Teksa përshkruan historinë e një personazhi që quhej Dino Çiço dhe aeroplanit të tij të drunjtë, Ismail Kadare, në veprën e tij “Kronikë në gur” ndoshta kërkon të tregojë edhe etjen e një qyteti për ide të mëdha, të cilat janë ndezur sërish teksa qeveria ka publikuar projektet për aeroportet e reja. Gjirokastra e ka një të tillë, që banorët shpresojnë të riaktivizohet.

Në një cep të Muzeut të qytetit të Gjirokastrës ruhen ende mbetjet e avionit të Dinos. Askush nuk di të thotë sesi lindi kjo dëshirë e tij, e megjithatë historia e aeroplanit mbeti, duke venitur në një mënyrë edhe bëmat e tij kombëtare. Ndoshta gjithçka lindi duke parë aeroplanët e të huajve, që uleshin e ngriheshin që në Gjirokastrën e viteve ’29, pikërisht në atë vend ku ashtu si dje, edhe sot bien sytë e shtëpive të qytetit.

“Deri dje, emri i Dino Çiços është përmendur si një element me pak humor brenda, por megjithatë zgjon një fantazi të qytetarëve të Gjirokastrës. Në fund të fundit tregon që ky qytet ka dashur të fluturojë tërë kohën. Ndoshta ngaqë e sheh qytetin nga sipër, ndoshta ngaqë është pjesë e fantazisë. Ndoshta nganjëherë kjo fantazi, edhe pa kufi, shpesh herë të bën që të thërrasësh në ndihmë atë që duhet, e në rastin konkret është aeroporti”, thotë Llambi Margariti.

Ky aeroport, edhe pse sot pak ka formën e atyre tradicionalë që jemi mësuar të shohim, kishte një linjë të rregullt Tiranë-Gjirokastër-Tiranë. Në vitet ’30-’40 ka pasur funksion ushtarak dhe civil, e në të qëndronin mbi 30 aeroplanë. Menaxhimi i tij kaloi përmes gjermanëve, e më pas italianëve, të cilët krijuan linja edhe me Vlorën, Korçën e sigurisht Tiranën, por edhe me Italinë, ku fluturonin “charter”-a të posaçëm. Për gjirokastritët, ky transport ishte mëse normal, ashtu si aeroplanët që iknin e vinin me intensitet të lartë, deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.

“Unë kam xhelozi për të parët e mi, të cilët nga mesi i pazarit apo nga qafa e pazarit kanë parë avionët e tij të uleshin, ndërsa unë, stërnipi i tyre, pas një shekulli nuk i shikoj më këta avionë”, thotë Blerim Kora, gazetar.

Sigurisht ky lloj transporti, gjatë kohës së komunizmit u ndërpre, duke u përdorur vetëm për qëllime ushtarake. U ringjall disi në vitet ’90 nga nje kompani amerikane, që kërkoi të riaktivizonte linjat e vjetra, por shkoi drejt shkatërrimit të plotë në vitin e mbrapshtë 1997, kur që nga kulla e vrojtimit, aparaturat e gjithçka tjetër dolën jashtë funksioni. E megjithatë, edhe në ato kohë fluturimet nuk do të ndalonin. Në këtë aeroport zbritën edhe Romano Prodi, Vranicki, Nano e Fino. Më pas gjithçka u la thuajse në harresë, veç pushtetit lokal që në mënyrë të vazhdueshme ka ndërmarrë nisma për ruajtjen e tij, siç është rasti i vendimit të bashkisë në vitin 2003 dhe qarkut në 2008-n, për ta shpallur zonë të mbrojtur aeroportuale. E kjo sigurisht i ka dhënë asaj frymëmarrje.

“Ka 1.300 metra pistë në gjatësi, 100 metra në gjerësi, ka rreth 100 mijë metra katrorë sipërfaqe piste, mbi 20 mijë metra katrorë të sipërfaqes së rakordimit, mbi 20 mijë metra katrorë sipërfaqe për parking dhe ambiente të tjera shfrytëzimi. Të fillojmë nga avionët sportivë, ‘charter’, pas një ndërhyrjeje shumë të vogël, sidomos një rulim dhe prerje barërash, pra një sistemim deri në 30 vendesh”, thotë Bexhet Çobani, inxhinier.

Sot degradimi është i madh, sidomos në pistë, e cila dukshëm ka nevojë për ndërhyrje për shkak të hyrjes së automjeteve të ndryshme. Kanalet e drenazhimit janë thuajse jashtë çdo funksioni, e po ashtu rrethimi që ka dëmtime jo të pakta. Dora e fundit e shtetit duket se ka qenë te vendosja e blloqeve të betonit, që mbinë mbi pista në të gjithë vendin pas alarmit të transportit të drogës përmes ajrit.

Godina kryesore ka një pamje më të mirë, pas restaurimit të bërë nga italianët vite më parë. Megjithatë, gjirokastritët e mbajnë mend që 80 vite më parë. Është e njëjta godinë, që qëndron si dëshmitare e kohës kur aeroporti nuk ishte i boshatisur. Sot është një ëndërr për të gjithë qytetin.

“Unë mendoj se do të shërbejë edhe për lidhje ndërmjet aeroporteve lokale funksionalë, megjithatë le t’i kalojmë edhe kufijtë e Shqipërisë, të themi rajonale më tepër. Për shembull mund të kemi fluturime Janinë-Gjirokastër-Tiranë, pse jo edhe Gjirokastër-Kukës-Prishtinë, pra do të jenë me lidhje të sensit rajonal. Njëkohësisht do të doja të theksoja se, do t’i bashkëngjitet të gjitha formave të tjera të transportit që kemi të zhvilluara këtu në Jug të Shqipërisë, siç është transporti rrugor apo ai detar në Sarandë, e do të shërbente si një portë hyrëse shtesë”, thotë Genti Ruspi, pedagog.

Projekti i qeverisë për të ndërtuar apo riaktivizuar aeroporte të tjera, veç atij “Nënë Tereza” në Tiranë, ka bashkuar intelektualët gjirokastritë, të cilët e shohin këtë si një mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi. E kjo mbështetur jo thjesht në faktorin historik, por edhe në nivelin e përmbajtur të kostove. Sipas një studimi të kryer nga ekspertë italianë, kostoja për t’i dhënë Aeroportit të Gjirokastrës standardet e kërkuara me norma ndërkombëtare, nuk i kalon 5 milionë eurot. E kjo për atë që ofron Gjirokastra, sipas tyre do t’ia vlente.

“Të vizitosh Gjirokastrën nuk do të thotë ta vizitosh atë për disa orë. Të vizitosh Gjirokastrën do të thotë të kalosh një periudhë ndoshta disaditore, për të arritur të kuptosh se çfarë Gjirokastra ofron nga e shkuara e saj dhe nga ditët aktuale”, thotë Luis Seiti, guidë turistike.

Sot Gjirokastra është një nga qytetet më të frekuentuara nga turistët, një qytet me vlera të mëdha historike dhe kulturore, që sigurisht ka mundësi të ofrojë gjithmonë e më shumë. Përtej thjesht qytetit, e gjithë krahina ka mundësi të jashtëzakonshme, që ende nuk janë shfrytëzuar siç duhet. Nga historia e shkuar tek e sotmja ka mjaftueshëm gjurmë. Mbetjet e avionit të Dinos janë një pjesë, ashtu siç janë edhe ato që flenë me avionin e famshëm amerikan, që qëndron në kala si trofe i komunizmit. Këto janë tregues të dy periudhave, tashmë Gjirokastra pret të tretën: atë aktualen, me shpresën që të mos mbetet më vetëm në muze.

Riaktivizimi i aeroportit me histori mbi 80-vjeçare është kthyer sot në një ëndërr për të gjithë qytetin e Gjirokastrës, një ëndërr që gjirokastritët shpresojnë të mos përfundojë si aeroplani i drunjtë i Dino Çiços, që nuk mundi kurrë të fluturonte.

Video

* Foto: Saimir Kumi

29 Komente

(mono)dialog me Çeçon

 

Në Gjirokastër...mbrëmë në ora 20.00. Verberi kandili...merzitje e madhe popullore dhe dëshirë për të ikur. Jam Përpara shtatores së Çerçiz Topullit "Po ikin gjirokastritët Çeço për në Gjermani" - i thashe. Nuk foli...Gjithë shqiptarët duan të ikin. Turpi i mbetet qeverisë ...

(Gjirokaster, 5 Tetor 2015)

smiley 

Gjirokastra po lufton me saranden per aeroportin e jugut. Marini paska marre anen e gjirokastres. 

Ndersa deshtaket me poshte kane vepruar serish, pa lidhje me temen, vetem te vazhdojne deshtakerine. lol

tamem rilindje

Degjuar e kemi, pare jo!

Te me fale shkaba paraprakisht por aeroportet ne pergjithesi jane money losing businesses.nese aeroporti i rinasit qe per momentin ka monopolin sipas nje artikulli te meparshem mezi kerren nje fitim 8-10 milione euro(perpara se te paguaje 30% takse) ne vit sa priten te fitojne gjithe keto aeroporte ne gjithe shqiperine ?Kush do i financoje humbjet?sa do jete fluksi i turisteve ?se psh saranda sado e bukur eshte nje bythe vend ka vetem kaq km plazh , kaq shtreter ne hotele per 4-5 muaj ne vit e korfuzi me aeroportin e tij  eshte vetem nje vrap pele larg.Gjirokastra megjithese interesante ne fund te dites nje qytet me arkitekture turke e cila gjendet ne gjithe ballkanin eshte , e italia ka me qindra qytete keshtella ne maje te maleve .Eshte e vertete se ne kohe te zogut kishte transport ajror por atehere nuk kishte infrastrukture vendi e nje udhetim tirane -gjirokaster donte nje jave.sot po te perfillen te mbarojne autostraden ai udhetim behet per 3 ore me makine.

jane 4 milione turiste qe vijne ne vit e cdo vit shtohen, dhe 80% e tyre shkojne nga TR drejt jugut, dmth ne TR, Berat, Butrint, Sarande, Gjirokaster. Nje pjese derrmuese e ketyre hyjne nga Maqedonia ose Mali i Zi, per shkak te biletave. aeroportet lokale te kukesit e te jugut, nese do te kete dhe ne jug, kane strukture minimaliste me investime minimale, jo si ai i tiranes. kane nje piste per trafik te vogel, nje salle te vogel pritjeje e pak staf, dhe kompanite me cmime te lira kane shfaqur interes qe tani dhe te gatshme te investojne. lol nuk habitem qe ke reagimet dhe tiparet me deshtake. buron deshtakeri ne cdo ide qe nxjerr

4 milione turiste - smiley shko mer pirdhu, as ne kohe te sali bollekut nuk kishte kaq shume.

duhet te shkoje ne klase te pare e te mesoje tabelen e numerimit smiley

kuazi, meqe kjo deshtakja apo deshtaku brekegrisur qe njihet prej vitesh si antishqiptar/e me ka cituar nje faqe kieze smiley e meqe zeqo eshte thjesht troll ordiner i PD, po te pergjigjem ty qe je thjesht inferior pesimisit i rritur ne komunizem dhe qe beson cdo te keqe te sajuar nga mediat anti-emigrante ne Britani, por nuk beson dot te dhenat zyrtare te institucioneve nderkombetare.

Shifrat nuk i thote shkaba, por OKB dhe Banka oterore. http://data.worldbank.org/indicator/ST.I... 3 milione u bene qe ne vitin 2011 sipas OKB, 2.4 milione sipas BB. Po sipas BB, ne 2014 ke 3.4 milione. Sipas OKB, Shqiperia dhe Serbia ne 2015 kane pasur rritje turistesh me 25-30%, qe e ka cuar numrin ne 4 milione. Ja dhe faqe te tjera. http://www.indexmundi.com/facts/albania/...

Nese genjejne per Shqiperine keta, i bie qe genjejne per gjithe boten. 5 mije ne vit thote ajo. Vetem une shoh cdo dite ne qender te TR tre autobuse me turiste me aq sa kaloj, nje 2 minutesh qe me bie rruga. haha ajo shifer qe ka cituar kinezi jane per secilin tour operator ne shqiperi. Llogarit qe s'jane te gjithe tour operator shqiptare, dhe shumica e turisteve nuk vijne me tour operator shqiptar por me paketa rajonale nga vendet fqinje ose vendet e tyre smiley

tre autobuze ne dite, ok shkabe, le te themi 3-4-5-6-7 qinmije, per ta ber ty qejfin. po mos ja fut 4 milion, se ja mua me teket e them 7 milion psh.smiley

 

Experts say that for 2016, the main challenges for Albanian tourism will be the quality of service and the hospitality industry.

The adoption of a new law on tourism is expected to bring discipline to the industry, with the launch of the implementation of standards and classifications, experts declare.

Tour operators in Albania reported that the biggest flows of tourists in 2015 were from Eastern European countries, while overall tourist figures range from 5,000 to 100,000 visitors a year, mostly in the first half of the year.

The main problems that Albanian tourism faces are the level of taxation, infrastructure that is not always uniform or consistent, and the service's culture

4 milion turista! shkabe me duket se vjen ketu per qyfyre. even kuazi qe eshte rilindas i thekur po te thote ik pirdhu!!

smiley i shifrave. 

http://data.worldbank.org/indicator/ST.I...

dmth, banka boterore duhet te merret per baze per statistikat mbi varferine e korrupsionin, por ia fut kot per turizmin? lol jo se thone se i sajoj une pastaj. as serbet e as dick marty nuk kane kete lloj qasjeje te njeanshme ndaj statistikave te institucioneve boterore, dhe leverdia 

Bonga boterore thote gjithashtu se gjisma e shqipove rrojne me me pak se $2 ne dite .apo brezi I ri qe ti e mburr aq shume jane analfabete funksionale .keto statistika ty nuk ti do bycka jote katunare ti pranosh.smiley

...

WTF? Mire qe sajon por mos ia qr mhb se as serbet nuk guxojne aq. BB ka thene qe 32% e popullsise jetojne nen 5 USD ne dite, 14.3% (ne 2012) jetojne nen 3.2 dollare ne dite, dhe sigurisht qe aty perfshin ata qe punojne por qe nuk e deklarojne, qe jane nje pjese e madhe. Ata nen 2 dollare jane 2%, sipas WB. Po nejse, po ta anashkaloj kete krllik kolosal. Pra, ti po me thua BB genjen per 3.5 milione turiste ne 2014? Apo qe ti vjen me brockulla ketu?

po ca jane 3.5 mln turiste ne te gjithe vendin qe hyjne e dalin per 1, 2 dite apo 1 jave? vec NY pret e percjell 54.3 mln turiste brenda vitit kurse Toronto 40

Emigrantet qe kthehen per te vizituar familjet dhe hyqymeti I regjistron si turiste .

qenkemi 8 milione ne gjithsej? nejse me pelqen qe ata qe kam thene gjithnje qe jane me deshtaket, merziten nga shifra te tilla, sepse verteton qe kam te drejte. smiley

Shume te drejte ke.

Deshtaku ka shprese te behet I suksesshem ndersa nje idiot si ti eshte I pashprese .you can't fix stupid .stupid is forever.smiley

shkabes nuk ja ha qeni shkopin per statistika

Une them se aeroporti i Vlores, mund te jete me efiçent dhe me i madh. Veç duhet patur kujdes nga klauzolat e marrveshjes me ate firmen gjermano-amerikane qe e ka nen konçension aeroportin e Rinasit. Do jete me e leverdishme ti jepet 10-12 vjet me konçension aeroporti i Vlores ose i Gjirokastres kesaj firme, dhe te hiqen ato klauzolat e dyshimta, dhe pas 10-12 vjetesh, te dy aeroportet (edhe i Tiranes edhe i jugut) i kalojne shtetit shqiptar, pra perfundon edhe konçensioni. 

Duhet synuar qe ajo klauzola, qe i jepet e drejte ter hapsira shqiptare, firmes ne fjale, te hiqet. 

Pjer, e more vesh qe eshte nje firme Kineze e interesuar ta bleje aeroportin e Rinasit? Nuk e di a kane disa dite qe e japin lajmet atje tek ti.

Natyrisht e dashur, e kishte Monitori perpara, para nja 2-3 ditesh ne mos gaboj. Ne marrveshjet klasike, konçensioni nuk shitet dhe nuk transferohet, mirpo ne kohen e sotme çfar nuk po shohim. Dikur edhe tradita klasike, nuk e lejonte kalimin e fuksioneve te mbretit tek i biri, pa vdekur mbreti, mirpo ja qe ne kohen e sotme, transferohet fuksioni i mbretit tek i biri, si ndrrimi i ministrave. 

Aty po luhet film, kuptohet ne bursa, se konçensioni pasqyrohet ne kambiale, nje lloj titulli vlere, e cila shitet e blihet tek spekullantet per ti rritur vleren ose per te shlyer investimin, çdo lloj diference qe çlirohet/gjenerohet, eshte ne vetvehte nje lloj vlere e re. 

Po te lexosh VQ dhe Intervisten, e kupton me mire filmin qe po luhet pas skenes. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).