Një debat i kryer në vitet 1940 dhe që po rikthehet sot me forcë për arsye shumë praktike.

Është bërë një tregues kaq i njohur sa pak njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se krijimi dhe matja e PBB-së bazohet në shumë supozime dhe vlerësime. Por mes këtyre supozimeve dhe vlerësimeve, dy faktorë janë përjashtuar dhe nuk merren parasysh: ndryshimet në treguesit e mjedisit; dhe puna e papaguar në shtëpi apo puna vullnetare. Gratë bëjnë shumicën e kësaj pune të papaguar (mesatarisht në vendet e OECD-së gratë bëjnë dy herë më shumë punë të papaguar në shtëpi se sa burrat, rreth 150 minuta në ditë më shumë.) Për shkak se kjo punë nuk matet, ajo as nuk merret parasysh në hartimin e politikave ekonomike.

Përjashtimi i punës në shtëpi dhe përkujdesjes (pjesë e “prodhimit shtëpiak” në gjuhën teknike) është kaq i gjithëpranuar sa pak njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se ka pasur një debat shumë të ashpër nëse kjo punë duhej apo nuk duhej të përfshihet te Prodhimi i Brendshëm Bruto, kur sistemi modern i llogarive të të ardhurave kombëtare u krijua në vitet 1940.

Në historinë klasike të matjeve ekonomike të publikuar më 1958, Paul Studenski vërejti se me kalimin e kohës, tregjet janë zhvilluar për disa aktivitete shtëpiake – të tilla si restorantet – dhe se gratë kanë lëvizur në forcën e punës me pagesë në kohë lufte dhe kanë dalë prej forcës së punës me pagesë menjëherë pas lufte; për rrjedhojë “përjashtimi  shërbimeve të papaguara të shtëpiakeve nga llogaritjet e të ardhurave kombëtare, e çrregullon panoramën.” Ai doli në konkluzionin se në parim, puna e papaguar në shtëpi duhet të përfshihet në PBB, por se kishte vështirësi praktike në llogaritjen e sasisë së punës dhe vlerës së saj. Gjithsesi, duke parë se vshtirësitë praktike ekzistojnë në të gjitha aspektet e mbledhjes së të dhënave për vlerësimin e PBB-së, është e vështirë të shmanget dyshimi se në fund, puna e papaguar e grave thjeshtë nuk shihej si mjaftueshëm e rëndësishme për shkak se ajo lidhej “vetëm” me punën e grave shtëpiake.

Nëse gratë vlenin, PBB-ja do të dukej shumë ndryshe

Nuk ka nevojë të themi se feministët prej kohësh kanë argumentuar se puna e papaguar e (më së shumti) grave) duhet të jetë pjesë e matjeve statistikore zyrtare. Një nga kontributet më të rëndësishme në këtë debat është libri i Marilyn Ëaringi i vitit 1988, Nëse Gratë Vlejnë.

Por ekonomiksi i rrymës kryesore nuk është se nuk mori pjesë fare në diskutim gjatë të gjithë kësaj kohe. Në një matje alternative të PBB-së në vitin 1972, të quajtur “Matja e Mirëqenies Ekonomike”, ekonomistët Ëilliam Nordhaus dhe James Tobinvlerësuan se prodhimi jo për treg në mes të viteve 1960, qe i barabartë me 40 për qind të prodhimit të matur me mjetet konvencionale. Më vonë, statisticienët kanë publikuar vlerësime të reja herë pas here. Në një studim të vitit 2011, OECD doli në konkluzionin se prodhimi shtëpiak mund të shtojë mes 20 dhe 50 për qind të PBB-së për vendet e veta anëtare. Byroja e Analizës Ekonomike të SHBA-së vlerëson se në PBB-në e SHBA-së për vitin 2010, llogaritja e punës së papaguar mund t’i shtojë 26 për qind.

Në tërësi, ka pasur shumë iniciativa për të matur dhe përfshirë punën e papaguar në shtëpi në statistikat e prodhimit ekonomik, por këto sërish nuk është se kanë tërhequr ndonjë vëmendje nga politikëbërësit. Gjithsesi, kjo situatë ka gjasa do të ndryshojë dhe për dy arsye.

“Barrierat e vjetra po shkatërrohen”

Njëra prej arsyeve është se ajo lloj pune vullnetare e papaguar është në rritje dhe se dukshëm po bën një kontribut ekonomik të vlefshëm. Kjo përbëhet veçanërisht nga ofrimi falas i të mirave dixhitale – dhe jo përmbajtja “falas” në internet që në fakt paguhet nga shitja e të dhënave personale te reklamuesit, por kontributet e pastra vullnetare. Kjo përfshin programet gjerësisht të përdorura me burim të hapur, të tilla si Libux apo R, iniciativa të mirëmbajtura në mënyrë vullnetare si Ëikipedia apo Ushahidi, si dhe gjithëpërhapja e blogjeve dhe videove interesante dhe dëfryese.

Rritja e vullnetarizmit dixhital do të thotë se ka një kontribut të pamatur në aktivitetin ekonomik të vlefshëm. Më e rëndësishmja, ajo e zhduk kufirin e qartë mes “shtëpisë” dhe “ekonomisë” që supozohet si i mirëqenë në përkufizimin konvencional të PBB-së. Njerëzit që ofrojnë përmbajtje të tillë në internet mund ta bëjnë si pjesë e një pune të paguar, ose si pasion; ose mund të shpresojnë se kjo punë do të kthehet në punë të paguar më vonë, ose ofrojnë disa shërbime për treg duke përdorur përmbajtjen falas si një dyqan. Në çdo rast, kufiri i vjetër mes punës së papaguar “shtëpiake” dhe punës së papaguar në treg të hapur po zhduket.

Raporti i kohës së fundit mbi statistikat ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar nga Sër Charles Bean, nënvijëzon disa mënyra se si ekonomia dixhitale përbën një sfidë ndaj statistikave konvencionale ekonomike dhe se “kufiri për prodhim” është një prej tyre. Është më tepër se sa ironike që burrat janë ata që bëjnë shumicën e këtij aktiviteti vullnetar në botën e teknologjisë së dominuar nga meshkujt, por gjithsesi, nxitja që kjo po bën për matjen e të gjithë punës së papaguar është sërish i mikpritur.

Arsyeja e dytë është që tendencat demografike në shumë vende (jo të gjitha të pasura) nënkupton që vendimet e grave nëse duan apo jo të bëjnë punë të papaguar në shtëpi apo të punojnë për pagë jashtë shtëpisë, është një politikë publike gjithnjë e më e rëndësishme. Kush do të punojë për t’u përkujdesur për popullatën gjithnjë e më të madhe të të moshuarve? Ne do të përfundojnmë të punojmë më gjatë mesatarisht në jetët tona dhe kërkuesit mjekësorë po i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit dhe gjallërisë së njerëzve në moshën 60 dhe 70 vjeç; gjithsesi, numri i njerëzve shumë të moshuar të cilët kanë nevojë për përkujdesje do të vijojë të rritet me shpejtësi.

Cilat janë opsionet politike për këtë? Paguaj më shumë – qoftë përmes taksave për të financuar shërbimet publike, qoftë përmes shërbimeve private – për të mbështetur këto njerëz më të moshuar. Investo në “kapitalin” vendës të tillë si robotë për pastrimin apo për dorëzimin e automatizuar të ushqimeve. Ose mbështetu te puna e papaguar përkujdesëse e anëtarëve të familjes, shumica dërrmuese e të cilës ka gjasa do të ofrohet nga gratë. Ka nevojë për debat se cili prej opsioneve apo ndonjë përzjerje e opsioneve është më i miri – dhe ky debat duhet të mbështetet nga të dhënat.

Deri sa puna e papaguar në shtëpi matet siç duhet, ky debat i rëndësishëm politik pritet të zhvillohet në kushtet e injorancës.

“Politika dhe perceptime të çorientuara”

Rigjallërimi i interesit për të matur kontributin e papaguar të grave (dhe burrave) në aktivitetin ekonomik është i vonuar – dhe po kështu është interesi i shfaqur për matjen e kontributit të papaguar të natyrës në konsumin tonë aktual. Ekonomistët kanë një respekt të madh për tregjet, jo vetëm për shkak se ato sigurojnë furnizimin me mallra dhe shërbime në përputhje me kërkesat tona në ekonomi komplekse dhe të globalizuara, por edhe për shkak se ato reflektojnë parapëlqimet dhe zgjedhjet e çdo individi. Gjithsesi, përqendrimi i tepërt vetëm te aktivitetet për treg përmes matjes së PBB-së i ka çorientuar perceptimet dhe politikat.

Si një udhërrëfim i përafërt në rritjen afatgjatë të mirëqënies, rritja e PBB-së ka qenë një matës i arsyeshëm; por gjithsesi ai ka shërbyer vetëm si një matës i përafërt i mirëqenies ekonomike. Nuk ka arsye të logjikshme që të vijojmë të injorojmë komponentët e tjerë të rëndësishëm të mirëqenies, përfshirë punën e papaguar të grave. Disa vende kanë hedhur hapat e parë duke filluar të mbledhin së paku rastësisht të dhënat e nevojshme për të vlerësuar një PBB me shanse të barabarta, dhe teknologjitë e reja mund ta bëjnë këtë proces më të thjeshtë. Tani ka ardhur koha për të rihapur debatin e viteve 1950 mbi mënyrën se si ne duhet të përkufizojmë ekonominë dhe që të sigurohemi se PBB-ja, apo matësi zëvendësues i saj të llogarisë punën me rëndësi vendimtare që jepet në shtëpi, në lagje si dhe në tregje.

Ky artikull është pjesë e serisë së titulluar Përtej PBB-së e Forumit Ekonomik Botëror.

weforum.org sjellë këtu nga BIRN.

55 Komente

 

Per sa i perket Shqiperise shoqeria shqiptare ne lidhje me gruan si qenie e rendesishme sociale ,emacipuese, dhe produktive ne te gjitha aspektet, duhet t ja dije per faleminderit peridhes se Socializmit, qe e nxori gruan shume shpejt nga erresira, terkuza, dhe mundimet e medha ne familje, ku ajo,  nuk ishte asgje  vecse nje kafshe  pune  dhe e nen cmuar deri ne vitet 1940 -1944, me pas rruga e mundimshe e clirimit te gruas nga zakonet prapanike, ishin nje sfide e madhe, e cila u fitua, Gruas shqiptare ju dhane shume mundesi emancipimi dhe arsimimi, punesimi, dhe edukimi, qe me thone te drejten ndikoi shume ne emancipimin e shoqerise shqitare , gruja doli nga injoranca dhe percet e eza qe i kishin mbuluar fytyren dhe mendjen !

Per kete transformim nje  falenderim i shkon periudhes se Socializmit !

E bera kete koment me qe u permend viti 1940, dhe mu kujtua  Shqiperia  dhe gruaja ne vitin 1940 ! As qe bohet fjale konsiderata per gruan, pasi i gjithe populli shqiptar ishte pothjuajse i teri analfabet, dhe keto nocione per pagesen, ose vlersimin e gruas si te barabarte me burrin ishin te pa imagjinueshme .

-Pulave u  ka hije te kakarisin vetem ne kotec! 

Nuk e thashe une!

Nuk e the ti por e shkruajte ti ketu. Cila eshte arsyeja pse e shkruajte ate qe paska thene dikush tjeter?

Me vjen mire qe kjo teme e rrahur nga une para shume vitesh ( VQ ) rivjen ne kujtesen e atyre qe bejne politikat ekonomike. Siç e kam thene dikur, nuk mund te kaloje pa u regjistruar asnje lloj pune e aktiviteti, qofte edhe vullnetare. Keto jane paketa/vlera qe sherbejne per sfumimin e borxhit, apo krijojne nje treg te ri, etj, etj. 

Pjero, nuk e di a e kupton sa i merzitshem je bere duke permendur VQ e cfare ke thene a shkruar ti ne cdo koment. Ose ndoshta dhe e kupton por vazhdon ta besh me qellim.

E dashur, nuk e kam per komentatoret ketu, e as per ju administratoret, por e kam me disa karagjoze ne Shqiperi, qe ishin/jane shprehur negativisht per librin, pa u thelluar, duke i quajtur shum teza aty si idiotizem, te paarriteshme, duke e quajtur librin nje naivitet prej budallai, etj, etj. E kam me keta e dashur, dhe jo per gjo, por po shoh qe po vijne tashme shum teza qe une (vertet me naivitet) i shtroja aty si opsione per tu pare. 

Kot e ke Pjer , nuk te kupton .

vetem gjembi bezdiset  Pjeri jo komentaoret e tjere, me vje keq , une psh nuk bezdisem smiley po ajo se cfare e ka ket ves me t kritiku nuk e di psh nuk komenton per temen, por komenton per ate qe e ka fiksim  smiley

Ti gjithmone ke te drejte.

Po pse vetem ne Shqiperi lexohet libri yt VQ Pjer! psh: nuk eshte i perkthyer ne anglisht, gjermanisht, belgjikshe, spanjisht, arabisht, kinezçe, etj?! se edhe nga keto vende duhet te kete plot karagjoze qe do t'i quanin tezat e tua idiote/naive!

VQ eshte per shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi

Ama vetem per ne Shqiperi! prandaj nuk ka patur sukses VQ.

Perse duhet llogaritur puna e bashkeshorteve qe bejne ne shtepi,si PBB?
Dmth nese une caj drute kjo duhet llogaritur si PBB tek zeri i sharrave?
Nese gruaja mban femijen duhet llogaritur si PBB zeri i dadove?

Ekstremizmi ne shume raste sjell rrenimin e kauzave.

Drute cahen per 5 minuta ndersa puna e dados eshte tete ore ne dite pese dite ne jave (e pakta). Ndaj s'mund te krahasohen. Nese ti nuk merr dado, por le gruan (ose merr prindin qe po ngryste mire e bukur ditet ne shqiperi dhe e burgos ne nje vend ku s'ka me ke te kembeje dy fjale sepse  ti je deshtak e s'fiton sa duhet), atehere ti ke kursyer plot nje rroge dadoje. Si ta paguash, si te mos e paguash, puna e dados eshte bere si pune, si prodhim, dhe parate jane gjeneruar ne forme kursimi ose rroge, qofte kur gruaja rri ne shtepi ne vend te dados, qofte kur vazhdon rrjep prindin.

ishte nate, shkaba vetem bumjen degjoi se ishte ne peshk ne ato momente.

Po edhe druvari te kerkon nje qerre me leke,edhe bojaxhiu,hidrauliku, te kerkon sa rroga vjetore e dados.
Le te shenohen edhe keto ne PBB vjetore.

Une po flas specifikisht per dadon, per grate qe kane femije per te rritur. Te qenit pas femijeve ne menyre te panderprere gjate dites eshte njesoj si te rrish ne pune me kohe te plote. Madje, ka pergjegjesi me te madhe se punen po te duash edhe e le dhe i thua ik peerdhu pronarit. Keto punet e vogla shtepiake qe thua ti jane tjeter gje dhe nuk kane lidhje fare me dadon. Grate qe rrine ne shtepi e s'kane femije per te rritur, s'duhen futur ne GDP.

puna e dados eshte pune e zeze, dmth pune e pa regjistruar, shumica e shqiptareve bejn shume pune te peraferta si ajo e dados, "Pronari " paguan kesh , dhe ka shume PRONARE te tille qe akumulojne te ardhura te shumta pa taksa ! Dhe kjo lloj pune eshte ne disfavor te klientit pune marrsit, dhe te shtetit i cili nuk merr taksat qe i duen te paguaj pensione, kur klientit i vjen mosha per pension, nuk paguan sherbime publike sic duhet .. ect ect jane te lidhura zinxhir mardheniet e punes ne prodhim, prandaj ka shume difekte ne Shqiperi, Deri tani Shqiperia ka mbijetuar me borxhe dhe me te ardhurat e emigranteve  mbi 60 perqind eshte GDP e Shqiperise

 smiley prima Shkabe smiley

Shkaba komenton per sherre zezakesh ne Minneapolis por nuk I vjen zeri per dinamitin ne lagjen e vet .smiley

Plas bumja ne komunen e parisit si ne rripin e gazes Zeqo .prandaj edhe shkaba eshte I traumatizuar smiley

Ato bumjet aty s'i bejne me pershtypje, se nga dy bumje ne jave behet monotone gjeja, duhet germuar te viki mbase del gje smiley

Hajt se me kismet nxjerrim ca shifra te reja qe ia kalojme dhe jermanit, se s'durohet mo ai veni i dyte. Si dhe kerrehen ca phdira qe te cuditen dynjaja.

Ne tone me serioze, vlera e punes (burrave, grave, roboteve, etj) matet nga mejdani dmth tregu, tha. 

 

Mire mund te tentosh te matesh vleren e punes qe ben gruaja ne shtepi apo te regullimeve qe ben burri ne shtepi e ti fusesh ne GDP e vendeve ne Perendim. Po te vleresosh punen e nje shtepiakeje nga Bangladeshi apo nje burre qe rregullon kasollen andej nga Ruanda eshte cik me e veshtire se nuk ke referenca. Mua keto debate me duken tipi "white people problems".

problemi eshte ne fakt vetem i anglo saksonve qe e masin gjithçka me lekun. asgje nuk ka vlere per ta me shume sesa leku.

s'ka lidhje me njeriun e bardhe pra.

dostojevski i quante zezake anglezet. shkojne te krishterojne afriken thoshte, dhe nuk shohin qe kane miliona zezeake (rob te egjer) ne angli, akoma te pa qyteteruar.

ndersa napoleoni donte ta rrafshonte si vend angline (te shpetonte boten prej saj), po nuk i pati kurre dy jave mjegull, sa te zbarkonte. 

"Gruaja eshte force e madhe" lexoje dikur sllogane neper mure. Dhe nuk ka qene gabim. Personalisht kontributin e gruas ne punet e shtepise e konsideroj si nje pune e papaguar per mos te thene shfrytezim. Prandaj gra te dashura mos hiqni dore nga te drejtat tuaja smiley.

fjala PUNE vjen (ose anasjelltas) nga latinishtja OPUS (pjelle, pidh), qe do te thote VEPER. 

tjeter pune pastaj qe sot treçereku i botes nuk prodhon gje, megjithese punon. nga vetem ky fakt, ky eshte artikull pa vlere.

gruja nuk punon, gruja SHERBEN ne shtepi. kontradikta vjen ngaqe sherbimi quhet pune. çdo veprimtari quhet sot pune (kur pune eshte vetem kur prodhohet diçka, puna lidhet me prodhimin. pune > prodhim). termi i fillimit ka degradu.

perpara ne fakt grate punonin. token, benin triko, qylyma, bylmet, gjelle. sot vetem sherbejne. pranej dhe puna e shtepise eshte ulje per ato. 

 

Fjala  `pune` nuk vjen nga latinishtja,  ja fute si kau peles   fjala pune eshte akt, eshte veprim shqip.

  jo veper , o artisto

.Pa pune nuk ka jete, pra pa veprim, akte, nuk ka jete ! 

Puna ne vet vete eshte sherbim, i caktuar qe ka nje vlere produkti  nuk ka rendesi ku kryhet ne shtepi apo jshte shtepise .

Nepermjet punes cdo njeri transformohet, ne ate lloje pune qe kryen, pra fizikisht dhe intelektualisht,  

veprim dhe veper rrjedhin po ashtu nga opus. apo nga puna.

o profil, a je i sigurt qe opus nuk dmth 'o pus', e thene ndryshe 'osht pus'?

smileysmileysmiley i keq qe je...

Ti me siguri do te kesh fjalen ne kuptimin "eshte pus me dije" apo jo? Apo e ke per ato puset ku hidhet nje monedhe qe te te plotesohet deshira?

Po kjo, burrat nen hije lozin kuvendojne, pika qe s'u bije se nga grate rrojne. Naimi apo Samiu e ka thene!!

Cajupi

Po, smiley kene qene te tjera kohera atehere.

Puna e gruas ne shtepi ne vitet `50 e `60 (ne perendim, jo ne Shqiperi) konsideroheshe si pune e paguar nga bashkshorti. Kryefamiljari ne te shumten e rasteve detyroheshe ti linte gruas nje shume te caktuar parash ne muaj sepse gruaja drejtonte tere ekonomine e shtepise. Pra nje fare vetepunesimi brenda familjes. Jo me kot familja eshte quajtur dikur qeliza baze ekonomike e nje vendi e shteti. Ne vitet `70 u shfaqen feministet qe kerkonin ti jepnin gruas te drejten per te bere te njejtat pune si burrat. Pra dalja e gruas jashte familjes drejt punerave ne ekonomine e tregut. Kujdesi per femijet u institucionalizu e kaloi ne duart e shtetit. Ky u quajt modeli marksist i familjes.

Der para lufterave boterore ishte logjike te rrinte gruaja ne shtepi se grate ishin gjithe jeten shtatzene. Kur ishin ne moshe qe nuk lindnin me, ishin bere gjyshe e prape kishin beba neper duar. Burrat duhej t'u sillnin per te ngrene. Po te mos kishin plasur lufterat boterore e te nevojiteshin grate neper fabrika, t'i shtynte vete shteti me propagande te punonin si burra, si zor se do te kishte pasur ndryshime aq masive ne shoqeri.

Puna e grave eshte pune per gra,ndersa gjuha esperanto i takon secilit.Faleminderit BIRN-it!

 Ëikipedia apo Ushahidi

Sër Charles Bean

smiley

Pikerisht se gruaja shqiptare qendron shum lart, dhe fale gruas shqiptare shum familje bejne perpara, kisha vendosur qe ne bonuset festive, grate te perfitonin 4 here dhe burrat 2 here. 

Grate (femrat) perfitonin ne 8 mars, 1 maj, 28 nendor dhe 31 dhjetor. 

Burrat (meshkujt) perfitonin ne 1 maj dhe 31 dhjetor. 

Bonuse qe do shperndaheshin/mirreshin 1 jave perpara te pakten. 

Ty të lumtë goja, o Pjer, po bonuset nuk njihen fare këtej, as për ato që punojnë.

E di e/i dashur e di, po prandaj dua qe te aplikohen edhe ne Shqiperi. 

Titulli është seksist. Pse, vetëm gratë bëjnë punë shtëpie dhe rrisin fëmijë? E kam llafin jashtë Shqipërisë, ku dhe kanë dalë këto problematika. Apo titull i përkthyer për Shqipërinë?

Interesi i llogaritjes monetare të punës shtëpiake dhe përfshirjes në PBB është ti bëjë thirrje ndërgjegjes njerëzore mbi kapacitetin e vet prodhues dhe vlerën e punës dhe kur është e papaguar. Shoqëria e sotme vlerëson gati ekskluzivisht vetëm punën e paguar. Nëse ti je në prodhim mallrash, puna duket vetë, por në rastin e shërbimeve, siç është puna shtëpiake, e vetmja mënyrë për ta njohur zyrtarisht punën është pagesa ose llogaritja e vlerës monetare. 

Tani si ta llogarisim këtë është punë tjetër. Nëse një PhD në fizikë bërthamore rri në shpi të kujdeset për fëmijën, a ka të njejtën vlerë kjo punë si nëse bashkshorti i vet druvar bën të njejtën punë shtëpiake. Pra a duhet përdorur kostoja reale (ajo e një dadoje) apo kostoja oportune ( rroga që humbet doktorri bërthamor ose druvari)? Fëmija a është i lumtur si kur kujdeset prindi si kur kujdeset dadoja? Si ta masim lumturinë në fund të fundit? Po kur bëj vetë manikyr dhe pedikyr a quhet punë? 

Përfshirja e punës shtëpiake të burrave dhe të grave përfshihet aktualisht në indekse alternative të llogaritjes së pasurisë së një kombi, si Indeksi i përparimit të vërtetë. Ky llogaritet si më poshtë:

PBB+punë shtëpiake+punë vullnetare-shkatërrimin e pasurive natyrore apo të ndërtuara -shkatërrimin social (papunësi, krim, aksidente, sëmundje, etj.)

Vlera e punës shtëpiake llogaritet në të njejtin nivel si me një punë të paguar me rrogën minimale ligjore.

Eshtë shumë i thjeshtë si indeks dhe interesi i tij është siç e thashë më shumë propagandesk në shërbim të feminizmit se diçka tjetër. Why not në fund të fundit.

Preferenca ime i shkon Indeksit të zhvillimit njerëzor, që merr parasysh të gjitha dimensionet e mirëqenies njerëzore:

- pritshmërinë e jetëgjatësisë 

- nivelin e shkollimit 

- fuqinë blerëse 

I kokolepsur shumë është ky indeks, por ka parësinë që është gjithëpërfshirës dhe konsideron atë çka është fuqia e vërtetë e njeriut: shëndet, dije dhe fuqi blerëse. 

 

 

Drama, ky problem nuk eshte aq dramatik smiley apo i koklavitur, siç thoni, ja tek VQ, dhe nese e lexon, e kupton me mire te ardhmen e planetit. 

Drama!!!smiley shejtan je o Pjer shejtan.

+100

per konsideraten ndaj temes / nivel forumi

Puna shtepiake e paguar largon gra te moshave dhe grupeve sociale te ndryshme nga te ndjekurit e talenteve te tyre, zhvillimin personal, arsimimin, profesionalizimin. Shume nga ato qe zgjedhin te rrisin femijet ne moshe te mitur e kane te veshtire te integrohen perseri ne tregun e punes dhe jo me kot. 

 

s'eshte e vertet. 8 vjet ndenja rrita gocat , bera shkolle, bera pune vullnetare, dhe tani qe 3 vjet punoj per ministrine.......e ontarios 

para se te martohesha kisha punuar 6 vjet ne NY.

kshu e dashur. kush do e gjen kohen edhe per punen edhe per shkollen ( nji universitet e kisha bere ne Shqiperi me pare qe mos keqkuptohemi smiley, por duhej shkolle  tjeter ne ontario ) edhe per femijen. 

vetem po te ra per ise nje burr gomar me plot kuptimin e fjales atehere pervec atyre qe permenda me lart, duhet te perveshesh duret qe te skalitesh edhe hajvanin

smiley  

Nuk dyshoj ne aftesite e individeve dhe ti je rast suksesi; krenaria jote mjafton te me jape kete pershtypje. Ama shume gra qe zgjedhin te rrisin femijet ne shtepi nuk mund te konkurojne njesoj si koleget meshkuj e femra per shkak te eksperiences me te shkurte, trajnimit me te paket, etj. Gjithashtu jo te gjitha fushat profesionale jane njesoj, disa jane me konkuruese se te tjerat. 

ja po ta them e dashur , nuk varet nga rrethanat asgje ne kte bote, varet nga brumi , pasioni , dhe qellimet, por mbi te gjitha varet dhe ga lloji i pakos qe je ( mendore sigurisht). smiley

varet nga personi. dhe e kam te qarte se me kupton ku e kam fjalen.

Po si s'doli nje asgan the thote: zemer une bej 3 pune vec ti rri rehat ne shpi, merru me ca t'dush..... Punet e shpise pa diskutim, por Do ia kisha sjell gjithcka me Tabaka ke krevati. Po Jo, meshkujt e sotem, Jane bere si pjeshkat pas parase.... Duan t'i shohin femrat te coptohen duke punuar, mundesisht tre turne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).