O Shpirt i Madh,

                 zë që ndëgjoj në erë,

          frymë që i jep jetë krijimit, dëgjomë.

                 Jam i dobët dhe i pamend,

              kam nevojë për fuqi dhe urtësi.

 

      Lërmë të shëtis në bukuri dhe bëji sytë e mi

   të mos i ndahen kurrë muzgut që i purpurt skuq.

  Bëji duart e mia të nderojnë gjithçka që ke krijuar

dhe mprehi veshët e mi që të dëgjoj zërin tënd kudo.

        Më bëj të mençur që të mund të kuptoj

            gjërat që i ke mësuar popullit tim.

       Më bëj të kuptoj mësimet që ke fshehur

                  në çdo gjethe e çdo gur.

 

  Më jip fuqi, jo për të mposhtur vëllanë tim,

por për të mundur më të madhin armik: vetveten.

      Më bëj të jem gjithnjë gati të vij tek ty

            duar pastër dhe sy kulluar,

    kështu, kur jeta të fiket si drita në muzg,

        shpirti im të vijë tek ty faqebardhë.

 

 

Përkthyer në anglisht në vitin 1887 nga Yellow Lark, kryeplak i fisit Lakota Sioux

https://www.youtube.com/watch?v=Zyv-IRPZ6iU

 

27 Komente

Amerika esh si shpirt!

 

 

 

 

he, he, Amerika esh si materie!

Pranej kan shku n'Amerik te nderuarit gjemb, xhib dhe oidriz: për të bërë një jetë më të mirë!

--------------------------------------------------------------------------------------

             O Shpirt i Madh,

na bëj të bëjmë një jetë më të mirë,

             na e rrit GDP-në,

             na e rrit TVLS-në,

         .....................................

 

Brilant perkthimi ne shqip. E mrekullueshme.

T'u rrite nera heretik. smiley

Che cos'è la vita?

Lo sfavillare di una lucciola nella notte.
Il respiro sbuffante di un bisonte nell'inverno.
La breve ombra che scorre sopra l'erba e si perde dentro il sole".

Piede di Corvo

Kulture e mrekullueshme, ajo qe duhej heretik pas kesaj temes qe cfare mendonin francezet per pallimin shqiptar ne kohe te partise...

Shkalla me e larte shprehjes se dashurise-- ekstrakt pafajesie-- buka e perditshme (jo materiale) qe lutesi kerkon t'i falet sot. Je l'adore!

O zot

ndihmona,

te shohim,

ate qe nuk kemi pa akoma.

nga keto qeverite tona

Duhet bërë dikush kurban për Shpirtin e Madh, kë propozon?

  smiley

juli ideja e kurbanit nuk eshte vetem ideja primitive t'i presesh koken dikujt per nder te Diellit ose Shpirtit te Modh si populli maja, ose t'e ngurosesh ne mur te kalase nusen e vellait te trete. Ideja e kurbanit zhvillohet ne kohe dhe histori, dmth ne kohe moderne kurbani behet ndryshe, biles duhet bere ndryshe qe te kete kuptim dhe te zeje vend.

Psh vargjet ne anglisht ne komentin me poshte qe ke marre nga isenshelli i dyte i Din Hykes kane nje ide tjeter kurbani relativisht me modern. Keshtu qe rezulton pa kuptim zgerdhimja e jote poshte cinizmit te Adrias ne distance as dy minutash.

Thene kjo specifikisht per idene e kurbanit, pa u fut fare ne larje hesapesh qe keni midis jush ne lidhje me sherre idjote politike majtas dhe djathtas.

 

e kush te pyti ty mor vlla

me pyeti s'me pyeti si Adria xhaelgan, u ngjita su ngjita poshte komentit tend si gjembi, fakti eshte qe nuk di çfar flet, dhe e kuptove kete gje evidente, pranej nuk te mbetet gje tjeter veçse te flasesh fraza shoferesh akoma me kot. 

Me pyeti vella Stalker ne lidhje kurbanin e flijuar qe te vije komunizmi.

 

urdhro?  

nejse, une kisha ca pune ketej, ti gjithsesi vazhdo ...

Heretik, më është dashur të gërrmoj ca rreth kulturës së nativëve amerikanë, pasi doja të bëja një projekt shkollor. Projekti ndërtohej mbi legjendat dhe ritualet e këtij populli. Shpirti i Madh ishte shpirti i këtij populli, ai që frymmëzonte e mbante gjallë ëndrrat e tyre. Kam studiuar pak dhe vallet-rituale të tyre...shumë të frikshme lol, sa m'u desh të gjeja ca versione limonadë në  youtube. 

 

Kjo lutje, drejtuar shpirtit të Madh më ka pëlqyer shumë dhe mua  dhe e kam filluar projektin pikërisht me të. Ky imi është pak ndryshe. Nuk e mbaj mend ku e  gjeta lol

Oh Shpirti i Madh,

Ku zërin tënd  unë e dëgjoj kur fryn erë,

E fryma jote i jep jetë të gjitha gjërave.

Më dëgjo mua; Unë kam nevojë për

forcën tënde dhe diturin tuaj,

Më lejo të eci mes bukurisë,

dhe bëjë që sytë e mi gjithmonë të shohin

muzgun e kuq dhe vjollcë.

Bëji duart e mia të respektojnë natyrën

në të gjitha format e saj dhe veshët e mi

të mprehtë për të dëgjuar zërin tënd.

Bëmë më të mençur që të mund të kuptoj

gjërat që ke menduar për popullin tim.

Më ndihmo që të qëndroj i qetë dhe i fortë

përballë të gjithë atyre

që do të jenë kundër meje.

Më lejo të mësoj mësimet

që ti ke fshehur në çdo fletë

dhe në çdo gur.

Më ndihmo të veproj

dhe mendoj pastër e drejtë që të

mund të ndihmoj të tjerët.

Më ndihmo të gjej mëshirë

pa dëmtuar për hirë të saj

veten ime.

Unë kërkoj forcë,

të mos të jem më i madh se vëllai im,

por për të luftuar

Armiku im më i madh: Vetja ime.

Më bëj të jem gjithmonë i gatshëm

për të ardhur tek ju me duar të pastra

dhe kokën lart.

Pra, kur jeta ime të zbehet,

dhe si muzg të venitet,

fryma ime mund

vij tek ju pa turp. "

i mungon poezija ketij perkthimit qe solle ti. i mungon SHPIRTI poetik. behet teksti i thate qe s'flet me, qe s'ndjen me, qe s'trasmeton me. mnjf behet kot.

Profil, edhe mundet të jetë kot, këtë gjeta

 

mire bere qe e solle se keshtu bie edhe me ne pah, bukuria e ketij perkthimit temehapes.

eshte shume i rendsishem perkthimi. kerkon nivel te larte. 

normalisht behet kurban ai qe do me shume, se ai dhe te pengon me shume te ecesh drejt qellimit tend.

Agamemnoni shefi i grekve kur u nis me luftu trojanet, vrau vajzen e vet. dhe e fitoi luften me ta.

ndersa Niçja thoshte : e kam paguar vepren time me vdekje te vogla. e kish llafin per shume privime qe kish bere ne jete, ndaj gjerave qe i donte dhe qe pikerisht nga kjo te pengojne me shume (se armiqte) te realizosh planin tend te jetes.

apo siç tha ai mbreti, zot mbrome nga miqte sesa nga armiqte. nga keta mbrohem vete.

ky indiani shkon dhe me larg te tereve, prandaj eshte dhe me superiori nga te gjithe, shpirterisht. ai e ka me veten e vet. armikun me te madh ka vetveten. u zhduken, u dominuan prej te bardheve. 

We seek strength not to be greater than our brothers and sisters

But to fight our greatest enemy... ourselves...

Ketij i paskan dale vargjet nga shpirti! Por dhe shqiperimi i persosur!

perkthim i perkryer. bravo atij qe e ka bo.

Kush e ka perkthyer? Po heretiku kush tjeter ai e ka sjelle. smiley

Une e shijova edhe ne aglisht. 

Historia e ketyre te shkreteve eshte nga faqet me te turpshme te Amerikes. Tashti ka ligje qe i perkrahin, po as qe krahasohen me demin. 

Ne fakt duke u marre me kete lutje pata si nje lloj revelate per rolin e lekurkuqeve ne fatin e Amerikes. Deri me pare dyshoja se ishte gje e fryre artificialisht indiano mania hollivudiane filoprimitive, por duke lexuar vjersha folk lekurkuq te ngjashme majtas djathtas, te cilat kjo vjershe i perfaqson mire bukur, ndryshova mendim e fillova te dyshoj ne drejtim te kundert.

Po t'i besh nje analize fraze per fraze lutjes, zbulon se krishterimi i te bardheve nuk ka ndonje gje me teper, vetem eshte me i shkolluar, ka diplome Harwardi me nje fjale (per kete arsye edhe e solla, per te treguar se vlerat mund te jene edhe tek te pashkolluarit dhe te padiplomuarit, qe mund ta kene triplome, pa e pas diplome). Çuditerisht eshte nje koncentrat jashtezakonisht i thjeshtezuar i krishterimit, aq sa eshte per te dyshuar per plagjiature, gje e pamundur sepse kopja nuk mund te jete kurre ne nivelin ose mbi origjinalin si ne kete rast. Per me teper, edhe ne qofte plagjature ka vlere ne vetvete si e tille.

Revelata eshte pak a shume se ardhja e te bardheve idealisht do te ishte nje mbivendosje mbi fondacionin lekurkuq te te lindurve amerikane. Realisht ndodhi ndryshe fatkeqsisht, dmth fondacioni vlejti gjithnje dhe u vendos, por nepermjet dhe mbas nje kurbani (shif diskutimin futja katunit me lart me Adrian dhe July Stalkerin isensellin), dhe jo nje marrveshjeje. Fatkeqsisht keshtu ka funksionuar 90% e historise, kurban mbas kurbani vendosen themelet.

Tani e kam pak a shume te qarte se ku mbeshtetet komponentja e natyres ne kulturen amerikane, qe pothuajse mungon ne kulturen evropiane, e cila e ka marre vone prej Amerike, duke bere te duket sikur ka qene edhe e vetja origjinale.

 

Jo vetem qe storja nuk eshte fryre, po shume pak thuhet me gjysem zoni. Bile mendoj qe nje pjese e mire as eshte shkrujt fare. Boj hesap Dolf musteqja idene e kampeve te tij te tmerrshem aty e morri. 

Nuk me duket nei cudi, te gjitha fete nje mesazh themelor kane, mos ia hani melcine njoni-tjetrit. Dhe per te kuptu kete bo vaki plome-mjekrra mo shum prish pune, se i duket vetja si perendiuc. Fatkeqesisht robi pak meson, edhe ate e harron shpejt, dhe si rrjedhoje e pagun prap shtrenjt. Dhe meqe teknologjia amplifikon cdo gjo, rritet dhe cmimi, ... deri ne kabum. 

vetem qe ti po ngaterron mesazhet.  ate mesazhin paqesor feja e ka per popullin e saj (ose si me thene per anetaret e saj). ndersa per te tjeret, te pafete, fete MONOTEISTE (indianet apo indigjenet nuk qene monoteiste, çdo fis kishte hyjnite e veta, mesa di une) jane ekspansioniste. kerkojne te te ndryshojne, te te bejne te futesh ne vathen e zotit (te tyre).

ndryshe priftat nuk do te shoqeronin ushtaret gjithandej, ku kolonizuan. (prifti ishte komisari politik i Enverit apo policia potitike e Hitlerit, per te mbajt trupat ne linje, mos kishte çthurje te moralit te tyre)

fene (qe nuk eshte veçse Moral) njerzit e kane shpik dhe njerzit e aplikojne siç ja u ka qejfi. nuk e aplikon gje zoti vete. ai ka ligjet e veta.

dhe sa i perket indianve te amerikes, kane ndryshuar politikat ngaqe te bardhet (apo anglo-saksonet) nuk kane me forcen. kete e kane çifutet (qe jane semite, dmth race e perzier) dhe gjithnje me teper po e fitojne latinot me afro-amerikanet, qe nuk jane po ashtu te bardhe.

deri ne vitet 60-ta, per TE EGJER i mbanin vendasit atje. mjafton te shohesh filmat me kaubojsa.

bile dhe i yni Fishta (poet dhe prift), per te egjer i mbante indianet e amerikes, ne nje studim te tij sociologjik qe ia kam lexuar vite me pare.

Sqarimi qe po i ben ngaterreses se mesazheve fetare eshte gjasme sqarim, sepse sqaron duke mohu mesazhin e feve dhe vete fete, ose me keq duke e identifikuar fete me mesazhin e Enverit dhe Hitlerit. Dihet qe intelektualet e shquar, gjasme antikomuniste dhe antifashiste, nuk shkojne dot pertej ketij caku, duke perdor keq dhe me qellim te keq mesazhe te ketij lloji:

... jane ekspansioniste. kerkojne te te ndryshojne, te te bejne te futesh ne vathen e zotit (te tyre).

Ta do mendja te bejne keshtu, e kush nuk vepron ne te njejten menyre? Çdonjeri natyrshem kerkon te ekspansionistizoje çfare njef si gjene me te mire, te njejten gje bejne edhe ateistet, edhe pellazget qe sqarojne çdo gje me gjuhen shqipe, dun me i be shqiptare edhe indianet e Amerikes. Çfare te beje psh nje mysliman, indigjen apo budist, te ekspansionistizoje krishterimin apo sionizmin? Çdonjeri ben sa di dhe si mundet me ate qe ka me te mire. Neqoftese gjen nje vlere me te larte se ajo qe ka, konvertohet ne perputhje me ate vlere. Cfar ka ketu per te pare maskaralleqe te çdo lloji (qe edhe ekzistojne, por nuk ka vetem maskaralleqe ne bote, edhe ne ekspansionin fetar), apo duhet me ushqy patjeter Teorite e Komplotit sionist qe kontrollon planetin? He, he, jane ata qe na kane lyer me leng te kuq Stadiumin Kombetar!

Kapelanet shoqerojne natyrshem ushtrite kudo, sepse ku eshte me i nevojshem prifti se perpara vdekjes qe i kercenohet ne çdo çast ushtarit? Apo edhe ketu duhet pa tjeter me fut ne loje Teori Komploti!

 

ne shqiptaret, greket e vjeter, etj. (apo civilizimet e qytet-shteteve, ne te cilin perfundoi edhe europa ne mesjete) te gjithe popujt e vjeter fare (basket, korset, keta indigjenet e amerikes, etj), nuk jane ekspansioniste. vetvetja iu del e mjafton.

(iliada dhe odiseja jane morali grek, bibla apo kurani i grekve te vjeter. nje here bene lufte ekspasioniste kundra trojes dhe nuk e perseriten me kurre. bene pastaj vetem luftera mbrojtese kundra perseve. megjithese se ishin me te zhvillum se perset. aleksandri beri vetem perjashtim nga ky rregull, po ai nuk perfaqesonte me greqine po vetem veten e tij. ishte si me thene perandori i fundit. pastaj tjetri ishte maqedon)

romaket e filluan ekspansionin ne europe. kolonializmin me ane te forces, fillimisht.

kristianizmi (fe çifute, moral skllevrish) pastaj hyri kot ne valle. par rikoshet. kjo e beri ekspansionist bile, se romaket e kishin fillu perpara ekspansionin apo hegjemonizmin e tyre)

dhe lidhja me komisarin politik ushtarak behet vete (po te kesh tru) se feja eshte MORAL. pse e hoqi enveri ? per ta zevendesuar me moral tjeter, ate komunist. sepse eshte e pamundur dy morale te mbizoterojne bashkarisht pa shkaktuar perçarje. 

ndersa shkenca, industrializmi, e shkerdheu fare. s'jane me fetare sot europianet. kisha ka ngel per inerci, ngaqe s'ka moral tjeter borgjesia, per ta zevendesu. borgjezia lekun ka si qellim jete, njeriu i mjafton shkerdhate siç eshte. s'ka nevoje qe ky te jete me i mire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).