Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas metodës së shpenzimeve, tregojnë se konsumi final i Shqipërisë ra me 0.5 për qind vitin e kaluar, gjë që nuk ka ndodhur që nga viti 1998.

Konsumi final i Shqipërisë ra me 0.5 për qind gjatë vitit 2015, si pasojë e rënies së konsumit final të popullsisë me 0.17 për qind dhe rënies së konsumit final të adminstratës publike me 2.75 për qind, bëhet e ditur nga të dhënat e llogarive kombëtare të publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave.

Konsumi ka qenë forca udhëheqëse e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto përgjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri dhe rënia e konsumit në terma realë gjatë vitit 2015 ndodh për herë të parë që nga viti 1998.

Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 2.6 për qind në terma realë sipas metodës së prodhimit, si pasojë e shtimit të investimeve.

Instituti i Statistikave e mat Prodhimin e Brendshëm Bruto përmes metodës së prodhimit dhe asaj të konsumit. Matja me metodën e konsumit e nxjerr PBB-në si rezultat i konsumit plus investimet plus eksportet, minus importet.

Konsumi final ka qenë në nivele shumë të ulëta që nga viti 2009, kur Shqipëria u përfshi nga kriza e përgjithshme ekonomike dhe financiare botërore. Konsumi qe rritur me mesatarisht 6 për qind në vit në periudhën 2000-2007 ndërsa u rrit me mesatarisht 1.3 për qind në periudhën 2009-2015.

Problemi me buxhetin e shtetit

Shkaku kryesor i rënies së konsumit duket se lidhet me rënien e konsumit nga ana e administratës publike në masën 2.75 për qind, ndërkohë që rënia e konsumit final të popullatës qe vetëm 0.17 për qind. Përgjatë viteve të fundit është vërejtur se rritja e shpenzimeve të qeverisë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e konsumit edhe të popullatës, gjë që nuk ndodhi gjatë vitit 2015. Qeveria nuk qe në gjendje të realizonte planin e vet të të ardhurave buxhetore, (të ardhurat finale qenë rreth 260 milionë euro më pak se sa plani fillestar), gjë që e detyroi qeverinë të ngurtësojë shpenzimet për të ruajtur të pandryshuar masën e deficitit buxhetor.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa lavdëroi përpjekjet për ruajtjen e deficitit, e kritikoi qeverinë për faktin se ruajtja e deficitit po bëhej përmes uljes së shpenzimeve, gjë që në fund, e dëmton ekonominë.

Situata pritet të jetë edhe më e pasigurt këtë vit, pasi qeveria ka planifikuar të ulë më tej shpenzimet publike në krahasim me vitin e kaluar. Pagat e sektorit publik pritet të vijojnë të jenë “të ngrira” edhe për së paku dy vjet ndërsa pensionet pritet të indeksohen me normën e inflacionit pa rritje reale. Shpenzimet e qeverisë për investime pritet të vijnë në pakësim përgjatë viteve të ardhshme.

34 Komente

çdo vit e me teper, fuqia blerse ne Shqiperi, bie e bie pa u ndalur smiley nuk e di, eshte paaftesi e qeverive shqiptare apo diçka e qellimshme per ta sfilitur sa me shume ate popull. 

ka ra konsumi se nja 100 mij shqiptare ishin jashte ne azil tu konsumu per gjermonin

nashi qe po kthehen do rritet perseri

Erebara se pse ka harruar rritjen e konsumit ne 3 mujorin e pare te 2016, midis 2.8% dhe 3 % ...pse valle? Ec se do vijne 3 meleone turiste ne vere e do rritet konsumi GJENE.

papritmas i ka oreksi miletit smiley

a, se desh harrova:

Urime, urime

sa mire me qene shqiptar ,!!!!

1989 - komiteti qendror i krimineleve - populli ska buke te haje , hekuran isai, humorist qeni -  te haje byreke . ja q.m.v.gj.f.e.qa perfshin soji i tyre si puna e hekuran isait.

"Konsumi ka qenë forca udhëheqëse e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto përgjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri dhe rënia e konsumit në terma realë gjatë vitit 2015 ndodh për herë të parë që nga viti 1998."

E kujt eshte kjo e mesipermja? Si nuk boni nje shkrim sagllam ky rob? Kaq i "barazalargu" te jete, apo kaq i pazote? 

Numra armiqesore, ose me thjesht te Saliut. 

E kunderta, numrat me ne fund u cliruan; nuk hecin me dor per dore me "arritjet" pa fun te qeverive. 

Liria nuk u heq damken. Me bast qe ka dhe numra miqesore, edhe ata te lire. 

Nuk konsumojne me robte, se u ngopen me malloma e skupidhje, s'kane ku ti vendosin

bli e bli si derrat i bone leket rrush e kumlla nga ato te TEG ut, te blinin mallra shqiptare te pakten, i jepshin dhe nje dore prodhimit vendas.

Si mos bjere konsumi!! kuazi ka thene ketu qe nuk ble domate deri kur te filloj sezoni i domates, se tani ka shku 2000 lek kg.

Per ekonomistin Gjergj i Erebarajve:

Ekonomia shqiptare ka probleme strukturore te thella me shpresa te vaketa sherimi nese nuk behen reforma te verteta ekonomike. Ky eshte problemi kryesor. Nje ekonomi qe mbahet tek shpenzimet publike per te rritur ekonomine dhe konsumin, eshte nje ekonomi me probleme, me kollitje, shenja te nje pleunomie. Ekonomi qe mbahen me buxhet shteteror jane tipike te nje vendi qe nuk prodhon, dhe nuk kane lidhje me ngjyrat politike. Nuk mund te thuash qe ekonomia nen qeverisjen e meparshme ishte me e mire, kur dihet sa ne borxh u fut vendi dhe sa u demtua struktura e pergjithshme e ekonomise shqiptare. 

Do ishte me e ndershme ne barazlargim te thuhet qe per shkak te politkes te qenit te pergjegjshem dhe mos cuarjes se vendit drejt katastrofes per shkak te papergjegjshmerise ekonomike, duhet te shtrengojme rripin, dhe kjo eshte situata qe duhet te perballojme, dhe kjo eshte politike makro qe po mundohet te ndjeke kjo qeveri. Keto jane efektet ne ekonomi qe do ndihen, pavaresisht kur ke variables si externalities qe nuk i kontrollon dot. Pra Gjergji duhet te beje gazetarin analist ekonomik, dhe jo akademikun makroekonomist nga karrigja e gazetarit. 

Pse thashe kete, nuk do te thote qe kjo qeveri nuk ka faj. ka shume faj, po nuk eshte ulja e konsumit faji. Kjo qeveri ka bere gabime te pafalshme ne politike meso dhe mikro. 

Bota eshte strukturuar ne menyre analoge, ne kete rast nese kemi teori mikrokomploti dhe makrokomploti (qe fajson hebrejte), ketyre ju korespondon per analogji (por jo vetem, sipas Ilia Topes) edhe teori makroekonomike dhe mikroekonomike.

Meqe ekziston edhe teoria e komplotit metafizik (udheheqje financiare nga forcat satanike te botes tjeter me revelate), i bi te ekzistoje edhe teoria ekonomia metafizike, me sakte ekonomia patafizike. Por ju te diplomuarit nuk i kuptoni keto gjera, nuk ju leverdis. Pastaj ç'ju duhet me i dite se çfar bejne forcat satanike, ne me lazem?

 

Ky eshte nje nga postimet serioze, te radha tashme ne peshk. 

Tashti ti barazlargimin e ke terheq prej flokesh, kur thote frengu. Vertet qeveria e kalume morri borxhe por i perdor kryesisht per te ndertu infrastrukture, rruga gjeo-politike e kombit, e Elbasanit e shume te tjera. Dhe kjo eshte qoka e pare qe nje qeveri duhet t'i beje ekonomise, ndertimi i infrastruktures qe eshte e shtrenjte, jep rezultat ne afatgjate, dhe si rrjedhoje gjithe dynjaja me borxhe i ben. Ndersa qeveria Rilindase borxhet po i ben rrush e kumlla, fasada, sheshe megallomane etj. U fol shume per borxhin e brendeshem qe u la me keto pare. Tashti ai vertet borxh i fshehur qe, por me interes zero, qe nga nje ane me patedrejte u mbahej kryesisht ndertusve albaneze, por qe keta nga ana tjeter ia kishin qit longun e fitimit. Rilindja borxhin ndaj Xhemolit, qe lahej me ceverine me marifete e ktheu ne borxh ndaj Xhonit, qe ka peshore farmacie e kronometer. Pa harru qe, ne stilin albanez, te pakten 20% i ketyre borxheve perfundoi xhepave te ceverise. 

Po ku Rilindja e 10u ala grande eshte ne barren fiskale. Nje ekonomi me rreshna zogjsh mezi po mahej kur qeveria e meparshme e myllte nje sy, po dhe me syte hap i kishte taksat me te uleta. Rilindja vuri rregull (aq sa mund te vihet ne Albanie) dmth te pagujne te gjithe (dhe mire e boni), njekohesisht rriti taksat dhe si rrezultat i te dyjave barra fiskale u rrit shume. Idealja do ishte te pagushin te gjithe por mo pak. Futi ktu dhe shkaterrime pa kriter ndertimesh (ku njekohesisht behen legalizime, dmth si te bjeri bixha), ku shume biznese te vogla shkune per whool. 

Kto metodat me te shtrengume rrypi ... nuk e di sa rezultat japin, po mo kryesorja po i morre frymen biznesit te vogel, te rrofshin fasadat e sheshet se robt te ngrene velat. 

Dhe qershiza mbi torte, Albanie i pret si ujet a paket investimet e huja. Po me bobat qe vejne gjoba, e marrin pjese biznesi, apo me Xhin Xhonat, vec ne ardhshin alienet apo vllaznit e kamorres. 

  

Tirona ato shpenzimet infrasturkturore e zhyten me keq ate vend ne grope, plus ca qindra miliona qe u futen ne xhepat e cetes ciftelia dhe perdoren per te destabilizu ate vend te brishte. Shpenzimet duhet te kishin qene shume me te vogla. Kjo qeveri nuk cfare bo me shume se te shtrengoje rripin si edhe ajo qe do vije me pas.

Shqiperia e filloi me zero borxhe e varferi dhe po e mbaron me 74% borxh publik e varferi, sepse ideja ka qene merr borxh sa ke mundesi sot te ruash ate cop stabilitet se borxhin e pagu qeveria tjeter.

 Ato qe pretendon Gaja nuk kan per te ndodhur sepse ne kemi prej vitesh nje shtet te vogel te pafuqishem ne nje vend te varfer. Shpresa e vetme eshte integrimi ne BE qe te largohen me shume njerez e te vijne me shume remitanca sepse aty sprodhohet gjo. 

Tenderat 25 vjecare jane deshmia qe qeveriu ka hequr dore nga qeverisja por me rret me ankand. Me e keqja eshte se edhe po te kene mendje tjeter nuk kane cfare te bejne sepse institucionet e shtetit Shqiptar  jane mbushur me njerez te pa-afte dhe hajdut, kombinimi me i keq ne bote.

Per fat te mire, Shqiptaret nuk presin gje nga Qeveriu ose me mire kan pritshmeri minimale, ndryshe nga Peshqit.

Pa infrastrukture s'ke ven fare po i qerre katunesh. Ne ka nji gjo te mire sot ne Albanei jane rruget. Dhe US rruget e bone. Ca ka marre grupi ciftelia le t'ia gjeje grupi mandolina. Me borxhe puno gjithe bota puna osht per ca i perdor borxhet. 

Me borxhe punon edhe bota. Por bota ka bankat e veta. keshtu qe leku mbetet brenda territorit te nje shteti.

Ne te mencurit e globit i shitem bankat. Po me mire duhet me pyete kta filozofet se ca thone

Ai eshte tjeter hesap. Tregon qe jo vetem i kemi hajduter polikanet por dhe aspak patrioter. Qe na kthen pietjen filozofike a mund te jete hajduti patriot. Pra duhen hajduter me vizion, sic i ka bota dmth. smiley 

po. nje hajdut me vision xheneron pune e jetese. nje pa vizion ta than barkun dhe te fut ne lufte vlla me vlla. Shkopin magjik nuk e kemi ne dore

aman vec pietje filozofike mos me bej.

per pietje filozofike drejtohu ke doktor heretiku

Shqetesuese nuk eshte dhe aq renia e Konsumit, sesa fakti qe kjo gje ska ndodhur qe prej vitit 1998 ... sa hapa perpara (prapa?) paskemi bere me kete Rilindjen!

Lefto, ja nje premtim i mbajtur nga Rilindja!

Dobesimin e popullsise!

Bravo rilindja o Redo. Ja ca ka vizatuar dhe Kapexhiu sot per temen:

Ndonëse mediat po merren intensivisht me rastin e Emiljano Shullazit dhe me historinë e kërcënimeve, një lajm dje arriti të zërë vend në disa media.

 

Bëhet fjalë për rënien e konsumit në vend në vitin 2015 për herë të parë që prej vitit 1998.

Karikaturisti Bujar Kapexhiu vjen me një punim të radhës, të titulluar “Begati rilindase”.

Kurse analisti Besart Kadia i kushton një editorial kësaj teme.

Edhe? Ka rene konsumi me 0,2 perqind, thu ti ka ardh fundi i botes. Gjith vendet e ballkanit kane kaluar te pakten njehere ne recesion 10 vitet e fundit. Shqiperia ka halle plot po ket lajme jane furtuna ne gote.

Jo ska rene me aq por me teper sepse per Administraten ka rene gati 2 % dhe ajo ka peshen e vet ne shpenzime konsumi.

Ky eshte thjesht nje indikator tjeter (pas shume te tjereve) qe tregon se gjerat po shkojne ne "drejtimin e duhur". Kaq.

Nuk kishte bere vaki prej '98 thote specialistet.  Lajm i mire, lajm i keq? 

Gjendja ekonomike ketu eshte katastrofike dhe spo jep shenja ringritjeje.

Kur ka qene ndonjehere shqiperia vend I begate ?

i begate eshte fjale e madhe.  por sidoqofte, deri para krizes ne Evrope, dhe sidomos krizes ne Greqi qe filloi ne 2008-09 pasojat e se ciles filluan te ndihen mire ne Albanie aty 2011, ishte relativisht mire Shqiperia...

 

u mbyll rubineti pra, ato leket e emigranteve ti qajne me oiiii atje, ska me..

Sipas kumpetentit shqiperia s'ka nevoje per paret e emigranteve.

E mer sa e ka gominen difektoze, po s'rrodhi do pikoje dmth. Ja dhe ti e une atje do shkojme here pas here. smiley

po mire gjera te  vogla do pikoje, nuk them.. sic thua ti, per nje arsye a nje tjeter do ta vizitojme  Albanien,  e me kete rast na shenojne edhe si turista..smiley

pa permendur ndonjerin qe mban gjalle gjysmen e industrise kombetare te qofteve. Pse vetem turista edhe investitore te huaj, diplomate perendimore a s'i ta kene hallin smiley

Ju te PD-se rrihni uje ne hava me keto lajme prandaj dhe keni mbet te 30%. Njerezit jane te mpire nga keto budallalliqe, debate pa fund, jo eshte +0,1, jo -0,1.

Po pra jane mpire, sepse po ti intervistosh do te thone se ka rene me - 50%, leku ka prere gojen.

Ne Viene mund te jete me mire situata, po ne katundin tone te madh qe quhet Tirone ca kokrra blejne shtepi me miliona Euro, 99% tjeter paguan taksat shtese. Kaq. Qarkulloni ska gje per te pare thone socialistet e ngopur.  Populli i pakenqur te emigroje.

Sa ju dhimbset populli mer kur jeni ne opozite se kur ishit ne pushtet s'ka si Shqiperia thoshit. Mbaj mend ministrat e Sales ne 2013, totalisht ne delir, ku e ku me keq se keta tani. Kush i krijoi ata oligarke, ju i krijuat. Me Irfane e me Zamire, ku ka si ata thoshit, kapitalizmi shqiptar korr vetem suksese. Tani ben LuLua sikur me qene Bernie Sanders. Na flet per pabarazi e padrejtesi shoqerore. Populli harron po i duhen te pakten 8 vjet per te harruar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).