Paraprakisht mësohet se banorë të zonës kanë nxjerrë me varka një pilot të plagosur në dorë. Ndërkohë mësohet se sipas ushtarakut të nxjerrë nga liqeni, janë dy pjestarë të ekuipazhit që sipas tij kanë humbur jetën.

Konfirmohet se ka ndërruar jetë kapipteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha. Ndërsa i plagosur është ushtari profesionist, Gerald Baramuça. Nga burime zyrtare mësohet se helikopteri kishte kryer një fluturim nga Farka, ku ishte nisur në mëngjes, në drejtim të Malësisë së Madhe, saktësisht në Vermosh. 

Bëhet fjalë për helikopter francezë të markës Kugar, të blerë në vitin 2009. Helikopteri pesë vendësh ishte në kthim kur në oren 13:45 ka humbur komunikimin me kullen e Rinasit dhe është zhdukur nga radarët.

Në bordin e tij kishte tre persona nga të cilët, dy kanë humbur jetën. Këtë lajm e konfirmojnë drejtuesit e policisë së Malësisë së Madhe. 

Por ndërkohë burime aeroportuale ushtarake konfirmojnë se në bord kanë qënë vetëm dy pilotë të ushtrisë, dhe shtohen pikëpyetjet për identitetin e personit të tretë si edhe misionin e fluturimit. Bëhet e ditur se helikopteri kishte armatim.

 

65 Komente

Shoferi autobuzit Tirones Re arrestohet. Forcat blu e gjejne duke ngare SAT-en te dehur. 

Don't drink and drive ... you might spill your beer !

" .....Por ndërkohë burime aeroportuale ushtarake konfirmojnë se në bord kanë qënë vetëm dy pilotë të ushtrisë, dhe shtohen pikëpyetjet për identitetin e personit të tretë si edhe misionin e fluturimit. Bëhet e ditur se helikopteri kishte armatim...." 

 

Hajde mirre vesh kete pune, pune albanistani smiley

po mire, 2 pilote ishin kur u nis helikopteri.. ne kthim mbase i kane bere nder ndonjerit, e kane marre (lift)  deri ne Tirane.

a shpetojti ngarkesa i her

Djem nenash, u prehshin ne paqe!

Eshte pak te thuash kjo eshte nje ngjarje te e dyshimite, por te presin cdo na molloisin keta te ministrise. Nderkohe qe keta helikopterat francez ishin ters qe kur u porositen. Ne mos gabofsha njeri u prish qe rruges pa ardh ne Shqiperi. 

Gje qe tregon se shtetin shqiptar, e drejtojne lumpat, te paaftet, te dhjerit. 

aksidente ndodhin kudo do thosh shkaba me te drejte, jo gjithmon e ka fajin qeveria, mbase kane qene tamaqare dhe e kane mgarkuar me arme tej kapacitetit.

Zeqo, nuk po flasim per aksidentin ketu, por per ate qe Debris permen; 

" ....Nderkohe qe keta helikopterat francez ishin ters qe kur u porositen. Ne mos gabofsha njeri u prish qe rruges pa ardh ne Shqiperi...." 

Edhe makinen e re ku e blen, ta japin me garanci 4-5-6-7 vjet, ndersa helikopterat besoj duhet ta kene te pakten 10-12 vjet garanci. Jo vetem ky rast, por shum raste e ngjarje, te bindin qe shtetin shqiptar, e drejtojne kllufat. 

nejse Pjer ajo qe u be u be, tani na takon te nxjerim mesim nga kjo qe ndodhi, si dhe tu shprehim ngushellime familjeve te te ndjereve.

Familjaret, po te jene te zote, ti hedhin ne gjyq qeveritaret e sotem dhe ata te djeshmit, kur u blene helikopteret. Vetem keshtu, njerzit do te ndergjegjesohet dhe kuptojne se Shqiperine tone e drejtojne njerez te paafte dhe fodulle. 

Zeqo, nuk bohet Shqiperia me Buall Mavrira, me Pallosher, me Kone Miusher, dhe me shpuren qe i drejton keta. 

smiley o Pjer, mire te thone...prit njehere, mo u nxito!

smiley i kerceu nervi Pjerit.

Po si t'mos merzitet robi me ata palaço, djema. Normalisht, ne darke une pij gjysem shishe vere duke u englendisur, duke e shoqeruar me diçka, ndersa dje nga merzitja e piva te tere shishen. Ta kisha Palloshin para syve dje ne darke, do t'ia kisha thyer shishen ne koke, por shyqyr qe nuk e kisha thuaj. 

Po, shyqyr per ty

Bo mer Pjer. Ca nervash t'kqija ke mer daj. Mo mir mos te dal para ty kur je me kacabunj. Fati i palloshit thuj se sot do ishte duke fjet me peshqit.

Nje her ne 1-2 vjet me hypen Dajosho, nuk shof se ke kam para, a eshte kryeministri apo shefi, a eshte drejtori apo polici, a eshte emigranti apo belgu, e dine te gjithe qe kur nxehem une (rralle) do te thote qe puna eshte dhjere fare, dhe une kam te drejte. 

Ballçikano, doli ky artikulli qe ke sjelle, e ke tek rubrika e Shtypit. 

Gjynah per jeten e tyre, cfaredo lloj misioni qe kane patur. 

Kur nuk i dini rrethanat dhe misionin,me mire te mos spekullohet.
Ngushellime familjeve te te vrareve!

Shume e rende kjo!

edhe nato me te futur sic na i furnizonte armet dikur qinezi, me difekt

pse me difekt ?  po nuk u be nje ekspertize e imet per shkaqet e aksidentit, nuk mund te spekullosh keshtu . 

gjithcka mund te kete ndodhur. qe nga nje difekt elektro-mekanik i mundshem, por edhe  kushtet e mirebajtjes teknike, cilesia e karburantit... e deri te gabimi njerezor, etj etj..

difekt elektrik, elktronik sikur u aludua..

mire kinezi na i falte (kalit te falur nuk i shihen dhembet), por natos ja kemi blere si frengut pulen

Thone qe ka shperthyer ne ajer. Nese kjo ka ndodh vertet, difekti elektrik nuk besoj se ka probabilitet te larte te jete shkaktari.

Mund te kete patur defekt ne sistemin e drejtimit, bllokim si te thuash. Pra helikopteri ka marre trajetoren dhe piloti nuk e ka  risjelle ne vend. Gjithmone nese nuk ka patur shperthim. Keshtu me tha sot nje pilot nga ata qe kane fluturu me helikoptere me nje motor.

Ka protokoll te posacem per hetimin e ketyre tasteve, por gjithmone do kete vend per dyshime. Ka qene nen garanci helikopteri. Ai mjeshtri i intriges e di kujt i drejtohet, i njeh mire çer soji i shko nga pas prandaj dolen histori me mermer.

Mjeshter per te nxitur mosbesim ne cdo gje qe behet ne Shqiperi, mjeshter. 

Pastaj cer nuk degjon perqark. 

ai ka njerez ne qeveri dhe qe e dine punen me mire nga ti, plera, agjitatori dy leksh.

dhe ramen e njef me mire nga ty, funderina, po ashtu.

Shkaku i aksidentit ?

Se po me kujtohet si  dikur , shkaku i aksidenteve te shume piloteve shqiptare shume te zot,  te cilet pdrfundonin me tragjedi , ishin avionet kinez me difekt / Mig-21. vitet 1974 1980 Ne nje stervitje rutine,  me kohe shume te mire, me diell , perfundonin ne gremine ..

avionet dhe gjithe çfare fluturon, jane shume delikate. duhet shume organizim dhe vemendje qe ne shqiptarve na mungon. ndryshe ke aksident. 

s'ka te beje zotesia e pilotit, por ORGANIZIMI i pergjithshem i struktures. avionet e kane me ore fluturimi dhe duhen tu ndrosh pjeset pastaj, se ndryshe s'ke me garanci.

ne nje kombetare shkon me lujt futboll dhe kane probleme biletash, vizash, hotelesh e me the te thashe, nga mungesa e strukturave serioze, nga mungesa e organizimit. administrata paguhen dhe s'punojne. rrine neper kafe gjithe kohes.

Ne lufte apo ne paqe profesioni i ushtarakut eshte i rrezikshem.Ngushellime te afermve.

John 15:13

13 Greater love hath no man than this, that a man lay down his life for his friends.

 

ZBULIMI: Helikopteri i rrëzuar po transportonte mermer për në shtëpinë e Mimit në Vermosh

“Helikopteri i rrëzuar në liqenin e Shkodrës po transportonte mermer për në shtëpinë e Ministres në Vermosh??? Nqs kjo është e vertetë, skam fjalë. Po thonë te dogana helikopteri ka shkëmby diçka me një furgon të gjatë mallrash. O prokuroria a jeni gjalleeeeeeee?” shkruan korrespodenti i “Report TV” në Shkodër, Elvis Nabolli.

Ministria e Mbrojtjes i ka shpallur "Deshmorë të Atdheut" dy pilotët që humbën jetën në aksident. Kjo në një kohë kur hetimet vetëm sa janë hapur zyrtarisht, ndërsa helikopteri ende nuk është nxjerrë nga ujërat.

 Ky nxitim i madh për t' i shpallur dëshmorë kur ende nuk dihen shkaqet e rënies së helikopterit, nuk mban erë të mirë.

Ky eshte nje super skandal qe i kalon te gjitha permasat e cdo shume materiale te vjedhur apo korruptuar nder keto vite. Kjo eshte tregeti skllaverie me jete njerezish, te cilet vdesin ne krye te detyres me papergjegjshmerine me te madhe te politikanve. 

Bravo mediave online qe i kane dhene interesin dhe vemendjen e duhur ketij fenomeni skandaloz qe merr jete njerezish. Shteti shqiptar po kalon fazen e gjakepirjes. 

Turp per Peshkun qe ketij lajmi nuk i jep rendesine e duhur gazetareske, po ne balline kemi fotot kontrast katunare te Tiranes qe eshte bere per turp. 

Fatekeqesisht po na e beni te bezdishme ardhjen ne kete blog qe ka qene nje platforme per zerin ndryshe, dhe jo nje organ jashtqites pordhe pa ere. Sorry, got to say it. 

 

 

Pse mi Gaia ça ka ndodh, ata kane qene heronj, se une vetem nga peshku informohem, Ishte vetem nje akksident, jo po kishte arme apo mermer c'rendesi ka, gjera qe ndodhin.

Shiko Zeqo, se kur nxehem i thyej te gjitha une. po kjo qe ka ndodh me keta fakiret eshte gjynah shume i madh qe i kalon te gjitha kufijt. Vetem ke filma me skllever zezak kam pare kete lloj trajtimi qe i behet nje njeriu pa pushtet qe mbahet me dhune pa te drejtat me baze humane. 

Ca me nder ushtrie e vendit anetar te NATOS con per mision, qe akoma nuk ka media te na e thote apo shtet te na e thote, dike qe vdes brenda tokes se vet? kush i bleu keto helikoptere difektoz? kush e lejoi misionin? pse nuk del prokuroria ushtarake me nje prononcim se po e shikon cfare ndodhi? cilat ishin kushtet teknike dhe a ishte helikopteri i gatshem per te fluturuar? Keto jane vetem disa nga hapat me te thjeshte qe nje shtet duhet te marre ne konsiderate per te sqaruar publikun. Jo direkt ke deshmori, pa ditur rrethanat se cfare ndodhi. Ishin ne mision super sekret ne toke shqiptare? i kishin hyp helikopterit me koken e vet? Keta mund te perdornin pronen shteterore per interesa private. si u shpallen deshmor?

po nese kane zbatuar urdher thjesht se mos hiqen nga puna dhe duhet te zbatojne urdhrin ushtarak te dikujt qe eshte civil i vene ne ate detyre per interesa politike? 

Ky eshte skandal. Imagjino shqiptaret e thjeshte, te kene rrezik sigurine kombetare, nderkufitare, dhe te jetes, dhe te vetembrohen apo te jene ne dore te nje shteti halabak. Ministre karagjoze e nxefme, me hiqni mu kamerat se eshte trishtuar kur nuk ka bole me mbajt nen kontroll situaten. A thua se e kishin fajin gazetaret qe po i nxirte nervat se vdiqen dy ushtarake qe jane nen vartesine e saj.

Ushtria eshte ndryshe nga punesimi civil. Ushtria eshte atdheu, eshte atu ku jepet jeta. Po jo te japesh jeten se ke kete llokj rrace politikanesh. Eshte shume e turpshme. Nenat te gjitha vuajne njesoj, dhe nuk ja kane per borxh askujt. Zemra dhemb njesoj. 

Ja uroj me gjithe shpirt atyre qe jane perfshire ne kete krim menxyre te provojne te njejten dhimbje qe provojne sot keto nena, motra, te dashura qe humben njerezit e tyre te shtrenjte. Ta provoje Ministra monstruoze e para. 

ue ca ordineriesh jane keta te pD mer nuk ka fjale per ta shpjeguar nivelin e llumit

Nuk paska qen ngarku me cimento e gelqere pra. Ca ka ndodh le te sqarohet, e po pat per tu denu njeri te denohet. Por te pakten morem vesh qe shurra stazhonume si gjithmone shpifi.

Bame, mire Shkaba, po ty nuk te lejohet kjo. Sot kam qene shume e zene ne pune, edhe s'kam pas mundesi me e ndjek, po mbreme lexova se Jerinim thoshte se ishin me mision ushtarak, ndersa tani qenka helikopter privat. Dmth ato ishin me punesim te dyte? Lejohet kjo? Po kjo puna e deshmorimit? Sa helikoptera paskan rene? Nuk duket i cik e shemtuar menyra si po i marrin neper goje edhe te vdekur e spo dine kujt tia hedhin fajin?

Mire berisha se eshte ne pension, po juve si nuk vute mend qe tek ai FB vet ai vinte foto te gjimnazisteve qe shtynin furgonin e policise e pastaj dilte qe videoja ishte bere ne vitin 2012 kur ishte ai ne pushtet. Jo embargo me iranin, jo viktimat e 21 janarit u qelluan me pistolete nga afer. Nuk e di sa derrasa manget duhet te kete robi qe te marre per baze Berishen edhe pas ketyre. lol

p.s

nuk eshte helikopter privat ai qe ra, por nje tjeter qe supozohet t'i kete kerkuar ndihme dhe keta na qenkan nisur per te ndihmuar ate pa kane rene, jo se ishin me mision. lol kshu eshte kur lexon nga te perbrendshmte e berishes.

Ja te shofim. Ngarmum me gur nuk paska qen ama. Kaq lexova, kaq solla. 

Ate po thoja admin, fituam lirine tone, por  JO  ate te Shqiperis.

flm shume.

Ushtaraket paçin dheun e lehte!

Kreret e shtetit shqiptar do te benin me mire sikur t'i ndanin keto momente te veshtira me familjaret e piloteve te ndjere,ne vend se t'i bashkangjiteshin " festave" te inaugurimit te nje kriminineli per president.

Donaldin e kam patur nxënës. Ka qenë djalë i mrekullueshëm. Shumë e dhimbshme kjo humbje. I qoftë dheu i lehtë!

Prape s'po u mirrka vesh.

Ngushellime po e po...po c'ne "deshmore te atdheut" kur ishte ceshtje transport labidari privat?

...o admin, o legen mos fshi komentet!

Po kuti te zeze a kish helikopteri

E kishin terhequr / marre, thoshin dje ne lajme

Ky helikopteri paska qene caktuar per te transportuar Ramen ne Kosove keto dite. Konspiracion?

Larg qofte smiley

Reneas ju rrezua nje helikopter anej nga kodrat e Tiranes para ca vitesh. Sic doli me vone, piloti e kishte lone pa benzine.
 

Ngushellime familjeve per humbjen e djemve ne moshen e rinise. Ndersa per ate Sali Berishin nuk gjej llafe per te pershkruar. Mashtrues me ordiner e plak me te poshter nuk paska, nuk le ngjarje pa njollosur e peshtyre ai njeri. Cuni i vet do behet personash filmash per Gerdecin ai kerma ka surrat e del. 

po po, po me ato mushkonjat e Rames doli qe kishte te drejte Berisha, te kujton gje ai Riformato!!

Tani si urdherohet te cohet helikopteri i ushtrise shqiptare per avari te helikopterit te kompanise private? Kush kishte nevoje te shpetohej kur helikopteri privat ishte ulur shendoshe e mire per avari. pse prokuroria ushtarake nuk angazhohet, po angazhohet prokuroria e shkodres. 

Kjo është një histori që mban erë ngado që ta zesh, por shkaqet e rrëzimit mund të jenë të llojllojshme. Ndaj është vërtet mirë që të pritet dhe pak të dalin mbi ujë gjërat.

Eshte pak e habitshme qe te rrezohet helikopteri modern fringo i ri diten per diell ne terren e mot te shkelqyer.rrangallet kineze te kohes se Dulles fluturonin ne cdo kohe e terren e s'mbaj mend te jene rrezuar ndonjehere.ka gjasa qe edhe trajnimi i piloteve si cdo gje tjeter ne shqiperi te jete bere sipas parimit cqt.

Me ne fund, sot prokuroret arriten te marin ne pyetje deshmitarin e vetem te gjalle te helikopterit ushtarak qe u rezua ne liqenin e Shkodres, mirpo fatkeqesiusht i shpetuari nuk mbante mend asnje gje nga aksidenti ajror. smiley

 

mos ka qene xurxull me hashash!

bukur,  bukur..  e vendosem:  shkaku i  rrezimit  te helikopterit, ''gabim njerezor !''  -ndersa ketij  te mbijetuarit i jepet  titulli: ''hero i punes  specialiste''.smiley

E vërteta e rrëzimit të helikopterit si atentat terrorist i botës së offshoringut nuk varroset dot në Varrezën e Dëshmorëve

 Në shkurt të këtij viti një helikopter që fluturonte në lartësi të ulët në bregdetin e Pirl Harbour në SHBA, ra në ujë. Për të parë videon mjafton të shkruani në Youtube Tourist helicopter crashes into water in Hawaii – video. Në këtë video do të shikoni se helikopteri nuk shpërbëhet kur bie në ujë nga një lartësi e vogël. Nuk shpërndahen gjithandej pjesë përbërëse të tij. Në video duket qartë se helikopteri qëndron i zhytur në ujë, i padëmtuar. Në video gjithashtu duket qartë se helikopteri ka një defekt në pjesën e bishtit të tij, që e ka çbalancuar atë dhe e ka bërë të bjerë. Helika kryesore funksionon normalisht deri në momentin e rënies së helikopterit.
 Helikopteri EC 145 i Ushtrisë Shqiptare i cili ra në ujë pranë bregut të Liqenit të Shkodrës, gjithashtu ka rënë nga një lartësi e vogël, çka vërtetohet dhe nga fakti se një prej atyre që gjendeshin brenda u hodh nga helikopteri, para se ai të binte dhe ka shpëtuar. Por çuditërisht helikopteri është coptuar në pjesën fundore të tij, çka duket qartë nga fotografia e publikuar në media pas nxjerrjes së tij nga uji. Pjesë të helikopterit janë gjetur deri 300 metra larg vendit ku ra.
 Çfarë i ka ndodhur helikopterit? A është goditur nga toka? Kjo gjë përjashtohet se raketa tokë ajër e lëshuar me raketëhedhës supi (e njohur rëndom me akronimin në rusisht si RPG) që mund të përdoren në këtë rast funksionojnë në atë mënyrë që e ndjekin objektin fluturues duke shënjestruar pjesën më të nxehtë të tij, pra motorin. Helikopteri e ka motorrin në pjesën e sipërme, mbi kabinën e pilotëve, kështu që një goditje me raketë do të kishte shkatërruar pjesën e përparme të helikopterit, gjë që nuk ka ndodhur. Një goditje me RPG e shndërron helikopterin në një top zjarri, gjë që nuk kanë ndodhur.
 Banorët e zonës dhe veçanërisht peshkatarët që gjendeshin në afërsi të vendit ku ra helikopteri, të cilët janë më të rëndësishëm si dëshmitarë, thonë se u dëgjua një shpërthim që vinte nga brenda helikopterit. Kjo vërtetohet edhe nga fakti që pjesa e përparme e trupit të helikopterit është e padëmtuar, krahasimisht me ç’ duhet të ishte në rast të goditjes me raketë tokë-ajër.
 Tashmë është e qartë se helikopteri është rrëzuar si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde .....

..... lënde shpërthyese të vendosur brenda tij, pa dijeninë e pilotëve. Personi që është hedhur nga helikopteri dhe ka shpëtuar gjallë, kur deklaron në dëshminë e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore se nuk mban mend asgjë, pohon frikën nga forcat që kanë vepruar në këtë histori të errët.
 Pilotët e helikopterit janë viktima në këtë histori. Ata u urdhëruan të bëjnë një fluturim të pazakonshëm, duke fluturuar shumë ulët në një segment të caktuar, pranë kufirit me Malin e Zi, për t’ iu shmangur kontrollit të radarëve. Arsyeja ishte se ata duhet të çonin një ngarkesë ilegale në Malin e Zi, para cash të destinuara për të shkuar me ngut në qendrat e offshoringut, nëpërmjet Malit të Zi, për shkak të realiteteve të reja që krijoi në botën e offshoringut publikimi i Panama Papers. Jo rastësisht ngjarja me helikopterin ndodhi tre ditë pas publikimit të Panama Papers. Dëshmitarët kanë thënë se helikopteri ishte duke ardhur nga drejtimi i Malit të Zi. Udhëtimi i helikopterit në Mal të Zi bëhej me pëlqimin e autoriteteve malazeze, çka nuk është çudi në një vend ku përdorimi i shtetit për punë të tilla, është normë. Shteti malazez i kontrolluar nga Gjukanoviç, tash një çerekshekulli, ka krijuar logjistikën e nevojshme për transportin cash të parave nga Ballkani në qendrat e offshoringut. Dikush donte ta mbyllte linjën Tiranë-Podgoricë të kësaj veprimtarie. Për këtë u bë atentati ndaj helikopterit, që e kompromentoi këtë linjë në sytë e atyre që dinë e kuptojnë më shumë se të tjerët.
 Qeveria Shqiptare që ditën e parë bëri përpjekje të qarta për ta varrosur të vërtetën e rrëzimit të helikopterit, madje në Varrezën e Dëshmorëve. Dy pilotët u shpallën zyrtarisht dëshmorë të atdheut dhe u varrosën në Varrezën e Dëshmorëve në Tiranë. Një nxitim i tillë është shumë i dyshimtë, duke pasur parasysh se një nga hipotezat për rrëzimin e helikopterit që u dha në njoftimin zyrtar për ngjarjen ishte gabimi njerëzor. Por nëse helikopteri është rrëzuar për shkak të një gabimi njerëzor, pilotët nuk janë dëshmorë, por viktima. Kuptohet se qeveria shpalli dëshmore dhe varrosi si të tillë të vërtetën, më tepër se pilotët./Kastriot Myftaraj. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).