Një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan tregon që shumica e shqiptarëve i japin një notë ngelëse qeverisë te drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe opozitës të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas sondazhit i cili u publikua të premten 59 % e shqiptarë janë të pakënaqur me punën aktuale të qeverisë dhe 69.3 % janë të pakënaqur me punën aktuale të opozitës.

Vetëm 25.4 % të pjesëmarrësve në sondazh shprehen të kënaqur me punën akutale të qeverisë dhe 13.8 % me atë të opozitës, ndorkohë që pjesa tjetër e të intervistuarve japin një përgjigje asnjanëse.

Sondazhi është ndërmarrë si pjesë e studimit Analiza e Angazhimit Politik, i cili është një studim bazë që realizohet për herë të parë në Shqipëri, i modeluar nga seritë e raporteve të Analizës Politike të Shoqërisë Hansard në Britaninë e Madhe

Ky studim u realizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

Sipas IDM, studimi ka për qëllim të masë “pulsin e angazhimit politik” të pjesëmarrësve në studim dhe ofron një bazë të dhënash unike në Shqipëri në lidhje me politikën dhe angazhimin e qytetarëve në proceset politike.

“Studimi synon të eksplorojë qëndrimet publike ndaj një sërë treguesish të angazhimit politik që evidentojnë njohuritë dhe interesin e pjesëmarrësve për sistemin politik; nivelin e veprimit publik dhe të pjesëmarrjes në procese politike; kuptimin e efikasitetit dhe kënaqësisë nga institucionet dhe proceset politike,” tha IDM nëpërmjet një njoftimi për shtyp mbi gjetjet etj.

“Përveç treguesve bazë të angazhimit politik të grupuar rreth kategorive të njohurive dhe interesit, pjesëmarrjes dhe efikasitetit si dhe të kënaqësisë, ky studim ka edhe një seksion shtesë që lidhet me perceptimet për Parlamentin dhe përfaqësuesit e zgjedhur, duke qenë se një organ  ligjvënës efikas dhe i aftë përbën themelin e qeverisjes demokratike,” shtoi IDM.

Përveç pakënaqësisë së shprehur për punën aktuale të qeverisë dhe opozitës, sondazhi tregon gjithashtu që 57.5 % e të anketuarve janë të pakënaqur me punën aktuale të kuvendit.

Shumica e pjesëmarrësve raportojnë se nuk janë anëtarë të ndonjë partie politike (75.4%) dhe 2 nga 3 pjesëmarrësit raportojnë se nuk janë mbështetës të asnjë partie politike.

Megjithëse nuk janë të anëtarësuar në parti politike shumica e shqiptarëve besojnë akoma te institucioni i zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin javën që u administrua pyetësori, 1 nga 2 pjesëmarrësit raporton se do të votonte ndërsa vetëm 22.6% ka deklaruar se nuk do të votonin.

Edhe pse nuk janë të kënaqur më punën aktuale të parlamentit shumica e pjesëmarrësve mendojnë se parlamenti shqiptar është thelbësor për demokracinë tonë (53.2%).

Ndërsa në lidhje me përbërjen e parlamentit shqiptar: thuajse 2 nga 3 pjesëmarrësit mendojnë se parlamenti nuk përbehet nga përfaqësues të respektuar të shoqërisë që punojnë në mënyrë etike (65.4%) ose që ka një përfaqësim të drejtë të të gjitha grupeve të shoqërisë (thuajse 60%). Gjysma e pjesëmarrësve  në sondazh (53%) gjithashtu shprehet se parlamenti shqiptar nuk është transparent në mënyrën si funksionon.

Link: Gjetjet e sondazhit


77 Komente

Hajde merre vesh kete gje. Ne gjithe boten kur njerezit jane te pakenaqur nga qeveria, opozita fiton pike. Ndersa ne Shqiperi ndodh e kunderta, njerezit te pakenaqur me qeverine dhe i ulin pike opozites. Por kam frike se jane sondazhe te organizuara keq.

13.8% paskan te besuar. Me kete rritem vitin tjeter kalojne parti e trete pas LSI qe do jete varrosja perfundimtare e PD-s dhe rilindja e vertet e Shqiperise. 

 

 

I ulin pike opozites sepse edhe tek ajo nuk kane shume shpresa. Per mua kjo do te thote qe per ate vend po vijne dite akoma dhe me te zeza. Ke te votosh valle?

"... kur njerezit jane te pakenaqur nga qeveria, opozita fiton pike." 

Po, ne bote keshtu eshte me se shumti, sepse opozita kupton gabimet e pozites dhe del me ide te reja. Ndersa nga koka e Lul Bashes nuk ka dale, nuk del dhe nuk ka per te dale ndonje ide e re. Lul Basha eshte nje kallep demode, i shkuar kohes pra, ideja me e madhe e te cilit eshte nje ide e skualifikuar ne fund te viteve 70, per (mos)ngritjen e tramvajit ne Tirane. 
Fatkeqesi per kete vend qe edhe nga partite me te vogla nuk po del ndonje ide e re apo ndonje ideator. kjo do te bente te leviznin edhe dy-tre partite me te medha. 

i/e kwnaqur

 

i/e pakwnaqur

e bere qe e bere gjithe kete anketim, studim, shkrim... shkruaje shqip te shkreten, shkruaje shqip!

Ju qenkeni i/e pakënaqur me sondazhin.

kak mashina?

Si veprimtari armiqesore me duket kjo e moot shoferit mu. smiley

Me nigjo mu: heren e pare dhe te dyte nuk duhet negju shoferi se mund te kete ndonje lapsus. Po e tha per here te trete ndryshon puna.

ka ikur dhe pasagjeri ketu smiley

Po kta vetem Rilindas paskan pyetur ?

Po pra por as tre vjet skane kaluar dhe 59% e Rilindasve nuk duan Qeverine dhe 63 nuk duan Opoziten .

Une vete jam tek te pakenaqurit, perjashto Ministrine e Kultures, e kjo duhet specifikuar.

Meqe ra fjala: Mirela Shqina, para tre ditesh ne nje debat me Lelen ne TV-ne e Yll Ndroqit, tha qe ajo mendonte qe Ministria e Kultures te ishte nje institucion i pavarur.

Kam pershtypje qe ky sondazhi do jete si biçim sebepi per te bere ndyshime ne qeveri. Skema do jete qe fajin e kane keta qe hoqem.

Dini gje kur jane pashket Ortodokse meqe ra fjala edhe per kulturen, edhe per fene, edhe per historine?

Do pare kalendari qe perdor ministria qe te mund te te pergjigjemi sakte.

Mendoj se Edi Rama eshte me i mire nga Lul Basha, sepse nuk e fsheh paaftesine e vet, biles e ka per kenaqsi te beje lojra te koklavitura, duke kujtuar se mileti ha bar; ndersa Luloja eshte nje skuth i fshehur, gjithe xhelozi e fsheh paaftesine e tij, ndaj dhe demi i tij mund te jete me i madh per vendin nga ai i Edos. 

Karl Marks; " .....dhe demi i tij mund te jete me i madh per vendin nga ai i Edos...." 

 

Markso, te lutem respekto konsesusin qe ne antaret e Peshkut kemi per emertimet e qeveritarve, emertime qe ne i perdorim per ti percaktuar ata sipas punes, fizikut dhe mendjes se tyre. Psh, Edos, qe ti thua, e ka emertimin Pallosh, emertim/etikete qe do e ndjeki deri ne pension. Sul Berisha e ka emertimin Buall Mavria. Erion Braçe e ka etiketen/emertimin Kone Miushi, Erion Veliaj e ka Uriahupi, e me radhe. 

Skandal! Fut dhe stadiumin qe duket sikur e kane kafshuar qente!

Fut dhe qente qe duket sikur do kafshojne cdo rob qe kalon ne lagje!

Stadiumi duket si lekure dele

Kabim Fiqo, jemi te dytet:

 

Rama mohoi zërat dhe raportimet për rënien e investimeve të huaja, duke theksuar se Shqipëria është vendi i dytë në rajon për këto investime, duke lënë pas edhe Maqedoninë.

“E rëndësishme të thuhet se miti që kanë rënë investimet e huaja, është ngritur mbi asgjënë sepse viti i shkuar ka qenë viti me investimet e huaja më të larta në 25 vite. Po mos të llogarisim privatizimin e HEC-eve ne kemi patur vitin më të lartë të investimeve. Shifrat në rajon thonë diçka krejt të kundërt, Shqipëria është vendi i 2-të për investimet e huaja në rajon. Maqedonia shumë më pas nesh”, u shpreh ai.

Shum interesant ky artikulli i Panorames. 

Nuk di nese humbet dhe aq shume pa keto kompanite qe prodhojne veshje "kualitative" sepse kane histori te gjate keqtrajtimi te forces punetore ne Shqiperi e pertej. Duan njerez te kualifikuar por nga ana tjeter nuk ofrojne sigurime shoqerore, pagese te denje, kontrata pune, etj. Shqiptarit te varfer i del me mire llogaria te emigroje se te punoje +10 ore  ne dite per 10 000 (ndoshta mbivleresoj pagesen) ne muaj tek keto kompanite prestigjoze. 

10 000 (ndoshta mbivleresoj pagesen)
wtf? sa 20 vjet ke pa ardhur? lol sa vk
tipike refugjates deshtake, dine nje m qe te hane dhe flasin gjithe kompetence me shifra te para 20 viteve

Pak muaj kam pa ardhur. Peseqind leke (te reja) paguajne keto kompanite diten. Me te degjuar e kam nga ato qe punojne tek keto kompani. Nuk them dot qe brenda Komunes pagesa nuk eshte dhjetefish me e larte por ka nje Shqiperi te tere jashte saj. 

Nga kush e degjove, nga ata qe te thane qe fusje xheton e nxirrje pule te pjekur ne shqiperi? Fasoneria jep sipas ligjit page miminale per pune qe nuk kane nevoje per zanat, dhe me shume per ato qe kane nevoje per zanat. Po dhe sikur te ishte 500 te reja diten, tregon qe per shifra e paske marre shkollen me mik.

Nuk jam veçse e impresionuar nga njohurite tuaja per ligjin, ndonese je pak mbrapa me aftesite argumentative. Sipas ligjit çdo biznes duhet t'u ofroje punetoreve kontrata pune, por ne realitet tjeter gje ndodh. Lere shkabe se s'kam durim per trollizmat e tua.

Vetem te huajt qe s'bejne dot bisht te paga, zhardin. Kot s'behesh tamam franceze ti se mbase e harron kete vend e nuk vazhdon te shpifesh andej. Qepju ndonje arabi pas se mbase behesh me letra dhe te gjen shpirti paqe.

Po thashe qe keto kompanite kane abuzuar ne Shqiperi dhe pertej. Ndaj dhe eshte ne natyre te tyre te hapin e te mbyllin godina per sa kohe iu bie interesi dhe per sa kohe iu del ne nje vend tjeter. 

Ne vende perendimore ligji eshte me i ashper dhe te tilla godina jane shpesh te perndjekura juridikisht per abuzime, ato qe kane mbetur flas se shumica eshte zhvendosur tjeterkund. 

 

S'e ve ne dyshim qe kane abuzuar me taksa, por jo me paga. 110 mije leke te vjetra ka shkuar asistenca per te papunet. 250 mije leke merr nje banakiere. Ti thua qe keta punojne me me pak se 100? s'te tingellon dhe ty cuditshem?

110 mije leke te vjetra ka shkuar asistenca per te papunet

Mire. Po e le tani se s'ia vlen me kjo bisede. Diten e mire. 

S'ia vlen sepse te leverdis te rrish pa pune se sa te punosh per 80 ose 90 mije leke te vjetra sic thua ti.

Opo ti te le pa fjale dhe nuk eshte detyrimisht gje e keqe kjo. 

ti ishe me mire kur te benin ban ne fakt. lexoji komentet qe ben, me tre fjale vetem e thua rrogen e punetorit atje (per te korrigjuar apo plotsuar komentin qe i pergjigjesh) dhe i ve nje PIKE.

per çfare perserit te njejtat gjera mer klluf ? nuk ka gje diell ne tirane ?

110 mije paska shku asistenca! ncnc qr lol sa paska rene, deri para tre vjetve ishte aty ke 130 mijshi .

O shkabe  sa mashtrus qe jeni

Si qeveria ashtu edhe robt, transformim i modh social ! Prej hallit jane bo njerzit te c ` men ! 

Shume e keqe kjo qeveria e opozites. 

Qeveri mizerje fare. Premtoi 300 mije largime nga puna dhe vetem 173 mije ka kap deri tashi. Opozite breshkash. 

Merpo leri ato se jane shifrat e Saliut. Pietja (ose me mire jane ciftja e tyre) jane: cfare detyre ka qeveria dhe cfare detyre ka opozita? Dhe pa googllu.  

Qeveria ka per detyre te heqi njerezit nga puna. Opozita ka per detyre te hedhi ne gjyq qeverine per largimet nga puna. Ekuacion i zgjidhur. Rezultati: "hapja" e vendeve te reja te punes.

 

Ky qitapi im thote, qeveria qeveris (nderton, ndricon ... pallon, etj, pa harru te heqi qente) dhe opozita ka detyre te rrezoje qeverine. Te dy kane marre note te keqe, dhe opozita qenkerka akoma me keq me detyrat e shtepise. 

njerezit duan rrotacionin tashme, nuk jane te kenaqur me te qenit e opozites ne opozite ose te qeverise ne qeveri

Vetëm 25.4 % të pjesëmarrësve në sondazh shprehen të kënaqur me punën akutale të qeverisë

Blushi; Ne Asamblen e PS ka kriminele.Rilindja lavatrice mediokriteti

..edhe  ky Blushi tradhetar dhe i pa bese na doli 

Pakenaqsi te modhe sidomos kane shfaqur pronaret oligarke te mediave.

Kom fillu te krijoj respekt per rilindjen.

Ata dhe Bblushi. Ama nese te pakenaqur se si jepet gje, sepse kursehet, apo se mbahet per vete? 

Me fut dhe mu ke te pakenaqurit. Po une nuk kenaqem kollaj ne fakt; Une du ta shof Tiranen si Fierin ne 92-shin. 

Brado, po mos eshte Roni yne ky smiley qe eshte larguar nga Peshku, se thone qe ai e kishte mbiemrin Telegrafi smiley

Nuk e di Pjero , as mbiemrin e Ronit nuk e di , une e di qe Roni shkoi zv -minister dhe jo per te mbledh kanoce e per te vjedh cadra.

zv-minister !!!? ku , ne ç'ministri ??

Tek Ministria Bujqesise.

Opozita ka municion me e bombardu qeverine dite nate. Problemi eshte se skiftereve te vjeter i ka ngel ora te '97-'99 dhe Luli vocer si i katapultum qe osht nuk po ka byth me e cu PD ne shekullin e 21. Vazhdon po i njejti avaz: Mili parkut, Tahiri ka dashnore, armatosje, cunat e blokut.... dhe fillojne e tregojne me gisht te tjeret kur humbin zgjedhjet.
 

Shqiperia pak a shume po kalon fazen qe kaluan greket e zhgenjyer me binomin politik ND dhe Pasok. Problemi eshte se tek Greket ekzistonin alternativa te pavarura jashte ketij binomi oligarkik si nga e djathta po ashtu dhe e majta, nderkohe ne Shqiperi alternativat mungojne, te gjitha partite politike vertiten rreth "binomit simoter oligarkik" PS-PD.

Vetëm 25.4 % të pjesëmarrësve në sondazh shprehen të kënaqur me punën akutale të qeverisë

Momenti kulminant i fjalimit dhe që emocionoi të pranishmit në sallë ishte kur lideri i AK-së bëri një krahasim shumë të goditur dhe tragjik për momentin që po kalon vendi.

“O Zot i madh”, u shpreh Spahiu, duke ngritur lart, “dikur Shqipërinë e përfaqësonte Faik Konica, ndërsa sot Taulant Balla”, shtoi ai, duke patur parasysh se është deputeti librazhdas ai që përfaqëson vendin në institucionet europiane.

Vdiq dhe shpresa dmth? Tashme jemi nje popull zombie. Akoma degjohen ca thirrje te vdekura "jemi te fundit ngaqe jemi me te zgjuarit" por dhe keto shum shpejt do shuhen.

Po sikur kryefamiljari te pije cigaren, te luaje biliardo e lloto gjithe diten?

Ai do ishte rasti me i mire, rezistence paqsore. Se mund edhe te ishte komit me kapuç ose partizan me kapele, ne rastin me te keq. Sgjidh e merr.

 

(ky ishte argumenti fitues ke filmi The Great Debaters) smiley e di Stalkeri

 

sikur te ishte nga keta te rastit te dyte, nuk do te ishte kurre pa leke. 

keta qe s'bejne dot leke jane gjynafqare se s'jane te afte as per komit apo hajdut. keta vetem feja i shpeton, nga mjerimi.

Mos u tall me ta. Gjithashtu mund te ma shpjegosh qe pse ne komunizem nuk protestojne ne asnje lloj menyre ndaj varferise? Pervec dhunes e frikes them.

nuk kam asilloj motivimi te tallem me vorfnin e tjetrit, me timen po, sma ndalo njeri. Mos me fut ngjynof smiley

protestat ne keto kushte jane anemike jo vetem se ta kane pi gjakun (zoombi, zooombi, zoooombi, in your heeeead, in your heaaaad..) po mbi te gjitha te kane depersonalizu pothuajse ne gen.

kjo nuk eshte vetem pune komunistash, as vetem pune mafjeje, po eshte edhe pune skllaverije, pune gladjatoresh qe ushqehen per çka lipsen, turmash qi i bin legenit, rojesh, tigrash e hamshoresh, pune perandoresh me gisht shtypes morrash qi i vejne vulen fatit te te pafatit. smiley

bo ca pamjesh si ne vitet 80. kthim mbrapa me shpejtesi drejt fukarallikut dhe kriminalitet shteteror.

forcimi shtetit sjell te njejtat rezultate. sistemi ekonomik i tij (kapitalist apo komunist) nuk ka te beje fare. pike qe as marksi nuk e kap hiç. perveç Niçes, nga filozofet.

pamje si keto ke dhe ne usa, vendin me te pasur te botes, kjo eshte me e forta. ndersa nuk i gjen kurre neper popujt primitive, popuj qe jetojne pa shtet dhe qeverisje fare. tek popujt primitive nuk ka mjerim.

Muri bohet numri dy ne liste, kishte thone z. Trump. Njishi ... ndrrojini barin iFiqos (po mas te martes, se ashtu osht puna).smiley 

sa vjet ke qe nuk ke shkel ne Shqipri, o fiqo?

eh... c'u ka katandis billa 5 -10 dollarshe si njedollarshe thuaj...

Edhe ke Walmarti pale te tjeret

PDja s'ka gjo ne terezi me daca te nop (s'e kane menjen me gjujt per minj, me prove kjo). Rilindja i kombinon ekipet zinxhire, bashke me naftetare, ndertimtare ka dhe ... fiqtare. 

Priten protesta per rrezimin e opozites.

iFiqo sa vota ke hudh ti  mer jahu? Mos ke votu gjo alla albanezce, me kutija? Z. Trump kishte thone S1KQ do ia fal iFiqos si pet. smiley

107/111 pretty good, right? smiley

 

te bojm i çik pushim tashi se e meritojm, kemo O'Bayernin e Modh sonte, mbas Korrikut rifillojm

 

ps. Po menohem ta kaloj pranvere/veren e 2017-es ne Albanjie, show them emefs how is done smiley

Thuhet qe z Trump ne debat ka per ta pyt Zonjen, e keni bo gjo treshe me Moniken. Nei koment si i mrenshem, hala heret apo nuk qiten "sekretet atomike."smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).