Korrupsioni, pandëshkueshmëria ishin problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2015, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Korrupsioni është problemi më i rëndë në lidhje me të drejtat themelore të njeriut në Shqipëri, argumenton Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e vet Praktikat e të Drejtave të Njeriut 2015, i cili u publikua më 13 prill 2016.

Byroja e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës pranë Departamentit Amerikan të Shtetit publikoi të mërkurën në mbrëmje raportin që analizon gjendjen dhe problemet me të drejtat themelore të njeriut në shumë vende të botës.

Në vlerësimin për Shqipërinë, raporti theksoi se problemet më kryesore me të drejtat e njeriut janë korrupsioni i përhapur në të gjithë organet qeveritare, veçanërisht brenda sistemit të drejtësisë dhe shëndetësisë, si dhe dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave.

Pandëshkueshmëria mbeti një problem. Ndjekja penale dhe veçanërisht ndëshkimi i zyrtarëve që kryen abuzime ishte sporadik dhe jo i vazhdueshëm në vitin 2015 në Shqipëri.

“Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe biznesmenët e fuqishëm iu shmangën ndjekjes penale. Qeveria nisi disa investigime për zyrtarë të nivelit të lartë, por prokuroria i rrëzoi më pas çështjet”, vlerëson raporti i DASH.

Raporti vlerëson çështjen e 21 janarit 2011 si një nga rastet që e ilustrojnë këtë pandëshkueshmëri.

Korrupsioni në polici ishte gjithashtu problem. Policia nuk e zbatoi gjithnjë ligjin në mënyrë të barabartë, por pati ndikime personale, politike dhe kriminale që kontribuoi në korrupsion dhe sjellje joprofesionale. Zyrtarët e lartë përdorën vazhdimisht burimet shtetërore për përfitim vetjak dhe anëtarë të forcave të sigurisë kryen gjithashtu abuzime.

110 çështje në gjashtë muajt e parë të vitit u ngritën kundër policëve lidhje me të drejtat e njeriut, kushtet në burg dhe respektimi i procedurave standarde. Akademia Shqiptare e Policisë ushtroi ndikim të papërshtatshëm ndaj punësimeve, heqjeve nga puna dhe promovimeve në polici. Rekrutimi i grave u përmirësua.

Shqipëria kritikohet në disa pika të raportit për diskriminim të komunitetit rom dhe egjiptian për strehimin, punësimin, kujdesin shëndetësor dhe arsimimin.

Raporti përmend dëbimet e gushtit dhe shtatorit të komunitetit rom në Unazën e Madhe dhe në Liqenin Artificial, ku procedurat ishin të ngadalta, të paligjshme (prej dëbimeve pa paralajmërim dhe pa dokumente zyrtare), si dhe ndihma 2-vjeçare e qirasë nga Bashkia Tiranë u përcaktua e pamjaftueshme.

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit nga ana tjetër shpërfilli ankesat e disa qytetarëve për shembjen e paligjshme të shtëpive.

Diskriminimi vazhdoi edhe në fushën e punës.

“Ligjet e punës të miratuara nga qeveria mbetën të dobëta, pati raporime të diskriminimit në punë bazuar në gjini, paaftësi, orientim seksual apo identitet gjinor, kombësi apo etni”, thuhet në raport.

Abuzimi me fëmijët, sipas DASH është i gjithëpërhapur, ndërsa martesat me forcë ose në moshë të hershme mbeten një problem në disa zona të vendit. Raporti vlerëson se ka pasur shumë fëmijë që janë zhvendosur nga shtëpitë ose që jetojnë në rrugë, veçanërisht nga komuniteti rom.

Vendi vazhdoi të ishte një burim dhe destinacion për burrat, gratë dhe fëmijët subjekt të trafikimit seksual dhe punës së detyruar.

Pronat nga ana tjetër mbetën një problem i pazgjidhur, sipas vlerësimit të DASH.

Liria e shtypit në Shqipëri ishte e brishtë, ndonëse garantohet nga Kushtetuta. “Media shqiptare denoncoi raste të kërcënimeve dhe dhunës nga kriminelët kundër gazetarëve, gjë që ka çuar në vetcensurë”.

Raporti vlerëson se një numër i vogël portalesh online dhanë pikëpamje më të pavarura ndaj lajmeve, ndërsa shtypi ishte nën presion politik në rritje.

Raporti Praktikat e të Drejtave të Njeriut 2015 mbikëqyr zbatimin e të drejtave kryesore ndërkombëtare të njeriut. Ndër këto të drejta përfshihen të mos qenët subjekt i torturës dhe dhunës, akteve çnjerëzore, trajtimit degradues apo ndëshkimit, paraburgimit të gjatë pa akuza, zhdukjes apo paraburgimit klandestin dhe të tjera shkelje të të drejtave të jetës, lirisë dhe sigurisë së personit.

“Në çdo pjesë të botës kemi parë shtim të një trendi nga aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë për të mbyllur hapësirën e shoqërisë civile, për të mbytur median dhe lirinë në internet, margjinalizuar zërat e opozitës dhe në raste më ekstreme të vrasin njerëz.

Mesazhi ynë për këto vende është se në vend të kërcënimit të procesit demokratik, një shtyp i lirë dhe një shoqëri civile e hapur janë arteria e një demokracie në lulëzim.  Përmbajtja e raportit rinovon zotimin tonë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut,” tha Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry në prezantimin e tij.

 

35 Komente

Dihej kjo, nuk eshte lajm, çdo vit e njejta kenge smiley

Pjer nje pyetje,

Korrupsioni prej kujt ka ardh ne Shqiperi ,  prej fshatit apo prej qytetit  ? 

Kam parasysh qe pas 1990 u krye nje vershim demokratik "revolucionar"  intelektual  nga jashte qyteteve brenda qyteteve, sidomos ne Kryqeqytet, beri ate ,  qe  vendosi shume per  te ardhemen tone si popull.shume problrmatike dhe pasoja ! Sot pas 25 vjeteve eshte shume e vshtire qe te thuhet ose te besohet se ne Shqiperi ka institucione te besueshme qe funksionojne sic duhet !

Po pas 1944 si u be vershimi demokratik revolucionar? E di qe do te thuash qe vetem te thumboj por me thuaj ti, si mendon se jane krijuar qytetet ne historine e civilizimit boteror? Cfare mendon ndodh kur njerezit jane te lire te levizin ku te duan? Atje ne Angli ku je ti si leviz popullsia?

Cfare mendon ndodh kur njerezit jane te lire te levizin ku te duan?

Ne rastin e levizjes se emigrimit  te shqiptareve nga brenda jashte Shqiperise levizja e lire, dhe vendosja e shqiptareve ne ato vende ku shukan,  u arrit duke zbatuar te gjitha ligjet e shteteve ku shkuan konform, skishe ku ta luaje bishtin dmth te zaptoje token e tjeterit, ose pronen e tjetrit, ose te ndertoje te ardhmen tende duke vjedhur te tjeret  ose fjala vjen shtetin !

Ndersa ne rastin brenda vendit, "levizja e lire " ishte nje  levizje hajdutesh, plackitsisht , kriminelesh, te cilet vune nje pasuri mbi bazen e grabitjes ne menyre te ligjshme dmth pushteti politik beri transformime "demokratike" mbi pronen e perbashket, duke palos njeri mbi tjetrin pronare te rinje, ku nje prone dilte me 3-4  pronare, te gjithe te pajisur me dokumenta. Sot ky problem dmth problemi i prones private dhe publike eshte akoma i pazgjidhur, dhe me shume probleme dhe konflikte. Pra kjo "levizja e lire "  ne Shqiperi ishte dhe eshte e deshtume, e korruptume, dhe e pa deshirume ne kete lloj menyre sic eshte kry prej viti 1990 !

 

e paskan hap dosjen qe i la basha ne tavoline departamentit

Turp smiley

Tamam turp! Nuk prisnin dot keta te iknin qeveritaret Shqiptare?

Reforma ne Drejtesi do sjelli begatine !

E ka bo Obama nga fryka e Trumpit. Po ti mer veshllapush ate pret qe me sha mu. Jo vallai, e prita po ia lash ne dere letrat me te shame (dy shigjeta mbara malit dmth). 

Mancester City  - Real Madrid

Atletiko Madrid - Bajern

 

ne veshtrim  te pare,  finalja   e CL do jete Bajern - Real.  -por  Reali eshte skuader jo-stabile. keshtuqe  City  ka shanc te arrije ne finale.

Kshu si rodhen punet,shpresoj qe t'a fitoje Reali,thjesht per respektin qe kam per Zidane.

Barcelona e menderosi. Mesi kur eshte dobet,behet pengese per ekipin.

Si tha xha Rakipi - une pengese,terhiqe mbrapsht ate fjale ! smiley

Ai ka edhe ate magnetizimin per te terheq gjithe lojen e Barcelones rreth vetes dhe kur eshte dobet,shkatrron gjithe lojen e e kipit. Kthehet ne virus qe bllokon gjithe lojen,prandaj duhet nje "Rexhep" ne bankine qe ti thoje - po behesh pengese -  dhe t'a ule ne stol.

ke te drejte per Barcen dhe Mesin.. po puna eshte se Mesi ka deftuar shpesh, qe edhe pse ne forme te keqe gjate lojes, prape  ka bere dicka briliante, aksion/ gol, qe ka nxjerre  veten dhe ekipin nga situata..

nga ana tjeter  edhe ajo qe thua ti, Barca ka luajtur  futboll te mire edhe pa Mesin, kur ky ka qene i demtuar.. por  eshte i veshtire vendimi per trajnerin   te spostoj lojtarin me te mire te Botes.smiley

 

ore, dicka me kujton Rexhepi me Rakipin (si Shuapi me Shefqetin.smiley.)  kush  ishte Rakipi, Kadri Roshi ?

Irvana Rrumpalla Dervishi:

Do ta paraqese raportin si shkelje per 2015 dhe ja se c'shkruan me poshte:

-

Raporti vlerëson çështjen e 21 janarit 2011 si një nga rastet që e ilustrojnë këtë pandëshkueshmëri.

Korrupsioni në polici ishte gjithashtu problem. Policia nuk e zbatoi gjithnjë ligjin në mënyrë të barabartë, por pati ndikime personale, politike dhe kriminale që kontribuoi në korrupsion dhe sjellje joprofesionale. Zyrtarët e lartë përdorën vazhdimisht burimet shtetërore për përfitim vetjak dhe anëtarë të forcave të sigurisë kryen gjithashtu abuzime.

 

E ka pa vitin Irvana????

--Raporti përmend dëbimet e gushtit dhe shtatorit të komunitetit rom në Unazën e Madhe dhe në Liqenin Artificial, ku procedurat ishin të ngadalta, të paligjshme (prej dëbimeve pa paralajmërim dhe pa dokumente zyrtare), si dhe ndihma 2-vjeçare e qirasë nga Bashkia Tiranë u përcaktua e pamjaftueshme.

 Gusht , Shatori i cilit vit?????  Harroji se keto debime u bene nga Trusti i Geshtenjave. ????

Dervishi ka perkthyer dhe permbledhur. Raporti origjinal http://www.state.gov/j/drl/rls/hrrpt/hum...

Impunity remained a serious problem, although the government made greater efforts to address it, in particular by increasing the use of camera evidence to document and prosecute police misconduct. In June the Tirana Prosecution Office cleared the former general police director, Hysni Burgaj and his deputy of abuse of office charges, brought in 2014. The charges resulted from the refusal of police under their command to execute arrest orders for Guard of the Republic officers wanted in connection with killing of protesters in 2011

E ka "permbledh" sipas fabules" kete e lagu. kete nuk e lagu"

Dhe i ka vo titullin bombastik " korrupsioni i perhapur ne organet shteterore" per vitin 2015

ku duket qarte te pakten tek shembujt qe ka sjell qe jane te para 2013 , ose vazhdim i i ngjarjeve te para 2013 ne 2014.

D m th faji i kesaj qeveri eshte qe nuk ka pastru gropat Septike qe ka lene Doktor Adhamudhi ne nje kohe qe ti pelqeje Irvanes

Eshte interesante te vezhgosh qe cdo kritike per Shqiperine e tanishme te duket sikur eshte kritike per qeverine e tanishme dhe hidhesh ne sulm per ta mbrojtur. Per mendimin tim modest, megjithese nuk jam ne pozita me te larta se te tuat qe te te jap keshilla, me duket se nga nxitimi per te mbrojtur Qeverine e Rilindjes po ben pak gabim per disa gjera:

  1. Mund te kesh te drejte per titullin "bombastik". Megjithate, po ta shikosh me vemendje thote "organet shteterore". Ne organe shteterore nuk perfshihet vetem qeveria por edhe me gjere, p.sh. Presidenca, Kuvendi, Hetuesia e ndoshta dhe gjykatat (megjithese kete te fundit une personalisht nuk e shoh pjese te organeve shteterore). Nese eshte pushuar ceshtja per te akuzuarit per 21 Janarin, une personalisht nuk e shoh si faj te Qeverise (Rama e ministrat) por te sistemit te akuzes dhe gjyqesor qe, mesa di une, nuk varen nga Rama.
  2. Pjesa me te cilen u kape thote qe jane pushuar ceshtjet ne vitin 2014. Te pakten keshtu e lexova une ne raportin origjinal qe te solla ketu. Mund te fusnin ne raport dhe pushimin e ceshtjeve per Imamin, Fullanin, Tafaj, etj.
  3. Per mendimin tim, nese qeveria ende s'ka pastruar gropat septika te Dr. Adhamudhit, ka faj. Sigurisht s'mund te pastrohen te gjitha brenda dites por ende s'po kuptoj kur, sipas teje e ndonje tjetri/e ketu, duhet te fillojme te pastrojme. Deri tani s'po shoh shume pastrime. Nese di ti shembuj, na i thuaj. Po, eshte faj i qeverise qe ngre akuza te dobeta kundra ish funksionareve (psh emrat qe permenda me siper) e keta te kene mundesi te dalin pa lagur.

Obama ish çudit qe Rama kishte vetem 3000€ ne banke dhe qe Sajmja kish shit audin por nuk kishte leke per ta noterizu shitjen. Ish prekur nga thjeshtesia dhe modestia e liderve tane.

Po per ate kushon tend Vlonjato, nuk kish fare te dhona, i shkreti ka ngel vetem me 1 biçiklete smiley

S'ka problem se ka fisi per te PtH! Trimi i mire me.kusho dhe shoke shume thote populli!

Media shqiptare denoncoi raste të kërcënimeve dhe dhunës nga kriminelët kundër gazetarëve, gjë që ka çuar në vetcensurë”.

 

shtrohet pyetja:

sa te zote jemi te kuptojme keto grumbullime fjalesh ne nje fjali tronditese ? 

shikojme vetem te tashmen apo edhe te ardhmen?

shikojme sa te paralizuar jemi dhe enderrojme se nje dite wheelchair do zendesohet me kembet tona ?? 

Hajduti nuk e kap hajdutin....how can we go about it now ?? 

Po Obama ca kishte thone per kte ? Apo thuj President i ik mo derisa arrin e takon dhe Ed Rama smiley

Ça bejne keta mo? Njerez bq inferiore prej katundi! Ngelen duke çu (e spiunu) dosje per njeri tjetrin te ustai i dosjeve! S'e kuptoj ça llogjike eshte kjo. Vene dhe i tregojne gjithçka nje te huaji! Bejne gare kush eshte servili me.i madh duke spiunu vellain e tyre ne shqp! Jo jo keq duken punet me.ate vend.

Vlonjat; " .....Jo jo keq duken punet me.ate vend...." 

Jo dhe aq keq Vlonjato. Mos ja hidh poshte gjith punen kushos. 

helaq e paska boe Departamenti i SHTETIT

E kemi thon mooo, tritol & trinitrina mban magazina

 

dmth, nuk paskan rrejt.

"...... Presidenti doli në luftë për një park, imagjino çfarë do të ndodhë me sheshin “Skënderbej”, tha Veliaj.

per nji copë park moo, thuje copë smiley

Facebuku Sales dhe Departamenti Shtetit ne unison.

Pas 1992 shqiptaret trashgojne nje problem madhor, mungesen e drejtesise !! 

Edhe sot ne vitin 2016 !

Si rezultat i kesaj, ne shoqerine shqiptare egzistojne me mijra e mijra konflikte gjyqsore, me kosto te medha financiare dhe emocionale, negative qe ndikojne shume tek ata  qe kane keto probleme .

Gjykatat noteret dhe avokatet ne vend qe te japin te drejtesi i komplikojne edhe me shume keto konflikte gjyqsore  dhe i japin me shume hapsire njerzeve qe mundohen te perfitojne shuma financiare me firma dhe dokumenta fallco ! 

Dy gjona jane shume problem ne Shqiperi, probleme urgjente, Drejtesia dhe Mjeksia !

Sa shpesh thuhet , " te mos raft halli, ne Gjykate dhe ne Spital "  ose " mjere ai qe ka hall me gjykatat dhe spitalet "  - se shkatrohesh ne cdo aspekt ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).