Kush isha i vogël, fëmijëve u bliheshin dy lloj akulloresh që shiteshin në ca karroca të bardha me kapakë ngjyrë argjendi: ose me kaush dylekësh, ose me vafer, katërlekëshe…Gjyshja na këshillonte të mos e hanim kaushin deri në fund, ta hidhnim fundin majuc sepse ishte prekur nga dora e akullorexhiut (megjithatë, kjo ishte pjesa më e mirë, më kërce, e hanim fshehurazi, duke u shtirur sikur e kishim hedhur).

Vaferi katërlekësh pregatitej nga një makinë e veçantë, edhe ajo ngjyrë argjendi, që shtypte një seksion cilindrik akullorje mes dy sipërfaqesh të rrumbullakta paste. E kalonim gjuhën në pjesën e ndërmjetëme deri sa të mbërrinte bërthamën prej akullorje, në këtë pikë akullorja hahej e gjitha, me gjithë pastat mbështjellëse që tashmë ishin zbutur e nginjur me nektar. Gjyshja nuk kishte ndonjë këshillë për të na dhënë: teorikisht, vaferi ishte prekur vetëm nga makineria; praktikisht, akullorexhiu e kishte marrë në dorë për të na e dhënë, por nuk mund të identifikohej zona e prekur.

Unë isha i magjepsur nga disa bashkëmoshatarë të mitë, prindërit e të cilëve nuk u blinin një vafer katërlekësh, por dy kaushë dylekësh. Këta të privilegjuar marshonin me një akullore në dorën e djathtë e një në të majtën dhe, duke lëvizur me zhdërvjelltësi kokën, lëpinin herë njërën, herë tjetrën. Kjo liturgji më dukej aq madhërishëm për t’u pasur zili sa shpeshherë kisha kërkuar ta luaja edhe unë. Më kot. Të mitë ishin të paepur: një akullore katërlekëshe dakort, dy dylekëshe, në asnjë mënyrë. Siç mund ta vërejë secili prej jush, as matematika, as ekonomia, as dietika nuk mund ta justifikonin këtë refuzim. Bile as higjena, duke parakuptuar se do të hidhedhin dy fundet e koneve…Tani, banor dhe viktimë e një shoqërie konsumi e shkapërderdhjeje (që nuk ishte e tillë në vitet tridhjetë), e kuptoj se ata të dashur që tani nuk janë më, kishin të drejtë. Dy akullore dylekëshe në vend të njërës katërlekëshe, ekonomikisht nuk ishin shkapërderdhje, por simbolikisht ishin që ç’ke me të. Tamam për këtë i dëshiroja: se dy akullore të sugjeronin teprinë. Tamam për këtë nuk m’i lejonin: pse nuk dukeshin të fisme, se përqeshnin mjerimin, se dukeshin mendjemadhësi e një privilegji të rremë, mburrje me mirëqenien. ..

Njësoj si prindërit e atyre grykësave dinakë që i kisha zili dikur, qytetërimi i konsumit shtiret sikur të jep më shumë, por, në të vërtetë, për katër lekë, të jep atë që vlen katër lekë. Do ta hidhni tej radion e vjetër të dorës për ta zëvendësuar me atë që premton edhe autorivers, por ca dobësi të brendëshme të pashpjegueshme do të bëjnë që radioja e re e dorës të ketë veç një vit jetëgjatësi. Makina e re do t’i ketë ndenjëset me lëkurë, dy pasqyra anësore që rregullohen nga brenda dhe kroskotin prej druri, por do të mbijetojë shumë më pak se e lavdishmja Cinquecento që, edhe kur prishej, një shqelm e vinte sërish në punë.

Por, morali i atyre kohësve na donte të gjithëve spartanë, ndërsa ky i sotmi na do të gjithëve të dhënë pas qejfeve.

 

* Ilustrimi: Chris Madden

14 Komente

Bukur smiley 

Kur isha e vogël, fëmijëve u bliheshin tri lloje akulloresh: akullore 5 lekëshe të bardha, me shije frutash dhe me pastë. Jallah, se përtokë shtriheshim për atë 5-lekëshin që nuk na e jepnin prindërit për akulloren! Sot po u dalin akulloret nga hundët, aq shumë hanë, e prapë përtokë shtrihen. Morali: në çdo kohë do shtrihen fëmijët përtokë lol

emigranti kish pershkruar yll njehere te ngrenet e nje sandwich a gyros a nje fast food-i tjeter s'e mbaj mend

Gjyshja na këshillonte të mos e hanim kaushin deri në fund, ta hidhnim fundin majuc sepse ishte prekur nga dora e akullorexhiut

 

keshilla klasike e te gjitha gjysheve kjo...  no-ja ime  me thoshte te njejten gje.  mos e ha fundin e kaushit, se shitesja ka prekur leket gjithe diten , e çnuk ka prekur... po edhe ti i ke  lozur  dhe i ke  duart e palara..smiley

Fol per gjyshen tende. Gjyshja ime s'me thoshte gje hiç sepse ne epoken ngamprapamoderne e blinim akulloren ne tas. Te paster, pa njolla ne bluze, dhe me qiellze te stimuluar. Win-win. smiley

po normal, kohe te reja, zakone te reja, tha . apo sic e the vet: me epoken ngambrapamoderne.smiley evoloi edhe te ngrenit e akullores:  nga kaushi kaluam te   tasi ... madje akoma me sterile, akullore mbi nje cop shkop, per kenaqesi te 3-fishte...

Duan apo s'duan disa, epoka ngaprapamoderne na ka sjelle rehati, begati dhe kenaqesi te shtuar. smiley 

Një privilegj i rremë, pikërisht kjo është çka jetojmë sot në shoqërinë e konsumit. Dhe kur ke mbaruar së bleri gjithë akulloret dylekëshe, kontoja është bosh, akulloret janë tretur apo shkrirë, dhe ti duhet të kthehesh ti blesh dhe një herë nga fillimi (të mos flasim për dhjamosjen e sëmundjet që rrjedhin prej saj.)

Akullorja lepihet jo hahet.

smiley Kishim ca jevxh ne kat te pare komshi. I dite ishin mledh duke lujt domino poshte penxheres dhe nji femija tyne, nga mrena, del me i cope buke ne dore ke penxherja : O ba, me c'ar ta haj buken ? 

Babi Lemi ngre koken, dhe pasi menohet icik : ... Me goje haje ! 

... akulloren gjithashtu...

..smiley

Qemolo me  kujtove nje te forte.. ishte prag viti i ri dhe meqe ishte dita e fundit ne shkolle per ta bere diten rilaksuese, mesuesi pyeti klasen:  pa me thoni, si e imagjinoni ju femije babagjyshin e vitit te ri ? -ta them une... ta them une, gumezhiu klasa..  mire,  ja na thuaj ti Sulela .... -une imagjinoj nje burre plak te mire me mjeker te bardhe dhe ka nje thes plot me lodra per femijet e lumtur... e keshtu, ne te njejten linje me Suelen, foli edhe Beni, Vjollca etj.. 

mirepo mesuesit i terhoqi  vemendjen Admiri, evgjiti i klases, si gjithmone ulur ne cep ne bang te fundit.smiley, qe nuk fliste dhe e pyeti..  -pa na thuaj ti Admir, si e imagjinon ti babagjyshin e vitit te ri ? -si bythe, tha Admiri me gjysem zeri.  -ca thua mor maskara, u be gati ti thosh mesuesi por u permbajt dhe e pyeti prape: po pse mendon keshtu ti Admir ? -po ja, tha Admiri, sa here qe vjen viti i ri , une pyes babin: -o ba ca do na sjelle plaku i vitit te ri ?  -nje mut, thote ai..smiley

Ate te qemolit e dinja dhe une po kjo qenka e re,smiley e forte.

E thjeshte, me kuptim!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).