Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për t’u pyetur në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj Emiljano Shullazit, i dyshuar për kanosje për shkak të detyrës.

Për dy orë, rektori i zgjedhur pak ditë më parë dha dëshminë e tij, duke këmbëngulur sikurse ka deklaruar edhe para policisë së Tiranës se nuk i njihte personat që e kërcënuan për t’u tërhequr nga gara. 

“Nuk i fiksova fytyrat e tre personave që më urdhëruan të hipja në makinën e tyre, njëri prej atyre, ai që ishte në sediljen e pasme, më kërkoi të tërhiqesha nga gara e mandej me urdhëroi të zbrisja nga makina”. 

Ky është qëndrimi i profesor Mynyr Konit, i cili i ka lënë pa përgjigjje prokuorët nëse ndonjëri prej personave që e kishte kanosur ishte apo jo Emiljano Shullazi. Profesor Koni, thanë burime për Top Channel, është përgjigjur ‘nuk e mbaj mend pasi u tremba’. 

Prokuroria pyeti gjithashtu edhe ish-rektorin Dhori Kule, që është personi të cilit Koni i kishte treguar për kërcënimin. Gjithashtu, ish-rektori u pyet edhe për kërcënimin e kryer ndaj tij pranë një hoteli në Tiranë. 

Por edhe Kule, thanë burimet, ka deklaruar se nuk mbante mend kush e kërcënoi pasi nuk i kishte identifikuar dot autorët. “Më ndaluan tre djem dhe më thanë ‘mos e mbështet Konin në garë’. Unë nuk bëra kallëzim sepse nuk njoha asnjërin prej tyre”, ka rrëfyer profesor Kule. 

Prokruroia pritet të thërrasë edhe dy biznesmenë që sipas SHISH u është vendosur gjobë nga Shullazi. Ndërkohë që ende nuk e ka gjetur adresën e njeriut kyç në këtë dosje, shtetasit Jani Zaka, dëshmitarit që ka treguar konfliktet për një parking në Tiranë.

23 Komente

Hem! Profesore te tille me kujtese te baterdisur, duan te behen rektore?!? 

Mire ky Koni, ka lajthitur fare! Mire dhe ky Kule, qenka bere per ta mbajtur nga krahu! (Medemek ndoshta, ë!) Po tani kush jane kanditaturat per rektor? A nuk jane keta te dy?! C'ne, kriminelet i thone ketij Kules: Kule-tule, mos e perkrah Konin-honin! Kush fshihet pas ketyre kercenuesve?.. C'ne mafia me nje post rektori?!... C'pasuri fshihet pas ketij posti?... A nuk ka keshill universiteti, qe venos per shume probleme kardinale?... Qenka nje rektor mbi keshillin?.. E sa e sa pyetje ngreh ky kercenim misterioz dhe... qesharak!..

Ti ben pyetje koti. Ke nje kriminel qe eshte vegel e atyre ne pushtet (sot dhe dje). Dhe te duket posti i rektorit te UT gje e vogel? Per nje vend deputeti jane bere kercenime me te medha.

Shullazit ka frike t'ja zeje emrin Rama dhe Tahiri, ca pret ti nga Kule. Apo kujton se eshte ne ate post Kule ngaqe eshte budall?

Posti i Rektorit ishte i madh se luhen miliona euro  qe do ti jepen Universitetit per rindertim dhe ndertimin e godinave te reja.

Kupton zoti Marks? smiley

E po keto nuk i di une! Gjithnje kujtoja se rektori kishte te bente me shkencen dhe diturine! Por qe paska te bej edhe me leket dhe investimet, ja tani po e marr vesh! Ah, oj Shqiperi o mema ime, ke pjerrdhur me kohe me keto rregulla te reja e me keta njerez qe te kane mbetur!

... Shoqja Besa ... ju keni edhe nje femije te vogel , si engjell !

Ja pra qe krisma s'ka patur. E gjithe sajese e Saliut. 

Ore po cuditem edhe une me informacionin e gjere qe paska Berisha.

Nga i merr informacionet?Nga Hollanda i vijne direkt?

Qytetari dixhital mer. Na morren ne qafe keta dobic kamjuterash, Saliun s'e lene te gezoje pensionin, ne na kane lidhin te peshku. Mos jane bere te vehtedijshem e po tallin trapin (gjithmone dixhital) me ne. smiley

po normale qe sdo ta pohojne emrin  zyrtarisht keta..  Shullazi mund te jete arrestuar,  por ka nje bande te tere jashte..  nderkoh, prokuroria disponon filmime.

Kjo tregon qe mafia akoma ben presion.

Nuk perben shqetesim fakti qe shullazi mund te dale i pafajshem por refreni i goreve qe drejtesine e ka saliu.

Ne fakt keta s'ia kane permendur emrin shullazit as heren e pare. Ate e ka permendur Saliu. Keta vetem thane qe jane kercenuar. Dukej ne fakt e cuditshme koha. Saliu njihet nderkohe qe vrapon pas kronikes se zeze per ta lidhur co gje me politike, njihet. Ashtu ka qene gjithnje.

 S'e mbajmë mend Shullazin

...sepse Emiljano Shullazi dhe Shullazi ministër po ushtrojnë presion të pandërprerë ndaj dëshmitarëve të akteve krinimale, me qëllim që ata të mos dëshmojnë ose të ndryshojnë dëshmitë e tyre. Presioni fillon që nga pjestarët e familjes e deri te këta dëshmitarë. Presioni përfshin jo vetëm joshjen me para, por edhe arrogancën e likuidimit fizik të tyre.

Edhe deshmitari kryesor, ai qe Shullazi i vuri gjobe,e humbi kujtesen.smiley
Edhe une po te isha,do ta kisha humbur kujtesen,duke ditur qe Shullazi financohet dhe mbeshtetet nga Sajmir Tahiri dora vete.

Djema, nga tronditja, njeriu mund te mos i fiksoje fytyrat. 

...ishte errësirë...shiu binte si litarë. Pas shkurreve diçka levizi...dang dang dang (suspens)! 

Kisha nja 20 vjet qe se degjoja emrin Mynyr. u be si pune asaj barsaletes, aq shume u hutua sa e vuri jastekun poshte bythes.

jo vetem. Por Kule nuk ka bere as denoncim ne polici. 

po cfare denoncimi or zotri! ai tjetri thjesht u ka keshilluar qe ta zgjidhin kete pune me maturi. Ja kaq, ku eshte kercenimi ktu?

Si i tha ministri Kules?- do ta rregulloj une ket pune.

Ja gjithcka u rregullu. Rektoret s'e njofin kercnusin.Kercnusi del prej burgu.Rektoret vazhdojne pune. Kercnusi gjithashtu. Ministri bahet kumbara e nje pakti gentelmenesh mes rektoreve dhe kercnuesit mos me ngacmu ma njani-tjetrin.

Gjithcka kthehet si me pare. Te gjithe jane te lumtur.

Te uniteti Parti-Popull qendron forca jone !

ven i mor fun

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).