(Në vend të thashethemeve në tavolina kafanesh)

Meqë jemi në profesionin e shkak-pasojave, edhe ky reagim është pasojë e një shkaku. Cili është shkaku? Po jua shuaj kuriozitetin që në fillim. Shkaku është shfaqja e fundit që pashë në skenën e Teatrit Kombëtar, pikërisht “Zbutja e kryeneçes” e qëndisur nga Shakespeare, por e shqepur, shqyer dhe e përçudnuar në mënyrë monstruoze nga regjisorja e radhës. Një shfaqje komplet jashtë standartit. Për të qenë korrekt, kjo vepër e mbylli rrugën për këtë sezon ndaj po e ndaj me ju këtë opinion pikërisht tani, që të mos kishte ndikime direkte por reflektim.

Aktorët deri diku nuk kanë faj, por një gabim mund t’ua quaj. Gabimi është fakti që pranojnë të luajnë trajtime të tilla, që të vjen turp ti shkruash në CV. Nejse. Për tu sqaruar deri në detaj me lexuesit, është e nevojshme që të shpjegohem në dy aspekte. Si spektator dhe si profesionist.

Si spektator. Duke patur parasysh faktin se kam shkuar në Teatër për të parë një vepër, të cilën e kam lexuar disa herë dhe e kam parë të vënë edhe në skenë gjithashtu disa herë, lipset nevoja të dorëzoj armët profesionale dhe të ulem në karrigen e përcaktuar nga bileta për të shijuar një shfaqje Teatri. Dhe kështu ndodhi. U ula, fika celularët dhe prita të fillojë shfaqja. Ajo filloi. Pa asnjë paragjykim nisa ta shoh. Të them të drejtën, jo vetëm, që nuk u argëtova, por edhe nuk kuptova asgjë. Dola i pakënaqur dhe mbi të gjitha i paqartë për atë që pashë. E vetmja gjë që kuptova ishte qe Kryeneçja u “zbut”, sepse kështu thotë edhe titulli i veprës. Pra 3 orë nga jeta ime të shkuara dëm.

Si profesionist. Këtu do ndalem pak më gjatë, sepse instikti profesional nuk më le të qetë. Edhe si profesionist i fushës bëra të njëjtën gjë. U ula në ndenjësen sipas biletës, fika celularët dhe prita fillimin e shfaqjes. Filloi. Që në momentin e parë del një si tip kllouni, të cilin Shakespeare nuk e kishte parashikuar kur e shkrojti veprën. U tregova i duruar, sepse nuk desha të paragjykoja gjithë shfaqjen vetëm nga pesë minutat e para. U tregova aq i duruar sa gëlltita edhe atë skenën e tmerrshme e të stërzgjatur të prezantimit të karaktereve, medemek tip “commedia dell’arte”, që në fakt s’kishte asnjë lidhje me të.

E kështu durova për gati 1 orë e 25 minuta. Në këtë moment mu sos durimi dhe jo për fajin tim e as të Shakespear-it, por për shkak të asaj që po më shihnin sytë dhe po më dëgjonin veshët. Tablloja ishte pak a shumë kjo. Mizanskena të pakuptimta. Aktorë që bëjnë reshtoren në mes të skenës. Aktorë që nuk shprehin asgjë me trupin e tyre dhe për më tepër nuk thonë asgjë as me fjalë, por vetëm pështyjnë (në kuptimin e parë të fjalës) fjalët e autorit. Keqkuptim të figurave artistike dhe karaktereve të veprës. U përballa me një Katerinë që kërcënon motrën e saj me “kamzhik”, duke treguar forcë fizike, ndërkohë që në të vërtetë e vetmja armë e saj është zgjuarsia. Ajo nuk zbutet sepse Petrucio është i dhunshëm me të dhe bërtet.

Në të vërtetë zbutet sepse ajo përballet me një njeri më të zgjuar se ajo. Automatikisht kuptojme se Petrucio është personazh inteligjent dhe shumë i zgjuar. Ndërkohë edhe ky i shkreti ishte totalisht i keqkuptuar, sepse bërtiste. Nga të bërtiturat e panevojshme, aktori u lodh duke luajtur një nga personazhet më rehatshëm (jo në kuptim fizik) të komedisë. Në fund çdo gjë vjen e paqartë. Duket sikur tri femrat që lidhin besën me njëra-tjetrën, na bëjnë me dije se ne (femrat) zbutemi kur të duam dhe bëhemi kryeneçe kur të duam, gjë të cilën autorit gjithashtu nuk i kishte shkuar ndërmend, sepse ai e lartëson femrën kurse regjisorja, e cila është femër vetë, e ul dhe e bën pothuajse një ‘lace’. E çuditshme. Për të mos kërkuar pastaj ndonjë gjetje regjisoriale, për të cilën regjisorja paguhet për ta krijuar. U tmerrova. U skandalizova nga vënia e kësaj vepre.
Ajo që më shqetëson më shumë është e ardhmja e këtij profesioni.

Duke i dhënë terren vënieve të tilla, nuk bëjmë asgjë tjetër përveç se ushqejmë publikun me tallavara, që për skenën e atij Teatri janë mallkim. Duke i dhënë hapësirë regjisoreve që duke u marrë me këtë profesion thjeshtë “i kanë rënë gabim” pra kanë ngatërruar totalisht rrugë, nuk bëjmë asgjë tjetër përveç se ofendojmë edhe ata pak njerëz që marrin vesh nga kjo punë. Ajo shfaqje nuk meriton as biletën 300 lek të reja, që në fakt është çmimi më i ulët në planet dhe është turp. Drejtoria e institucionit duhej ta ndalonte atë shfaqje të dilte para publikut. Fakti që nuk e ndaloi tregon se, ose është bërë palë për ndonjë vjedhje të rradhës, ose shpërfytyrimi i Teatrit nuk i bën më përshtypje. Bordi, i cili gjithashtu paguhet nga taksat tona,  që e ka zgjedhur këtë platformë regjisoriale duhet të mbajë përgjegjësi profesionale për këtë dëm kulturor të shkaktuar.

Më tragjik është fakti se askush nuk flet. Asnjë regjisor, aktor apo njeri i Teatrit nuk ndjehet. Po pse vallë? Kanë frikë? Edhe mund të kenë sepse marrin përsipër riskun e madh. Kanë frikë se nuk i qasin në Teatër dhe kështu ngelen pa rol, pa lek, pa bukë. Nuk ju vë faj jo, por duhet të kuptoni se kështu s’kemi gjë në terezi. Teatri është ushqim për mendjet tona të trazuara nga e përditshmja. Ne duhet ta mbrojmë, ta ndihmojmë dhe mbi të gjitha të zbojmë çdo njeri që nuk e do atë. Teatri është në grahmat e fundit. Kërkohet reagim. Kërkohet shpresë. Kërkohet art. Kërkohet cilësi. Kërkohet ndjesi. Kërkohet shpirt. Kërkohet energji. Kërkohet dashuri. Kërkohet….TEATER. !

24 Komente

Eh me Jul Deda...E vure bidonin e qumeshtit per te zene rradhen per drejtor Teatri.!!

E nise me vrull rinor karrieren e aktrimit, vazhdove si zgjatim i nevojes per te mbajtur imazhin dhe frymen gjalle.Me vjen keq qe ke perfunduar duke dhene intervista ne thelb konceptuale po me prapavije te theksuar politike.Mbase dhe me ardhjen tende do vahzdoj po e njejta linje e Culeve dhe kushedi se kush para e mbrapa.

Fatkeqsisht..

Jukiani, ndoshta ka pritur qe shfaqja te jete pikperpike ashtu siç e ka shkruar Shekspiri, mirpo harron se sot ne bote, shum regjizore, e ndryshojne paksa shfaqjen nga e thena/shkruara. Duan te japin nje lloj arti tjeter smiley

Shume problematike si kritike, nese mund te quhet e tille. Shkruar me shume tendenciozitet, i cili pastaj ne fund te shkrimit me lart degradon ne smire e ne hedhje balte te pabaze.

Une isha ne kete shfaqje dhe pashe se salla, e mbushur plot e perplot, e ndoqi me shume interes komedine duke reaguar me te qeshura e hilaritet pothuaj gjate gjithe kohes. Ne cdo skene te komedise publiku here pas here duartrokiste lojen aktoriale si dhe batutat; nderkohe qe kolona zanore ishte aq e kuruar saqe shpesh e gjithe salla shoqeronte muziken me duartrokitje te sinkronizuara ne nje ritem te vetem. 

Dhe ate nate qe isha une, kjo komedi po vihej ne skene per te 30-ten dite rradhazi! Pra, nje sukses absolut sa i takon publikut. Ata aktore dhe ajo regjisore treguan plotesisht se ia kishin fituar zemren publikut kryeqytetas.

Por kjo s'do te thote se venien ne skene te nje komedie shekspiriane nuk mund ta kritikojme nga ana regjizoriale apo loja aktoriale. Pa dyshim qe ketu mund te thuheshin gjera mbi lirine dhe kreativitetin qe kish treguar regjisorja, nese i jep jete dickaje te shkruar 400 vjet me pare apo nese e percudnon; apo mund te shprehej pakenaqesia per bufonerine e tepruar qe shfaqnin ngandonjehere personazhet. Nje kritike te informuar teatrore, nje kritike te mirefillte, mund ta lexonim me qejf, edhe sikur te mos binim dakord me te tera cfare parashtron kritika. Se ceshtje shijesh dhe opinionesh eshte. Por ky shkrimi me lart mund te jete cdo gje, vec jo nje kritike qe i ben nder autorit te vet, apo komedise ne fjale.

"Ne cdo skene te komedise publiku here pas here duartrokiste lojen aktoriale si dhe batutat; nderkohe qe kolona zanore ishte aq e kuruar saqe shpesh e gjithe salla shoqeronte muziken me duartrokitje te sinkronizuara ne nje ritem te vetem."

smiley

rrofsh Magus per imazhin qe smunt ta çshof smiley

Kore veriu mo, argetim e rregjim smiley

jo vetem, por duartrokitjet e fundit e kthyen teatrin ne dasem... as ne filmat e Felinit nuk sheh karaktere te tilla ne publik - megjithese tani me kujtohen nja dy syresh ne kinema qe mundoheshin te shihnin poshte fundit te aktores ne screen 

Juliani duket qe nuk ja haberin kritikes. Ne pese paragrafe vetem nje flet per vepren, dy te tjere kerkojne ta nxjerrin regjizorin nga teatri, e kusuri eshte pa lidhje. 

Regjia mu duk origjinale. Sidomos qasja ndaj roleve gjinore qe nuk i qendroi asaj Shekspiriane por e ironizonte ate. Aktoret nuk ishin keq, sidomos ajo qe luante Kryenecen ka nje talent te lindur. Nja dy aktore kishin nevoje per latim a zdrukthim sikur sherbetori i Petrucos qe luan te njejtin karakter si ne dramat e Cehovit edhe ne komedite e  Shekspirit. 

Por... regjizorja kishte lozur me skenarin deri ne banalitet. Prandaj edhe suksesi i teatrit. Kush ka shkuar ne teater ne Tirane e kupton qe gjendet ne nje publik injorant, qe vijne per te qeshur edhe kur ka drame. Kjo sepse jane mesuar qe kur dalen aktore duhet te qeshet. U eshte bere jeta Portokalli, shih Julian Deden e qesh. Edhe pse shkrimi i ketij nuk te ben per te qeshur. Ndoshta shqiptaret jane aq te stresuar, sa duan vetem te qeshin e regjizorja ka pershtatur shijen. Por ndoshta regjizoret tane nuk arrijne te vendosin ne skene humorin e holle etj. 

Edhe mua me habiti dalja nga rolet shekspiriane dhe banalizimi i skenarit, sic e quan ti. I jap hakun qe regjia kish ditur t'i integronte mire talentet e aktoreve ne skene, dhe qe ne proces e siper e fitoi admirimin e publikut. Por a jam dakord me kete lloj Shekspiri qe na paraqiti regjisorja Doresi?

Ne rradhe te pare, personazhet ajo i kish rikrijuar si te karikaturizuar. Dmth qe kish zgjedhur t'i paraqiste si karikatura moderne te personazheve te dikurshem. Shekspiri eshte mjeshter i komikes, por ishte e qarte se efekti komik kesaj rradhe ishte mbitheksuar nepermjet nxjerrjes ne pah te disa elementeve qe u duken komike ketij brezi qe po sheh komedine ne fjale ne kete vend sot... Pra, qe Petrucio i therriste gruas se tij kryenece "Ket, Ket, Ket" gjate gjithe kohes, nderkohe qe ajo e ka emrin Katerina. Apo qe kjo Katerina, perpara se te martohej e te zbutej, komunikonte me klithma maceje me keto burre qe i avitej, megjithe duart sikur do t'u cirrte fytyren atyre. Pantominat dhe mizanskenat ishin te egzagjeruara enkas per nje publik te shek. 21 te rritur me diete vulgariteti dhe shfrenimi ne komedi. Eshte ashtu sic thote Deda me lart ne kete pike, qe nuk mund te quhet personazh i mirefillte ai i Katerines qe fshikullon me kamzhik te motren! Puna eshte se Deda nuk sqaron se cilat jane efektet mbi publikun te nje lirie te tille regjisoriale. Dhe mua me rezulton qe publiku e mirepriti kete lloj Shekspiri, madje u 'shkelye' se qeshuri...

Pastaj edhe ajo puna e "qasjes se roleve gjinore', qe ti e ke kapur bukur kur thua se "nuk i qendronte asaj Shekspiriane, por e ironizonte ate". Personalisht edhe kjo pike me djeg caze, sepse me c'te drejte ti sot e paraqet sikur ne mbyllje te komedise kryenecja nuk eshte zbutur vertet, por ben gjasme sa per t'i hedhur hi syve burrit (dhe burrave te tjere: te atit, vjehrrit te se motres, shokeve te tjere)? Por pastaj po mendoja se si grate dhe roli i tyre ne shoqeri kane evoluar kaq shume ne boten moderne saqe ato standarte dhe supozime te kohes se vet qe shfaq Shekspiri nuk gelltiten me, aq me pak ne nje metropol si Tirana? Keshtu qe ndonese regjia ka luajtur me idene kryesore te vepres, mund te kete arsye te forta per ta bere kete, prej vete zhvillimeve te sotme.

Etj. etj. 

Me duket sikur ne thelb autori i shkrimit nuk ka thene gjera shume te ndryshme nga ato qe shkruan ti. I vetmi dallim eshte qe ai s'e ze ne goje reagimin e spektatorit, kurse ty fakti qe njerezit jane shkrire gazit te eshte dukur pozitiv. Kshu, nga jashte dhe pa e pare shfaqjen, mua personalisht me duket e dyshimte qe njerezit ne teater te reagojne sikur jane duke pare ndonje pjese estrade.

Autori i shkrimit nuk ka bere ndonje argument (pervec ndonje vezhgimi te mprehte, por shkarazi). Ai nuk e pranon ne parim ekperimentin qe ka bere trupa teatrale kesaj rradhe dhe flet nga pozita e gjykatesit, jo kritikut. Reagimi i tij nuk eshte analitik, por emocional, pra irracional.

Une po perpiqem ta cmoj shpirtin e novacionit qe tregoi regjia dhe aktoret ne raport me kete komedi te Shekspirit, por duke lene vend per ngritjen e pyetjeve rreth asaj nese novacioni i ka bere mire vepres dhe publikut ose jo. Verdiktet e prera me duken shume bardhe e zi dhe joprofesionale, aq me teper kur nuk jane te argumentuara thelle, si ne rastin e ketushem.

Kam qene nje here ne Londer ne shfaqjen e drames "Henri V" te Shekspirit, te vene ne skene nga Royal Shakespeare Company, ose RSC. RSC ka tapine ne angli, si me thene, per administrimin e testamentit letrar te Shekspirit, keshtu qe cfaredo qe ben ajo trupe teatri merret shume seriozisht nga publiku dhe kritika. E pra ne nja dy akte te vepres ata i nxorren ne skene mbretin Henri dhe shpuren e tij te gjeneraleve e oficereve te gjithe te veshur me uniforma naziste. Madje dhe toni i te folurit si dhe gjestet e tyre ishin si nazistet ne vaktit. As atehere e as tani nuk e kuptova thelbin e ketij novacioni modern te drames shekspiriane: personazhi i Henrit eshte i bazuar mbi nje figure historike qe ka nam te mire nder anglezet, si reformator dhe pushtues i Frances. Po keshtu Shekspiri vete e paraqet ne drite pozitive kete personazh, duke e vleresuar diku nga akti i fundit si "England's best son".. Pse duhej te vishej me uniforme naziste? Pse kjo nderhyrje gati e dhunshme ne kostumografine dhe skenografine e vepres sot ne shek 21?

Ceshtja eshte se novacionet preferohen sot dhe regjizoret moderne i kerkojne keto shtigje te reja ne teater. Kete kish bere dhe E. Doresi me "Kryenecen" ne Tirane. Vleresimi nese ishin zgjedhjet e duhura ose jo mbetet per t'u pare, ne kohe.

Eksperimentet ne teater jane pa fund. Fati me Shakespeare-in eshte qe s'ka te drejta autori per te*, perndryshe di mjaft raste kur trashegimtaret u jane kundervene "novacioneve" qe u jane dukur se kane prekur thelbin e vepres. Dhe nese eshte ashtu sic thote atikullshkruesi, pra qe "U përballa me një Katerinë që kërcënon motrën e saj me “kamzhik”, duke treguar forcë fizike, ndërkohë që në të vërtetë e vetmja armë e saj është zgjuarsia. Ajo nuk zbutet sepse Petrucio është i dhunshëm me të dhe bërtet.", cdokush do kishte te drejte te ndjehej i tradhtuar ne dashurine e vet per Shakespearen.

Nuk di c'kohe pret ti qe te shohesh a ka qene me vend interpretimi qe i ka bere regjizori/regjizorja Shakespeare-it. Koha e teatrit eshte atyperatyshmeria, plus qe ndonje gjase qe te filmuar pjesen ne fjale ta shohin me shume se shqipfolesit nuk me duket se ka. Kritike nga profesioniste e kolege ka fare pak (nje nga te paktet eshte ky qe ka folur ne shkrim). Mbetet spektatori. Ti me thua qe u shqye gazit e mori ate qe deshi.

 

* sic "fatkeqesia" eshte qe eshte vene aq shume here ne skene, sa duket si detyre eksperimentimi me te

kot ankohesh se ky vend nuk e vret mendjen per teatrin, gjithe politika klasa drejtuese qeveria opozita nuk bejne vecse teater 24 ore ne 24smiley

Ku e paskan gjetur kete drame (apo komedi) te panjohur te Shekspirit, "Zbutja e kryeneces"?!.. 

Versioni im i preferuar do mbetet "Zbutja e kryenecit", me Adriano Celentanon.

Do ti Dali njeri per Zot kryeneces! smiley 

Kryenecet vetem i gjo i zbut smiley

Dajaku? smiley

Nuk e gjete, lere me mire smiley

E gjeti, e gjeti, gjeti njeren fele (dajakun, thanatosin), e po gjete njeren fele e ke gjet edhe tjetren (erosin), perveç se njera fele ne plan te fundit eshte edhe tjetra fele.

Aq me teper qe ketline eshte e specializuar ne felen qe nuk gjeti, ose bere sikur nuk e gjeti si shejton qe eshte. "Dajak" maj men qe femsat quanin edhe felen tjeter me nenkuptim.

- I futa i "dajak"!

 

- Po a qau mer?

 

- Oj te qame!

Une shejtani ti je dreqi smiley

smiley o tik o i keq !

Jo, jo, tiku osht i mire, osht i Modhismiley qe osht i keq, shum i keq osht, kryeneç.

Shif çer m'boni dje n'pun me nje kolege ekologiste qe ushtron reiki, ushqim vegan, etj, e po m'thoshte se njeriu duhet t'i mjaftoje vetvetes, dhe se ajo vete i mjafton vetvetes (eshte 40 vjeç, kurse fidanzaton e ka 50 vjeç, dhe eshte student akoma, ka 20 vjet student ne univers. te farmacise). Un sa qesh duke i thon ehe, ehe ashtu oshte, ashtu, ehe!, kur u degju i ze si bubullime ke shkomi Kavajes:

- Njeriu nuk i mjafton vetvetes perderisa il Cazzo è in ricerca continua e in Lotta Continua con la Figa, e viceversa!

                                                                                                                           i Modhismiley

T'gjith koleget m'pane mu, m'boni me turp dreqi, mu ka qep keq sikur me qene Mr.Hyde.

Keshtu ndodh kur komenton n'Peshk, nuk pi ilaçet dhe nuk ze dashnore, e nuk i hy n'dru dashnores kryeneçe, ku te dhem e ku te djeg!

 

e pur dreqjedreq

Tiko apo i Modhi (kush te qelloje ne linje dmth), me kujtove nje storie nga nje jete tjeter ne tale. Kisha per ca kohe nje komshie si puna e ksaj po shume mo te re. E vetvetes dhe kjo, kishte nja 5 a mo shume vjet ne universitet po s'kishte dhone asnji provim, i rrete ato gjynofqaret e shpise anej nga Sicilia. Sportiste, ekologjiste e cer ta dush mo. Me bo zo nji note, amon ec sonte me patjeter se ashtu osht puna. Kur shkoj une, se si e qysh kesaj i ishin puq dy dashnore per darke, me nervat tel kuptohet. E kapa n'ajer detyren, te evitosha nei sherr te modh, se helbete nga dy metra zdapa, te sportit e qefit (po menja fyll) etj. Ha pi, llafe muhabet mo, u omelsune kto (zonjusha gatute mire me thon te drejten), si perfundim e harrun fare per ca kishin ardh dhe vete zonjushen, u ndane si miq, mu qepen dhe mu te takohemi e hudhim nei gote. Patjeter i thashe e s'i pash mo. Nje brejtje ndergjegje me ka met, mos kontribova me i bo ashtu mo ... (si thote i prof im atje, gallataxhi i modh, ka kafe, ka qumesht po ka dhe kapucino).smiley   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).