veshjeve. Prodhimi i Weibo është i lidhur vertikalisht që nga fillimi në fund. Kompania kujdeset vetë për prodhimin e pambukut dhe kryen të gjitha proceset. Por duket se Maqedonia (Kriva Palanka) nuk e ka përmbushur tërësisht kërkesën për fuqinë punëtore, ndaj Weibo është duke kërkuar për transferim të një pjese të aktivitetit edhe në Serbi.

Edhe pse Maqedonia nuk e ka në prioritetet e saj të zhvillojë industrinë e fasonit, kompanitë e huaja që kanë interesa të transferojnë prodhimin në Ballkan, e shohin atë mjaft atraktive. Taksat e ulëta, funksionimi i zonave të lira tregtare (pa taksa në shtatë vitet e para) dhe subvencioni monetar i çdo vendi të hapur pune e ka bërë vendin fqinjë konkurrues të denjë për fason industrial dhe atë tekstil.

Shqipëria, jo vetëm që ka humbur konkurrueshmërinë në aspektin fiskal, në të drejtat e pronësisë, por mbi të gjitha i mungojnë prioritetet e zhvillimit dhe vullneti i mirë për të sjellë investitorë seriozë, thanë ekspertët që më parë kishin këshilluar Weibo-n për Shqipërinë. Por ata shpjeguan se Weibo nuk është shansi i vetëm i humbur. Janë me dhjetëra raste të dështuara vetëm nga Turqia.

Një nga grupet më të mëdha turistike në Europë me resorte që nga Antalya, Belekeu, Londra dhe Nisa i është ofruar Shqipërisë për një investim 600 milionë euro për zhvillimin e një resorti turistik. Eksperti tha se nuk ishte në interesin e kompanisë të investonte në një zonë joshëse dhe të bukur siç është Jugu i vendit. Turqit ishin të vendosur të investonin në secilën copë toke që do të dëshironte qeveria shqiptare. Resorti do të ishte i nivelit luksoz me pesë yje dhe me kapacitet akomodues mbi 5000-6000 persona. Do të punësoheshin të paktën 900 persona dhe kompania kishte në plane të zhvillonte edhe pjesën e edukimit për shërbimin e turizmit njësoj siç bën edhe në Turqi.

Pas disa takimesh me autoritetet shqiptare, kompania ka hequr dorë. Duke mbajtur konfidencial emrin e kompanisë turke, eksperti tha se tani, projekti që ishte planifikuar për Shqipërinë, po jetësohet në Rumani. Një vend i Bashkimit Europian, Rumania i ka thjeshtuar shumë procedurat për investitorët e huaj. Mjafton të kesh interes të investosh atje dhe qeveria të rimburson që nga biletat e avionit, shpenzimet e hotelit të çdo investitori që shfaq interes.

Një tjetër kompani tuke, Limak, ka shfaqur interes të investonte në sektorin e turizmit në Shqipëri, duke sjellë specialistë të saj për të studiaur fisibilitetin e investimit. Kompania më pas u tërhoq, pasi grupi u përfshi në investimin në Aeroportin e Stambollit.

Por teksa vendet e Ballkanit janë vënë në garë të ethshme në lehtësimin procedurave dhe taksave për investitorët e huaj, Shqipëria ka bërë hapa mbrapa. Aktualisht, vendi ynë ka barrën e taksave më të larta në rajon dhe klimën më të rëndë për të biznes (Doing Business, 2016 World Bank).

Si pasojë e kësaj situate, qeveria shqiptare në tre vitet e fundit nuk ka sjellë asnjë investitor të huaj të njohur në vend, teksa nga ana tjetër ka pohuar se do të orientojë modelin e zhvillimit të ekonomisë nga konsumi te prodhimi.

 

Kinezët e Exim Bank fusin Shqipërinë në listën e zezë

Kompanitë kineze kanë qenë gjithmonë aktive dhe këmbëngulëse për të investuar në Shqipëri, por së fundmi, interesi i tyre ka kulmuar me HEC-in e Skavicës dhe Rrugën e Arbrit. Qeveria shqiptare ka qenë në negociata të gjata me Bankën Exim (banka që përfaqëson politikat e shtetit në investimet jashtë Kinës) për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Geri Selenica, drejtor i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, tha se “pas vlerësimeve të analistëve të Exim Bank rezultoi që projekti i Rrugës së Arbrit ishte një projekt i keq, madje edhe korruptiv. Pikërisht nga ky projekt dhe nga mosvlerësimi i propozimeve serioze, kjo Bankë e ka vendosur Shqipërinë në listën e zezë dhe për një periudhë katërvjeçare nuk do të vlerësojnë asnjë projekt financimi për Shqipërinë”.

Ky vendim iu komunikua para dy javësh edhe një kompanie kineze që kishte aplikuar për kredi për financimin e autostradës Adriatiko–Joniane, tha Selenica.

Ai tha se këto vitet e fundit, korporata të mëdha kineze kanë pasur interes të investojnë vetëm në sektorin energjetik, kryesisht në hidroenergji dhe më pak në nxjerrjen e naftës dhe gazit, por asnjë projekt nuk është finalizuar deri më tani.

Power China ka ofruar në tetor 2014 financimin, projektimin dhe ndërtimin për llogari të KESH të HEC Skavica (e madhe) 485 metër. Investimi kapte vlerën e 1 miliard eurove nga të cilat 600 milionë për ndërtimin e digës dhe mbi 500 milionë euro për shpronësimet dhe rehabilitimin mjedisor dhe ekonomik të zonës së përmbytur.

Mënyra e financimit të Skavicës ishte një kredi e butë për KESH-in mbi 1 miliard euro, e cila do të mund të shlyhej me 15 këste për 15 vjet pas përfundimit të veprës. Ndërkohë sipas llogaritjeve të kinezëve, Skavica me 485 metër do të shlyente investimin për 12 vjet, pasi do të kishte kapacitet prodhimi prej 2 milionë GW në vit me vlerë 100 milionë euro dhe shumë strategjik për ekonominë shqiptare. Qeveria nuk iu ktheu kurrë përgjigje kinezëve. Në sektorin e hidrokarbureve kanë shprehur interes CEFC (China Energy Fund) dhe CNPC (China National Petroleum Corp). Kompania kineze që nënshkroi me Bankers Petroleum marrëveshjen e interesit për blerjen e aksioneve me dyfishin e vlerës së bursës është e listuar në bursë. Shumë analistë burse hedhin dyshime mbi qëllimin e vërtetë të kësaj kontrate, pohoi konsulenti i investitorëve kinezë në Shqipëri.

Ai tregoi se në sektorin e ndërtimit të rrugëve ka pasur interes nga disa firma kineze si: Sinohydro, China Pacific Construction dhe CRBC. Sinohydro po ndërton dy autostrada në Maqedoni, ndërsa CRBC një autostradë në Malin e Zi dhe do të ndërtojë hekurudhën e shpejtë Rijeka-Zagrep-Bozovo (Hungari).

Asnjë firmë kineze nuk ka pasur sukses për rrugët në Shqipëri, pasi nuk ka asnjë projekt serioz rrugësh dhe Shqipëria nuk ka mundësi financimi për të tilla projekte, tha eksperti.

Vënia e Shqipërisë në listën e zezë nga Exim Bank e bllokon automatikisht çdo interes nga firmat kineze për ndërtim rrugësh dhe autostradash, lajmëroi Selenica.

Lënë Shqipërinë për Serbinë

Më herët, “Monitor” ka evidentuar me dhjetëra kompani europiane dhe ndërkontinentale që janë ofruar për të investuar në Shqipëri, por klima që ofron vendi ynë nuk i ka orientuar projektet drejt fizibilitetit, ndaj dhe kompanitë janë zgjeruar në rajon.

Kur kompania e njohur italiane e prodhimit të këpucëve, Geox, në 2013, vendosi të zhvendoste linjën e prodhimit nga Maroku në Ballkan, Shqipëria ishte në fokus, për shkak të pozitës gjeografike dhe kostos së lirë të krahut të punës.

Tre vjet më parë, ata studiuan tregun shqiptar, tregon znj. Donika Mici, drejtuese e fabrikës së prodhimit të këpucëve Donniana, të tërhequr nga forca e lirë e fuqisë punëtore dhe kualifikimi i saj, por një ofertë joshëse nga Serbia, i ka ndryshuar të gjitha planet. Në këmbim të punësimit të 1250 punonjësve, qeveria e Serbisë e ka subvencionuar Geox me 11,2 milionë euro (9 mijë euro për një vend pune, sipas mediave të huaja), duke mbuluar gati gjysmën e vlerës së investimit prej 23 milionë eurosh.

Serbia ka qenë vitet e fundit shumë konkurrente në tërheqjen e investimeve të huaja, sidomos nga Italia. Benetton, Ferrero Rocher, Geox janë disa raste, ku investitorët italianë, pasi kanë studiuar të dyja tregjet, kanë zgjedhur Serbinë për të investuar.

Aktualisht, Serbia është më agresivja në rajon për lehtësirat ndaj investitorëve. Dy janë pikat më të forta. Përjashtimi nga tatimfitimi për tre vitet e para të aktivitetit dhe subvencionimi me 1500 euro për çdo punonjës të punësuar. Gjithashtu, toka për investimin ofrohet falas. Serbia ofron edhe një avantazh tjetër, pasi ka shumë marrëveshje dypalëshe për tregti pa dogana, sidomos me ish-republikat sovjetike, duke i nxitur disa subjekte, që synojnë tregjet e ish-Bashkimit Sovjetik të hapin biznese në Serbi, me synim shmangien e taksave të dyfishta, që duhet të paguajnë në Shqipëri.

Industria e mbështetjes së automjeteve shkon në Maqedoni

Të paktën tre kompani të mëdha të prodhimit të aksesorëve për industrinë e makinave, CapCon, Johnson Control dhe Lear kanë studiuar tre vitet e fundit tregun shqiptar për të hapur linjat e tyre të prodhimit, në kërkim të kostove më të lira të fuqisë punëtore. Por, siç kanë pohuar burimet pranë kompanive, në mesin e disa arsyeve ata kanë zgjedhur të mos investojnë në Shqipëri, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar. Tani të tre kompanitë në fjalë kanë hapur aktivitetet në Maqedoni, duke punësuar mijëra persona. Johnson Control njoftoi për hapjen e një fabrike të dytë, pas suksesit të asaj në Stip, ndërsa ishte në vitin 2014 sipërmarrja më e madhe në atë vend nga qarkullimi vjetor.

Kompania tjetër amerikane e prodhimit të airbegave për makinat, CapCon, pasi  dështoi në Shqipëri për të gjetur krahun e kualifikuar të punës, zgjodhi Maqedoninë. Prej 2015-s kompania ka investuar 18 milionë euro dhe ka hapur 400 vende të reja pune atje.

Grupet e interesit në Shqipëri shpjeguan për Monitor se, amerikanët fillimisht kanë shfaqur interes për tregun shqiptar nisur nga aksesi më i shpejtë dhe kosto më e ulët e transportit për në Europë. Por përpjekjet e saj kanë dështuar pasi nuk kanë mundur të gjejnë fuqinë punëtore të kualifikuar për nevojat e prodhimit që ato kishin.

E ndërsa rajoni po thith gjithnjë e më shumë industri me vlerë të lartë për ekonominë, Andronaq Londo, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, pohon se Shqipëria e ka humbur konkurrueshmërinë në burimet njerëzore, që duhen për të përballuar kërkesat e gjigantëve botërorë të industrisë. Londo, për këtë situatë, radhiti një sërë shkaqesh që na dizavantazhojnë në raport me rajonin.

E para është humbja e traditës. Shqipëria, para viteve 1990, për shkak të izolimit të tejskajshëm, e zhvilloi ciklin e mbyllur për të gjitha linjat e ekonomisë, ndryshe nga fqinjët. Pas viteve ’90, ekonomia, nga prodhimi dhe cikli i mbyllur, kaloi tek konsumi dhe sistemi arsimor orientoi më të mirët, drejt shkencave sociale.

Londo pohoi se aktualisht, sistemi arsimor i lartë, konkretisht inxhinieria mekanike, i ka mundësitë e kufizuara për shkak të mungesës së theksuar të infrastrukturës dhe laboratorëve. Një inxhinier i mirë nuk mund të mjaftohet vetëm në aspektin teorik, tha Dekani. Ai pohoi se universiteti përpiqet t’u shkojë pas prioriteteve të qeverisë. Në këtë periudhë është parë se, ekonomia po orientohet drejt prodhimit dhe zgjerimit të tregut të energjisë, ndaj edhe studentët janë këshilluar të diplomohen në degë të inxhinierisë elektrike. Londo tha se qeveria duhet të ketë një prioritet të qartë dhe shumëvjeçar në mënyrë që edhe sistemi arsimor universitar t’u përgjigjet nevojave reale të tregut. Por profesori pohon se, është shumë e rëndësishme që qeveria të orientojë arsimin e mesëm profesional, si hallka kryesore për të formuar krahun e kualifikuar të punës për të cilin ekonomia në këto momente ka shumë nevojë.

 

Dështojnë me Shqipërinë, italianët ndërtojnë interkoneksionin e energjisë nga Mali i Zi

Kompania shtetërore italiane e transmetimit të energjisë, TERNA, është duke avancuar në ndërtimin e një linje kabllore nënujore për transmetimin e energjisë elektrike me Malin e Zi, e parashikuar për të nisur nga transmetimi i energjisë në vitin 2017. Me ndërtimin e saj, Shqipëria humbi përfundimisht mundësinë për të tranzituar në periudhë afatmesme energjinë nga Ballkani në Itali dhe anasjelltas, kur dihet se interesi i kompanive shtetërore italiane ka qenë shumë i madh që linja e transmetimit të energjisë me kabllo nënujore të niste nga Shqipëria, nisur nga distanca e shkurtër që mundësonte projektin me kosto më të ulët.

Në vitin 2007, qeveria shqiptare nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me administratorin e përgjithshëm të kompanisë Enel, Fluvio Conti, për zhvillimin e sistemit energjetik shqiptar.

Në themel të marrëveshjes ishte ndërtimi i një termocentrali me qymyr në rajonin e Durrësit, nga gjiganti italian i energjisë. Investimi kapte vlerën prej 1.9 miliardë dollarësh dhe në të përfshihej edhe ndërtimi i një linje të re transmetimi nënujore për energjinë drejt Italisë.

Por përpjekjet gati 6-vjeçare me Shqipërinë nuk kanë rezultuar të suksesshme ndaj fqinjët italianë e kanë finalizuar projektin e transmetimit të energjisë me Malin e Zi.

Punimet janë duke avancuar. Investimi nga TERNA kap vlerën e 760 milionë eurove, ku 100 milionë euro ishin investime në rrjetin ekzistues në Malin e Zi.

Linja e transmetimit të energjisë me kabllo nënujore do të lidhë Italinë me Ballkanin nëpërmjet në 415 kilometrave, me kapacitet 400 kilovolt nga Villanova në Kotorr, me kapacitet transmetues 1,000 megavat.

 

“Flluska” e shifrave të investimeve shqiptare

Shqipëria dhe Serbia paraqiten me nivelin më të lartë të Investimeve të Huaja Direkte në rajonin e Ballkanit. Nga 4.6 miliardë dollarë që arritën flukset e investimeve në 5 vendet e rajonit në fund të 2014-s, një e katërta e tyre ose më shumë se 1 miliard dollarë, u destinuan në Shqipëri sipas vlerësimeve të UNCTAD (programi i Kombeve të Bashkuara, përgjegjës për trajtimin e çështjeve të zhvillimit, sidomos të tregtisë ndërkombëtare).

Por investimet në Shqipëri, në dukje në vlerë të madhe, nuk kanë sjellë vlerë të shtuar dhe punësim. Më shumë se gjysma e tyre janë përqendruar në industrinë e nxjerrjes së naftës. Shpimi i një pusi nafte varion nga 1-2 milionë dollarë dhe në shumë raste, shuma e shpenzuar nuk justifikohet me prodhim dhe nuk gjeneron punësim.

Për të gjithë vitin 2015, investimet e huaja arritën në 871 milionë euro, duke u rritur me vetëm 7.1% në raport me 2014-n dhe duke qenë 5.7% më të ulëta në raport me 2013-n.

Tremujori i katërt ishte më negativi, teksa Bankers Petroleum, investitori më i madh në vend, pothuajse pezulloi prodhimin për shkak të konflikteve me qeverinë shqiptare dhe rënies së ndjeshme të çmimeve të naftës. Sipas burimeve nga Bankers, në 2015-n, investimet e kompanisë ishin rreth 130 milionë euro, ndërsa këtë vit, ato pritet të përgjysmohen, në rreth 65 milionë euro, teksa nuk parashikohen hapje pusesh të reja.

Sipas Bankës së Shqipërisë, “prurjet në formën e investimeve direkte gjatë kësaj periudhe kanë ardhur kryesisht nga sektori i hidrokarbureve me rreth 44%, ai i energjetikës me rreth 10%, të ndjekur nga sektori i bankar dhe ai i telekomunikacionit, që kanë tërhequr përkatësisht 10% dhe 7% të flukseve hyrëse të Investimeve të Huaja Direkte”. Por sipas burimeve të “Monitor” pranë tregut të hidrokarbureve, mësohet se shifra e lartë e investimeve të huaja është llogaritur me planin e Bankers-it dhe jo me faktin, i cili ishte shumë më i ulët se plani për shkak të uljes së çmimeve të naftës.

Shqipëria humb konkurrueshmërinë

Prej dy vitesh, Shqipëria ka humbur konkurrencën rajonale në politikat fiskale, duke u renditur si vendi me barrën më të lartë tatimore. Në vlerësimin e parë nga këndvështrimi i investitorit, ky është një dizavantazh i madh. Më pas vlerësohen incentivat. Çfarë ofron Shqipëria për investitorët dhe çfarë fqinjët tanë. Vende të tilla si Serbia, Maqedonia dhe Bosnja, që nuk kanë mundësi të zhvillojnë turizmin, transportin detar dhe nuk kanë të ardhura nga emigracioni, janë shumë agresive për incentivat ndaj investitorëve, si mjeti i vetëm i gjenerimit të vlerave monetare dhe punësimit. Shqipërisë nuk i është dashur të sforcohet kaq shumë, për shkak të pozitës gjeografike më afër Italisë, perspektivës për turizëm, pasurive nëntokësore, naftës etj.

Shqipëria, së bashku me Serbinë, kanë nivelin më të lartë të taksave në rajon, në TVSH, kontributet e sigurimeve, që paguhen nga punëdhënësi dhe tatimin mbi korporatat. Jo më kot, të dy këto shtete kanë nivelin më të lartë të taksave në përqindje ndaj fitimit, përkatësisht 36.5% Shqipëria dhe 39.7% Serbia.

 

TVSH

Sipas një tabele të nxjerrë nga të dhënat e Bankës Botërore, Shqipëria dhe Serbia kanë nivelin më të lartë të TVSH-së, në 20%.

Në Maqedoni, niveli më i lartë i TVSH-së është 18%, ndërkohë që vendi ka dhe një TVSH të reduktuar prej 5% për produkte ushqimore, produkte mjekësore, makineri bujqësore, publikime, shitja e parë e ndërtesave dhe apartamenteve, si dhe transporti dhe akomodimi.

Mali i Zi e ka TVSH-në 19%, Bosnja 17% dhe Kosova në nivelin më të ulët prej 16%.

 

Taksa mbi korporatat

Ndërsa përpara vitit 2008, i gjithë rajoni u fut në një garë të ethshme se cili i ulte sa më shumë taksat dhe zbatonte taksë të sheshtë në nivelin e afër 10%, me përshkallëzimin e krizës ekonomike, rezulton se vetëm Serbia dhe Shqipëria e rritën taksën mbi korporatat në 15%. Shtetet e tjera vazhduan të ruajnë norma të ulëta të tatimit që paguajnë sipërmarrjet.

Mali i Zi ka aktualisht nivelin më të ulët të kësaj takse në rajon, në 9%, ndërsa Maqedonia, Kosova dhe Bosnja e kanë atë në 10%.

 

Kontributet e paguara nga punëdhënësi

Shqipëria, së bashku me Serbinë, renditen ndër vendet që kanë nivelin më të lartë të kontributeve të sigurimeve shoqërore të paguara nga punëdhënësi në 15% dhe 17.9% përkatësisht. Megjithatë, Serbia po tregohet më agresive se Shqipëria në tërheqjen e investimeve të huaja, duke i “joshur” të huajt me subvencione direkte për punonjësit.

Maqedonia e ka të gjithë barrën të transferuar te punëmarrësi, në nivelin e 27%. Kjo është një nga arsyet kryesore që Maqedonia rezulton me normën më të ulët të taksës ndaj përqindjes së fitimit të bizneseve (12.9%). Edhe Mali i Zi ndjek të njëjtën logjikë, ku kontributet e paguara nga punëdhënësi janë vetëm 5% dhe ato të punëmarrësit 24%. Edhe në Bosnjë, punëdhënësi paguan 10.5% dhe punëmarrësi 31%. Nivelin më të ulët të kontributeve e ka Kosova me 5% punëdhënësi dhe po aq punëmarrësi.

 

Investimet, çfarë ofron rajoni

Maqedonia agresive

Qeveria ka miratuar ligje që parashikojnë krijimin e zonave të lira brenda zonave zhvillimore teknologjike industriale.

 Qe nga viti 2009, Maqedonia ka mundësuar blerjen e tokës nga investitorët për t’u realizuar në kushte të favorshme, me një zbritje prej 30%. Deri më tani, më shumë se 2,500 kompani kanë përdorur mundësinë për blerjen e tokës. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e garanton të drejtën e investitorëve të pronës.

Industria e tekstilit është dyta më e madhe në eksportet në Maqedoni. Sektori i agrobiznesit angazhon 435,500 persona, në një popullsi prej 2.1 milionë banorësh.

Kompanitë e ndërtimit maqedonase mund të ndërtojnë fabrika me standardet ndërkombëtare dhe në çmime më konkurruese në Europë. Kostoja mesatare e ndërtimit 170-210 euro për metër katror. Çmimi i shitjes së tokës ndërtimore shtetërore për objektet industriale dhe të prodhimit ndryshon në varësi të vendndodhjes, nga 5–40 m². Maqedonia ka një ambient suportiv për biznesin. Kompania regjistrohet për katër orë dhe është në vendet e para në renditjen e Bankës Botërore “Të bësh biznes 2016”.

Maqedonia është në udhëkryq të Europës Juglindore, që e bën atë një tranzit ideal për tregjet europiane. Ka të zhvilluar linjat rrugore dhe hekurudhore, të cilat të kombinuara i mundësojnë vendit qasje në çdo vend të banuar në Maqedoni në më pak se 3 orë.

Infrastruktura hekurudhore ka qenë që në 1870. Sistemi i rrjetit hekurudhor të Maqedonisë është i lidhur veri-jug me sistemet e rrjetit hekurudhor të Serbisë dhe Greqisë. Paga mesatare mujore bruto në vitin 2013 është 502 euro. Qeveria ka vendosur për të rritur sasinë e subvencioneve për tërheqjen e turistëve nga Bosnja, Serbia, Bullgaria dhe nga 25 në 35 euro për turist. Në vitet e fundit, industria e software është shfaqur si një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë së Maqedonisë. Me një rritje prej 7.7% në vitin 2009, industria software e Maqedonisë kaloi ritmin e zhvillimit të ekonomisë së përgjithshme dhe u bë një motor për rritjen, inovacionin dhe konkurrencën. Tregu i teknologjisë së informacionit në Maqedoni ka shënuar rritje të konsiderueshme në vitin 2009 prej 7.7%, duke arritur 212 milionë USD në vitin 2014.

Shteti ofron ndihmë shtetërore për investitorët në zonat industriale deri në 500.000 euro. Maqedonia vë në dispozicion ambiente me qira afatgjatë për një periudhë deri në 99 vjet. Taksat e ulëta, normat e sheshta korporative dhe tatimi mbi të ardhurat personale në 10%; tatimi 0% mbi fitimet e pashpërndara janë avantazh. Është një vend me kosto të ulët operative. Ka vend me pozicion gjeostrategjik. Mallrat dorëzohen brenda një dite në Europën Lindore, maksimum dy ditë në Europën Qendrore dhe Perëndimore. Është e zhvilluar telefonia dhe shërbimet Wireless. Universitetet janë të gatshëm për të bashkëpunuar me investitorët e ardhshëm në përmbushjen e aftësive të kërkuara.

Vendasit flasin gjerësisht anglisht dhe gjuhët rajonale kanë përdorim të gjerë. Ka fuqi të kualifikuar punëtore (42% nën moshën 30-vjeçare) me një etikë të fortë pune, sidomos në sektorin industrial.

 

Shqipëria konkurron me paga të ulëta

Shqipëria ka një sektor të eksportit dinamik. Eksportet janë rritur nga 1 miliard dollarë në 2.5 miliardë këto viteve. 57% e popullsisë së Shqipërisë është nën moshën 35-vjeçare. Paga mesatare në Shqipëri është një nga më konkurrueset në rajon. Paga minimale është më e ulëta në rajon. Shqipëria ka mbi 1 milion të mirarsimuar, profesionistë shumë të motivuar që flasin anglisht, italisht dhe greqisht gjerësisht. Çdo vit, më shumë se 100.000 nxënës regjistrohen në universitet. Shqipëria ka shumë mundësi të investimeve publike-private. Ajo gjithashtu ka një gamë të mundësive në sektorët e qëndrueshëm dhe në rritje të tilla si: energjia, bujqësia, industria mekanike dhe turizmi, sipas raportit prezantues për Shqipërinë nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

 

Serbia, konkurruese me kostot e energjisë

Investitorët janë të përjashtuar 10 vjet nga tatimi mbi fitimin. Përfitojnë kompanitë që punësojnë mbi 100 persona dhe investojnë më shumë se 8.5 milionë euro.

Sipas EUROSTAT, Serbia ka koston më të ulët të energjisë elektrike, gazit, lëndëve të tjera djegëse dhe telefonisë fikse në mesin e 37 shteteve europiane. Serbia ka fuqi punëtore me kualitete të larta.

Ekzistenca e fuqisë punëtore të arsimuar dhe të aftë janë stimuj për investitorë. Marrëveshjet e tregtisë së lirë me Federatën Ruse dhe Turqinë, si dhe infrastruktura e zhvilluar dhe pozita e favorshme gjeografike janë faktorët kryesorë për investime në Serbi.

Mali i Zi, taksat më të favorshme në Europë

Që nga futja e markës gjermane në nëntor të vitit 1999 dhe më vonë euros në shkurt të vitit 2002, vendi ka pasur sukses në krijimin e një klime të favorshme biznesi dhe në tërheqjen e investitorëve të huaj me reputacion.

Vendi ka krijuar Fondin e Investimeve të Zhvillimit. Ka një ndër sistemet e taksave më konkurruese në Europë dhe vendi vazhdon të tregojë përmirësim në mjedisin e biznesit nëpërmjet reformave strukturore të kombinuara me reformat në administratën e publike, arsim dhe shëndetësi. Në përputhje me reformat strukturore, investimet e reja në infrastrukturë, sektorin e energjisë dhe turizmit, kanë çuar ekonominë përpara.

 

 

86 Komente

Kombinati i tekstileve në Berat do të ishte ringritur prej dy vjetësh, do të kishte punësuar 6500 punonjës, me së paku 600 milionë euro investim, sikur qeveria shqiptare të ishte treguar e përgjegjshme për të jetësuar projektin e gjigantit turko-kinez të prodhimit të veshjeve në botë, Weibo Group.

 

-o Berat  çe (se) pate fat, kete goxha kombinat !.smiley

"Kinezët e Exim Bank fusin Shqipërinë në listën e zezë" Hajt se ua tregon z Trump, para murit do t'i boj keta cinezet ta hane listen e zeze, paska thone. 

Ky artikull ka disa dite qe qarkullon ne mediat shqiptare, dhe me vjen mire qe Peshku e ka nxjerre ketu. Gjendja eshte teper serioze, gje qe tregon se kjo klase politike, e ka pak ta futesh ne burg. 

Hajde shofim video ne liveleak dhe t'u qajme hallin niveleve te larta te krimit mes afro-amerikaneve ne mississippi

smiley Minneapolis.

Ti si pjese e qeverise se sotme cfare mendimi ke ke per kete shkrim dhe cfare po kontributi po jep ti qe te ndryshoje kjo gjendje?

The scorecard e qeverisjes se mire duket ne numrin e investimeve te huaja ....

Po s'ka problem ne kemi partine para Shqiperise filozofia e Rilindjes.

Do ishte me interes qe gazetaret te pyesnin Palloshin dhe Kone Miushin per keto shkruhen ketu, pse kane ndodhur keshtu. 

Nëse janë të vërteta këto shifra janë për të vënë duart në kokë. Tregojnë që strategjia e vetme ekonomike që kemi përpunuar këto 26 vite është diçka e tipit "Hajdeni se krahu i punës është i lirë", pa menduar e pa inkurajuar asnjë kriter tjetër.

 

Ky eshte problem kompleks dhe qe cdo qeveri e ketyre 25 vjeteve nuk ka mundur ta adresoje, perkundrazi kane bere cmos per te kunderten, dmth si te largojme investimet e huaja. Me nje llogjike te thjeshte nese e marrim Shqiperine si konkurrente me vendet fqinje (qe kane pak a shume nje zhvilim ekonomik aty-aty), psh. Maqedoni, Kosove, Mal i Zi (Serbine nuk po e fus ketu se muhabet tjeter) por dhe Bosnjen atehere te gjithe investitoret serioze qe investojne ne keto vende do te ishin ata qe i jane larguar (apo nuk i jane afruar Shqiperise). Faktet nuk jane vetem tek taksat e lehtesite ne leter por dhe tek ceshtje te rendesishme si:

1. rentat e fshehta te studiove ligjore te lidhura me pushtetin

2. Pronesia e tokes dhe siguria e investimit (mbrojtja ligjore dhe asistenca qe ofron shteti)

3. Forca e punes qe nuk duhet vetem e lire por dhe e kulifikuar

4. Infrastruktura (rruget, nderlidhja, energjia elektrike). 

5. E faktore te tjere qe kane te bejne me klimen e biznesit ne pergjithesi.

Cdo qeveri serioze, duhet te bente nje bilanc te gjitha ketyre ne fillim dhe ne fund te mandatit per ti treguar elektoratit te vet se cfare ka bere dhe cka mbetet per tu bere. 

e zeza mbi të bardhë,

Nuk na duhet e zeza mbi te bardhe, Kryeministri lexon vetem letrat me ngjyra

bb , linku jot ketu, nuk hapet, del Error. 

Kam pershtypjen se error del vetem tek ti. Une jam pak kompjuterist smiley

Koncesioni i Rinasit, qeveria nuk ka asnjë argument për kostot dhe përfitimet e zgjatjes së kontratës 

Relacioni shoqërues i projektligjit për zgjatjen e afatit të koncesionit të aeroportit të Rinasit në këmbim të heqjes së pjesshme të klauzolës së ekskluzivitetit, nuk mbart asnjë vlerësim ekonomik mbi kostot dhe përfitimet e mundshme të Shqipërisë nga ky amendim i kontratës.[BIRN]

E çuditeshme, ky artikull interesant qe tregon se pse nuk hecin punet mire ne Shqiperi, ka rreth 20 komente smiley ndersa tema e seksit ka 250 komente smiley Kjo tregon se diçka çalon ketu, gjersa koka poshte  punon me mire se koka siper, gje qe kendej ne Europen veriore eshte krejt e kunderta, koka siper punon me mire se koka poshte. 

Jam kurioz se çfare fraze, me shume mundesi me nenkuptim pallimi, te eshte pergjigjur gjembi, qe pastaj eshte penduar dhe e ka fshire duke lene vetem nje pike.

I nderuar shen Pjerdh, ti akoma nuk di abc-ne e ekonomise ngambrapamoderne (e megjithate mbahesh si mesi e ekonomise planetare), qe treg i lire eshte ekuvalent me pallimin te lire.

Gjithashtu nuk di qe ne historine e pallimit evropian, lidhur ngushte me historine e kapitalizmit evropian dhe historine fetare evropiane, eshte veriu protestant qe ka turboreaktivizuar kapitalizmin (kurvari Max Weber qe ti nuk e njef fare) njekohesisht me pallimin duke eliminuar beqarine (celibatin) e prifterijve si kusht elitar, gje qe ndikoi edhe mbi masat e gjera punonjese.

Dihet qe vendet e zhilluara pallohen ronshem, dhe nen shembullin e tyre kerkojme te zhvillohemi edhe ne duke u pallu sa me teper qe te jete e mundur. Kjo eshte deshmia ne blog e shume antareve qe e lyejne komentet me livando frenge dhe dizifektant austriak. Po na zhvillojne edhe blogun.

Keshtu i dashur Pjerdh, nese do te zhillohesh pallohu akoma me teper, sepse nuk je ne sintoni me kohen ngambrapa. Perfito nga rasti qe jeton ne nje vend verior me tradite dhe kontemporaneitet te begate pallimi, qe do te thote me begati te larte ekonomike.

  

heretik; " .... eshte veriu protestant qe ka turboreaktivizuar kapitalizmin (kurvari Max Weber qe ti nuk e njef fare)..... " 

Per Maksin (Max Weber) kam ndigjuar, por per ta njohur nuk e njoh, siç thua zotrote, se ai ka jetuar nja 200 vjet para meje. 

Çer investitoresh aò?

 

Po kto horra jon horrorra or majk, kto perzune shqiptaret e jo moo..

 

iFiqo e morre vesh Cruz po kalo me LSI-ne.smiley

duro pak se edhe Cruzin do e balsamosi si Chris Christin ke vitrina e trofeve smiley

 

Ti Fiqo i paske tradhetuar idealet libertariane te rinise?

Kjo osht vec list lokale mer. 

Vallai kaq milje sa ka bae ky dhe te mos e pje..yesë njeri smiley

 

dobet shum dobet performanca smiley

 

megjithate ka diçka qe nuk shkon. Minimumi ktij duhet ti njihet fakti qi i detyroi shqiptaret e Amerikes te votojn per z.Trump.

Aty e ka honder ky, osht bo si parja e kuqe dhe e kane njoft te gjithe. Perndryshe, rri mcef, Rama, Ramizi, Ramushi, natarrohet muhabeti. smiley

Tashi e lexova. Do lujm futboll te oborri i pallatit dmth

 

Ja ta lexoj pak me vone e te them

 

ish bodyguard, ky deputeti o fiqo! kta mbahen per njerez me mend

Jane ca investitore te rinj qe duan te hyjne ne shqp. Shpresojme qe qeveria shqp te tregohet e "arsyeshme".  Te shohim, te henen do duken gjerat si do ecin.

* si nuk na ecen fati, brukseli gjithmone i vrenjtur dhe me.shi.

Vlonjat ; " ..... Te shohim, te henen do duken gjerat si do ecin..... "  

Ehh, sa t'hona do kalojne e kan kaluar  smiley  Ke nja ca muaj qe po thua keshtu Vlonjato, javen tjeter kjo e javen tjeter ajo, e si perfundim asnje rezultat. Nuk e di, je tu majt me gajret veten tate, neve ketu tek Peshku, apo qeverine  smiley

Pjero dita e.dyte ketu ne brsls dhe te.them.te.drejten punet po ecin vaj. Neser jane ca memorandume.mirekuptimi dhe bashkepunimi qe.do firmosen dhe mbas tyre nje koktejl. 60 dite mbas firmosjes se.memorandumeve firmoset kontrata per shfrytezimin e nentokes shqp ne bllokun ...x...  dhe ...y...

Gjate kesaj kohe ti do jesh duke pire vere kartoni 2€ dhe duke iu çare trapin.peshqeve ketu me shprehjen "ket gjo e kom thon dhe un te vq-ja"!

Goedendag!

Po pse mo, keq ishit per te gjetur ca shfrytezues per nentoken shqiptare  smiley  Po jua gjeja une ore, pa u munduar deri ne Bruksel, pa harxhuar nga taksat e popullit aty, dhe pa u fshehur pas disa shprehjeve, si; Memorandume mirkuptimi  smiley 

A ka njeri ketu ne Peshk, ndonje 'rilindas' apo kusheri i tyre, qe mund te na sqaroje politiken ekonomike te qeverise Rama dhe rezultatet e saj?

Obi, ne kemi ketu kushuririn e Kone Miushit qe na tregon herpashere per takimet e famshme ne Bruksel, takime qe nuk pasqyrohen gjekundi. Megjithate ti pyete vete nje here ate, Vlonjatin. 

Pjer, si je? me jane lutur te te them se do digjesh publikisht po vazhdove me ofendime. Qe ne Rinas ka per t'u kontrolluar emri.

Me i fjal paska filluar shteti policor kundra kritikeve te pushtetit. Ti e di se sa e ruj une per ta. Dikur ishte njoni ketu qe sa here kritikoja Buall Mavrine, bente presion e fliste budalliqe, sa i thashe; te kam dhjere ty dhe kryeministrin, po te jete burre ai, le te dali vete ballperball me mua, ta zgjedhi vete sheshin, tv, spektatoret.  Tani per ty, po e rezervoj ate fjalen, se s'dua ti prish marrdheniet me ty, por po te them, se po te jene burra, si Kone Miushi edhe Palloshi, te dalin vete ne shesh te mejdanit, ku te duan, ta zgjedhin vete foltoren, tv, kamerat, spektatoret. A te keqen, thuaja. Po te jene burra, kuptohet, jo mrapa kraheve, se e provoi dhe Buall Mavria mrapa krahave por i doli huq. 

Nuk kane cfare te te bejne Pjero , kur ste beri gje Buall Mavria qe vrau 4 mije vete ne 1997 -en , desh zhduku nje fshat te tere , Gerdecin, vrau 4 vete ne mes te Bulevardit , e sa e sa bema te tjera do te te bekan kta , qe e shumta qe mund te te bejne te mbajne tre ore per verifikim , dhe per kte te fundit ke shokun tat qe per ty i nxjerr ujin e zi smiley

E po prite se kot po u menosha pse nuk te beri gje Buall Mavria , po e dinte mo vlla qe je shoku im , hyc menja mu smiley

po si s'te zhdukin mo Brado, ca thu o vlla? po vriten rob t'u pi kafe e t'u honger qofte perdite

Ehe, me i fjal Bredharako, ti po thu qe Rilindja te zhduka, te vret tu pi kafe, me i fjal qenka me keq se Veruku dhe Buall Mavria. Ajde rivdekje smiley ajde, m'fal rilindje smiley

jo Rilindja, Pjero. Ka njerez te cileve u ka ardh ne maje te hundes nga regjimi diktatorial i Buall Mavrise dhe qe cdo kritike ndaj Rilindjes e shohin si perpjekje per te permbys regjimin. Po te shtosh ofendimet banale, i nderuar, them se irritimi legjitimohet dhe kap piken e vlimit. Dhe ne kto kushte mund te kete dhe ndonje ekzagjerim, ndonje plumb i shkrehur ashtu ne nxitim e siper, diku ne nje birrari ne periferi te Durresit apo Elbasanit...
Ndodhin Pjero, ndodhin...

Ky eshte kercenim i paster Pjero , duhet me patjeter te kerkosh mbrojtje nga Sherbimet Sekrete Belge .

Deri ketu arriti Rilindja , kercenim nderkombetar .

Bredharako, sa here do ta perseris, (e ke dhe tek VQ) se, nuk pjerdh per njeri ne kete bote. Ai qe eshte burre del ball per balle. Me kete gjuhe thjesht me shtyn me shume te urrej Palloshin dhe Kone Miushin. 

Bredharako, te kam shkruar ne kanalin tjeter, por asnje pergjigje, a mund ta di pse. Dhe a mund te me shkruash dy fjale ne kanalin tjeter. 

Te gjitha ne saj te xhaxhit enver , kina dhe rusia partneret tane stadegjik smiley  perendimi i larget deri tani asnji investim serioz ne shqiperi, njerzit po ikin nga shqiperia , por keto projekte investuese kineze , seshte cudi qe te prishi balancat stradegjike, dhe kina te behet partnerja kryesore smiley

Deri ne 2027 me miratim te qeverise  atje , kinezet do te rrsin disa fish vellimi e qarkullit te njerzeve dhe mallrave , shqiperia per kinen eshte nje xhevair ne brigjet e adriatikut 

http://en.people.cn/n3/2016/0426/c90000-...

 

Bredho me thane qe dikujt i kishte rene ne dore nje dvd me intervisten e njerit (para ca vitesh) dhe ishte pataksur nga niveli i ulet intelektual i te intervistuarit. Nuk i besohej! Tani ka momente qe njeriu nuk eshte ne forme (lodhja, veshja, emocionet e heres se pare) por prape ai personi qe kishte pare videon ishte shashtisur fare. Nejse, ti ke fol vete me te dhe i di gjerat nga brenda.

Vlonjato, per ke e ke fjalen, se mos e ke per Kone Miushin, se ai, kur i foli Grava per mua dhe i tregoi Intevisten me disa nga komentatoret ketu, u habit dhe kish thone se ky (per mua) qenka peshe e rende dhe se u dashka caktuar nje dite e tere per tu marre me tezat e tija. 

Keshtu qe Vlonjato, çfar ti thua ketu sikur tingellon bullshit. Thuaj Kone Miushit, qe Pjeri ju ka ftuar per kafe, thjesht per t'ju dhone shancin e fundit per te rregullu muhabetet, dhe per Shqiperine. Nuk do/doni, ju dola borxhit, mos m'boni gam-gam perseri neser. 

Zoteri, ke probleme te renda me komunikimin! Nuk e di di kush te ka mesuar apo genjyer qe ftesa per kafe behen ne kete menyre. 

Libri i ardhshem do te titullohet "Shanci i fundit" ose "Ju dola borxhit"

Une per vete, n'mes shokesh, kete menyre te thjeshte kam/perdor per ti ftuar per kafe dhe per te me ftuar. Secili ka menyren e tij. 

Ti vete çfare menyre perdor kur i fton per kafe, se jam kurioz. Mundesh te kesh noi menyre perendimore qe nuk e njoh e akoma. Ndoshta noi levizje duarsh smiley

Ku i gjete shoke ti o Pjer zoterinjte Brace dhe Rama?

Gjembuco, ata nuk i kam shoke, mos me ul kaq poshte, por fola per Vlonjatin, te cilin e konsideroj shok ketu, shok te nje tryeze, e me kete rast i thashe qe mund ta merrte edhe ate kushuririn. Lexoi horizontalisht komentet, jo vertikalisht, a te keqen, merr pak kohe. 

Thuaj Kone Miushit, qe Pjeri ju ka ftuar per kafe

Pra ke ftuar Konen, keshtu lexohet kjo qe ke shkruar. Nese nuk di te shkruash, nuk eshte faji i lexuesve.

Gjembo, nuk e di, e ke nga ana emocionale e larte  apo nga demencia qe nuk llogjikon drejt. Ti e di shum mire (veç ne te kan lene ment, demencia ndoshta) qe Braçen, kur te tjeret e shanin dhe e tallnin, isha une ai qe e mbroja, isha une ai qe tregoja respekt per te, dhe isha une shkova tek ai per takim, takim ku do perfitonte ai, jo une. 

Tani, ate emrin Kone, ia kane ngjitur te tjeret, une tani vone e mesova. 

takim ku do perfitonte ai, jo une.

smiley

Gjembo, ke te drejte te qeshesh, persa kohe nuk me njeh nga afer. 

Ne ate takim (nese do realizohej) une nuk perfitoja noi gjo, veç humbja kohen time, te cilen e kisha taksur per Shqiperine dhe ate. 

Ai do perfitonte, se do ish ai qe do dilte me pas me tezat e mia, te cilat do ishin perfitim per ekonomine, Rilindjen dhe ate. 

Ke te drejte Pjero, s'te njoh nga afer dhe intimitet darkash romantike sic te njeh Bradi smiley

E para punes nuk qe darke por ishte dreke , nuk qe fare romantike , ishte nje dreke midis dy profesionisteve ne fushen e Ekonomise .smiley

Tani po e kuptoj Gjembo, pse nuk gjykon drejt. Kujtova se mos e ke nga demencia/harresa, por jo, e paske nga gjendja e larte emocionale, e shoh nga e qeshura jote. Qetesohu e dashur, dhe ftohe pak koken sebashku me trupin, qe te fuksionoje llogjika. 

Une mendoj se  e ka nga xhelozia Pjer .

Jo i dashur, e ke gabim, vetem Gjembi qe nuk ka xhelozi. E ka thjesht ngaqe eshte femer dhe eshte futur ne nje debat ndermjet burrash,   gjendja emocionale i eshte ngritur ne ate mase sa i ka çekuilibruar llogjiken. E ke vene re naiher kur femrat futen si pyke ne debate burrash se si dalin fiasko. Pikerisht kjo po ndodh me Gjembin tone. 

E di qe ajo do nxehet tani, por me vone do e kuptoje se e kam ndihmuar me kritiken time. 

Pjerin, je nje idealist ( utopist), fluturim me pras-ist , gota gjithmone plot-ist i pa ndreqshem. Po pse mer fakir, ti kujto se i rruhet bytha njeriu aty per ekonomine, Shqiperine, njerezine e me the te thash ? Ke na i propozim si t'iu afrosh nji deal ku mund te bojne nja 1-2 million $ extra per veten e vet ? Aty ma lidh gamorin. 

Ketu ke te drejte Qemolo, por imagjino sikur te gjithe te jene te ketij pazari/deal, se çfar ndodh me ate vend. Katastrof. 

Ka njefare lajthitje kohet e fundit nga gjemi Pjero , mos ja ve re .

Dera e institucioneve shqiptare eshte e hapur per takime me.popullin. Sidomos zyra e KKE-se ne KSH ka qene si shtepi pritje. Kush ka dashur ka shkuar dhe takuar me personin qe do. Tani ça faji te ka tjetri se ti i vete per  vizite ne adresen e kabuar dhe thua "maskarai nuk me.priti!" . Dhe pastaj ne vend qe te mundohesh te.kuptosh kabimin qi ke bere ze e shan si tellall! Po jo mor zoteri se.nuk ta ka fajin kush se nuk  di ku te.trokasesh. Ketej nga A.Veriut thone qe injoranca nuk eshte justifikim. 

P.s per ta bere zullumin me.te.madh leshon ftesa sikur njerezit jane halabake dhe po nuk pine kafe me.zoterine mori fund shqp.

Bredho here tjeter.muhabetet qe behen ne tavoline me.pezzo grosso nuk ka pse dalin ne pazar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).