Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu, pas suksesit të radhës me albumin e tij IL MIO Canto nëpër botë, është rikthyer në SHBA për të perfomuar pjesë të këtij albumi me pianisten Lucy Arner.
 
Qendra e Arteve Kaufman, ku Pirgu korri suksesin e radhës i ka bërë një prezantim prestigjioz tenorit shqiptar.
 
“Samiri Pirgu një nga interpretuesit më të rëndësishëm në botë të roleve lirike shfaqet me zërin e tij origjinal me prekje mëndafshore, siç është cilësuar nga New York Times”, shkruhet në lajmërimin e koncertit, ku ndër të tjera theksohet se “Ai jep vetëm për një natë në Sallën e Koncerteve Merkin koncertin recital me pjesë nga albumi i tij i ri "IL MIO canto".
 
Saimir Pirgu i zbuluar nga Claudio Abbado dhe i mbështetur nga tenori legjendar Luciano Pavarotti, vazhdon të fitojë admirim në të gjitha fazat e koncerteve që ka dhënë në të gjithë botën, dhe gjithmonë pritet me entuziazëm nga audienca dhe kritikët.
 
Prirja e tij e veçantë për rolet Verdiane dhe stili unik që ai sjell në repertorin e plotë të bel kantos si dhe koncertet e njëpasnjëshme i kanë dhënë Pirgut një profil të madh, si këngëtari më i madh në botë i lirikës ndërkombëtare.

17 Komente

Te lumte.

smiley urime. make us proud. 

Me pelqen shume Pirgu, artist i madh dhe njeri i thjeshte. Vetem qejfi me behet per cdo arritje, por keto titujt bombastike dhe te sajuar te gazetave shqiptare vetem sa e ofendojne figuren e tij. Askund ne artikull nuk shoh baze apo burimin nga kane arritur ne kete perfundim.

+1

Samiri Pirgu një nga interpretuesit më të rëndësishëm në botë të roleve lirike

ai teksti nuk eshte ekzagjerues (fjale latine exaggerare qe vjen nga shqipja per me teper, zgjerim). pirgu eshte me te vertet, NJE NGA tenoret me te medhenj te botes aktualisht.

fatkeqesisht per te, eshte zanat qe nuk len gjurme historike. kenga eshte efemere dhe e kufizuar nga shume rrethana qe s'varen prej artistit qe ne kete rast nuk eshte veçse nje INTERPRETUES. asgje me shume. 

tedi papavrami i ka kuptu mire keto pune dhe tregohet neper intervistat e tij shume modest, megjithese edhe ai eshte nje violinist virtuoz, jashte çdo kategorie. 

Saimir Pirgu eshte nje nga ata qe ne ben neve shqiptareve te ndihemi krenare.

Urime Saimir!

Saimir Pirgu vlerësohet në SHBA si liriku më i madh botëror

Si ta kuptoj kete titull une? Pra qe Saimiri eshte me i miri ne bote per te shkruajtur tekse kengesh? smiley

LIRIK mb.

1. let. Që ka të bëjë me lirikën, që i përket lirikës, i lirikës; që shkruan vepra të kësaj gjinie. Gjinia lirike. Vepër (poemë, poezi) lirike. Poet lirik. Nota lirike. Heroi lirik i poemës. 
2. muz. Që tingëllon ëmbël (për zërin e një këngëtari); që ka ëmbëlsi, që këndon me ndjenjë (për një këngëtar). Muzikë (këngë) lirike. Artist (këngëtar) lirik. 
3. si em. ~, ~U m. ~Ë, ~ËT let. Ai që krijon vepra lirike, poet lirik. 
4. si em. ~, ~U m. ~Ë, ~ËT muz. Këngëtar lirik. 
* Fluturim lirik let. shih te FLUTURIM,~I.

pjesa ne te zeze te takon.

Nga sa duket ne vidio, ky kendon edhe opera tamam, drama, epike, pra nuk mund te quhet dhe aq kengetar lirik, ku hyjne ata qe kendojne disa lloj ariesh, te shkurtera keto dhe lirike, apo kenge lirike, sic kendon p.sh kengetarja ruse Ana Germanij, deri diku dhe Andrea Bocelli mund te quhet kengetar lirik, apo dhe Aretha Franklin, etj. Ndoshta ne kete CD jane perzgjedhur disa lirika me se shumti, ndaj dhe konsiderohet si lirik ky tenor, te themi. S.d.q. bravo!

Opera eshte art lirik. sipas fjalorit francez.

art lyrique

• Art dramatique chanté. L’opéra est une forme d’art lyrique.

artiste lyrique

• Artiste qui joue dans des œuvres lyriques (opéras, opérettes).

soprane lyrique

• musique – Soprane à voix puissante, mais moins apte à faire des vocalises.

Nuk e di, "Nabuko" e Verdit nuk me duket aq lirike! Ky term eshte veshtire ta perkufizosh qarte dhe shkurt. Por ne gjuhen popullore eshte me i kuptueshem; lirik, lirizmi, qe ka te beje edhe me vete fjalen shqip "i lire", pra nje fare liresie si ererat e pranveres, dashuria, valvitja neper fusha. Dicka qe dallon nga epizmi, nga tragjedia, nga komedia po ashtu. Ja sa shpejt e kuptojme popullorshe. Sepse lirizmi gjindet tek shume gjini, tek kenga, brenda nje opere, tek shume arie, tek disa lloje poezish, etj. pra nuk ka kufinj te prere me thike, por dallon nga tragjedia, epikja, biles edhe nga kategorikja. Ndaj perkufizimi i sakte dhe i shkurter eshte pak i veshtire per "lirizmin". Jo te gjitha cfare shkruhen neper diksionare dhe libra te ndryshem jane te njejta dhe te sakta.

sipas fjalorit tim fjala (latine) Lirik/e vjen nga Lira, instrument muzikor. 

Historique de lyre, nom féminin

Étymologie

Emprunt au latin classique lyra, ‘lyre’.

Parents étymologiques

lyralat. cl.–lyre⁠ ⁠⇾⁠ ⁠oiseau-lyre, tétras-lyre, lyre-guitare.

lurerune langue d’oïl–lyrer.

lyricuslat. cl.–lyrique⁠ ⁠⇾⁠ ⁠lyrique, lyriquement, lyrisme (⁠ ⁠⇾⁠ ⁠lyriser).

fjala Liri, nuk ka pas ne koherat e perparme kuptimin qe ajo ka sot. bile nje studiues francez D'Angely edhe Iliret i shpjegon me I LLYRET, i undyrshem. i shendetshem si derr. Galet ( I GJALLET, bile dhe GJEL (simboli francez) vjen nga i GJALLE, etj) nuk e lidh gje me lirine, si karakter shoqeror. per ta provu tregon qe edhe LIGURET (popull ne veri te italise) quhesh keshtu ngaqe ishin te dobet, te thate. I LIGUR. pa yndyre. pa shendet. etj.

ndersa mendoj se fjala I LIR (liber lat.) vjen nga I LIDH. si me thene I LIDH dhe antiteza I PALIDH ose I LIRE.

Lidhjen e lirikes me liren (instrument) e kam lexuar dhe une. Pa diskutim eshte e vertete. Ketu problemi eshte, nga vjen kjo fjale e ketij instrumenti. Rrjedhimi i saj mund te mos jete thjesht zinxhir, pra nga kjo ose nga ajo fjale. Por eshte ne vazhden e fjaleve line (lajn=rruge, udhe), -ne kete rast kemi zevendesimin e "perendimores" n me "lindoren" r. Por dhe koncepti liri, i lire nuk eshte krejt pa lidhje me line (lajn), pra me rrugen, pasi rruga/ udha presupozon nje fare lirie, levizjen e pakufizuar. Pra instrumenti lira duhet te jete emertuar nga disa fjale dhe koncepte te perparme, me te cilat lira ka karakteristika te perngjashme. 

Operat lirike jane me melodioze, me lozonjare, me ritmike,  dmth nuk varet percaktimi nga tema sesa nga natyra e muzikes/kompozimit. Italianet i kane shkruar shumicen e tyre. Zakonisht tek interpretuesi vleresohet me shume ngrohtesia ose ngjyra e zerit se sa potenca. Pastaj pothuajse te gjitha veprat e Verdit jane lirike, nuk eshte si Vagneri apo edhe Mozarti.

 

nuk me doli ne iTunes Store ky albumi i tij i ri. po i bleva ate te perparmin, Saimir Pirgu - Angelo Casto e Bel.

Po te kesh Rhapsody e gjen atje.

e gjeta ne fakt, kur shkova me iPhone. me Mac-un nuk ma nxirrte, hajde kuptoje pse. 

kete e paska me te fuqishem. ai i pari me uniform, por prap i bukur. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).