Prishtina më ka pëlqyer qysh në takimin e parë, prandaj edhe udhëtimi për atje më është gjithmonë i këndshëm. Dhe megjithëse sot kam shumë pak të njohur në Prishtinë, janë pikërisht të panjohurit që e bëjnë këtë vend tërheqës. Si në çdo vend tjetër, edhe këtu së pari takohesh me të panjohurit dhe varet prej tyre nëse do të të pëlqejë vendi ose jo. Tek po mendoja këto gjëra e për të panjohurit e atjeshëm që dallojnë shumë nga të panjohurit e këtushëm, u duk autobusi dhe unë renda në mesin e një turme njerëzish që si një tufë delesh nguten për të hyrë në torishtë, megjithëse është e sigurt që do të hynë të gjitha.

U ula në karrige pranë një djali rreth të tridhjetave, i cili sapo u rehatuam më kërkoi gazetën dhe nisi ta shfletojë me zell. Hera- herës ofshante, sikur lexonte diçka të pakëndshme. Ky do ta plasë veten, thashë me vete, duke menduar realitetin tonë, që për fatin e mirë të disave, as për së afërmi nuk pasqyrohet në gazeta.

- Hëëm, - bëri një gjest nervozizmi djali i rreth të tridhjetave dhe u drejtua kah unë. Do ketë lexuar diçka të keqe, mendova dhe u bëra gati t'i them ta lërë fare e të mos mërzitet, ta ngushëlloja disi, por ai më pa i menduar dhe foli para meje.

 - I vogël je ti që t'i dish këto punë të mdhaja, - më tha

- Si?! - e vështrova unë i habitur e duke menduar se ma lexoi mendjen.

- Aha, më fal se nuk a pata me ty, - tha dhe u duk se u këndell. - E kam me gazetarin që shkruan për gjëra që s'i di, - dhe më tregoi që si Magjistër i shkencave politike gjente shumë pasaktësi ne gazeta e kjo i ngrinte nervat.

- Se unë e kam studjuar mirë konfliktin, - vazhdoi duke marrë një pamje prej intelektuali, tamam si ata të televizorit. Intelektualët tanë një pamje kanë, mendova dhe u bëra gati ta dëgjoja me vëmendje.

- Bile edhe temën e magjistraturës e kam pasur "Konflikti izraelito-palestinez në perspektivë", - foli ai përsëri, dhe kam ardhur në përfundim që ky konflikt do të vazhdojë edhe për një kohë të pacaktuar, dhe siq po shihet kam pasur plotësisht të drejt. - Dhe a e di pse nuk mund të zgjidhet ky konflikt?

- Pse? - ia ktheva unë mekanikisht. Nga mënyra si më pyeti e kuptova që ai e dinte që unë s'e dija përgjigjen, dhe që ai e dinte e tani do t'ma thoshte.

-Sepse nuk do Amerika. Amerika nuk ua ka besën palestinezëve, se mos bëhen me rusin dhe i mundësojnë Rusisë dalje në detin Adriatik.

-Ashtu?!

-Po, po, këtu qëndron puna. Këtë e kam kuptuar gjatë studimeve të thella që i kam bërë çështjes. Duke lexuar disa libra, dhe ato kryesisht në mes të rreshtave. Më është dashur të mësoj edhe gjeografinë, se nuk mund ta dish politikën pa ditur gjeografinë. Megjithatë ia vlejti, e mora diplomën.

- Shumë mirë për ty... Edhe për vendin, - i thashë.

- Ashtu është, sidomos për vendin, - dhe tregoi për përfitimet që do t'i kishte vendi kur t'i siguronte një punë. Kishte shpresë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

- Një dajë i imi ka një shok që punon në Ministri. Tek ai do shkoj, - tha. - Më mirë do t'ishte ta kisha dajë direkt këtë shokun e dajës, - shtoi pas pak, - por sidoqoftë mendoj që do të punësohem, edhe mendoj të merrem edhe me problemin izraelito-palestinez, sepse unë e di zgjidhjen... 

Mua, megjithëse e pyeta, ngurroi të ma tregojë. Nuk ia kishte treguar as profesorit kur ky e kishte pyetur, sepse ishte trembur se mos i vidhte idenë, por siç tha, do t'ia tregonte Amerikës dhe Rusisë dhe të gjithë do të ishin të kënaqur.

Më tregoi edhe shumë gjëra për politikën kombëtare e ndërkombëtare derisa unë mendova se kisha mësuar mjaftueshëm dhe më shumë leksione do më përziheshin, prandaj shfrytëzova rastin të largohesha duke ia lëshuar vendin një plaku që kishte hipur në Shtime.  

Deri në Lipjan ndenja në këmbë e pastaj u lirua një vend. Në njërën ulëse ishte një djalë, mbase moshatar me të parin, por në pamje e në qëndrim shumë më ndryshe se ai. Nuk m'u duk si magjistër, por sapo u ula e pashë që e kisha gabim. U bë shkas një këngë patriotike në radio që ai, si Magjistër i historisë, të më tregonte më kompetencë për heroin dhe bëmat e tij.

-Kjo është e vërtet, - tha, dhe u drejtua kah unë.

-Çfarë?!

-Që Isa Boletini nuk e dorëzoi revolen në Londër.

-Mbase e kishte me leje!.

-Këtë nuk e di, - tha Magjistri i historisë paksa i hutuar. - Sigurisht që e ka pasur me leje, por ja që kënga ka disa mangësi shkencore, - shtoi duke e marrë veten. - Dhe mua do t'më duhet ta potencoj këtë në një nga punimet e mia, që studentët e rinj ta marrin me rezervë, biles pse jo, edhe të hiqet fare nga repertori historik. Sidomos të mos lëshohet në autobus, ku studentët e historisë bëjnë udhëtime të përditshme. Ose t'i shtohet fakti nëse Isa Boletini e kishte me leje armën, që teksti të mund të përdoret si literaturë shkencore.

- Po, po, me leje e kishte armën, - tha një tjetër që ishte ulur pas nesh e që si dukej e kishte ndjekur bisedën. - Se ndryshe do ta kishin arrestuar, dhe dënimi për armëmbajtje pa leje është disa vite burg.

- E si e di ti këtë?! - e shikoi me mosbesim magjistri i historisë.

- Unë jam Magjistër i shkencave juridike. Kam diplomuar, veqse nuk e kam marrë ende diplomën, pasiqë është hargjuar letra.

- Po, po, ashtu është, - u zbut Magjistri i historisë kur pa se para vetes kishte një të nivelit të tij. - Isai e kishte armën me leje, - tha duke e përmendur vetëm me emër, si dikush që tashmë është familjarizuar me heronjtë.

Dhe të dy vazhduan bisedën deri në Prishtinë për Isa Boletinin dhe armën e tij që tashmë u vërtetua shkencërisht që e kishte me leje. Bile edhe nga autobusi dolën duke diskutuar. Dola pas tyre. Edhe unë doja të zbrisja te rrethi, në stacionin e parë. Duke zbritur, shoferi më përshëndeti. E pa që unë s'po kujtohesha dhe deshi të prezantohej.

- Unë jam Ma..., - por unë nuk e prita të mbaronte. Dola shpejt. Thashë do t'jetë bërë edhe ky magjistër, e unë s'kisha kohë të dëgjoja ndonjë ligjëratë, sado me interes të ishte.

Megjithatë kur zbrita, s'mu durua dhe e pyeta atë që ishte pas meje se çfarë tha shoferi.

- Tha që është Maksuti, - u përgjigj ai.

- Aha, - u kujtova unë dhe u ktheva ta përshëndesja, por ai tashmë e kishte mbyllur derën.

 

5 Komente

Mire  Habib shkrimi,por kushtoj edhe pake rendesi drejtshkrimit smiley

Pastaj njerezia çuditen se, si eshte e mundur qe makiato kosovare eshte me e mira ne bote!Natyrisht se eshte me e mira ne bote,sepse te gjithe kamarieret i kemi  doktore shkencash.

Perndryshe,segmenti Prishtine-Lipjan eshte me teper i njohur per hotelet e tipit "pushimi 5 euro-fjetja 10 euro" smiley

p.s.

Ka doktoruar dhe Lumnije Thaçi!Hajde perhajrsmiley

Do t'mundohem ta kem parasysh Jakove, por meqe nuk jam profesionist i gjuhes, besoj qe gabimet drejtshkrimore do t'me shoqerojne edhe me tutje, nese shkruaj.

Dhe, meqe ra fjala, Lumnije Thaqi, per shkaqe kamuflimi, ka doktoruar ne Tirane. 

E lezecme dhe ... e vertete!

Bukur smiley me pelqeu smiley ky pershkrim tregon se ne kombin tone ekzistojne figura smiley qe jetojne ne imagjinaten e tyre, pa e konsultuar me realitetin smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).