Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur pretencën për grupin e xhihadisëve. Organi i akuzës ka kërkuar në total një dënim prej 152 vjet burg për 9 të akuzuarit.

Gjate nje seance gjyqesore

Këta persona akuzohet se dërgonin shtetas Shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.

Për Prokurorinë të gjitha akuzat për 9 të pandehurit janë të provuara, ndërsa pretenca është pritur ftohtë nga “xhihadistës”.

Në bazë të një hetimeve, kryesisht në vitin 2013, këta 9 persona kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë të ndryshëm Shqiptarë, me qëllim bashkimin e tyre me grupet radikale të armatosura që veprojnë në atë zonë.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda, i akuzon të pandehurit për veprat penale :

”Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit”;

”Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe

”Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga nenet 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal.

Bazuar në materialet hetimore dhe shqyrtimit gjyqësor, Prokuroria për Krime të Rënda deklaron se është e provuar që të akuzuarit janë përgjegjës për konsumimin e veprave penale dhe kërkon dënimin, si më poshtë:

Genc Balla të dënohet me 20 vjet burgim

Gert Pashai të dënohet me 20 vjet burgim

Bujar Hysa të dënohet me 20 vjet burgim

Erjon Reçi të dënohet me 15 vjet burgim

Verdi Morava të dënohet me 15 vjet burgim

Astrit Tola të dënohet me 15 vjet burgim

Edmond Balla të dënohet me 15 vjet burgim

Fadil Muslimani të dënohet me 15 vjet burgim

Zeqir Ymeri të dënohet me 17 vjet burgim

(I pandehuri i Ymeri akuzohet, krahas veprave më sipër, edhe për ”Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal).

14 Komente

Lol... Sulejman Al Albani qe jetonte tek lagja "Jeta e Re" ne Prizeren... vduq ne Siri...

Ironi perfekte

E ç'rendesi ka denimi per ta, kur ata kujtojne se kane bere mire ne kete bote, kur ata kujtojne se kane punuar per Zotin/Allahun. Do ishte mire qe ata te ballafaqoheshin me fetare te ndryshem te fese se tyre, per t'ua zhbllokuar trurin. 

Si c'rendesi ka!! kan marre njerez me qate duke i mashtruar, le ate po kane marre me vete dhe femijet e tyre andej.

Thua ti Zeqo qe i kane mashtruar, por hajde mbushu mendjen atyre, ata kujtojne se i kane çuar ne rrugen e Zotit/Allahut. 

po atje ku mund te mashtronin them, se ja te te thonin ty Pjer te presin 72 virgjiresha ne boten tjeter i thua po kur qenka ashtu pse nuk shkon vete!!

Zeqoooo kjo puna e 72 virgjereshave, ka dale nga ata kafexhinjt e klubeve, se ata qe iu predikojne ketyre viktimave, tjerrin tjeter histori, mbi origjinalitetin e fese se tyre, sektit te tyre, mbi normat morale perendimore te zvetnuara, etj, etj. 

Pjerit mund t'ja prishesh mendjen me 72 zuska... se virgjereshat nuk ka ci do...

As me zuska jo, vetem pasi te kete ngrene nje tas me qofte dhe pire nje shishe vere te vjeter atehere edhe mundet.

Jo zuska dosido. Pjeri ka kerkesa per te ndenjurat.

Pjeri me duket se eshte bere radikal, me thuaj me ke rri ( magazina me arabe e afgane te puna ) te te them cili je, eshte nje fjale e urte e popullit tone Shqp.

Po pse o 'lla? Po lufta Spanjes o 'lla? 

Shume pak gjithsesi. Varete ne qafe e te thyjne gure rrugeve plerat.

E hengren trimat ? Tani behen virgjeresha me njani tjetrin me sapun Rrogozhine.

Po si tha ai avokati: po mire prokuroria ku e di qe keta qe kane qu keta ne Siri ishin terroriste dhe jo turiste? smiley

Keta t'ia dine per nder shikut, a kush i kapi, e gjykates qe i shpetoi pa lene kockat per dhajm qeni rronzave te Sirise. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).