Qeveria shqiptare deklaroi sot se ka arritur një marrëveshje për të hequr klauzolën e monopolit nga kontrata koncesionare e aeroportit të Rinasit, një marrëveshje që shoqërohet me vite shtesë në kontratë, të cilat ka gjasa do t’i kushtojnë miliona euro

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës deklaroi sot se ka arritur një marrëveshje në parim me kompaninë që disponon koncesionin monopolistik të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës për të hequr klauzolën e ‘ekskluzivitetit’ në shkëmbim të zgjatjes së afatit të kontratës aktuale të koncesionit.

Ministri Edmond Haxhinasto deklaroi se kompania ka pranuar të heqë dorë nga monopoli me kushtin që kontrata e saj të zgjatet për dy vjet menjëherë si kompensim për uljen e mundshme të të ardhurave nga fillimi i punës në Aeroportin e Kukësit si dhe me shtimin e afatit të kontratës me 0.5 vite për çdo vit pune që do të kryejë një aeroport i ri i mundshëm në jug të Shqipërisë.

“Është ditë e rëndësishme për aviacionin shqiptar, po hapim një faqe e re të zhvillimit të infrastrukturës. Besoj që qytetarët do të përfitojnë nga kjo marrëveshje e re,” deklaroi Haxhinasto, i cili theksoi se marrëveshja nuk do të ketë “kosto shtesë për shtetin shqiptar”.

Gjithsesi, zgjatja e kontratës së koncesionit më tej nënkupton njëkohësisht zgjatjen e kostove për konsumatorët shqiptarë, kosto që në një situatë normale nuk do të ekzistonin.

Qeveria socialiste shqiptare nënshkroi një kontratë koncesioni të pakërkuar në vitin 2004 me një kompani gjermane për zhvillimin dhe menaxhimin e aeroportit të Rinasit për një afat 20 vjeçar, kontratë që u kritikua që gjatë kohës së shqyrtimit në Kuvendin e Shqipërisë si e pafavorshme për vendin, pasi i lejonte kompanisë koncesionare fitime të stërmëdha në kurriz të konsumatorëve më të varfër të Europës dhe që përcaktonte një monopol ligjor 20 vjeçar në tregun shqiptar të fluturimeve ndërkombëtare. Kontrata skadon në vitin 2025 sipas afatit aktual dhe mund të shtyhet deri pas vitit 2027 në rast se marrëveshja e arritur miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Por pavarësisht kritikave, qeveria e kohës përdori shumicën që kishte në parlament për ta miratuar kontratën dhe nuk mori parasysh kritikat që thoshin se një aeroport tjetër që në atë kohë qe duke përfunduar me kosto ndërtimi mbi 12 milionë dollarë, Aeroporti i Kukësit, po dënohej me vdekje që pa lindur për shkak të klauzolës së ekskluzivitetit.

Qeveria shqiptare e kuptoi shpejt problemin dhe tentoi disa herë që nga viti 2006 e pas që të negocionte heqjen e klauzolës së ekskluzivitetit, por pa sukses. Aeroporti i Rinasit përfitoi nga rritja e shpejtë e numrit të udhëtarëve si dhe nga tarifat e majme që pati përfituar gjatë negocimit të kontratës duke realizuar fitime marramendëse në vendin më të varfër të Europës. Një investigim i mëparshëm i BIRN zbuloi se Rinasi kishte fitime neto prej 8 deri në 10 milionë euro në vit dhe normë fitimi neto mbi të ardhurat prej 20-30 për qind, norma fitimi të lakmueshme këto për çfarëdolloj biznesi. Shtyrja e afatit me dy vjet ia rrit automatikisht faturën e koncesionit qeverisë shqiptare me 16-20 milionë euro të tjera. Ndërkohë, nëse qeveria shqiptare krijon një aeroport të ri në jug të vendit, aeroport që rezulton i domosdoshëm dhe financiarisht i përballueshëm për një vend që synon të zhvillojë turizmin, shtimi i afatit të koncesionit me 0.5 vite për çdo vit ekzistence të aeroportit të ri mund të kushtojë miliona euro të tjera.

Kukësi, në vend të gabuar

Aeroporti i Kukësit u ndërtua në vitin 2004 me synimin për të shërbyer pjesërisht për tregun e Kosovës, në një kohë kur Aeroporti i Prishtinës kishte një kapacitet përpunues të ulët. Aeroporti, i cili kushtoi 12 milionë dollarë, mbeti i ngrirë për më shumë se një dekadë. Qeveri të ndryshme u përpoqën ta përdorin për reklama elektorale aeroportin e ri në prag zgjedhjesh, duke premtuar vende pune në zonën e Kukësit, rajoni më i varfër në Shqipëri. Në vitin 2009, maxhoranca e kohës menaxhoi edhe uljen e një avioni në formë prove në Kukës si pjesë e fushatës elektorale. Në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor në vitin 2015, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë deklaroi në Kukës se aeroporti i ri mund të “punësojë 500-700 vetë”, një deklaratë që u përqesh nga ekspertët, të cilët thanë se aeroporti i Rinasit punëson aktualisht po kaq njerëz. Ministri Haxhinasto deklaroi sot se aeroporti i ri mund të hapë “rreth 200 vende të reja pune”.

Gjithsesi, ekspertët mendojnë se ndryshimet e ndodhura përgjatë këtyre 10 vjetëve e bëjnë aeroportin e Kukësit “të ndërtuar në vend të gabuar” dhe me pak gjasa për t’u zhvilluar, pavarësisht se kostot e shërbimit për avionët mund të jenë shumë më të ulëta se sa ato të Rinasit. Që nga koha kur Kukësi është ndërtuar si aeroport, një autostradë e re lidh Tiranën me Kukësin me një udhëtim prej dy orësh, nga tetë orë që qe koha e udhëtimit në kohën kur aeroporti u ndërtua. Gjithashtu, tregu i Kosovës ka pësuar ndryshime pasi Aeroporti i Prishtinës është zhvilluar duke rritur kapacitetet.

Përgjatë viteve, ekspertë të ndryshëm kanë sugjeruar që ekskluziviteti i aeroportit të Rinasit të hiqej duke e sulmuar këtë klauzolë në kontratën e koncesionit në bazë të ligjit për konkurrencën. Në të gjitha vendet e zhvilluara, posedimi i një monopoli ligjor është i paligjshëm dhe qeveria mund të luftonte ekskluzivitetin në bazë të ligjit kundër monopoleve. Por në vend të kësaj, qeveria hyri në bisedime dhe pranoi zgjatjen e kontratës së koncesionit.

Monopoli aktual konsiderohet si shkaku i një pjese jo të vogël të çmimeve të larta të biletave të fluturimeve ajrore në Shqipëri, të cilat janë krahasimisht shumë më të larta se sa fluturimet drejt vendeve fqinje, duke u bërë një ankesë permanente e operatorëve turistikë.

24 Komente

Duket qe gjermanet qenkan treguar te zgjuar ne kerkesat e tyre smiley por edhe qeveria shqiptare duhet te tregohet e zgjuar ketu, tu kerkoje gjermanve, firmes ne fjale, qe fitimet te mos i nxjerri jashte por ti investoje ne Shqiperi. Dhe keshtu firma gjermane do jete e detyruar te investoje ne Rinas dhe fusha te tjera po te doje. Nese ajo ngul qe nje pjese te fitimeve ti nxjerri jashte, se ia jep ligji kete te drejte, athere ministria e Transporteve te kemenguli qe nje pjese e fitimeve te perdoren per permisimin e infrastruktures ajrore, rrugore, etj, qe kane lidhje me aeroportin, ku firmes i jepet e drejta dhe detyrimi qe blerjet e materialeve per kete pune nga importi, ti regjistroje ne fondin e fitimeve qe ka te drejte ti nxjerri jashte.  

shtate here deri tashi ja kan heq esksuzilitetin smiley

hajt moo, e teta e verteta

...qeveria shqiptare duhet te tregohet e zgjuar ketu, tu kerkoje gjermanve, firmes ne fjale, qe fitimet te mos i nxjerri jashte por ti investoje ne Shqiperi. Dhe keshtu firma gjermane do jete e detyruar te investoje ne Rinas dhe fusha te tjera po te doje. Nese ajo ngul qe nje pjese te fitimeve ti nxjerri jashte, se ia jep ligji kete te drejte, athere ministria e Transporteve te kemenguli qe nje pjese e fitimeve te perdoren per permisimin e infrastruktures ajrore, rrugore, etj, qe kane lidhje me aeroportin, ku firmes i jepet e drejta dhe detyrimi qe blerjet e materialeve per kete pune nga importi, ti regjistroje ne fondin e fitimeve qe ka te drejte ti nxjerri jashte.  

Kam lexuar gjate jetes shume budadalleqe, por nje te tille si ky nuk me kane zene syte ndonjehere! Biles nuk po arris te kuptoj, as se c'do me thene ky regjistrim ne fondin e fitimeve per blerjet e materialeve jashte shtetit!?! 

Karl Marks, tjeter argumenti, dhe tjeter epiteti. Ti ben nje epitet ketu, thua se; nuk te kan zene syte keshtu budalliqesh, dhe ne fjalin e dyte e hedh posht vetvehten duke thene, se; 

" .....Biles nuk po arris te kuptoj, as se c'do me thene ky regjistrim ne fondin e fitimeve per blerjet e materialeve jashte shtetit!?!...." 

 Po keshtu, jane shprehur edhe disa syresh ne Shqiperi per librin tim, VQ , duke thene se ç'jane keto budalliqe, idiotizma, dhe pastaj thonin se nuk i kuptonin keto gjera.  ç'emer ti veme kesaj. 

Mir ata qe jane ne Shqiperi nuk i kuptojne ca gjera, po ti qe je ne Gjermani, siç kuptohet nga flamuri, si ka mundesi te mos kuptosh se si fuksionon sistemi ekonomik perendimor. Ti dukesh dhe gjoja si inteligjent me ato analizat e tua te stergjatura. 

Megjithse s'ke faj, jo te gjithe emigrantet e kuptojne ekonomine. Bo vaki do kesh bo noi shkoll letersie. 

Ose nuk ka bo fare shkolle mer! Pse me.patjeter duhet te kete bo diçka?

Bo vaki Vlonjato, por ajo qe me habit, eshte se, si ka mundesi qe tjetri te shprehet kaq idiotisht, pa dhene as nje argument, veç nje epitet. Epitete kushdo ve, por puna eshte te sjellesh nje argument. 

Nga ky artikull i Monitorit (http://www.monitor.al/hiqet-eskluzivitet...) nxorra kete pasazh te meposhtem:

Më tej, në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, Afati i Koncensionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore, siç thuhet në Ndryshimin e Marrëveshjes së Koncensionit. 

Pra, ekzluziviteti i Aeroportit te Rinasit eshte i perjetshem tek firma gjermane, pasi per cdo vit operimi (pune) te ketyre aeroporteve ne jug te vendit, afati i koncesionit do te shtyhet 0.5 vjet. Kjo eshte ne kundershtim me Kushtetuten, pasi koncesion te perjetshem tek nje operator i huaj nuk mund te kete asnje objekt dhe firme shqiptare! Nuk e di si mund ta lejoje kete koncesion te perjetshem Kuvendi i Shqiperise, Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria shqiptare!?! Kjo lloj marrveshje e nje kryemafiozi si Haxhinasto dhe kompanise se tij prapa kraheve, duhet ti coje menjehere ne burg keta palaco kafshe! 

Ne fakt koncesionarit dhe 9 vite i kane ngelur. Pyetja eshte te hapen qiejt e vendit per me shume fluturime low-cost, me shume turiste dhe te punesuar apo te paguanim cmimet me te larta te biletave ne europe. E pra qeveria ka berre shume mire. 

Ministri Edmond Haxhinasto deklaroi se kompania ka pranuar të heqë dorë nga monopoli me kushtin që kontrata e saj të zgjatet për dy vjet menjëherë si kompensim për uljen e mundshme të të ardhurave nga fillimi i punës në Aeroportin e Kukësit

 

-rastesisht, nje mik  kishte  vene ne fb  nje foto  te ketij  shume te famshmit :  ''Aeroporti i Kukesit''

-po mire, me kete fare aeroporti pretendojne keta  te sjellin kompanite ajrore, te rrisin konkurencen, te ulin cmimet etj ??  -po edhe  stacioni i trenit te Libofshes eshte 100 here me i kompletuar  se  ky fare aeroporti..smiley

Me dy vjet shtyrje Belulo, nuk me duket shtyrje e madhe, veç me dogji ajo 0,5 shtyrje per çdo aeroport. 

nuk mund te hapesh aeroport ne jug, ketu qeveria ka te drejte. 

dmth, per BIRN, lajm nuk perben fakti qe ne kembim per zgjatjen e kontrates, u hoq ekskluziviteti i rinasit dhe u lejua hapja e kukesit, gje qe do te beje edhe rinasin te ule cmimet. lol ky eshte nga lajmet me te mira qe kane dale sot, megjithate BIRN ia ka gjetur anen ku ta kapin qe te tingelloje negativ. lol

Birn mund te akuzohet qe nuk ka perllogaritur humbjet e qeverise per 10 vitet e ardhshem te koncesionit, por ja qe eshte marre me fitimet e kompanise ne keta 15 vjete. 

Tani ku eshte fitimi per qeverine nese hapet nje i dyte duke i zgjatur koncesionin ketij te parit? Aeroporti u morr vesh qe u hap per LSI-ne, ose ndryshe Meten, te kete edhe ai nje pus floriri 

1. Ulen cmimet per popullin, me shume udhetime per popullin. E ke idene sa shqiptare shkojne deri ne Oher apo deri ne Shkup per te marre nje bilete avioni sepse i bie tre here me lire se qe nga Tirana? Humbjet e ketyre rrjedhjeve jane me shume se ajo qe thua ti, qe po ndenjen ketu s'eshte me humbje.

2. Ti mbase nuk e ke idene se sa shume te huaj kane per destinacion Shqiperine dhe i bien nga Mali i Zi nga Maqedonai prej cmimeve. Pse te mos vijne direkt ketu, aq me mire direkt ne veriun tone? Pse t'i shpenzojne parate te fqinjet e jo per shtetin tone edhe kur vijne per ne?

3. Do te futen dy kompani te reja me cmime te lira, dy tani, mbase te tjera me vone, qe hapin qindra vende pune ne total e qarkullojne te ardhura me shume se c'do te "humbe" qeveria me zgjatjen e koncesionit te TIA, qe nese ul cmimet, nuk esthe aspak humbje.

Mos u beni kaq cinike se nuk fitoni gje duke sfiduar logjiken e thjeshte per hatra politike. E mban robi kahun e vet politik po jo kaq ekstremisht.

dmth. ti mendon se qellimi ishte per popullin? hajde mendje!.. une jam dakord ti atribuosh ndjenjen e pergjegjesise disa politikaneve, por jo kur behet fjale per kesi milionash qe mbushin arken e shtetit dhe xhepat e tyre nuk e vrasin mendjen shume, se ja keto koncesionet kur ka qene ne qeveri Arben Ahmetaj jane dhene 

Mqs ende dënimi i komentuesve për fyerje është projekligj, lejomëni peshq që ta etiketoj këtë Haxhinaston një loqe. Nuk mund të lihen në dorë të këtij rrote të përcaktojë klauzolat e rimarrëveshjes koncesionare, kur dihet se kultura e tij juridiko-ekonomike është afër zeros (pavarsisht se qenja pjesë e partisë së skrapit, LSI-isë, e ka çuar ministër në 3-4 ministri). Kur nën efektet e avujve të alkolit, Nano nënshkruante këtë koncesion poshterues, gjithsesi ai dinte se ky popull do i gëzohej asaj rruge të re, që e çonte në Rinas, dhe as do e kishte mëndjen në çfarë humbëte e çfarë do humbëte. Idem, historia përsëritet me këtë ortodoksin Edmond dhe otomanin Haxhinasto, që lëshon "Dy vjet", pa fituar në fakt asgjë!

Mqs ende dënimi i komentuesve për fyerje është projekligj, lejomëni peshq që ta etiketoj këtë Haxhinaston një loqe. 

As nuk eshte, as ka qene, as do te jete ndonjehere. Jane thjesht sajesa gazetarucesh per qurravitjet e radhes.

Ne fakt loqe je ti. Do jete fitore e madhe per kete vend nese hyn kompani si Ryan air ose Easy jet te cilat te garantojne 1 milion njerez ne vit. Ai thjeshte ishte negociatori. Mos shkruaj me nen efektet e alkoolit si Nano dhe ti. 

Nuk duhet harruar se ne kohen qe Nano nenshkroi kontraten ne ishim me fat qe i huaji te vinte turist ne shqiperi e jo me te investonte.nashi aeroportet jane biznese te veshtira per tu operuar e me norme fitimi te vogel .ne bote ka shume aeroporte per te cilet eshte shpenzuar para e madhe e tani rrine kot.

Fjalë të mira gur në trasje.

Nga e thëna në të bërë, na ndan një det i gjerë.

Seç kam përshtypje që nga kjo punë fitim kanë vetëm ata që kanë konçesionin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).