Pasditen e 24 tetorit 1963 Simonë Dë Bovuar kishte vetëm një shqetësim. Të kapte sa më shpejt avionin e parë nga Roma drejt Parisit. Një telefonatë e ardhur atë ditë, kishte përmbysur gjithë axhendën e çiftit më të njohur të letrave të shekullit XX. (Simon Dë Bovuar dhe Sartri). Tashmë as darkat ku nuk mungonte Pasolini, dhe emra të tjerë të njohur të kohës nuk kishin më rëndësi sa një biletë avioni. Ajo mbërriti në Aeroportin e Parisit të nesërmen, duke i dhënë taksistit vetëm një adresë, spitalin “Busiko”.

Në morinë e librave të shkruar nga De Bovuar, ka një libër në të cilin ndalem shpesh dhe ai është “Një vdekje shumë e ëmbël”, sjellë në shqip nga Edmond Tupja. Janë dy muajt e shkrimtares në hapësirën e vogël të një dhome spitali, ku i duhej të kujdesej për të ëmën e sëmurë me kancer. Janë orët ndoshta më torturuese në jetën e një njeriu, ku në fytyrën e njeriut më të dashur i duhet të shohë çdo ditë fytyrën e vdekjes. Sesi një e verdhë e lehtë nis e i pushton ngadalë gjithë trupin për t’u shndërruar më pas në një të kaltër të lehtë derisa para syve të tu, merr rrugën për në një hapësirë tjetër, dhe ti nuk mund ta mbash, dhe kur e di se ajo nuk e do këtë udhëtim. Teksa bisedonin bashkë për kujtimet e largëta, episode në të cilat shfaqej dhe motra tjetër Marta, apo zëri i largët i babait, i cili ishte larguar nga jeta para saj, Dë Bovuar një grua që kishte provokuar shoqërinë franceze me shkrimet e saj mbi seksin, do të përballej tashmë me një tjetër të vërtetë, vdekjen. Ajo ishte aty në atë dhomë të vogël, nga ku era e morfinës i shpërndahej kudo në peliçen që ishte varur mbi karrige, dhe shumë shpejt do të largohej që aty bashkë me nënën e saj. Rrëfimet e saj të shkurtra në pauzat e ilaçeve shumë shpejt nuk do të ishin më, dhe ajo duhet ta pranonte një botë pa të.

Më shumë se një libër autobiografik, ky roman i shkurtër është një shkrim i jashtëzakonshëm mbi pranimin e vdekjes. Dë Bovuar e shkroi këtë libër menjëherë pas humbjes të së ëmës. Boshllëku ishte tepër i madh, bashkë me ndjenjën e fajit se nëse do ta kishte kapur me kohë sëmundjen ajo mund të kishte jetuar më gjatë. Për më shumë se një vit ajo do të linte pas jetën e mbrëmjeve në Paris, udhëtimet, për të hedhur në libër për herë të parë jetën e saj, pa ndrojtje. Dë Bovuar pranon një raport shpesh kontradiktor nënë-bijë, fëmijërinë dhe adoleshencën e vështirë për të mbërritur te shkrimet e para. Por ajo nuk do të flasë shumë për veten. Ky libër është për të, për një grua të thjeshtë franceze që ishte nëna e saj. Një grua jeta e të cilës ngjason aq shumë me nënat tona. Pas vdekjes të së shoqit, një veseli që ulërinte tërë ditën, ajo shiti tryezën prej druri dardhe të nxirë, orenditë e kuzhinës, të stilit Henri II, shtratin bashkëshortor, pianon e madhe e mbajti, bashkë me disa mobilie të tjera, dhe mori një studio me qira, e jetoi në një hapësirë që e mbushi plot tablo gati 20 vjet. Kur mikeshat e saj gjetën si zgjedhje azilet për shkak të pafuqisë, ajo nuk vendosi të largohej nga kjo shtëpi dhe pse mobiliet ishin vjetruar. Historia e saj është historia e një gruaje që rriti vetëm dy vajza dhe nuk u mbyll në të kaluarën e saj, por punoi për t’ia dalë. Një grua që si mijëra të tilla në ato vite mësonin heshturazi gjuhë të huaja, punonin gjithë ditën e nuk harronin të buzëqeshnin para pasqyrës teksa krihnin flokët në darkë. I përshkruar nga një ndjeshmëri e thellë ky libër është ndoshta pamfleti më i vërtetë për feminizmin, që ndryshe nga “Seksi i dytë”, e tregon tepër thjesht seksin, përmes jetës së një gruaje që vdiq aq ëmbël…

13 Komente

Meqe ACDC1 e ka problem ligjin e pedofilise:

Nigel Rodgers and Mel Thompson in their 2005 book Philosophers Behaving Badly say de Beauvoir had a very turbulent, often scandalous life. Although De Beauvoir had a long time relationship with Sartre, she was known to have a number of female lovers. The nature of some of these relationships, some of which she began with underage students while working as a professor, later led to a biographical controversy. A former student, Bianca Lamblin(originally Bianca Bienenfeld), in her book, Mémoires d'une jeune fille dérangée, wrote that, while she was a student at Lycée Molière, she had been sexually exploited by her teacher de Beauvoir, who was in her thirties at the time. In 1943, de Beauvoir was suspended from her teaching job, due to an accusation that she had, in 1939, seduced her 17-year-old lycée pupil Natalie Sorokine. Sorokine's parents laid formal charges against de Beauvoir for debauching a minor and as a result she had her license to teach in France permanently revoked.She and Jean-Paul Sartre developed a pattern, which they called the “trio,” in which de Beauvoir would seduce her students and then pass them on to Sartre. De Beauvoir and Sartre would both take part in political campaigns to abolish the age of consent laws for sexual relationships in France.

Nel 1977 sottoscriverà assieme a Sartre, Michel Foucault, Jacques Derrida e Roland Barthes, una petizione indirizzata al Parlamento, chiedendo l'abrogazione di numerosi articoli di legge e la depenalizzazione di qualsiasi rapporto consenziente tra adulti e minori di quindici anni (la cosiddetta Pétitions françaises contre la majorité sexuelle).

Michel Foucault, Jacques Derrida e Roland Barthes, qe te tre intelektual t'mdhej ngambrapa qe i lexon Petroninsja ne ore mesimi te fese!

 

Michel Foucault, Jacques Derrida e Roland Barthes, qe te tre intelektual t'mdhej ngambrapa qe i lexon Petroninsja ne ore mesimi te fese!

Ajatollah, thu i kishte marre leje Yehovai Marias para se ta penetronte "ne menyre hyjnore" se nuk i kishte mbush te 14-tat?

Vetem nje gjimnaziste e penetruar nga profesori i frengjishtes studjuar ne Monpelje mund te formuloje fraza te tilla erotike.

 

Vdes per keto shkrimet qe s'te thone asgje duke te thene gjithcka. smiley

Femen Simona, versioni freng i Dacia Marainit, paska kollaboru horizontalisht edhe me nazistet, perveç se vertikalisht me komunistet.

Me e bukra eshte se ne listen e pedofileve ideologe (shumica e intelektualeve te shquar frenge te kohes) bekan pjese edhe politikane te nderuar te Frances:

Besides de Beauvoir and Sartre, there were other people involved in the advocacy for pedophilia in that period, including people who then ended up leading the destinies of France - and we refer here, for instance, to Bernard Kouchner and Jack Lang, respectively, the Minister of Health and the Minister of Education(!) in early 2000s in the first term of Jacques Chirac.

Besoj tani e kuptoni se çfar donte te thoshte i nderuar Stalker me shprehjen, pak a shume, se Shqipria ka qene formalisht (juridikisht) vend ateist, vend vertet ateist eshte Franca oh! zhardin.

 

Ke filluar te frekuentosh dhe blogje anti-feministe?  Deri ketu paska vajtur puna? Ka gje me gay se kaq? Mos me thuaj qe ne darke ben chat me shoket antifeminist ku debatoni sa te keqija jane grate.

Petroninse,

si shpjegohet ndryshimi midis ketij blogu anti-feminist:

... was an Albanian rilindas activist, Christian orthodox priest, teacher and journalist.

me kete blogun tjeter feminist?

... veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues i Popullit. 

A thu t'i ken hedhur blogut feminist dizifektant austriak oh! Petroninse Konçita?

------------------------------------------------------------------------------------------------

orgien mysterien theater

the artist as a high priest? 
about the relation between art, religion, ritual and reality

 

Besides de Beauvoir and Sartre, there were other people involved in the advocacy for pedophilia in that period, including people who then ended up leading the destinies of France 

Kush shkruan ne menyre kaq arkaike sot?? Dhe kush  lexon te tilla burime perveç Tikut e ndonjerit tjeter? 

Oh! zhardin,

un i lexoj te gjitha burimet, e nuk mbaj pergjegjsi per çfare shkruajne "a kan uje ato burime/moj e dashura e zemres time". Citimet qe kam sjelle jane fakte, t'i ke ndonje kundeshtim per faktin qe dy ministrat frenge jane pedofile edhe si idologji? Per interpretim te faktit ti nuk futesh ne hesap fare, nuk je as moderne e as arkaike (ndoshta je ngambrapa), te kam thene as shqip nuk di, po meson shqip me Mozhe.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kape kete burimin arkaik safi qe rrjedh direk nga noçka e Simones:

“ (Sartre) Detestava le routine e le gerarchie, le carriere, i focolari, i diritti e i doveri, tutto il serio della vita. Non si adattava all’idea di fare un mestiere, di avere dei colleghi, dei superiori, delle regole da osservare e da imporre; non sarebbe mai diventato un padre di famiglia e nemmeno un uomo sposato”. Curiosamente, le ragazze che Jean-Paul porterà nel suo letto finiranno per innamorarsi quasi tutte di Simone, una donna immersa in quel fascino inconfondibile che conferiscono solo l’intelligenza e la parola colta.

 

“Di me sono state create due immagini. Sono una pazza, una mezza pazza, un’eccentrica. (&hellipsmiley Ho abitudini dissolute; una comunista raccontava, nel ‘45, che a Rouen da giovane mi aveva vista ballare nuda su delle botti; ho praticato con assiduità tutti i vizi, la mia vita è un continuo carnevale. 

Nuk eshte e thene doemos t'i pergjigjesh kujtdo qe s'te drejtohet, por meqe fakt i kryre tashme, le te them ndonje gje. Per interpretim te faktit, me siguri nuk ndalem vetem tek siti i pare ne rezultatet google, sidomos nje i tille i njeanshem, antifeminist dhe antipostmodern me qasje ad hominem ndaj subjektit. E sigurt gjithashtu qe nuk e sjell tek peshku si fakt apo argument apo çfaredo tjeter mendon se vlen. Interpretimin e faktit sigurisht ta le ty me shpresen qe se shpejti do te na dhurosh ndonje shkrim, apo komente te metejshme konform frymes heretike, faktinterpretuese, blah-blah e vieillardizma te tjera pa fund e pa fillim. 

 

As e kam problem fare se ti me drejtohesh, apo kushdo tjeter, fare se kam problem, perderisa me eshte drejtuar Roland B-ja pa problem, çdonjeri tjeter mund te me drejtohet pa problem. Ne fund te fundit jam un abuzuesi, te shkretet femije te pafajshem te blogut çfar po heqin.

Ti ne vend qe te derdellitesh oh! oh! si gjithnje pa gje gje ne trajse me ankesa kopjuar nga Mozheja e dyte per te ushtruar shqipen ne kurriz tone dhe propaganduar ideologjine lezbo, linko nje blog kundeshtar femen pederast qe interpreton faktin se dy ministra te qeverise frenge kane firmos peticionin pro pedofilise kane qene kunder pedofilise, dmth qe te zezen e besh te bardhe dhe anasjelltas kur te duash dhe si te duash, ose qe Simona edhe pse thote vete "ho praticato con assiduità tutti i vizi, la mia vita è un continuo carnevale", ne fakt ka qene shenjtore me e modhe se Zhan d'Ark-aikja qe simpatizojne heretiket viellardiste.

E megjithse sapo supozova nje karikature, ne fakt keto linqe gjen ne pergjithsi, interpretimin se kurva e pazarit eshte shenjtorja e vertete, sepse karikature eshte epoka ngambrapa, nuk ka asnje merite tjeter.

(me shume respekt arkaik per artin e karikatures)

  

Po pse ta linkoj? Te te jap benefitin e 'dyfelores'? smiley 

Naten tiku, pi kamomil a degjo majllsin ketu

Me pelqe humori jot dyfelor, edhe fakti qe me jepni keshille te pi kamomil (jo ilaçe psikiatrike dhe dashnore), e shume me pelqe linku me majllsinsmiley qe ka qene nje nga me te pelqyeshmit e mij.

Por me duhet te shtoj para pirjes se kamomilit se benefiti dyfelor eshte me esencial se ky muhabet, sepse deshmia ime kryesore (negative) ne Peshk eshte te tregoj se arkaizmi me i thelle dyfelor eshte arkeotipi dyfelor i çiftit kurve-kriminel (gjak-sperme) qe pershkon tere historine, nga zanafilla e deri ne ditet tona ngambrapa ne forma te ndryshme ne konteste te ndryshme. Eshte kjo esenca e historise negative, te cilen Providenca kerkon ta riparoje kunder forcave te se Keqes (ne epoken ngambrapa te shtirura si forca te se Mires). Çifti Sarter-Simone eshte nje shembull i shkelqyeshem arketip kurve-kriminel, pranej te dy kruhen me Peten fashiste dhe Çego Jevara komuniste (linkun qe edhe Sarteri ka qene kollaborator i Petenit te lej ta gjesh vete duke pi kamomil dhe duke nigju majllsinsmiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).