Ju te peshkut, desha te pyes: pse ne shtypin shqiptar po pasqyrohet pak zenia e fundit Gjermani-Turqi pas vjershes-bejte qe nje moderator (Jan Bohmermann) recitoi ne TV, dhe pse tek peshku fare jo, ne nje kohe qe shtypi boteror, perfshi ketu edhe euro-newsin qe e shohin ne te gjithe Europen, per disa dite me radhe u moren me kete problem, problem i cili ka te beje me lirine e fjales, me ligjin gjerman per ofendimin e autoriteteve te huaja, me ligjin per ofendimet, me qendrimin e Erdoganit, etj.? Perse ralle-tek nje lajm i shkurter ne shtypin shqipetar dhe tek peshku aspak?

17 Komente

Karlo, kete  ''zenken''  Gjermani- Turqi,  ne kryesia e peshkut dhe pleqte e Kelcyres.smiley  e  konsiderojme strikt problem bilateral mes ketyre vendeve dhe nuk duam te nderhyjme ne punet e (per)brendshme  te ketyre shteteve, prandaj..smiley

Me ke te anojme ne shqipot e gjore? Me vellain apo me motren?

Ndoshta se ne shqiptareve nuk na plas shume se grinden turqit edhe gjermanet me njeri-tjetrin.

Ca muhabeti kot. Se marr vesh njehere, sa ke postuar kete pyetje, pse s'e ke postuar vete artikullin?

Muhabeti i Janit, Anxheles dhe Tahipin eshte nje muhabet komplet pa rendesi per Shqiperine e Shqiptaret. Sdq meqe te digjka zemra publikoje ti. 

 

Vellezerit turq qe vdesin per Turqin .i shqeteson  ky ''intelektual'' qe thote po i pelqeu shqiptareve po si pelqeu ..te ikin te pirdhen ...

E kane mbush Shqiperine e Kosoven me shkolla turke ..

Shqiptaret ne Turqi ,e kane te ndaluar me kushtetut, hapje e shkollave shqipe .

Dun me u fut dhe ne Europe keta ..uroj mos ti fusin asnjehere ..

Ndaj dhe plagjiaturat për tituj shkencorë kanë një konjukturë të lartë në Gjermani, në krahasim me vende të tjera. (Nuk duhet të harrojmë se edhe një pjesë e madhe e arritjeve teknollogjike gjermane janë kopime nga botë të tjera; kjo është një temë e gjatë ku do flas tjetër herë.) Ndaj dhe vetëm në Vikipedia të shihni, megjithë kulturën e lartë që kanë shkruesit e saj të gjuhës gjermane, dallojnë më së shumti emrat gjermanë nga ata të tjerë. Pa llogaritur pastaj këtë prezantim gjermano-judej në libra, filma, konferenca, në vende të tjera, etj.-etj. pa fund.

Ja, kjo është Gjermania, një mollë e bukur nga jashtë, dhe nga brenda gjithë krimba. Krimbat më të mëdhenj janë pikërisht kjo elitë zyrtare, pastaj dhe ato të tjerat në vazhdim. Kjo është Gjermania, që ka një ligj për ofendimin, siç e ka çdo vend, por ka dhe një ligj elitar (të krimbur nga kohë mesjetare), që parashikon veçant ofendimin e personaliteteve të larta shtetërore të vendeve të tjera. Pra Gjermania ka ligje që i ndan njerëzit në dy kategori, ata të zakonshmit dhe ata elitarë. Mos u çudisni, se në Gjermani nuk çuditet njeri nga këto gjëra, siç nuk çuditet që miliardat e neneve vijnë në rreth 70% të tyre në kundërshtim me njëri-tjetrin. Dhe ja tani ky shtet karagjoz, me skllevër zyrtarë dhe sahanlëpirës, arriti deri aty sa ta heqë nga arkivi poezinë anti-erdoganase! Ky shtet karagjoz e meriton hipjen erdoganase, sepse vetë ka 200 vjet që flirtohet marrëzisht me turqinë dhe cilindo sundimtar të atij vendi. Edhe u trazua si administratë zyrtare në probleme juridike, edhe vetë u tërhoq tani me bisht në shalë, duke “argumentuar” se ia le këtë problem pushtetit juridik ta zgjidhë! Edhe një pjesë e elitës (aq karagjoze dhe servile), sëbashku me qeverinë tregoi muskujt fillimisht, ndërsa tani tregon të pasmen, që Taipi t’ia hipë mirë! Dhe Taipi do vazhdojë t’ua hipë ashtu siç di ai! Shiheni se si e ka Albanistanin dhe Kosovën në xhepin e tij të vogël, dhe nuk guxon kush t’ia bëjë dy llafin! Kështu don ta bëjë dhe Europën! Turp për ne që kemi këta farë idiotësh për elitarë, budadallëk për ne që besojmë akoma se Merkel i ka trutë në vend. Turp për Europën dhe çdo njeri që e ndjen veten europian! 

(Ky qe shkrimi, qe padashur doli si nje profeci humoristike, sepse Enxhi u nis ne fund te javes me tere mend tek Erdoganua i saj me mustaqe, qe e ka gudulisur patjater.)

Kur e pashe kete lajm nga tv para 1-2 javesh, isha gjith inat ndaj Erdoganit, dhe po mendoja se pse ky hajvan e ka hedhur ne gjyq gazetarin, mirpo kur e pashe tamam se çfar i kishte thene ai (gazetari) Erdoganit, athere i dhashe te drejte Erdoganit.  Une per vete do ta kisha rrahur ate gazetarin, me ate fjalor banal dhe aspak satirik. 

Nese humori gjerman qenka me fjal te tilla, athere s'na ngelet gje tjeter veç te shprehim keqardhje per kulturen gjermane qe qenka katandisur ne ate gjendje. 

Perse eshte qielli i kalter? Perse uji eshte i tejdukshem? Perse deti ka kripe? Perse, perse, perse?

eshte mire te mos shprehemi pa fol profili

"Ja, kjo është Gjermania, një mollë e bukur nga jashtë, dhe nga brenda gjithë krimba. Krimbat më të mëdhenj janë pikërisht kjo elitë zyrtare, pastaj dhe ato të tjerat në vazhdim. Kjo është Gjermania, që ka një ligj për ofendimin, siç e ka çdo vend, por ka dhe një ligj elitar (të krimbur nga kohë mesjetare), që parashikon veçant ofendimin e personaliteteve të larta shtetërore të vendeve të tjera. Pra Gjermania ka ligje që i ndan njerëzit në dy kategori, ata të zakonshmit dhe ata elitarë."

I thuaj te lutem atyre 50 mije azilanteve budallenj te mos emigrojne ne Gjermani. Falemnderit!

 

 Me mustak apo pa mustak , kjo eshte ceshtja !

 

1 milion dollar ne vit investon Turqia per Shqiperine "per zhvillim "

https://www.youtube.com/watch?v=h21qV0rdQv0

 

Shqiperine e mori turku,

shqipetar, mos rri po duku

shqipetar .

Kush i ka shkruar keto vargje ?

___

Merkel ne Tirane

https://www.youtube.com/watch?v=mVNFTt57...

Te bo pershtypje dy standarte te pritjes nga ana e shqiptareve por edhe te miqve tane  Nderkohe Erdogani nuk harron te shkoj ne xhami

smiley

 

 

 

 

Te ishte ky problemi i vetem. Barka jone fut uje nga te gjitha anet     

Nga nxitimi kam hedhur me lart nje shkrim te padale, pasi doja ne fakt te hidhja kete "leter sekrete" te Taipos tone vella, qe e ka nxitur vertet miken e tij Enxhi te shkoje pak dite pas kesaj letre ne Turqi, pra fundjaven qe shkoi. Nuk e di pse e kisha harruar pa ua treguar kete "leter sekrete" te Taipos. 

Një Leter sekrete

Shumë e dashura mikja ime Enxhi,

këtu po të shkruan miku yt më i mirë, Taipi, ... e di që u hutove, sepse deri më tani të kam shkruar me zoti Erdogan, por tash e tutje do të shkruaj me emër, sepse qysh se kam nisur të mësoj disa fjalë arnautshe, nuk e di pse po më pëlqen emri im Taip. Por më mirë do të ta shpjegoj kur të takohemi të dy sy më sy, e të mos na dëgjojë kush tjetër. E kam fjalën për ata që ju i quani paparaci, ndërsa këtu i quajnë kandilxhinjtë.

Tani, shkaku i kësaj letre sekrete që po të shkruaj, është padia që bëra para dy ditësh në gjykatën e Këlnit kundra atij moderatorit palaço, që u tall me mua e që s’dua t’ia përmend as emrin. Apo më saktë, shkaku i kësaj letre është meraku im, mos ti e dashur je prekur nga kjo padi, që unë kam bërë në gjykatat tuaja. Hiç mos u shqetëso, unë e kam vetëm me atë kopilin, por jo me Gjermaninë. Në marrdhëniet tona dy-palëshe është gjithshka paleti. Garant për këtë është ngrohtësia e marrdhënieve tona , midis meje dhe teje, që nuk do ketë gazetar dhe moderator ta thyejë.

Ti e di e dashur Enxhi, unë jam pak impulsiv, edhe nxehem nga pak si prush zjarri që të ngroh, nuk të kam folur gjatë për këtë, se doja më parë të të hyja në zemër. Mirpo sekrete ndaj teje nuk dua të mbaj, ndaj të sqaroj se ka momente kur jam si një tigër, oh, Enxhi, vetëm të jesh ato momente pranë meje e të më shikosh, të më ndjesh, do thuash tani e njoha jetën dhe dijen. Ç’ti bësh, ti je larg në Berlinin e ftohtë dhe plot me punë. Ta qaj hallin! Po e di ç’ke ti, me të mbaruar punën kësaj të premte në drekë, nisu për këtu tek unë, ku të ngroh dielli, se dhe unë në drekë e lë punën për të shkuar në xhami, por sa të vish ti e kam mbaruar lutjen e ardhjes tënde, sepse ne jemi këtu dy orë para jush. Dhe mos u bëj fare merak, se këtu nuk e merr vesh njeri nëse ke ardhur ti, sepse unë i tredh këtu paparacët; vetëm kij kujdes andej nga Berlini ti, mos ta marrin vesh kush se për ku je nisur! Apo të të nis çarterin tim privat?... 

hahahh  nxehet shpejt taipi , 

Kështu e dashur, mos u shqetëso për padinë që kam bërë në gjykatën e Këlnit! Thjesht dua tu tregoj edhe këtyre injorantëve që kam këtu në vendin tim, ja me gjyq zgjidhet gjithshka e jo me dhunë, ndaj besoj gjykata e Këlnit do më japë të drejtë mua, ndërsa atij palaço moderatorit do i jap nja dy-tre vjet burg dhe një gjobë të majme. Kjo do ndikojë edhe për të ardhmen tonë këtu në Turqi, që kur të ndajmë ato sinoret e vjetra me këta mistrecët tanë kurdë, kuptohet se do ngelen një pjesë të pakënaqur. Me fitoren time të tanishme në gjykatën e Këlnit, njerëzit anë e mbanë do të mësohen ti drejtohen gjyqit, e kështu do biem paksa në rehati nga dhuna. Ne duhet ti mësojmë këta injorantë që na rrethojnë, se vetëm me dashuri mund të fitohet. Ndaj e dashura Enxhi, ajde sa më shpejt se po të pres me krahët hapur! Yti, Taipi.

Prape sot ne lajme dashuria e Enxhit per Erdoganin! Harrojeni Romeo dhe Zhuljeten!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).