Gay Talese ka botuar një libër dhe këtë artikull në "The New Yorker" ku pershkruan historinë e një burri nga Aurora, Kolorado që bleu një motel, dhe e modifikoi tavanin në mënyrë që të mund të sodiste nga lart ç'bënin klientët në intimitet, dhe e bëri këtë pa u kapur për ndonja 50 vjet. Voyurism. Gerald Foos vëzhgoi qindra e qindra akte seksuale (kjo e kënaqte), dhunë, përdhunime, rrahje, edhe një vrasje, dhe mbi këto mbajti shënim detaje të përpikta. E shihte veten si një kërkues shkencor rigoroz, që e bënte, nga kurioziteti i papërmbjatshëm, por edhe nga dëshira intelektuale për të vëzhguar njeriun që nuk dyshon se po përgjohet. Kishte vendosur panele ajrimi false në tavanet e disa prej dhomave që e lejonin të shihte ç'ndodhte poshtë pa u diktuar. Hyrja e vetme për në papafingo ishte brenda rezidencës familjare ngjitur me motelin. Të gjitha këto sekrete, ai i ndante vetëm me gruan e tij besnike, shoqëruesen në pëgjim në shumë raste, dhe shkrimtarin Gay Talese. 

24 Komente

Voyeur! So many windows, so little time!

studiues/ shkencetar, thote vet ai.smiley   shqip: pishtar, ose kandilmbajtes.

Motel Pisha, mnjllf. smiley

Mustafai i Tanes...

E tmershme ta mendosh qe mund te jesh edhe ti nje nga ato/ata qe je pergjuar! 

Me kujton kete filmin me Sharon Stone 

 

artikulli ishte fantastik dhe me siguri eshte ne listen e librave te mi per kete vit

+1

Pervecse nje dritare interesante ne boten e vojaristeve ne pergjithesi, artikulli ishte mjaft interesant ne aspektin psiko-social, te vojaristit, grave te tij dhe te autorit. 

Perfytyro nje njeri qe fillon kete avaz per te pare te tjeret duke bere seks dhe perfundon me:

He continued, “People are basically dishonest and unclean; they cheat and lie and are motivated by self-interest.” 

It seems to be so much more about people watching, not sex watching. 

Ne Kolorado ..., po shyqyr jo ne motele. smiley

paskemi pas qene kerkues shkencore rigoroze, e s'e paskemi pas dit

Ja me ne fund nje pamje qe ia vlen nga Liveleak, se mbetem duke pare ato budallalleqet e Shkabes. 

E nisa ta lexoj artikullin por shume i gjate. Do e lexoj me vone. Megjithate problemi eshte qe zakonisht njerezit nuk flasin per keto sepse eshte tabu. Ndoshta te gjithe ne natyre mund te jene voyeur, por ose eshte e pandergjegjshme ose nuk pranohet ose kjo deshire eshte ne nje nivel kaq te ulet saqe konsiderohet "normale". Diku ne artikull thuhej se ky voyeur kishte dale ne perfundimin (pas atyre qe kishte vezhguar) qe meshkujt jane te gjithe voyeur kurse femrave iu pelqen te shikohen. Ne fund fare nuk duhet harruar qe jane shenimet e vezhgimet e nje personi qe e ka nje fare c'rregullimi, keshtuqe nuk duhen marre shume per baze sepse jane tainted me preferencat e tij.

Gjithsesi interesant.

Diku ne artikull thuhej se ky voyeur

 

ketij  voyer  po  i thone per delikatese.smiley  -po ky ne fakt eshte dhunues privatesie !  eshte e denusheme me ligj  kjo  shkenca e ketij.smiley

voyer-a quhen kur e ushtrojne  zanatin e tyre ne natyre. dhe nje cift qe kryen veprime intime ne natyre apo ne publik, ka marre  edhe riskun e te parit  nga bota...  nderkoh, kur tjetri te pergjon me aparatura ne dhomen e gjumit, qofte hotel/ motel etj, eshte krim !

E vertete, eshte e denueshme per dhunim te privatesise. Po prandaj kishte pritur ky gjithe keto vite, qe te kalonin afatet e parashkrimit.

Dicka akoma me problematike ishte se ky kishte qene deshmitar i vrasjes se nje femre, madje mund te themi qe ne menyre indirekte kishte ndikuar ne ate vrasje. Dhe nuk kishte thene gje per vite me rradhe. Kjo ishte nje nga dilemat e gazetarit, ca te bente me kete rrefim.

PS. Nuk kishte perdorur aparatura, por kishte vezhguar me se ty lire nga kanalet e ajrimit. Dhe kishte marre shenime "studimore" per cfare shikonte.

po,e drejte.. aparaturat i nakatosa  pak me filmin  ''Sliver''.

Pietja eshte, a ka figura libri? smiley

jo ska.  -

por libri shoqerohet me DVD.smiley

Te zere mend Njoni qe s'i shitet libri.smiley 

PS. Po numra telefoni, mos lodhen kot ata te virgjereshave dmth. smiley

Shkrimi ishte shume interesant. Vertet profesionist. Ndersa per voyeur-istin ça te thuash? Me mire mos ta dish fare!

Mos eshte ky profesori qe po vjen ketu ne blog qe ka bere kete studimin e mbron doktoraturen e 4.

Taleses nuk ia duroj dot stilin e te shkruarit: New Yorkeri ka gjithnje shkrime te gjata, por asnjehere s'i kam lexuar me aq pertese sa kete. Deri ne fund po shpresoja qe Talese te kish shkruar fiction dhe historia e tipit (emri, mbiemri, qyteti, takimi...) te ishte gjithashtu e sajuar, nje fikcion per te mbeshtetur nje fikcion tjeter me nje fjale, por kete supen kombetare amerikane te rrefim-biografi-reportazhit s'e gelltis dot. I bie qe Talese te jete pergjuesi i ketij tipit qe pergjon cifte, dhe une te jem pergjuese e Taleses... Tmerr!

Per keshtu ngjarjesh, jane bo dhe filma ne Amerike, para shum viteve. 

Pronari i motelit- Xherald Fus(Gerald Foos)  me te futme e paska çuar jeten smiley

Mire qe nuk ka pergjuar ndonje çift shqiptaresh,sepse pershkrimi i aktit do t'i merrte gjysmen e faqeve te librit.Diku rreth 45 minuta te nevojiten vetem per me ia çvesh dallamen dhe dimijat...   smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).