A gënjeu kreu i Prokurorisë së Durrësit Agron Gjana, në aferën e anullimit të vizës amerikane? Kjo histori që po merr trajtën e xhalos nxjerr përditë fakte të reja. Fillimisht një një njoftim të sajin për Top Channel, ambasada amerikane lëshoi mesazhin se lista e zezë e ndalimit të vizave nuk do të aplikohet vetëm për gjykatësit por edhe për prokurorët. Më pas doli lajmi se kjo frazë me nënkuptim i drejtohej pikërisht Gjanës i cili duhet të ishte pjesë  e delegacionit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla për në Shetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk mundi të udhëtojë përtej oqeanit.

Menjëherë sapo emri i tij u bë publik përsëri Top Channel e pyeti në telefon prokurorin Gjana nëse kishte aplikuar për vizë. Por Gjana deklaroi se, “ndodhej në Shqipëri dhe se nuk kishte aplikuar për vizë”.

Ndoshta ky pohim i gënjeshtërt i shefit të prokurorisë së Durrësit e shtyu selinë e rrugës së Elbasanit të reagojë përsëri. Nëse në fillim ajo kishte mbajtur për mediat qëndrimin se: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk diskuton asnjëherë raste individuale vizash”,kjo deklaratë avancoi edhe më tej. Një burim diplomatik i tha gazetës "Shqiptarja.com" se shkaku i rrefuzimit të vizës ishte fakti i "mosdhënies së garancisë" se Gjana ka një vendqëndrim solid në Shqipëri, pra se ai nuk arriti të tregojë që nuk kishte ndërmend ta braktiste vendin.

Vetëm kur e pa se me sa duket "burimet diplomatike" nuk kishin ndërmend ti ndaheshin, Adriatik Llalla, shefi i Gjanës, vendosi ti dorëzohet të vërtetës në një intervistë për "zëri i Amerikës" ku ai e përgënjeshtroi vartësin e tij.

Kryeprokurori i Durrësit ishte pjesë e delegacionit tim për në SHBA. Por viza e tij nuk u dha në kohën e duhur për shkak të dokumentacionit. Më pas ajo u anulua fare dhe përgjigja ishte nga ambasada se “nuk besonin se ai do të kthehej më në Shqipëri”, tha Llalla.

Por tani kur e vërteta ka dalë në shesh një gjë nuk kuptohet mirë: pse gënjeu prokurori i Durrësit kur tha se nuk kish këkuar vizë? Thjeshtë se i vinte zor nga njgjyrimi që një rrefuzim i tillë ka marrë që pas deklaratave të ambasadorit Lu, apo në gjithë këtë histori ka ende diçka që nuk është zbardhur ende. (Lapsi.al)

4 Komente

Ashtu veprojne ne Shqiperi duan te fshehin dhe te mbulojne te vertetat! 

i erdhi rende nga shoket e partise

Pra, me nje fjale, zyra konsullore prane ambasades i kerkoi prokurorit qe te deshmonte me fakte se kishte ne pronesi nje banese ne Shqiperi. Ky nuk ja dha kete deshmi dhe ambasada ja refuzoje vizen. O u ftofshit ne bythe! Po i plasi bytha qe nuk vajti ne Amerike sepse ju kerkoni qiqra ne hell. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).