Një nga ideologët konservativë në Britani, dhe njëherësh Ministër i Drejtësisë, Michael Gove, ka deklaruar disa ditë më parë se në rast daljeje nga Bashkimi Europian, Britania mund të formonte një partneritet tegëtie të lirë me Shqipërinë, Serbinë, Bosnjen dhe Ukarainën. Kritikët e shtypit e kanë quajtur një gafë të rëndë "opsionin shqiptar", që do të përdoret nga rivalët në fushatë, pasi të lësh BE-në për Ballkanin dhe Ukarainën nuk është shumë ndjellës si opsion. Ky artikull në Balkan Insight tregon më shumë mbi këtë

30 Komente

po mire e ka shoku Gove :  "dalim nga BE, futemi ne Ballkan !".smiley

Britania duhet te ike nga BE se vetem per te penguar eshte dhe sigurisht qe ballkanin s'ia merr dot BE-se sepse kane marreveshje asocim stabilizimi.

Tani po qe kemi ra ne hall. Kujt me ja ngreh e kujt me ja prish....se si tip nevojtoreje jemi bo. 

Zoti Gove(rnator, apo govate), hyrja ne Ballkan nuk eshte aq e lehte sa e mendon ti! Apo u be deti kos ketu!?. Ka kritere, ka dhe kriposje nen dore! Jeni ju i afte te kriposni nen dore? Jo! Atehere ne enderr ta shohesh hyrjen ne Ballkan! 

E kam thon me kohe, se Britania terc kendej e verc andej, nuk i rri bytha rehat, me gjith perkedheljet (marrjen me te mira) nga ana e EU/BE. 

o Pjer, Britania pa Europen ben, Europa pa Britanine nuk ben, kaq e thjeshte eshte

Po dikur EU ishte pa Britanine, me vone u fut Britania, keshtu qe nuk qendron ajo qe thua. Tregu europian eshte shum i rendesishem per Britanine. 

po pra Pjer, ne EU kishe Greqine e Qipron dhe kto ja dolen mbane edhe pa Britanine. Ket po thu?
Ty si makroekonomist nuk te falet qe nuk shef krahasimin mes rritjes ekonomike ne Britani e Europe, ose ecurine e Eur vs GBp. Britania paguan rreth 8.5 miliarde sterlina cdo vit si detyrim per BEne. Dhe nji dite te bukur, ekonomia vuan sepse nji bythe Greqie ose Portugalie dun te hane qyl. po jo mer Pjer, ca perkedhelje i ben Europa Britanise? i duhet, kaq! Se pastaj marrin kot edhe vendet e tjera qe jane gati me dal

Tregu Europian s'do mbyllet edhe nqse Britania nuk do jete pjese e EU; thjesht do aplikohen taksa e tarifa qe ne rast se do jete pjese e saj, do hiqen respektivisht. Dalja e menjehershme nga EU eshte e veshtire per t'u llogarit po ka zera qe thone se ne rastin me te keq, do kete 2% renie ne GDP po perfitimet e tjera kane te bejne me rivendosjen e autoritetit britanik ne zonat perreth brigjeve te saj per peshkim, moslejimin e emigranteve te paligjshem. Humbje do jete jo aq tregu sesa mosndikimi ne hartimin e kornizes ligjore pro-Britani qe do ndodhte ne rast se Britania do ish pjese e BEse

Faktikisht une e prisja nga Ay makroekonomisti i "dy qofte+tre ullinj+nje krikell birre baraz me 200 leke ose 1.52345284 € kete analizen e shkurter qe bere. 

terthorazi kto jane permend te gjitha ne VQ

Britania paguan rreth 8.5 miliarde sterlina 

Me kujtove me kete debatin ne cnd midis roc-ut dhe qc! Qc i paguan  federalit diku te 8mld $ si taksa dhe merr mbrapsht 15mld $ nga perekuacioni.  Kshu dhe keto vendet e mbaruara si gr, portg, cz, hg, etj etj pguajne ca therrime dhe marrin miliarda ne subvencionime.

Anglia eshte me e fituar jashte be-se .

fiks! kush do e terheq qerren po nuk qene kto "kuajt e fuqishem" si Gjermani, France e UK? do ngelet ne dore te Italise e Greqise "te cojne para reformat". 
i ve re si fryhen kta te derguarit italiane e greke sa here vijne per direktiva ne Shqipri? biles edhe nji byth rumuni e bullgari ben si ekspert i midhjes dhe i peshkut

I midhjes ndoshta po i peshkut....te lutem peshku ka shume.eksperta nga makro-mikro ekonomia, bursa, filozofia, real-estate, leksikologjia, politika, konfliktet nderkombetare si ishujt faroe e danimarka ehuuu ....dhe te gjithe keta e ke ketu sapo vete ora  7pm me te evropit.

Se sa do mbyllja kompjutrin, sipas disa analisteve te ekonomise, ne rast se Britania del (terhiqet me sakte) nga EU, ajo do humbi rreth 100 miliard euro ne vit dhe shum vende pune (me mijra). 

Ketij te shkretit i kishte dale ne konference shtypi shefi i kabnietit dhe e kishte shfajsu duke ia hedh fajin peshkut pa uje dhe propagandes qe behet aty. Ca emigrante shqiptare i kishin perkthy ca kom!nte ketu te.peshku qe ne shqiperi behet njera, leke plot, pune sa te.duash, qetesi rehati, mama sexy me.tone...i kish ik mendja nga vendi. Dhe e beri gafen. Me moren ne qafe kish deklaruar duke qare!

lexo pak me lart: ballkanin nuk ja merr dot BE-se sepse ashtu e keshtu...
Sherr mes Europes dhe UKse per ballkanin

Ku na ka katandis Rilindja , zihen per te na marre......

Lost in translation...Kjo deklarate u be ca terkuze nga kampi Pro-BE ne Mbreterine e Coroditur

Bledi nuk e di ku e ke marre kete artikullin por ajo c'ka thene Gove eshte krejt ndryshe nga ajo qe paraqitet ne artikull.

Gove u shpreh qarte " Britania mund te kete marreveshje te tregtise se lire me BE sikurse kane vendet e Ballkanit si Shqiperia, Serbia,etj pa qene domosdosmerisht vende te BE. Pra kur nje vend i vogel si Shqiperia arrin te krijoje marreveshje te tregetise se lire me BE perse qenka e pamundur per Britanine?"

kjo ka sens, ne fakt. Ajo qe eshte vene ktu duket ne rastin me te mire si batute ne pije e siper. A thu se Norvegjia po lengon sepse nuk eshte pjese e BEse

Cdo lajm leshi qe del apo cdo deklarate handikapate qe behet del direkt pa asnjelloj filtri ne mediat shqiptare vjen dhe komentohet e ketu ne peshk sikur mos te na mjaftojne deklaratat vendase. Do lidhet Britania me gropat septike si maqedonia e serbia e do leri Evropen me te cilen kane 70 vjet qe nenshkruajne marreveshje e bejne politika te perbashketa.

Britaniket jane pjerdh fare nga trute. Vazhdojne akoma me mitet e madheshtise, enderrojne koherat e perandorise. Per mu po iken EU duhet tju bjeri zverrkut, takse ndaj transaksioneve financiare, t'ja marrin shpirtin ne traktativa. Komb legenash.

shpikesit e kapitalizmit te eger dhe te bute po sipas gjasave te Marksit , kapitalizmi eshte gjithmone i eger, rruge tjeter deri tani nuk ka, ndaj jane kunder europes, `komuniste` 

BE po i perngjan dita dites Bashkimit Sovjetik

 

"Juncker confirmed that Brussels was asking national governments to agree to distribute 500,000 refugees currently in Italy, Greece and Hungary. This had to be on a binding and not a voluntary basis. “It has to be done and it will be done,” he said"

ui uont

             anglia

                          lajk

                                   oll   ball-kani 

 Braktisja e vëndit si kurrë ndonjeherë. Shqiperia zuri vëndin e dytë në Gjermani në vitin 2015 edhe në vitin 2026 vazhdojmë të jetë e dytë pas Sirianëve për Azil, Siri është luftë, po shqiptaret pse iken? Këto janë statistika zyrtare të nxjerra nga Institutionet Gjermane dhe Austriake.
Një gazetë Austriake më 27.03.16 shkruan : “nëse do hapeshin kufijtë edhe 80% e shqiptareve të mbetur atje do ta braktisnin vëndin e tyre.smiley

 

“nëse do hapeshin kufijtë edhe 80% e shqiptareve të mbetur atje do ta braktisnin vëndin e tyre.

Kjo braktisje ka  vetem  nje arsye ,  nje problemi te vetem  Partine Demokratike dhe ish kryetarin legjendar te saj ,Sal Ram Berishen , cunin e Sheqeres ,  te cilet qendruan 8 vjet ne pushtet duke u interesuar vetem per vete dhe jo per popullin, natyrisht edhe  LSI partnerja e saj, dhe e PS prandaj eshte shume e komplikuar situata ekonomike ne Shqiperi, qe detyrojne njerzit te largohen ! 

kundershtimi i kesaj pruruje , nuk eshte se ofendon ijnorancen e prursit !!!!!.

edhe sikur te kete thene tekstualisht keshtu ministri britanik, mjafton nje llogaritje e lehte, te dalesh nga nje bashkpunim pre 450 milion fryme te kamur ,  me 50 milion fryme te varfer , o nuk eshte e vertet, lexoje edhe nje here,dy here, tre here, ekeshtu me radhe deri sa ta kuptosh, o besoje se substanca narcotike ka demtuat trurin e ministrit. po ky mbahet edhe per gazetar mor jahu. keq.

ministrua nuk eshte totalisht idiot, por si anglez me instikt kolonialist e di qe eshte me e lehte ti pish lengun vendeve te pazhvilluara se sa nje bashkesie me gjermonin e francen si motor zhvillimi..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).