Artikulli për emigrantët shqiptarë të Italisë, shkruar nga drejtori i gazetës online “East Journal”. Vlerësimi për ata që fituan mbi ksenofobinë dhe punuan për ta fituar vetë gjithçka

Të jesh rritur me “Pellushin One” – atë të “Bim Bum Bam”, flas për prodhimet e dobëta të filmave të animuar japonezë ose telefilmat amerikanë të transmetuar nga “Finninvest”. Ose me “Çmimin e merituar” (Il prezzo e giusto), dhe Iva Zaniki që thërriste “Njëqind, njëqind, njëqind”. Ja pra! Të jesh rritur nga një televizion i tillë, që ka shënuar një brez të tërë italianësh. Por jo vetëm ata, por edhe një brez shqiptarësh. Ky përfaqësim i gjithë mpleksjeve të dritave dhe biletave jeshile që binin nga qielli, ato çmime të para dhe balerinat me shalë përjashta që të mbeten për gjithë jetën, si një mbresë. Po, vërtetë një mbresë. Nuk mund të dilje i gjallë nga vitet ’80, kur këndonte një bandë muzikore disa vite më vonë. Nuk mund të dilje gjallë nga një periudhë konsumi, falsifikimi realiteti, nga premtimet e mullinjve të bardhë të erës që nuk u mbajtën kurrë. Zgjimi ishte shumë brutal. Po flisja për shqiptarët. Ata ia dolën të ishin gjallë, të paktën deri diku. Shqiptarët e brezit tim janë një pasqyrë për mua me ndonjë shenjë më tepër. Krizat, ata i kanë përballë që kur ishin të vegjël.

Ndërsa ne kemi besuar sikur të preknim, të paktën për pak kohë, ëndrrën e madhe të mullinjve të bardhë të erës ashtu sikur besohet te babagjyshi i Vitit të Ri. Ne besuam sikur të ishte një fe, besuam qartësisht në të ardhmen e begatë. Ata në të vërtetë kishin kaluar diktaturën në fëmijëri, realitetin e vështirë të ikjes, psikozën e bunkerit. Deri në vitin 1991 me eksodin masiv drejt “Amerikës”. Por aty nuk ishte Iva Zaniki për t’i pritur krahëhapur. Kishte një indiferencë, barbari italiane, “le t’i hedhim” në det dhe të tjera karamele të helmuara të përdoruara nga një popull racist. Një popull i rritur në një bum ekonomik, me bukë të bardhë, me veturë në kopsht, pushime në det apo në mal. Një iluzioni i mirëqenies, e cila vihej në rrezik nga anijet e shqiptarëve. Por ata shqiptarët kanë fituar. Ndoshta për këtë më është rritur edhe admirim i madh për ta. Tani është koha të them se, unë i dua shqiptarët. Sepse ata janë si ne, madje edhe më të mirë se ne. Ata janë të guximshëm, këmbëngulës, inteligjentë dhe janë italianët më të mirë që unë njoh.

Po po, më të mirët pa asnjë dyshim. Sepse Iva Zaniki apo “Rrota e fatit” (Gira la ruotta) vlen më tepër se çdo pasaportë. Ata rreth 500 mijë që janë regjistruar këtë vit janë italianë të vërtetë me kokë dhe me zemër. Nuk i kanë harruar kurrë rrënjët e tyre, e përse vallë duhet ta bëjnë? Dhe provoje t’u kritikosh vendin e tyre, ata munden dhe e bëjnë në vazhdimësi, por ti nuk duhet ta bësh se t’i nxjerrin sytë. Por duan edhe vendin tonë që është edhe vendi i tyre dhe e përmirësojnë atë me kreativitet, shpirt sipërmarrësi, pa u ndalur nga përrallat “është e pamundur”. Ato që, ne bijve të italianëve me vetura në kopshte, na vlen si ngushëllim. Ndërsa për një emigrant asgjë nuk është e pamundur. Ata janë treguar të fortë, kryelartë, kanë punuar për të fituar bukën dhe respektin deri sa ende nuk ishin dëgjuar fraza si “Shqiptar është, por është njeri i mirë”. Ajo, “por” ishte shenjë e bërë nga ksenofobia italiane. Megjithatë sot është e pamundur që ndonjëri nga ne të mos ketë bërë miqësi me ndonjë shqiptar, siç është e pamundur të mos kesh njohur te ta cilësitë superiore krahasuar me defektet e tyre. Askush nuk u ka dhuruar kurrë një gjë shqiptarëve.

Gjithçka e kanë fituar, duke luftuar centimetër pas centimetri. Në flamurin e tyre shfaqet shqiponja me dy krerë, dhe unë besoj se ata ashtu janë, njëra nga kokat i përket së ardhmes, fëmijëve që do të lindin, jeta dhe e ardhmja që do të ndërtojnë në këtë vend dorështrënguar, dhe tjera së shkuarës, prindërve, gjyshërve, asaj Shqipërie që nuk harrohet e që duhet të jetë më e drejtë e më e ndershme me bijtë e saj. Shqiptarët janë italianët më të mirë që ekzistojnë. Ditën të integrohen, të hedhin baza, të ndryshojnë e të na ndryshojnë, duke u bërë të padallueshëm pa u asimiluar e pa hequr dorë nga vetvetja. Ne si komb jemi rritur falë tyre, mësuam të vlerësojmë dhe të tjerët, e u bindëm që emigrimi nuk është një e keqe. Sigurisht që edhe ndonjë të metë, se nuk ekzistojnë mullinjtë e bardhë. Shpresoj vërtet që në një të ardhme të kemi një kryeministër me origjinë shqiptare, jo një si Obama. Atëherë ndoshta do të jemi një komb më i mirë.

Përshtati: Anxhela Devole

62 Komente

ne pamje te pare duket pozitiv per shqiptaret,por nuk mund te mos vesh re habine e italianit per asimilimin e shpejte te shqiptareve.   kjo ka lidhje me servilizmin dhe inferioritetin.   keto jane tipare shume negative, qe rrezojne edhe cilesite e tjera te mira te shqiptareve,si puna,kembengulja,shpirti i sipermarrjes,famija, kujdesi per te moshuarit etj.

kur te gjejne rehat me identitetin e tyre ,shqiptaret do marrrin edhe rrugen e zhvillimit.   per sa kohe do bejne mercenarin,fatin e jevgut do te kene.

Ma vaffanculo. Gjenetikisht s'ka asnje dallim midis italianeve te jugut dhe shqiptareve. Ata s'jane jevgj. Shqiptaret jane pjesetare te familjes ne Itali, nuse, dhendurre, femije. Ti mire je ne Greqi se i ben me pak dem integrimit te shqiptareve ne Itali. Ose ndoshta je bere ai qe je sepse te trajtojne malakat si malaka.

nqs je ai loqja qe te kane rrahur qe te vogel ne fshatsmiley, s'ta kam fajin une qe s'di te lexosh.   hapi syte!   ose mos komento kur nuk kupton! 

Ke vesin e felliqur te xhaxhit Enver. S'rri dot pa kritikuar 100% te gjerave qe te terheqin vemendjen. Ai e bente se ia kishte arritur te gjithave dhe donte te behej klasiku i peste i marksizmit. Ti e ben se diku thelle adhuron akoma xhaxhin, dhe do t'i ngjash.

Shqiptar mire te tha, ma vaffanculo mortaçi.

ketu s'eshte pune servilizmi, po kur si rruhet njeriu per nacionalizma, atehere detyrimisht behesh njeri i bute, shikon qejfin, i pjerth mu ne te ceshtjes kombetare, integrohesh se te marrin per budall kur thua pellazgu, pellazgu.

 

si si signore giovani

nuk e kuptoj kush ju shtene ne vesh se nesmiley, as qime ,as hame ,as pime!

i vetmi ndryshim eshte se ne  kur ffanculosmiley ndonje signora fotinismileynuk in themi me kjamo xhorxhiosmiley,as jorgosmiley

nuk fshihemi , merr vesht tinaaa.

si idrizi njeher e nje kohe e paske mbush me topa te verdhe shqipe!

Shikoni te nxirrni ca onorevole tu hapin ca dyer me shume... Po lerini pushkataret e nternetit. Jua kam ziline se nje vrap pele e keni Albanien, bile dhe vete jam bere pishman, po iku ajo pune. Edhe per weekend shkon robi. 

vetem nacionalizmi do ta shpetoje shqiperine ka thene nje mendjendritur.smiley

shqiptaret ne faze te pare te emigrimit duhet te jene ekuivalent me meksikanet e ketejshem te usa-s. Pa m'a marre per ofeze, gjithmone (se edhe vete kur e degjova t'ma thosh nje ish-kolege meksikane te njejten pershtypje, nuk me erdh mire. por po t'e kesh te besh me ta sheh shume te perbashketa).

Si meksikanet ne USA, dhe jo si arabet ne France. Po flet dikush qe i ka pare te dyja personalisht. Meksikanet ne USA, shumica absolute, duan me cdo kusht te behen amerikane. Praktikisht 100% ia dalin, ne 1 ose 2 breza. Nje pjese e vogel erdhi per dallavere dhe mbushin burgjet.

Arabet ne France s'duan te integrohen, duan ta bejne Francen Arabi. I kam pare vete, kam folur me ta, isha ne France me 2005, ne kohen e xhihadit te pare europian. Vetem per kete ju lutem i hiqni ato paftat e kuajve dhe shikoni realitetin si eshte, jo si duhet te jete sipas filozofise marksiste-leniniste.

Meksikanet ne USA, shumica absolute, duan me cdo kusht te behen amerikane.

Actually kete e ke jangllesh.mexicans jane grupi etnik me i painteresuar nga te tjeret per tu bere qytetare amerikane apo per tu integruar.Qellimi i tyre eshte te kursejne ca para e te kthehen ne mexico.edhe gjuhen angleze shume prej tyre pas dekadave ne amerike nuk e mesojne .jane po aq inteligjente sa te tjeret por duke qene se kostoja e jetes ne mexico eshte shume e ulet me disa mijera $$ te kursyer ne shba mund te kthehen e bejne prokopi ne mexico e konsiderojne veten thjesht te perkohshem ne shba.punojne ne punera qe s'duan ndonje trajnim te madh , jetojne 20 vete ne nje apartament te vogel duke paguar $30 ne muaj qera.punojne zakonisht me hispanike te tjere keshtu qe su hyn shume ne pune anglishtja .pas disa vitesh sakrifice kursejne para te mire me te cilat ne mexico mund ta shtysh disa vjet .

ka shqiptar e shqiptar. ty edhe mund te te marrin per meksikane, por nje tjeter nuk e marrin dot. 

nuk e kish per mua personalisht pershtypjen, por edhe t'a kish ... what's wrong with that.

Ne cfare jane ekuivalente shqiptaret ne fazen e pare te emigrimit (ku? ne Itali?) me meksikanet? Kam jetuar 13 vjet ne Itali dhe pothuaj tre ne US dhe s'e bej dot kete lloj perafrimi.

italianet i jane neneshtruar te njejtit dyshim e diskriminim kur emigruan per vete ne amerike.WOP ishte termi derogativ  me te cilin iu referoheshin emigranteve italiane.italianet e pare ne amerike kane punuar me thonj e me dhembe ashtu si ata shqiptare ne itali.urat e gratcielat e new yorkut jane ndertuar me kockat e italaineve qe shpeshhere jetonin 14-15 veta ne nje dhome .brezi i dyte u ngjit me lart ne shkallen e shoqerise ashtu si degjoj shpesh qe brezi i dyte i emigranteve shqiptare ne itali po kryejne punera me te kualifikuara se ato te prinderve te tyre.

s'jane te njejtet italiane keta qe shkruajne neper gazetat ne rolin e gazetarit me ata qe emigrojne akoma. italianet e jugut s'kane asgje te perbashket me italianet e veriut, perveçse gjuhes zyrtare, se ne realitet e kane te veshtire edhe te komunikojne, po te flasin neper dialektet e tyre krahinore. 

italianet e veriut me prejardhje gjermane e austriake shumica, nuk emigrojne. keta edhe duan te ndahen prej jugut, qe i cilesojne njerez me bisht.

ne baze te shkrimit, ne besojme duhet te jene, znj/znjsh.

Italianet (mesatarja dmth) jane robt me te mire qe kam has. Do thush po s'rrodhi do pikoje, Roma perandori, Vatikani (feja opium dmth), s'jam kondra. 

Zoti/znj Juli, ndonje argument personal do ish me shume interes. Po qofte edhe jopersonal. Per shembull: numri i shqiptareve te paligjshem ne Itali krahasuar me numrin e meksikaneve dhe latinove te tjere te paligjshem ne US; perqindja e shqiptareve ne Itali krahasuar me popullsine ne total italiane dhe ajo e latinove ne US; njohja e gjuhes se vendit te emigrimit e te dyja paleve e keshtu me radhe.

taren qe eshte drejtor teknik i lacios, e shajne nga nena hapur neper forumet, italianet.

Italia eshte  nje vend demokratik ku njihen te drejtat e te huajve, nuk bejne presione te llojit ndrysho emrin apo ndrysho fene apo budalleqe te tilla. Nese ke nje problem dhe i drejtohesh nje gjykate e merr te drejten tende edhe duke qene Shqiptar. Fatkeqesisht ne keto momente nuk ofron me oportunitet per ne Italia, por per tu theksuar qe jemi me fat qe e kemi fqinj duke pare greqine ne jug dhe kriminelet e serbise ne veri.

tare qe ka jetuar edhe ne gjermani tha qe ne itali mjafton te shkosh ne nje banke dhe shef qe ka dallim racial. nuk shikon te huaj qe te punesohen. etj, etj.

keta emigrantet qe po vershojne sot me turma, asnje nuk do te qendroje ne itali. se do t'i duhen shekuj, te ngreje koken. robt e ndjejne. 

italiani (por edhe spanjollet dhe portugezet) eshte popull me nje fare vitaliteti akoma, kjo nuk i lejon te huajve hapesira te lira. ndersa popujve te veriut u ka vdek vitaliteti, dhe lejojne shume me teper hapesira per emigrantet, sidomos atyre qe kjo u duket ne fytyre, nuk e fshehin dot. (se jane raca te tjera me vendasit)

 

Do pare edhe cik me ndryshe kjo pune se gjermania ka patur tere kohen emigracion kurse italia tani afer filloi hiq ndonje maroken e tunizian te para 90. Do kohe qe te behen brezat e te zene pune te mira edhe pse jam gjithmone i mendimit qe vendasit punet e mira i mbajne gjithmone per vete ne cdo shtet qe te jesh.

nuk ka lidhje koha, se as gjermani nuk i intregroi dot çifutet qe kishin (shekuj) qindra vjet aty. as turqit s'ka per t'i integru dot gjermani. ka te beje vetem me ate qe thash dhe qe eshte Vitaliteti i nje populli. italianet nuk te hapin rruge. plus qe shumica e ndermarrjeve italiane eshte akoma me baza familjare. kjo nuk lejon te besh kariere atje. te fitosh leke ne itali kollaj.

ndersa per te integruar italianet jane me shume te afte sesa popujt e veriut. sepse jane popull me talent. dhe me tradicion te vjeter neper gene. çifutet (arabe, turq, e gjithe çka ardh atje prej koherave, s'ka me nje bjond italian) ne itali jane psh integruar, jane ASIMILUAR, i thone vetes italiane, nuk jane si çifutet e gjermanise, apo frances apo polonise etj. qe jane popuj me te rinj e me te ul se çifutet apo arabet. s'kane force integruese. ke me vlera me qene çifut se me u bo gjerman apo polak. nga kjo dhe ti s'mund te tjetersohesh. 

por veshtire te kuptohet kjo pike.

ne fakt popujt me medioker te botes jane zhvilluar, sepse ata jane te afte te jetojne neper shtete hiper te medhenj dhe nuk e kane problem shtypjen nga makina Shtet, apo Patron apo kush do qofte tjeter dhe kane mentalitet Turme. sepse duke qene individe te dobet e kane kuptu qe grupimi ne turme u jep force. sa me e madhe turma aq me e forte dhe komptetitive kjo behet.

Cifutet ne Itali i njoh me mire se ti se kam bere doktoratin e pare ne Pisa, ku jeton nje nga komunitetet cifute me te medha ne Itali. Shumica punojne ne universitet dhe spital. E mbajne njeri-tjetrin si gjithandej tjeter. Vetem se e dine qe italianet s'jane naive si popujt e veriut, dhe i vene udut vetes. Te gjithe cifutet qe kam njohur ne Itali... flasin keq per Izraelin, dhe e bejne qe te integrohen. Ne fakt bejne shume per Izraelin.

Pr. Toli, kot harxhoni te dielen me keta. Shkoni e pini nje kafe me shoket me mire. 

smiley

Da mbyll shume shpejt. Nga te fundit. Te gjitha "gabimet drejtshkrimore" qe bej une jane te qellimshme. E kam pare se nga po shkon evolucioni i shqipes dhe i pranoj normat e ardhshme.

italianet ku ke bere ti shkollen jane si popujt e veriut, te pa afte te integrojne ne fakt. kane qene prej vitesh pushtu nga austriaket. napoleoni i çliroi.

italiani i vertete eshte nga jugu italise. veriu jane gjermane te latinizuar. nje italian i njohur, komentator (publiçist, gazetar, kritik, etj) prej vitesh tek Rai, po fliste nje here, mbi keto diferenca midis tyre,  ne nje TV te frances. 

bile po u tregonte francezve qe dhe Mafioz nuk quhet dot çdo bandit. termi personifikon diçka specifike.

jo falemnderit

smiley

smiley Natyrisht qe "jo faleminderit".

Ndofta nuk ka lidhje me temen: para pak kohesh (kur ishin pashket) isha per tre dite në Milano. Asistova ne dicka e habitshme: jo nje, por dy here më ndodhi të degjoj në rruge grupe të vogla prej 3-4 adoleshentesh shqiptare qe flisnin me njeri-tjetrin me fjalet me të pista qe mund të permbaje fjalori i shqipes! Biles krijova pershtypjen se i perdornin gati-gati si perkthim nga italishtja (parolacet) pra si nje forme afirmimi i të qenit edhe shqiptare. Nuk jam i sigurt se c'sinjifikim mund të kete nje gje e tille por qe të me ndodhte 2 here në 3 dite...  smiley

kjo sinjifikon qe Ardhja e Dyte e Komunizmit eshte shume afer, fare prane!

 

Nuk mendoj se eshte ndonje gje qe kerkon shpjegim apo qe eshte tregues i ndonje fenomeni te vecante. Te rinjte zakonisht flasin me fjale te pista, sidomos adoleshentet (pervec ndonje perjashtimi ketu tek peshku ku kjo praktikohet edhe nga te rritur), iu duket sikur behen pjese e grupit, sikur papritur u burreruan. Qe e bejne ne shqip pastaj e jo ne italisht nuk me duket ndonje habi.

sepse fjalet e pista jane me kuptimplote. kuptohesh me tamam. s'ke nevoje me fol gjate.

te rinjt jane pragmatike. s'kane nge me lexu faqe me fjali boshe ku asgje kuptohet. 

Eshte fenomen qe vihet re ne qytete metropol tip Milano, Torino, po dhe ne qendra me te vogla ku la koncentrim shqiposh, sidomos nga Veriu i Shqiperise. 

Nga njera ane, si adoleshente qe jane, influencohen nga hip hopi shqip, nga Noizy me shoke menjllaf. Nga ana tjeter, bejne banda, qe te jene gati per tu perleshur me ndonje grup peruviane a ekuadorenje, qe jane shume aktive ne violence ne Milano e perreth.

ec mo, kalamaj...do rriten.

 sidomos nga Veriu i Shqiperise

po ti paske qene 5 hapa larg? smiley

 

ps:  s'desha me e thone për arsye 'krahiniste' por m'spiunove ti 

Sinjifikimi mund te jete qe ka shume shqiptare ne Itali?

Qe flasin fjale 'te pista' ne shqip mund te thote qe jane te ndergjegjshem per reagimet apo shikimet verejtese te njerezve qe do i degjonin rreth e rrotull, pra qe nuk ia lejojne vetes nje fjalor te tille ne italisht. Eshte gjithnje me lehte te shajme apo te flasim ne zhargon te rruges ne gjuhe te huaj, ne ate qe kemi me pak lidhje. 

Me vjen mire qe erdhi dita te flitet keshtu per shqiptaret, por edhe kur bejne komplimente prape italianet nuk e leshojne dot tamam zemren. Qe tek titulli nuk shkon. Shqiptaret jane shqiptare, edhe kur naturalizohen, sepse ketu po flasim per nje rrace tjeter me teper sesa per nenshtetesi.

Une kam jetuar 10 vjet ne Itali, e Italine e dua fort, si edhe italianet, pavaresisht kamuflimit qe i kane bere historikisht racizmit te tyre. Jane me te sofistikuar ne kete gje. Dhe sido qe te jete, me shume gjera te perbashketa kemi me ta sesa me cdo popull tjeter te Evropes perendimore.

Me kujtohet andej nga vitet 1999-2000 ne nje emision  llafologesh (nje tjeter importim?), nje vajze italiane e alarmuar qe rrefente historine e dashurise mes saj dhe nje shqiptari ndaj te cilit e gjithe shoqeria dhe familja e paralajmeronin per rreziqet dhe tmerret qe e prisnin. Me habi te madhe pashe prezantuesit, njerez adulte, te krehur e te veshur, hamendesoj te arsimuar e te vaksinuar, qe e keshillonin te ndahej sa me pare nga ai, se si do ta kthente ne rruge te prostitucionit perveç lloj-lloj shfrytezimeve te tjera. Sigurisht qe per shoqerine e atehershme italiane fenomenin i imigrimit masiv ishte i ri, por injoranca e shprehur ne menyre aq banale dhe publike te linte nje pershtypje jo dhe aq te mire per televizionin italian.

Mos ka qan ai emisioni "Al posto tou" i Alda d'Eusanios se e kam pas ndjek dhe une. Ka qan nje periudhe qe e filloja me Alden dhe e marojsba me Bruno Vespen. smiley

Me duket se njeri nga prezantuesit ishte nje tip kshu i bronzuar qe reklamon dysheke here pas here ne Canale 5 a Italia Uno a Rete quatro. smiley 

Me habi te madhe pashe prezantuesit, njerez adulte, te krehur e te veshur, hamendesoj te arsimuar e te vaksinuar

smiley 

Evropa e jugut vs veriut kane ca tipare te ndryshme, e njeheresh vendet brenda secilit grup kane tipare te ngjashme pavaresisht historive te ndryshme te dekadave te fundit, si p.sh. Italia qe ka qene Perendim e Shqiperia monizem, e deri diku midis grupit keto popuj kane ngjashmeri edhe pertej dasive te shekujve te fundit, si p.sh. Italia e krishtere/perendimore e Shqiperia ne mase e otomanizuar-lindosur (ngaqe pushtuar). 

Ka kohe qe s'shikoj fare TV shqiptare po p.sh. me kujtohen ca episode te shkeputura "diskutimesh" apo "humori" ku futbollistet e zinj/erret braziliane trajtoheshin me keq nga shqipot e krehur dhe veshur me mode neper studiot televizive shqiptare ku fapetinte ndricimi dhe teknologjia. 

Nese ndonje nga juve ka hasur, do ishte i intersuar te lexoja dicka (anglisht ose shqip) sa i perket ndonje qasje per te krahasuar kulturat e ndryshme te Evropes (kontinentit), ndikimeve qe kane cuar ne vecori te caktuara te tyre, etj.

Nuk shoh tv shqiptar, por mjafton te lexosh shtypin, forumet, etj., etj., per te pare nivelin grotesk te  komunikimit te opinionit dhe informacionit. Sa e sa here lexoj terma ofensive si "jevgje, evgjite, gabele, kurve, putane, mjekrosh," etj., etj. Bigotry ne nivel ekstrem. 

thash mos dilte edhe albanie se ngjitur jane po ncuq.

Para dy ditesh, kapa ne fund te saj,nje interviste te Klarens Sedorfit te RAI. Ti ke lind ne Surinam,i thote gazetari,kur ka qene me e lehte per t'u integru atehere apo sot ne Hollande dhe ku eshte ndtyshimi me Italine?

Per t'u integru asihere s'eshte e lehte,tha Sedorfi,po Italia ne kete drejtim eshte nje vend shume mikprites.

pjeter,  nuk eshte objektiv gjykimi i Seedorf  sepse ai nuk eshte zezaku i rendomte  qe shet ora dore  e canta marka  fallco   neper rruget e qyteteve te Italise,  por eshte (ishte)   nje futbollist  profesionist i nje ekipi te shquar  dhe si i tille gezonte automatikisht  respekt  ne Itali.

kontakti dhe maredheniet e tij me italjanet eshte krejt  tjeter

ka qene per me teper futbollist i mire, se ndryshe nga nena te shajne italianet. t'jesh i zi te hedhin banane. 

italianet s'dun veten e tyre (veriu i pasur nuk do jugun e varfer) jo te na duan ne (te tjeret). keto artikujt jane bidon, se nuk mbeshteten ne asnje realitet.

Belulo,kur dha konsideraten sigurisht qe s'u nis nga eksperienca personale, ne kuptimin se c'ka psu vete mbi shpine,por gjykoi si njohes i te dy realiteteve.

Me erdhi inat se e kapa ne fund,pasi u ba kohe qe s'i ndjek ma kanalet italiane - KRAJF - i tha italianit shqiptohet, jo Kujf. smiley

ca femijerie mooti, te rritur nen endren konsumeriste te mediasetit te berlusces

Ata janë të guximshëm, këmbëngulës, inteligjentë dhe janë italianët më të mirë që unë njoh.

 

Ne fakt ke njohur ata me te miret , ata qe me te vertet perdoren trurin edhe zemren ne sakrificen e madhe e ashtuquajtur emigracion. Sepse emigracioni eshte nje iluzion qe detyron njerezit te besojne se nje vend eshte me i mire se tjetri. 

Ne fakt vendin e bejne njerezit, dhe ne shqiptaret, jetuam dhe luftuam me zemer  ne cdo epoke, por asnjehere me mendje dhe llogjike. edhe sot kete problem kemi.

Kur them trurin , kam parasysh mendjen e kthjellet dhe cdo shqise qe njeriu duhet te perdore ne akordim me veprimet dhe vetite e tij.

Ka plot qe edhe nuk paten shanc. 

Por pati shume edhe nga ata qe nuk e dinin se nuk dinin .............dhe vuajten kot.

Nqs shqiptaret qe paten sukses ne emigracion , perdoren trurin dhe zemren, jane per tu admiruar edhe nga te huajt, edhe une i admiroj , i admiroj sepse e di cdmth sakrifice dhe fitore, fitore tja fillosh nga zero dhe te punosh ne government smiley 

Jam e bindur se po te na ishte dhene mundesia atehere kur ishim gati per jeten , Shqiperia do ishte nje Zvicer e dyte. Jane me mijra shqiptare qe shkelqejne me sukseset e tyre kudo ne bote.

Ke harruar nje veti te jashtzakonshme- Shqiptari i sukseshem, ka dinjitet.

Nuk mund te shpjegohet vobekesia e situates ne Shqiperi, pervecse zaptimi nga krimi i  organizuar qe shkaterroi edhe njehere shpirtin e shqiptareve, pas regjimit te enver hoxhes.

Respekt per te gjithe ata emigrante  qe duke jetuar nje jete te dyfishte sfiduan gjithcka dhe fituan.

Rrofsh ti Matteo Zola. Personalisht nuk me ngjit hic me italianet. S`ka rendesi nese keta jane nga jugu apo veriu.

E vertete! Por ka dhe shqiptare-llum, jo pak, ndaj edhe pak me teper kritike na ben prap mire!

Bukur, me pelqeu. Do ishte mire qe ky artikull te perkthehej edhe ne gjuhet anglisht, frengjisht, spanjisht, gjermanisht, hollandisht dhe skandinavisht, per shume europiane qe fatkeqesisht kane nje imazh jo te mire per shqiptaret dhe Shqiperine. 

pse fatkeqesisht ? te pengon ne ritje te rroges ky imazh fatkeq qe ka bota per ne ?

Pse ku e di ti qe me eshte rritur rroga mua. 

sa i urrej keto shkrime qe hyn per te lexuar dicka rreth "shqiptaret italianet me te mire", dmth shqiptaret dhe italianet, por mbaron fjaline e pare e flet per filma japoneze, ne fjaline e dyte per emisione... vazhdon tek fjalia e trete dhe e katert dhe prape s'e ben lidhjen me titullin... rregulli nr 1 i gazetarise eshte qe paragrafi i pare duhet te sqaroje gjithe mendimin. te tjeret jane shtjellime

te vjen inat se ai nuk shan emigrantet shqiptare?smiley

Pse per emigrantet shqiptare flet ai? Hyra tek paragrafi i dyte e nuk thoshte asgje. Vetem kercente nga nje dege tek tjetra. E lashe me aq. Kur te kem kohe per te humbur me ate do ta lexoj meqe qenka per emigrantet. Ma merr mendja se do te jete ndonje italian tipik qe shan italine me inferioritet, se per kete gje ngjasojne shume italianet me ne. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).