Zbulohen detaje të tjera rreth akuzave të ngritura ndaj 38-vjeçarit Emiliano Shullazi, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të, shokun e ngushtë Gilmando Dani dhe të afërmin Blerim Shullazi.

Të 3 ata do të dalin para gjykatës, të dyshuar për veprat kriminale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale”, “gjobëvënies”, dhe “shkatërrimit të pronë me eksploziv”.

Një burim jozyrtar i tha Top Channel se, episodi që e ka vendosur në pozitë inkriminuese Emiliano Shullazin ka lidhje me kallëzimin gjatë muajit shkurt, të shtetasit Arjan Zika. Ai ka pohuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, 3 muaj më parë, se është kërcënuar nga Shullazi për një parking 1.200 metra katrorë në Tiranë.

Top Channel disponon dëshminë e këtij shtetasi, i cili pohon se “Emiliano Shullazi më kërkoi takim. Dikush erdhi e më tha seEmiliano po të pret ta takosh. Kohë më parë kam blerë një sipërfaqe parkingu prej 1.200 metrash katrorë, Emiliano më tha ose blije sërish me çmimin e tregut të sotëm, ndryshe do të të vras. E kam takuar 4 herë Shullazin dhe nuk pranova”.

Pas kësaj ngjarjeje, sipas burimeve policore, në dyqanin e kallëzuesit, në datën 13 mars ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse. Burime të Top Channel bëjnë të ditur se, pas kallëzimit, qytetari është larguar nga Shqipëria për shkak të frikës.

Episodi tjetër, për të cilin dyshohet Shullazi, ka lidhje me ish-hotel “Vollga”, në Durrës, që dyshohet se përmes kërcënimeve mund t’i jetë dhuruar Shullazit nga një shtetas shqiptar. Janë të paqarta procedurat e ndjekura për kalimin e ish-hotelit nga një shtetas arab te shtetasi shqiptar, e më pas tek i dyshuari Shullazi.

Prokuroria pohon se, ndërkohë disponon edhe 4 informacione të përcjella nga policia e Shërbimi Informativ Shtetëror, për gjobëvënie ndaj 4 biznesmenëve të ndërtimit, të cilët mësohet se e kanë paguar gjobën e kërkuar. Por ata nuk kanë pranuar të kryejnë kallëzime.

Shullazi është kthyer në një emër të njohur për drejtësinë shqiptare. Disa herë, ai është shoqëruar e ndaluar për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që akuza më e rëndë, që i ka dhënë atij fajësi me 7 vite burg, ka lidhje me çështje droge. Emri i tij u përmend së fundmi nga ambasadori amerikan Donald Lu, si një ndër njerëzit që shëtit i lirë, megjithëse ka kryer krime, tha ambasadori.

Ndërkohë që u akuzua ditët e fundit edhe nga ish-kryeministri, se kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, se do t’i merrte peng djalin nëse nuk tërhiqej nga gara. Për këtë episod, policia po kryen ende verifikimet dhe nuk e ka kaluar ende dosjen në prokurori.

115 Komente

" .....Shullazi është kthyer në një emër të njohur për drejtësinë shqiptare. Disa herë, ai është shoqëruar e ndaluar për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që akuza më e rëndë, që i ka dhënë atij fajësi me 7 vite burg, ka lidhje me çështje droge. Emri i tij u përmend së fundmi nga ambasadori amerikan Donald Lu, si një ndër njerëzit që shëtit i lirë, megjithëse ka kryer krime, tha ambasadori....."

 

Kjo gje tregon se drejtesia çalon, ose ka marre leke nga ky, ose ka marre urdher-mbrojtje nga ndonje pushte-tar, pra eshte lyer qerrja gjithandej. 

kishte qen ai ma i miri ne tajare tu u kthy prej Amerike kur e arrestun smiley

ja paskshin pas pas me hile

I vonoi Obama me resmet. Jo po thone s'bo asi pune. Thuja ne z. Trump ta kete parasysh. smiley 

Po pse kot e thyu protokollin ?! I majti me muhabet moo, jo z.Trump kshu, jo z.Trump ashu..

Ky eshte varjanti me i mire se ai i keqi fare eshte qi ket e ka prej z.Trump smiley

Jo jo vetem nji sinjal kishte thone z. Trump. Ti do me m'heq kenaqesite e presidentllikut mua a si? smiley

Amerika o si shpirt iFiqo.

Dosja qe i la Luli ne tavoline departamentit te shtetit. Filloi me leviz amerika.

PD-hi e njeh mire se e ka patur kontigjent te bandave te saj zgjedhore per disa  votime rjesht. Ky me shume alabake te tjere qe paguheshin nga sali krimineli terorizonin votuesit dhe komisioneret e PS-se sa here kishte zgjedhje qofshin lokale apo te pergjitheshme. Mos me pyesni se pse ky e tradhetoi te zotin se nuk e di.

ia dogjen gurin ne dore... sa ishin bo gati me e nxjerr. jane tu fol me vete.

Turp i madh. Nje plere kercenon nje kanidat per rektor. Faji e ka drejtesia dhe policia. do te doja shume te rihapeshin ato dosjet kur eshte arrestuar ky person dhe eshte lene i lire brenda javes. Jam ne pritje te shoh kur do te dal prape i lire ky. 

Ajo deklarata e Tahirit se arrestimi i tij deshmoj se per policine askush nuk eshte mbi ligjin, ishte neveri.

Mendsi zgerbythe e nje shteti zgerbyth. Po kush tjeter me teper se nje kriminel i ndyre, duhet te jete objekt i ligjit?!!! Si ka mundsi qe shteti e quaka arritje,gati heroizem, se arreston nje bandit. Pse trimerohen kjo specie dhe diten per diell,kthehen ne tmerr per qytetaret qe orvaten te punojne ?  Si ka mundesi qe as qe mundohen te fshihen dhe ndihen me te forte se policia?

Kjo eshte nje situate qe te tmerron. Qytetaret paguajne taksen per policine dhe taksen per krimin paralel,kjo kur policia dhe krimi jane partnere ne terren,perndryshe shteti do t'i shtypte  me kembe keto morra.

Komenti i Pjetrit ishte interesant smiley por do ishte me interesant se ç'thote ministri per kete gje, per keto mendime/komente qe njerzit lejne neper forumet sociale, dhe te mos harrojme se te pakten keshtu si mendon Pjetri, mendojne gjysma e popullates, pra çdo ti thonte ministri gjysmes se popullates. 

sa larte rilindja, krimineli me i rrezikshem ne vend katandiset nje gjobvenes i rendomte

bravo rilindja e rendit

E boni vallai shtetin. E me mire, aty njit osht e boni me ia boni.

nje shullaz sjell verdalle nje shtet, sherbimet sekrete, prokurorin e policine i ben te darkojne ne 1 te nates, me vere te keqe e gjize te thartuar ... kot nuk shkruante departamenti i shtetit qe drejtesia ne ate vend eshte selektive, se qyqarin e futen brenda dhe e detyruan te lidhte qafen tek teli i korrentit qe medemek ja kish vjedhur CEZ, kur milionat e Samir Manes apo grabitesve te tjereve ndahen neper xhepat e ketyre qe jane dhe atyre qe ishin. 

Ndërkohë që u akuzua ditët e fundit edhe nga ish-kryeministri, se kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, se do t’i merrte peng djalin nëse nuk tërhiqej nga gara. Për këtë episod, policia po kryen ende verifikimet dhe nuk e ka kaluar ende dosjen në prokurori.

Ngjarja eshte 100 % e vertete dhe ky eshte nje autogol si ai i Barcelones dje me Valencian.

Ngjarja eshte e paprecedent.

Keta qe kane nxjerre Shullazin per te bere keto kercenimet per llogari te asaj keshilltares se bashkise i kane dhene kredite Berishes ne kohen kur kurba e tij kishte prek fundin.

Kush e nxorri Shullazin ne aksion ne mes te dites dhe pse?

Bukur, artikull interesant. 

Z. Pjer, ky eshte njeshi i gazetarise shqiptare, te pakten i kronikes, hetuese a ku e di une cfare. Ka kokrra qe me jane hedhur ne gryke kur e kam thene ketu, kryesisht ishin pedeiste qe u dogji pse Tani nxori ato filmimet e 21 janarit, qe ia nxori edhe genjeshtren ne shesh atij gerdalles kriminel e paranojak te Shqupit. 

Ne kete rast po aludon Hoxha per Konin se meqe e thote Berisha nuk eshte e vertete. Eshte e vertete ngjarja. Po behen disa zera keshtu qe te kene te ku te kapen. Hoxha ka fillu te beje gazetari ne formen : nje ministri i kane vjedh ne shtepi 500 mije euro po emrin nuk e them se ashtu eshte nje pune.

Futja e Shullazit per te zgjidh kete punen e rektorit eshte jashtezakonisht e rende. Per kete ngjarje, perpara se ta plaste Berisha ne media , kishin dijeni te gjithe kreret e shtetit , te tre Rama, Meta, Nishani, nderkohe qe Koni e kishte bere doreheqjen dhe duket se ishin komod qe skema kishte funksionu.

Vepruan me arrest sepse kur te publikoheshin filmime qe si ishin bere kercenimet diten me diell mund t'ju binte qeveria.

Lexo çfare komente ben ajo kandidatja Dibra duke justifikuar ate qe ka bere vaki. E quan normale, sepse ata qe e vune ne krye te listes per keshilltare te PS ne Bashkine e Tiranes duket i kishin dhene garanci qe sic u morr ai vend , mund te merrej vendi i rektorit.

Hoxha vetem po thote qe kjo eshte pjese e lojes se radhes me keta te fortet, nuk po aludon a ka te drejte Berisha apo jo. 

Hoxha thote si konkluzion ne fund te komentit te tij : 

Me mirkuptoni, por kur shoh kush “denoncon”, dhe kush ben sikur “arreston”, ia di fundin telenoveles made in Albania.

 

Qe do te thote, Komentueso, qe ky gazetari ia pervesh te dy paleve ketu, mesa kuptoj une, pra qe Buall Mavria ben "denoncimin" ndersa Palloshi ben "arrestimin" . 

Shiko tani,se ti edhe e njeh shume me mire se une politiken shqiptare,dhe e kupton aq qe ai nuk po merret me "denoncimin",po me "denoncuesin" dhe "arrestuesit",dhe po thote qe fundi dihet,Selanik e tatepjete 

Shiko, kete here historia eshte krejt ndryshe dhe zeri i tij duhet te ishte jo dekurajues. Eshte rast i arte qe nje hale si Shullazi te ngryse ca vite ne hapsane dhe njerezit mos kene frike se po i gjobit ky plera nen mburoje.

Rektorati i UT thote qe ka marre njoftim per kercenimet e profesoreve. Ka dale me deklarate zyrtare. Si do thone tani ?

Per Ramen kjo ngjarja e Rektorit eshte shume e rende, nderkohe qe i dha kredite besueshmerie nje njeriu te pabese si Berisha.

Po si thote populli yne  punetor dhe veshderr çdo mbjellesh , do te korresh.

Dekurajues ndaj kujt? Pse nje gazetar do t'i jape kuraje drejtesise. Thjesht po paralajmeron ndonje naiv qe eshte deja vu dhe mos pritni te ndodhe thagma. Ai ka bere me pare dhe nuk e ka gjetur gje, do ta gjeje tani vetem per ca kercenime. 

Jo pra se nuk eshte njelloj kete here, prandaj them qe eshte ngut Hoxha meqe e kam mik.

8 Prof.Dr. vs Shullazit.

Nja dy nga keta jane te majte te thekur ( personazh aktiv ne kete ngjarje njeri prej tyre ) e ca jane te djathte te thekur e Shezaiu eshte LSI-st i thekur.

Mendo nese del pa lag kete here mendo se ku shkojne piket e Rames ne publik, sepse pergjegjes do bejne ate. smiley

Mos e pyet, publik i madh dhe i fuqishem aty, u dridhen kembet politikaneve dhe drejtesise bashke. Ne ate vend cudia me e madhe nuk zgjat as tre dite jo, se do ishte mire. A eshte nxituar apo jo nuk e thua dot tani, duhet pritur. Dhe une them se ka per t'i dale fjala. Dhe nuk eshte ndonje profeci e madhe ne fakt. 

Tani ky se ka marre kete inisiative me koke te tij, eshte e kurdisur dhe besoj qe per koerence kandidatja tjeter te largohet nga gara.

Lungo, nuk krahasohen dy kandidatet me njeri tjetrin. Mbas kesaj Dibra nuk merr as dhe 10 % te votave. PS dhe ata qe mbeshteten kete kandidature me kete skemen me te forte duhet te futen ne alarm. Skema me te forte nuk funksionoi. Nese Shullazi ri ne hapsane te fortet e tjere do i bejne hesapet me hanxhine here tjeter.

Dibra deri sot ne mengjes aludonte qe ngjarja ishte e stisur kur e tha ne nje TV. Si pjese e Rektoratit nuk i eshte bashku deklarates se profesoreve.

Po interesant gjithashtu edhe ky artikulli i Mapos, gje qe tregon se sa te drejte kam patur une para shum vitesh kur trajtoja çeshtjen e "te forteve" te cilet fuksionojne edhe si segmente mbeshtetese te partive te ndryshme.  çdokush mund ti lexoje tek VQ, liber manual per rregullimin e Shqepuris sone te shkaperthyer. 

Dhe ky i jepte men Amerikes. smiley

Kush Tirona, se Mapo nuk e jepte se kush e kishte shkruar. 

Prognoza? 

Shtet pleher qe i shpeton shurra nga nje i forte. 

Arrin nje i forte te ndikoje ne zgjedhjet e Universitetit? E pabesueshme!

Phthu! 

Po ai bythqimi i gjate pse e ka vulos? Bashke me ato pickellonjat e tjera qe i vijne rrotull me kostume te shtrenjta! 

Po edhe media ama, per ne hale eshte! 

Hedhin poshte e lart aludime por asnje emer per be, se kush i superfuqishem e mbron kete te fortin.

Po ngaterrohesh kot mor zoteri.  Duket se aludon qe media eshte shpata e popllit ne demokraci, qe eshte ai balua qe mbro interesin publik kundra shperdorimit te detyres nga qeveritaret, dhe qe denonco thyerjen e ligjit nga privati e shteti bashke. Aludo qe te gjitha keto i ben nen nje kod etik strikt dhe vetem sipas menyrash te pastra investigative.  

Per te tjerat pastaj, nuk du ta besoj qe qeveria ka vepruar ne kete menyre. Me duket teper e pamundur, per vet faktin se qeveria ka ne dore 1001 mekanizma te tjere perpara ketij. 

Kush eshte ndryshimi midis Shullazit qe kercenon nje pedagog per terheqje nga gara, duke influencuar direkt zgjedhjen per rektor dhe nje pedagogu qe merr euro/leke per nje note kaluese, nje komisioni qe jep nje diplome/doktorature te pamerituar sepse eshte paguar, apo nje rektori qe merr euro/leke per nje vend pune, apo nje pedagogu/doktor ne QSUT qe te ben presion me jeten e te afermit nese nuk paguan?

A nuk eshte Shullazi nje produkt i shoqerise sone te korruptuar, arrogante e propotente?

Po mire, le te themi shullazi eshte bashkvujtes e bashkfajtor... Ku dolem? 

Persa i perket doktorit qe mer leke e mer jete, profesorit qe mer lek e shkaterro te ardhme; kush duhet te merret me keta? Se poplli sikur prandaj dha 1 melon shuplaka? 

Ketu flasim per nivelin me te larte te nje shteti, te themi eliten tone dhe eshte ne kete derexhe...

I dha poplli ato shuplakat, por po ja japin mbas me duket.

Po Mirela dhe Grida qfare mendimi kane per kyt qeshtje si akademike qe jane dhe ato ? 

smiley

jemi pa shprese thua?

Ajo Dibra eshte fiks si Grida. Urno qfare thote motra : 

"Nëse ka një kërcënim jam e distancuar dhe prokuroria të prangos ato që kërcënon. Nëse kjo është sajesë përsëri Prokuroria dhe Policia duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Prandaj zoti Koni dil nga atje ku je fshehur se të mërkurën do kërkosh votat e pedagogëve të studentëve," 

Ej e shef mer apo jo : Prandaj zoti Koni dil nga atje ku je fshehur. I kane thane motres vazhdo me linjen e zjarrit se do funksionoje.

 

Thashe se qe si Grida qe e jep pa problem...

Grida eshte idh. Sa i thane qe kemi ca gjojna per te t'i nxjerre nuk ja beri ter syri dhe tha do e vazhdoj garen. Bile e mori ne mbrojtje dhe Artan Lame per punen e daljes se sumes ne foto. smiley

Ej keto te fakultetit te gjuheve te huaja dolen te zonjat shume. Pa qene asnji dite ne PS njera u be ministre kulture e kjo krutania, Dibra, veç qe u be kryekeshilltare e keshillit bahkiak vetem se ka lujt basketboll ne te njejten kohe me Ramen, kerkon te behet rektore. Yll motra, yll.

Ore te behet kujt po i ruhet, po ate kercenimin ta kishin bere pak me te bute, jo me koken e djalit 21 vjeç te Konit.

 

Po e vertete shume e ekzagjeruar e pashpjegueshme faktikisht, ne vend ta kercenonin, ja kishin cuar me pune ne ndonje ambasade dhe kish ndenjur urte, ka plot menyra per ti mbushur mendjen pa arritur ne kete pike.

Kjo qenka e shkallume mer ose mund te jete cope mishi e çertifikume.  Shiko çfare sapo tha : te reagoje policia per situaten. Drejtuesit e sotem te rektoratit kane marre peng universitetin. E ka fjalen per deklaraten e 8 profesoreve qe e dermuan sot ne dreke. Ministria e arsimit eshte pro vazhdimit te gares, kjo i ben thirrje policise.

Qenka e çmenme !

Dy dekane universiteti qe sillen si halabake. Njeri gris postera e i ve shulin deres, kjo tjetra porosit shantazhe. Ku ka arritur niveli. Une per Shullazin kam respekt, ka nje profesion qe e ben me perkushtim; kriminel o, nuk hiqet si intelektual i modh, nuk pretendon per rektor. Po keta te dy ku ti fusesh se njoni prej ketyre te merkuren bohet rektor universiteti.

Klodeta qe kam njohur une ka qene vajze e shkelqier .nashi porosit bandidos te shantazhojne koleget?!!!

Sic shihet nuk paskeni kuptuar ndonje gje nga ajo qe po ndodh.  Jane dy gjera kryesore:

1. Ceshtja e kercenimit te kandidatit per Dekan tregon vetem nje gje: qe edhe per ceshtje kaq te pa rendesishme per publikun apo shtetit, perdoren keta elemente dhe keto metoda.  Imagjinoni pak per ceshtje / probleme me te ndjeshme. Pershembull, zgjedhjet, votimet, KQZ, etj.

2. Nuk po shoh njeheri te permend faktin se pse arrestimi i tij u be kur Rama dhe Tahiri ishin ne rregen e kthimit nga US.  Tahiri madje ka qene ne avion ne ate kohe.  Si e shpjegoni ju kete gje ?  Arsyeja eshte e thjeshte: Nuk kishte asnje mundesi komunikimi gjate udhetimit.  Dhe Policia ishte e "detyruar" te zbatonte urdherin e Prokurorise per arrest, i cili mesohet se eshte nxjerre ne oren 01.30 te nates.  Kjo pasi kete tipin me ata 2 te akolitet e tjere i kishin "shoqeruar" ne Komisariat per marrje ne pyetje .... per ceshtjen e Profesorit.  Nje "marrje ne pyetje" nga police qe u dridhen leqet e kembeve vetem kur degjojne emrin e tij, nuk ngriti shqetesime, sepse te gjithe ne menyre te arsyeshme mendonin se aty do mbyllej cdo gje.  Por kjo ishte LOJA dhe Prokuroria bashke me SHISH e kryen shume mire punen e tyre ne kete rast.

U desh pra te ikte Rama + Tahiri ne US, madje te ishte ky i fundit ne avionin e kthimit pa mundesi dhenie urdherash me cel, qe Policia te "bindej" qe te vepronte kur te nxirrej urdher arresti.  Kuptohet qe edhe Ambasada US ka rolin e saj te padiskutueshem.

Fitore per Demokracine, sepse me kete brenda ka nje armik me pak per zgjedhjet e lira ne Shqiperi vitin tjeter.  Too bad per Sajen dhe Edon.

Bleta e Partise smiley

se ku e lexova ne nje nga keto gazetat ketu qe ne kthim avioni ku kishin hipur ministrat tane i kishte bere nja 10 xhiro rreth Groenlandes dhe kishte arritur ne token Shqiptare nja 4-5 ore me vonese. Sa udhetim i gjate do i jete duk ministrave pa pas mundesi as me perdor celularin.

kushedi ca ankthi... te luash bomomo ne ipad por te mos perdoresh dot celularin.

bllokuar dyert ?

iFiqo eshte e vertete se dhe z. Trump po konsideron doreheqjen nga gara? Nuk bohet shaka me Rilindjen, paskerka thon. smiley

Ancora no. Ti shofi zari i her i ka thon shoqes Hillarie. In due time, se kush nuk do me e kthy 50 miljonshin ne 500 miljon per 5 muj, po vetem ca e kane talentin. smiley

 

 

 

Se Obama masi kishte nigju kte, kishte dhon urdher te prem. Numroni gjithe dorezat e dyrve, tapete ... sidomos pikturat. Jo per gjo po kur te boj inventarin z. Trump do ma njisi mu. smiley

po me Kristalin cpaten xhanem? cte keqe u bente ai smiley

Nuk i hap jo, e kon kercenu ... smiley

Ça te thush smiley.Te thuashë Skandal te thojn po sdi llafe tjeter ky smiley

 

Mire çeshtjen e rektorit te Universitetit te Tiranes e rrahem smiley por per çeshtjen e Reformes Sociale, qe ul varferine, ul kriminalitetin, ul vjedhjet, ul mashtrimet, si do i bohet, a do kujtohet njeri nga qeveria, nga media, nga komentatoret ta rrahi smiley

Rrahem/Trajtuam smiley

Te dyja palet jane fansa te neolliberalizmes keshtu qe mos prit reforme sociale.

Ja ca gjona per Leftin&Co

Kom pas nji mik qe punonte te antidroga ne kohe te Sules. I ra bretku te shkretit tu u vesh si lyps e tu bredh taracave derisa me ne fund ia kopsiti dosjen shitsave te rr kavajes (Shullazit & Co). I aparaqiti shefave dhe rezultati ishte: u goditen pikat e shitjes te rr Dursit dhe ajo te spitali 5 (me duket se edhe nji tjeter ne Laprake). Gjith helmaxhit ju turren rruges kavajes, ku grupi ciftelia kishte pjesen e vet. A ju kujtohen nr e telefonit qe u gjenden te cel i Dajtit?

Une nuk e di tani nese ky tipi ka ndru flamur apo ka fut nonji drejtor tjeter ne bordero, po aktivista partie si lefti&co mos rrin tu dhit nga goja se na qelben. 
 

Tani ti kerko qe Lefti te kaloje permes nje transformimi biologjik brenda nje cikel jete dhe te dhjese nga prapa? 

keshilltare e bashkise nr 1 ps , mikja e edit, . 

Kaq shume qenka i shemtuar ky shullazi , asnje foto ne giornali albanese !!!!!

Per mu kjo puna e universitetit mban era Sale, bashkepunim me Dhor Kul, me nji gur vras dy zogj;

duhet te kete qene nje sajese alla tom doshi, kind of thing...e jo se ka ndonje rendesi te madhe se me ligjin  e arsimit te larte te neomiratum, gjithsesi do ta cojne drejt privatizimit universitetin, pra shkaterrimit te rolit te tij publik.

 

Ne te sames Shullazi,halli yne i madh,mjerimi yne asht,shullazimi i politikes,shullazimi i shoqerise,shullazi si nje prototip social qe sundon shoqeirne tone. Gjithe kte e kemi peshqesh nga politika. I promovoi Sali Berisha qe i kishte me i pastru rrugen ngado qe shkonte. Me e keqja esht se Edi Rama i ka frike. Nese Berisha i kishte zaret e vet, Rama rrezikon te kthehet ne zar i ketyre.

Fuck them all !

Thrrisni prap Berishen (larg qofte dmth) t'i boj prap zara. smiley 

Me te marr malli per Tos Nanon smiley

 

Kto Salen ta morrin edhe ke Partia, se ne ate zar-ishte ua ka bo.smiley

Sala eshte keq me Prostaten dhe Trunin..., uro Pjeter qe te mbaj men te lidhi ushkurin e Brekve.

Edi Rama e ka frike Shullazin qe ne zgjedhjet e Bashkise me Lulin, ku Shullazi vinte dinamit kundershtareve te Shqupit ne zonat e Tirones. 

Thuj ishalla si ka shku gjo ne vesh z Trump, se po u zgjodh president ka mundesi qe palloshi t'i bej shoqeri shullazit aty ku eshte.

Avokat Ngjela tha se kete jave do te kete nje goditje nga Shtetet e Bashkuara.  Duket se profecia e tij u realizua:

https://www.youtube.com/watch?v=GOh_vMXpHAw

Mos harroni se biznesmeni qe ka bere i pari denoncim eshte shqiptaro-amerikan

Mustafa Nano:

“Për mua kryekrimineli është Sali Berisha, atë e urrej. Emiljano Shullazit i fus krahun e dal me të”, ka thënë Muatafa Nano tek “Top Channel”.

...ca pret me! Koha per emigrim!

leje dreqib, jave e keqe kjo smiley

fillimisht Partija humbi helikopterrin me gjith mermerin, tashi edhe kapterrin.. smiley

Te gjithe flasin te cuditur se si ka mundesi qe eksponenti i mirenjohur dhe simbol i botes se krimit perzihet ne zgjedhjet akademike... hahahahahha, dhe me siguri ose beni sikur nuk e dini, ose nuk e dini vertete se cila eshte lidhja, shkaku.

Shkurt dhe me dy fjale: Me Ligin e Ri te Arsimit te Larte, Rektori i Universitetit te Tiranes eshte personi kyc qe administron gjithe fondet dhe investimet ne arsimin e larte.

Se shpejti do te filloj ndertimi i Korpusit te Ri te Universitetit te Tiranes ne Qytetin Studenti. Dmth, me mijra meter katror ndertim per fakultetet e reja, godinat e banimit dhe ambiente te reja te biznesit qe do te ngrihen ne kodrat e Qytetit Studenti. Jane ne loje miliona euro investime dhe prona te jashtezakonshme, te cilat pritet te administrohen nga Rektorati i Ri i Universitetit te Tiranes. 

Ketu fle lepuri, dmth Rektori i ri duhet te jete "i mire dhe i degjueshem". Mafia fut duart kudo ku ka shume para. Shume e thjeshte.

Hallall

 

po pse mutin nuk e beri deputet ket Shullazin ky iher?

sepse i paska kerku me u bo rektor smiley

po ky eshte diskriminim, o gon! ca ka me shume Vis Roshi psh? po Mand Prenga ca ka me shume se ky? apo pse ky eshte cun Tirone? jo mer lla, kjo nuk eshte e drejte!

kto mund t'jene njerzit e saliut o gon! 

Keta duan a few good men tu tregojne vendin ..

pu pu pu pu shtet mbi shtetin

Produkt i sitemit liberal, te korruptuar, Shqiperia eshte kthyer nje Meksiko e vogel, ose nje shtet kolumbian, ku lulezon, droga dhe trafiqet e ndryshme, nen hunden e shtetit dhe rendit demokratik (Shkerdhat)

Droga nen hunden e shtetit. Kjo i pembledh te gjitha smiley

e pat thone ai Prifti i mallakastres qe e kishte pa me syte e vet tu e terheq vizen me hunde ne zyre

Poshte shteti demokratik, poshte demokracia. Rrofte komunizmi dhe diktatura e proletariatit!

Nuk ka shtet demokratik ne Shqiperi zonja gjembi , harroje kete ka vetem shkerdhatokraci, sipas edhe Driteroit  Kur qenka shtet demokratik i bollikut i mireqenies, i drejtesise  pse ike ne Amerike mi gjembo ?! e shijoje jeten ne Shqiperi aty ku balta eshte me embel se mjalta !

Shullazi,  Pullazii i te gjitheve, kishte thone njoni, qe i gju keto raste me bo artiklla ne gazeta, ku ha dhe ai buk, dmth i te gjitheve kupto ti  PD PS LSI  PDNJ PSD ALEANCA KUQ E ZI, ECT ECT ..

Ky eshte nje fenomen i trashgu, qysh prej Ali Pash Tepelenes, ku shqipnia, ishte e ndame me ngastra, zona malore fushore kodrinore, ku cdo zon kishte nga nje bajrak, dhe cdo bajrak, e kishte nje bajraktar si Shullazi ! smiley nipi i Ali Pashes, dmth nga vesi i hajdutllikut kriminelit, dhe  bandit i bandave te ndryshme qe lulezojne sot ne Shqiperi, si asnjehere tjeter qysh post komunizms ! Bish i qenit bisht qeni ngelet, drejtoje sa te duash !

Shullazi,  Pullazii i te gjitheve, kishte thone njoni, qe i gju keto raste me bo artiklla ne gazeta

Per regjistrimin e prones ne Durres, shullazi bashke me nje tjeter ka hyre ne zyren e kryeregjistruesit Ilirjan Muho duke e kercenuar me arme pistolete.

Iliriani ka njoftuar direkt kryeministrin Rama, i cili i ka thene se je i LSI dhe une nuk nderhyj ne ceshtje te hipotekes.

Keto thuaja Ilirit!

Disa dite me vone, pasi prona nuk po regjistrohej, i ka dale perpara tek stadiumi Dinamo duke i ndaluar makinen me force dhe duke i rene me shpulla e ka kercenuar serisht me jete.

Pasi ka ndodhur gjithe kjo, eshte regjistruar prona.

Dhe ne fund e ka peshtyre.”

Te besh institucion besimi Berishen eshte katastrofe. Gafa e atyre qe nxorren Shullazin per te bere kercenimin e Konit dhe pastaj dy here kercenimin e Dhorit edhe ti kishte pagu PD-ja nuk do kishin vepru keshtu.

Rama, konfirmoi zyrtarisht ato qe kish thene Berisha dhe kerkoi te minimizonte efektin sot kur komentoi keshu : 

Ajo që ndodhi përpara tre ditësh nuk dëshmon cenimin e Universitetit, por dëshmon vullnetin e plotë të qeverisë sonë për të mos lejuar askënd dhe për asnjë arsye të cenojë Universitetin. Kjo është dhe e vërteta e thjeshtë e një historie shumë të trishtueshme, tërësisht të papranueshme, por që askush nuk mund ta marrë dhe ta përdorë duke përdorur Universitetin, për të bërë hesapet dhe për të nxjerrë përfitimet e veta jashtë mureve të botës universitare.

Nderkohe ajo kandidatja, Dibra, qe e katranosi kete histori nuk rreshti dje e sot me duar te te tjereve duke deklaruar se kercenimi ishte sajese. Nuk thone kot qe ata qe jane marre me sport nuk shquhen shume per menquri. 

Edhe Mero qe eshte Shullaz i medias e theu penen e prap nuk ja arriti te gjeje argument qe ti vinte ne mbrojtje profesoresesh keshilltare qe mbron interesat e pupullit te Tiranes.

P.S. Kush e gjen se per ke do votoje Mirela Shqina neser, pra per Konin apo Dibren, ka nje dreke falas me 2 shishe vere , pule fshati me qull edhe pilaf, buke misri fshati, sallate marule, sushi shqiptare ( japrak me gjethe rrushi ) etj.

Prkuroria nxjerr jashte loje strukturat e Tahirit ne hetimin e Shullazit,akuzat qe rendojne mbi te pandehurit ,kercenime,tritol dhe grabitje pronash.

Berisha thote se ka biseda telefonike të përgjuara mes Ramës dhe Shullazit

 Rama nuk i referohet me emer askerkund Shullazit ne fjalen e tij. Kjo sepse burime te besueshme pohojne se Rama ka mbi 2 km biseda telefonike te regjistruara nga sherbimet partnere me Milin e Partise dhe ka frike te tmerrshme se mos Mili flet ne prokurori per lidhjet e tij me kreun e meduzes se krimit te organizuar te Shqiperise, qe eshte njekohesisht dhe kreu i ekzekutivit,- shkruan Berisha.

Sa kendshem eshte kur Berisha i drejtohet Shullazit me emer te kendshem, Mili, si shok te vjeter qe mund ta kete.

100

e terbun ate milet me keto ekskluzivet o iFiqo, nderkohe kuazi ka bojkotu damoten. smiley

Mir domaten po na u thane syt per vezë smiley

 

Arrest me burg. Bukur. Per krijim te grupi te strukturuar kriminal kjo pune shkon deri 15 vjet.

Per nje gje çuditem une: perse disa media nuk e vleresojne arrestimin e Shullazit, pra heqjen nga rruga te nje plere si puna e tij, por e shikojne si sfide te PD-se ndaj PS-se ?

Pse po bejne kete loje mediat ( Andea Stefani psh ) kur dihet se ne kete rast ndikimi i tyre per perceptimin e ngjarjes eshte zero.

Shullazi ka kercenuar Konin drejperdrejt dhe djalin e Konit ne telefon. Media nuk po ka kurajo ta thote te verteten e asaj qe ka ndodh.

Lajmi per kercenimin fillimisht ka shku 24 ore para se te marre vesh Berisha tek nje nga kreret e shtetit. Berisha e ka marre vesh i fundit, por e shfrytezoi i pari.

Basha: Rama e Tahiri të frikësuar mos Shullazi tregon ato që di për ta. Të largohet ministri i Brendshëm

"Shqiptarët po mësojnë se si Shullazi me përkrahjen qeveritare është pasuruar këto dy vite duke u vënë pistoletën në kokë biznesmenevë. Se soi këto dy vite Shullazi dhe Shullazët, me mbështetje qeveritare ia kanë dalë të përfitojnë shuma marramendëse duke kërcënuar pronarët. Shqiptarët kanë mësuar dhe po mësojnë se si Edi rama dhe Saimir Tahiri kane bërë atë që ka kërkuar dhe kërkon Shullazi dhe banda e tij. Në këmbim edhe Shullazi bën atë që i kërkon Edi rama dhe SaimirTahiri”, tha Basha

Cudi pra gjithe keta kriminele te rrezikshem po kapen nga PS ndersa me PD vinin pasuri, qe nga Lazarati e deri ne Durres, megjithate, lidhjet i paskan me ata qe i plasin brenda jo me ata qe i lene te lire. Voten ua japin 100% PDs po lidhjet i paskan me PS lol

Per te gjithe ato qe ishin mosbesues te Basha, keto jane sinjale te forta qe Basha eshte shume i zoti. Ia nxorri gjysmen e deputeteve nga parlamenti se jane kriminele, dhe gjysmen tjetr po ja nxjerr se jane kusare. Falangat e krimit po ja shpartallon dhe po ja djeg gjithe guret ne dore. Dhe per  te gjithe kete loje me zotesi ka impliku ameriken qe ka rolin kryesor ne kete sukses duhet me e pranu. 

Plus qi z.Basha e zoteron edhe anglishten e folur dhe te shkruar, se do te kemi nevoje per nji partner qe nuk eshte dru.

Kot me pyt, mos e man men njeri: po atij tipit qe palosi kater police ne plazh a i mbaroi ndonjehere gjyqi, dhe nqs po, sa i dhane?

Ka kohe qe ka maru. Burg perjete.

Ishte i njejti gjyqtar, shume trim, qe i dha arrestin ketij Shullazit sot.

E po ja atehere. 

presioni i shba ne shqiperi eshte i larte por nuk eshte puna se i beht von amerikes per zhullazi, qellimi eshte te heqi disa politikan te korruptuar qe nuk ngopen akoma dhe nuk e kuptojne ndryshimin e lojes. 

nga ky presion shqiperia nuk do ndryshoj se ashtu esht gatuar as kriminelet nuk do futen ne burg se ja u futen ka te tjer qe i zvendsojn menjerher. As amerika nuk perulet kshu qe nje gje do ja bej bam po se ca do jet nuk e di

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).